Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Heroi hungarez Janosh Huniadi mik i madh i heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbe

Lexuar 1826
Që me 1443-44 e mëtej me 1448-56 Skënderbeu krijoi lidhje me Huniadin për të arritur një front të përbashkët në Kosovë,dhe për të ndihmuar forcat hungareze që luftonin në Beograd. Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkëpunimi me sundimtaret e fundit ballkanas,mbretin e Bosnjes,despotet e Serbisë dhe Artes,me kryepeshkopin e Ohrit, të cilët qenë në fakt ata më të interesuar të perfituar nga lufta që zhvillohej në Shqipëri.Vëmendje që u kushtoi sidomos përpjekjeve për të tërhequr në një bashkëpunim efektiv shtetet perëndimore më të afërta-Republiken e Venedikut, Mbretërinë e Napolit, Papatin e Romes,duke llogaritur se ishte vetë interesi i këtyre shteteve që të ndihmonin aktivisht,materialisht e ushtarakisht luften në Shqipëeri për të siguruar krahet nga sulmet osmane prej Ballkanit.Por këto shtete synonin vetëem nga lufta e popujve ballkanas,duke ua lënëe atyre gjithë barrën e duke i percjellëe me fjalë tëe mira e urime.

Në këto rrethana tejet të vështira politike në Shqipëri, kurr shtetet e Evropës i kishin humbur shpresat për vetë mbrojtje. Papritmas në vitin 1456 kemi edhe një fitore nga Janosh Huniadi në Beograd, me 6 gusht 1456. Për fat të keq të botës së krishter, pas këtyre betejave të shkëlqyera pas 7-8 ditëve papritmas nga ethet vdes Janosh Huniadi.
Pas vdekjes së Huniadit 1456, “Skenderbeu ishte njeriu më i rëndësishëm që mbronte integritetin e shteteve kristiane para turqve”.
Pushteti i Papës para së gjithëve filloi të shoh në Skënderbeun figurën më të rëndsishme udhëheqëse të planifikuar për komandimin e luftrave kryqëtare. Ky ishte shkaku që vetë Papa Kaliksti i III, këtë udhëheqës e pagëzoi “Atleta Christi”(Atlet i Krishtit).

Lufta kundër të njëjtit agresor, Perandorisë Osmane, i afroi dhe i bëri aleatë të natyrshëm vendet e Evropës Juglindore. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhje ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Evropës. Në këtë kuadër dalloheshin marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri në vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Duke goditur secila palë në sektorin e vet të njëjtin armik, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ushtarak ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave luftarake të përbashkëta. Më 1448 dhe 1456, Skënderbeu u përgatit të merrte pjesë përkrah Janosh Huniadid në betejat që ai zhvilloi në Kosovë dhe në Beograd. Por, ushtria shqiptare nuk arriti të merrte pjesë në këto beteja për shkak të pengesave që vinin nga largësitë e mëdha midis vendeve të tyre dhe të qëndrimeve armiqësore të sundimtarëve serbë të atyre anëve. Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë, si me Gjergj Brankoviçin, në zotërimet e të cilit përfshihej në atë kohë pjesa më e madhe e Kosovës dhe me princin Stefan të Bosnjës, nuk arritën shkallën e bashkëpunimit, sepse ata ishin të pavendosur edhe iu nënshtruan osmanëve si vasalë. Lidhjet tradicionale dhe të vazhdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare shqiptarët i kishin me qytetin e Raguzës (Dubrovnikut), që ishte nën sovranitetin e Hungarisë. Raguza i dha dhe një mbështetje të gjerë morale luftës heroike të shqiptarëve si dhe një ndihmë modeste ekonomiko-financiare. Kur në aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me osmanët, ndaj të cilëve paguante një kontribut vjetor. Lufta fitimtare e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut ushtroi ndikim të fuqishëm në të gjitha rajonet e Ballkanit dhe nxiti ato të lidheshin më Shqipërinë. LEXONI MË SHUMË

Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/12/2010. Filed under Gjergj Kastrioti(Skënderbeu),Historia Botërore,Lashtësia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry