Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 45 postime · Faqe 1 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Edvin Kristaq Rama- Dosja - Biografia- Antishqiptarizmi
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Skandalet e lakuriqësisë së Edvinit, norma për shpalljen e listave socialiste
Imazh
Nuk ka asnjë shpresë që Partia Socialiste të mbajë qendrim e të dënojë lakuriqësitë, fotot nudo, daljet nudo mbi gomar në kodrat e Liqenit apo vizitat në shtëpinë e Myslym Pezës të kryetarit Edi Rama. Grupi parlamentar u kritikua dje pas seancës plenare për Pangon, ndërkohë që Edvini ka kërcënuar se të gjithë duhet t’i kenë parasysh kriteret me të cilët ai do përzgjedhë kandidatët e rinj Skandali me ish-Ministrin e Turizmit, Kulurës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, është shndërruar në një boumerang për Partinë Socialiste. Ata deputetë që prej mëse dy vjetësh, nuk kanë mundur të thonë një gjysmë falje për lakuriqësinë e publikuar të kryetarit të tyre, nuk mundën as dje të kapërcenin këtë “pengesë”, për shkak të “barrës” që nga koha e publikimit të fotove nudo të kryetarit të tyre. Ndërsa deputetët socialistë janë munduar dje të përfitojnë ca pikë më shumë nga ky skandal, nuk ia kanë arritur, për shkak të hijes së kryetarit të tyre lakuriq, që endej në sallën e parlamentit. Një sjellje e tillë mësohet se nuk i ka pëlqyer edhe Edi Ramës, i cili ka sharë e fyer deputetët e PS-së, në përfundim të seancës së djeshme të parlamentit.

Mosdistancimi nga fotot nudo të Edi Ramës

Edi Rama, ka zgjedhur dje, që vetë të mos shfaqet publikisht për të komentuar “skandalin” me ish-Ministrin e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Fotot nudo të tij, të publikuara edhe në media, shfaqja e tij nudo mbi një gomar në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës vite më parë, pamja e tmerrshme e barbonit parizien, denoncimet e mëdha për vizitat e natës të Edi Ramës në shtëpinë e Myslym Pezës në Pezë, e kishin marrë peng dje kreun e PS-ës Edi Rama. Shkrimet për bllokimin e marrëdhënieve të tij me 3-4 partneret, përfundimin e tyre në dyert e gjykatave për shkak të dhunës dhe pamundësisë për të ndërtuar një raport bashkëshortor, janë pasuar tashmë me pistën tjetër, atë të Pezës, dhe duket se i gjithë background-i e ndalon Edvinin të dalë vetë si protagonist, pas publikimit të pamjeve televizive.

Ndërsa Rama, kishte një arsye madhore personale, për të mos i dhënë shkas kundërshtarit t’i risjellë në kujtesë fotot nudo, një gjë të tillë, nuk kanë mundur ta bëjnë as vetë deputetët e PS-së. Të porositur për të mbajtur ndezur sa më shumë debatin në parlament, deputetët e PS-së, nuk kanë mundur të realizojnë këtë “orientim” të kryesocialistit, sepse pamjet nudo të kryetarit të tyre, përpos dëshirës për t’u distancuar, nuk ia mundësonin këtë “luks”. Këta deputetë, që prej më se dy vjetësh nga publikimi i fotove nudo të kryetarit të tyre, megjithëse nën zë nuk kanë lënë gjë pa thënë, dje nuk mundën të artikulonin si duhet denoncimet e tyre për skandalin e ish-Ministrit Pango, sepse këtë gjë nuk kanë mundur ta bëjnë ende sot, për “imazhin” e kryetarit të tyre. Asnjëherë nuk u fol për nxjerrjen e përgjegjësive për shndërrimin e lakuriqësisë në një normë në Partinë Socialiste, një parti tipiisht konservatore, në radhët e Asamblesë së partisë, e as në grupin parlamentar, dhe duket se momenti nuk ka ardhur ende, pasi askush nuk e ka problem që skandalet seksuale mund të plasin në radhët e së majtës; mjaft që ithtari i lakuriqësisë t’i rendisë në listat fituese të kandidatëve për deputetëve. Ky është në fakt lakmusi moral që tregon karakterin e Partisë Socialiste. Prej kësaj pozite force vjen edhe zemërimi i Edi Ramës ndaj deputetëve socialistë. Të detyruar për të bërë detyrën, në emër të mbajtjes gjallë të debatit në sallën e parlamentit, deputetët socialistë, janë sforcuar por nuk kanë mundur të shfrytëzojnë këtë “skandal”, për të përmirësuar imazhin e tyre, por edhe për të “dëmtuar” mazhorancën qeverisëse, për shkak të antikapit që ata kanë si “gur i rëndë mbi shpinë”, që lidhet me disa foto nudo të kryetarit të PS-ës Edi Rama. Apatia e deputetëve socialistë, dje në sallën e Parlamentit, nuk i ka pëlqyer as krysocialistit Edi Rama, i cili mësohet që në përfundim të seancës së djeshme, nuk ka kursyer sharjet dhe fyerjet ndaj deputetëve të partisë së tij. Burime, brenda grupit të deputetëve socialistë, bënë të ditur se, ndërsa për gjatë gjithë seancës së djeshme plenare, në celularët e tyre nuk reshtnin SMS-të “orientuese” të Edi Ramës, duket se ata nuk e kanë përmbushur këtë “detyrim”, përderisa, në përfundim të seancës, kryesocialisti nuk ka lënë gjë pa thënë në adresë të deputetëve të vet.

06-03-2009 / Gazeta 55
----
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ORGJITE ME 3 MESHKUJ
Përshkrimi SKANDALE SEKSI TE KRYEMINISTRIT NE HIJE

Orgjitë e Edvinit në 91-in me 3 meshkuj të tjerë

07-03-2009 / L. Quku
Imazh

Partia Demokratike ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama, se është ai që fshihet pas përgjimit ndaj ish-ministrit, por makinacionet nuk mund t’i bëjnë shqiptarët të harrojnë skandalet e tij me ish-bashkëshorten, fotot nudo, apo edhe denoncimet për orgjitë kolektive të tij me 3 meshkuj të tjerë, të gjithë të njohur për publikun kryeqytetas

TIRANE - Partia Demokratike reagoi dje ndaj protagonistit të ngjarjes më të bujshme të kësaj jave, asaj të episodit “Pango”, kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i njohur edhe botërisht madje, për perverset e tij imorale, si për shembull lakuriqësia nëpërmjet fotove nudo në plazhet publike, apo edhe marrosjen hipokrite të tij, me njerëz të afërt të familjes, duke sajuar dhe shpifur akuza nga më të mbrapshtat edhe për vetë bashkëshorten e tij.
Zëdhënësi i selisë blu Gerti Bogdani, deklaroi dje se Edi Rama, Mr. 15% apo Mr. Dosja, dhe tani Mr. Lakuriqi, dëshmoi para shqiptarëve, se ai, personalisht, qëndron para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj Ylli Pangos.
“Partia Demokratike thekson në përgjigjet e histerisë, të Mr. Lakuriqit, se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edi Gjethja e Fikut Rama. Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë.
Kjo sepse je ti z. Rama i vetmi në Shqipëri që në vitin ’91 lëshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tënde të nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuzë të pështirë sa vet morali yt, e përdore edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nëne, një zonje, një artiste të çmuar të këtij vendi”, u shpreh Bogdani.
Zëdhënësi i PD-së tha më tej se “vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti Rama nuk ke gojë të flasësh, se me perversitetin tënd në vitin ’91, pasi rrënove jetën e 1 njeriu të pafajshëm, nënës së djalit tënd, praktikove me zotërinjtë A. K., S. N., E. T., dhe tre femra si puna juaj për gjashtë muaj rresht orgji kolektive. Je ti Gjethja e Fikut, që për instinktet tua shtazore në eksese histerike, detyrojë fqinjët tuaj në mënyrë të përsëritur të të padisnin në polici. Ti dhe ata që të rrethojnë ty, nuk mund të flisni për moral, ndërkohë që vraponi mbas testeve të ADN duke akuzuar njëri-tjetrin”, tha Bogdani.
Në vijim ai shtoi se Edi Rama, nuk ka gojë, as fytyrë, të flasë për njeri, ndërkohë që ai si Ministër Kulture e shndërroi atë ministri në kuplara, njëlloj siç ka shndërruar sot kullën e Myslym Pezës në një kuplara të padeklaruar. “Ti nuk mund të flasësh për problemin e z. Pango, jo vetëm se je sajues i skenarit të tij, por sepse ti në marrëdhëniet dhe raportet e tua, ngjet shumë herë më tepër me kafshë apo njerëz primitivë sesa me një njeri të qytetëruar. Edi Rama nuk ke gojë të flasësh, se je i vetmi politikan në këtë planet, që si Ministër i këtij vendi, do të detyroje gazetat të mbulonin me gjethe fiku të pasmet dhe të parmet tua. Gjethja e Fikut do të të ndjekë deri në fund të jetës tende politike. Ndaj, e drejta jote është vetëm heshtja”, nënvizoi zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Sipas Bogdanit, kryeministri Sali Berisha, vendosi në moment ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshme me kodin e etikës të zyrtarit, të Ylli Pangos.
“Ky është dhe do të jetë standardi konstant i Kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilitdo”, u shpreh Bogdani.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A eshte djali i EDVIN RAMEs?, Posted 09 Mars 2009, 19:59
PD: Edi Rama, orgji kolektive me tri femra

Demokratët akuzuan dje kryesocialistin Edi Rama si njeri të skandaleve seksuale, madje duke i kujtuar orgjitë kolektive me tri femra jo shumë kohë më parë. Shkak për këtë është bërë sulmi që tellallët e tij po i bëjnë zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani. Duke i dënuar këto sulme, përmes një deklarate për shtyp, PD-ja bëri dje të ditur se nuk mund të mbulojë lakuriqësinë e turpin e tij, duke vënë në shënjestër të sulmeve zëdhënësin demokrat. Sipas PD-së, nuk është Gerti Bogdani që akuzon Edi Ramën për orgji kolektive me zotërinjtë A.K.S.N.E.T. dhe tri femra si vetja e tyre, por është Edi Rama që i organizoi ato për 6 muaj rresht, edhe duke i filmuar dhe hedhur ato në panel. “Nuk është Gerti Bogdani që ka akuzuar Edi Ramën se në aksese histerike të orgjive të tij prishte qetësinë familjare të komshinjve të tij, por janë komshinjtë e tij, të cilët e kanë denoncuar atë disa herë në polici për prishje të qetësisë familjare të tyre”, - thuhet në njoftimin për shtyp. PD bën më tej të ditur se nuk është Gerti Bogdani ai që ka zhveshur lakuriq Edi Ramën, ish-ministër, në plazhet publike, por është Edi Rama që ka vendosur standarde, të cilat qëndrojnë në kreun e piramidës së turpit të moralit njerëzor. Ndaj Partia Demokratike i kërkoi dje: “Shalsit të Bashkisë dhe Mimit të Partisë të ndërpresin sulmet ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike dhe të garantojnë qytetarët se lideri i tyre nuk do të shfaqet më pa të mbathura në publik”. Partia Demokratike dënon këto sulme ndaj z. Bogdani, i cili u tha qytetarëve të Shqipërisë të vërtetat për liderin e tyre, të vërteta që nuk i di vetëm Tirana dhe Shqipëria, por e tërë bota. “Shalsi i Bashkisë dhe Mimi i Partisë duhet ta dinë se nuk është Gerti Bogdani që akuzoi Edi Ramën për akuza të rënda ndaj së shoqes se fëmijën e ka me të atin e tij, por është vetë Edi Rama, që ka divorcuar nënën e djalit të tij për këto akuza dhe i ka rrënuar jetën”.
gazeta ''Standart''
08/03/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
EDVIN RAMA NE GOJE TE PARLAMENTIT, Posted 11 Mars 2009, 13:40
Agjensia e Lajmeve "SOT"
11.3.2009
Plas lufta për moralin në kuvend, mazhoranca akuzon opozitën për lakuriqësinë dhe imoralitetin e Ramës
Imazh

Seanca e djeshme parlamentare në diskutimin e lirë të saj është përqendruar në disa çështje të nxehta, sidomos skandali i fundit “Pango”, ku gjithashtu nuk kanë munguar akuzat dhe kundër akuzat mes dy forcave kryesore politike. Pas skandalit me ish- ministrin e Kulturës, Ylli Pango, maxhoranca ka nisur kundërsulm. Ka qenë deputeti i PD, Aldo Bumçi, i cili është hedhur kundër kryetarit të selisë rozë, Edi Rama. Sipas Bumçit, në krye të Partisë Socialiste është antiteza e moralit. “Nuk ka rëndësi a je votues i djathtë apo i majtë, qytetari Edi Rama nuk mund të jetë përfaqësuesi jot, nuk mund të jetë përfaqësuesi i moralit tënd, përfaqësuesi i familjes tende", tha deputeti demokrat Aldo Bumci. Në kundërshtim të akuzës së Bumçit, reagoi deputeti I PS, Marko Bello, duke u shprehur se "unë habitem se si zini në gojë të mbyturin dhe litarin bashkë me të dhe të mos të përpiqeni të mbroni ata që nuk i mbron dot as Perëndia". Por, akuzat e mazhorancës për ta kaluar turpin nga vetja e tyre kanë vijuar me deputetin, Ferdinand Xhaferi. "Liderin tuaj kërkoni ta bëni kryeministër, megjithëse me pamjen e tij lakuriq ka dashur të dhunojë të gjithë gratë, dhe ka dhunuar të gjitha gratë shqiptare", u shpreh Ferdinand Xhaferri. Për të mbyllur këtë debat, reagoi menjëherë deputeti i PS, Erion Braçe, duke u shprehur se nuk ia vlen të merreni me familjet e të tjerëve. Më pas, dje në kuvend nuk kanë munguar edhe replikat midis ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani dhe deputetit të PS, Erion Braçe për shpërndarjen e letërnjoftimeve. Sipas deputetit socialist numri i personave pa pasaportë që do kenë prioritet në pajisjen me kartë identiteti, është shumë herë më i madh se ai i listave të ministrisë së Brendshme. Fakt ky që është hedhur kategorisht poshtë nga ministri Nishani, i cili ka kërkuar ballafaqim.
"Pushteti vendor në 11 njësi ka gjetur 13 265 emra, ose 60 për qind të listës që ka sjelle Ministria e Brendshme, të cilët mungojnë në këtë listë", vijoi Brace. Ndërsa, Nishani në kundërshtim të deputetit Braçe deklaroi se deri tani janë shpërndarë mbi 20 mijë e 700 letër njoftime, 80% të të cilave për persona të papajisur me pasaportë. Nishani vijoi se afër 200 mijë shtetas shqiptare, deri më datën 7 mars kanë aplikuar në zyrat e gjendjes civile pranë zyrave të aplikimit. Sipas ministrit, deri tani janë shpërndarë rreth 20 mije 700 letërnjoftime elektronike të prodhuara. Dhe në zyrat e aplikimit janë të gatshme për t’u shpërndarë të gjithë letërnjoftimet e atyre qytetarëve shqiptarë që kanë aplikuar deri në fundin e muajit shkurt. "Është një deklaratë tërësisht e pavërtetë. Jo 10 mijë, 20 mijë, apo 30 mijë, por qoftë dhe një emër. Paraqisni listën emërore qoftë dhe me një emër dhe kjo mbetet lehtësisht e verifikueshme", iu përgjigj Nishani.
Kuvendi miraton krijimin e Agjencisë për Shoqërinë Civile
Pas debatit, kuvendi miratoi me shumicë votash ligjin për “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)”, që synon të kontrollojë mënyrën e përdorimit nga OJF të fondeve që do të jepen nga kjo Agjenci në formën e granteve. Ligji i ri parashikon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma civile në interes të publikut. AMSHC do të jetë enti publik që zbaton procedurat për shpërndarjen e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile. Kjo agjenci udhëhiqet nga përparësitë strategjike të qeverisë për zhvillimin e shoqërisë civile. Në përbërje të saj janë 9 anëtarë, nga të cilët 5 anëtarë përfaqësojnë organizatat e shoqërisë civile dhe 4 anëtarë përfaqësojnë institucionet e administratës publike qendrore. AMSHC-ja do të mbështesë dhe asistojë nisma dhe veprimtari me karakter jofitimprurës të organizatave të shoqërisë civile që janë aktive gjatë vitit fiskal në vijim, me përjashtim të partive e organizatave politike, sindikatave, institucioneve fetare. Opozita e mbështeti ngritjen e kësaj Agjensie, duke e vlerësuar si të rëndësishme për t'i prerë rrugën klientelizmit. Në punimet e seancës së sotme u miratua dhe ligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara, 'Për kontratat për shitjen ndërkombëtare të mallrave
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KUSH ESHTE KRYEMINISTRI NE HIJE EDVIN RAMA?, Posted 11 Mars 2009, 13:42
Marre nga balkanweb
EDVIN RAMA PERVERSE NE FAMILJE, NE SHOQERI DHE NE PUSHTET
GREGOR RAMA

Imazh

Nje sadist dhe pervers i neveritshem... I martuar dikur me nje aktore shqiptare, e la ate me gjithe djalin e saj dhe te tijin njekohesisht, rrugeve te Greqise... Fqinjet e tij, tregojne kur e merrte ne shtepi ate te shkreten dhe pasi shfrynte epshet e nxirrte jashte duke e share dhe ofenduar dhe duke ja hedhe te mbathuarat ne sy te njerezve. Dhe perfundimisht ish gruaja e tij, pas akteve perverse te kesaj mostre, kaloi ne depresion dhe sot e kesaj dite eshte ne ate gjendje dhe e braktisur. Edi Rama thelle brenda vetes se vet i urren femrat dhe pasi ben seks me to kerkon ta "zhbeje" ne nje fare menyre aktin qe kreu duke i keqtrajtuar dhe denigruar. Kete e kane pohuar te gjitha grate qe kane pasur marredhenie seksuale me te, deri tek "gruaja" e tij e fundit, Rudina Magjistari.

Edi Rama nuk shkonte ne zbor dhe nuk bente fiskulture ne Fakultet si te gjithe studentet e tjere -- turp gjithe ai gomar i gjate nuk kishte bythe te kryente te pakten gjysmen e aktivitetit fizik qe benin gjithe studentet e tjere! Thuhej se kishte raport mjeksor per nje semundje (ishte me kartele thoshin studentet). Kur u kthye ne Tirane beri plot budallalleqe me brire saqe studentet u binden qe ishte vertet me kartele. Ne kohen kur ne qeveri ishte Berisha, Edi Rama gjeti nje vend per te fshehur bythen ne Paris... Se cfare bente ne Paris na e tregon, ai qe e gjeti atje dhe na e solli peshqesh ne Tirane. Ne Paris kjo moster shetiste me thonj te paprere dhe shiste ikona te vjedhura... Kete gje na e ka bere te ditur vete Fatos Nano -- ai qe e morri dhe e solli ne Tirane... E kush tjeter mund ta merrte nje maskara te tille si Edvin Rama e ta bente kryetar Bashkie, pervec atij qe eshte më maskara se ai?? Pa dyshim se nderi i kryemaskarait i takon pjanecit Nano ... Keshtu keta dy, njeri me i keq se tjeteri, njeri me zagar se tjetri, njeri me hajdut se tjetri e mbajne peng Shqiperine duke me e pas shnderruar ate ne nje monopol te tyren.

Edi Rama prishi kjoskat ne Tirane per te vendosur dhe maskuar bizneset e veta. Eshte bere kerdia me lejet e
ndertimit qe ky hajdut jua jep vetem atyre qe i ndajne leket me te (ky maskara i ka shitur Koco Kokedhimes,
siperfaqe te tera toke vetem per L. 30,000 leke e plot skandale te tjera), ndersa ka perzene te gjithe ata qe nuk i jepnin pjese atij (sic eshte rasti i egjiptianit El Sajed). Ne pergjithesi, intelektualet shqiptare, pavarsisht nga bindjet e tyre, te majta apo te djathta, kane dhene vlersimet me te keqija per shtazen Edi Rama. Dritero Agolli kur e vune Minister te Kultures tha: "Ky coban do e shkaterroje fare kulturen shqiptare" Nje nga analistet me te shquar shqiptare Fatos Lubonja ne nje diskutim publik me kete njeri, midis te tjerash i tha: "Ti je psikopat, sa kohe ke pa pire ilacet?" Vleresime pak a shume me te njejtat tone, vine edhe nga shume figura te tjera te shquara per kete rrugac.

JA KUSH ESHTE EDVIN RAMA

Ja kush eshte Edvin Rama Kryehajduti i Tiranes E si mund te jete me mire per Edi Ramen te mos kandidonte per kryetar i PS,ku ai me ate post do te mbuloj faqen e zeze se tij ku eshte i lidhur me grupin "Hakmarje per drejtesi" dhe kerkon qe te jete nje politikan me imunitet qe te mbrohet nga politika . Edi Rama eshte nje njeri qe urren familjen e tij , qe e urren artin panvarsisht se paraqitet si artist i madh ,por ne fakt ai eshte nje deshtak. Per kete eshte fakt qe ish gruaja e tij ,nje zonje e nderuar ka qene nje artiste dhe sot ajo eshte ne kontroll te mjekut per arsye se ka pesuar kriza nervore qe ja ka sjellur ish i shoqi Edvin Jasin Kadi Rama. Jasin Kadi eshte ortak i Bin Ladenit dhe aksioner u kullave binjake qe vazhdojn te ndertohen nen henden e krybashkiakut te suksesshem Edi Rama. Ish nusja e tij Matilden e ka akuzuar se femija nuk ishte i imi por i babes se tij Kristaqit,por ne ate kohe u mbyll ky muhabet per arsye se i jati ishte kandidat ne komitetin qendror .Dhe kur doli ne gjygj per te lidhur pensionin e femijes,per 2000 lek te vjetra nuk ra dakort qe ti jepenin femijes se tij,ky eshte Edi Rama i cili hiqet se i do femijet ,dhe ne te vertet ai nuk do femijen e tij. Ky " hero" i Tiranes eshte shkaktari i krizes ekonomike ne Tirane. I ka zgjeruar te gjitha rrugen ekzistuese dhe i ka shtruar dhe ka mar prej buxhetit te shtetit 1.000000 dollar per 1000 meter,ku me keto para mund te ndertohej e njejta permase rruge me 6 kalime. Nuk ka firme ndertimi qe Edvin Rama dhe sot i ka borxh 50% te investimit qe kan bere firmat.Dhe ju thot si ke filmi "I teti ne bronz";Leket do ti merrni kure te clirohet Shqiperia. Edi Rama ka vendosur nje monopol te dhunshem mbi ndertimin ,duke prishur raportin "Kerkes-Ofert" dhe ai eshte shkaku kryesor qe ne Tirane ngrihen cmimet e ndertesave artificialisht. Duke ditur se ndertimet jane taksapaguesit me te medhenj ,dhe paguajn 40% te buxhetit te shtetit. Edi Rama eshte shkaku kryesor per frenimin e ndertimeve dhe investimeve .Edi Rama eshte milioner i mafies shqiptare e cila e vuri minister kulture ne favor te interesave te veta,me qellim qe te bente monopol qendren e Tiranes,ku ai ne ate kohe e shpalli monument kulture.Ne kohen qe kur ai u shpall kryetar bashkie te cilin e zgjodhi (nga mafia e kuqe),ai pa pike turpi ato ndertesa qe i kishte shpallur monument kulture ja u shiti pjestareve "Hakmarrje per drejtesi" dhe nxorri nga to rryshfete miliona dollar. 1)Edi Rama shiti parlamentin e pare Shqipetar ku ka folur i famshmi Fan.S. Noli . Dje kinema 17 Nentori Sot nje ndertim shumekatesh Qe eshte prone e antareve"Hakmarrje per drejtesi" qe vran shoferin e kryeprokurorit Sallaku.Keto jane te dhena nga burime sekrete. Ky ishte dhe shkaku qe Edi Rama u be antar i PS per te pasur nje mbrojteje politike ,pasi kishte lidhje me banden "hakmarrje per drejtesi". Edi Rama eshte ideator dhe autor i tentatives per prishjen e teatrit kombetar per dy arsye 1)Ne token e teatrit kombetar jane rreth 14.000 m²ne qender te kryeqytetit ,dhe dihet qe eshte toke shteterore. Ajo ju ishte premtuar nga ana e tij" firmave te kuqe" te cilat e sollen Edin ne pushtet si Ilir Trebicka Fidel Ylli ,KlementKoloneci(Dhendri i diktatorit Hoxha) etj. Edi rama ka vendosur jo vetem monopol me ndertime por edhe mbi zyrat e projektimit. Nuk mund te aprovohet projekti i nje arqitekti dhe konstruktori ne qofte se nuk eshte e nenshkruar nga Agim Myftiu (cuni Manush Myftiut) ose (dhendri i Enver Hoxhes )Klement Koloneci apo Mimoza Kroi (nusja e djalit te Haxhi Kroit ish shefi i kabinetit te Hoxhes): Edi Rama qe pretendon zona te gjelberta ne qytetit ,eshte autori i shitjes se fidanishtes e cila ndodhet prane arshives se shtetit dhe stacionit te trenit,duke ja ndryshuar planin e rregullores se qytetit dhe krysisht zgjerimin e stacionit te trenit.Keto lloje ndertimesh jane dhene per favore politike te linjave te Gramoz Rucit ,Halim Jaho,Ardian Resulit etj. Edi Rama, ne fushaten e tij si kryetar bashkie ,erdhi me iden e ndertimeve te ulta dhe ruajtjes te planit dhe rregullores te qytetit te Tiranes. Ku ai prapa salles se kongreseve ka dhene nje leje ndertimi prej 21 katesh ,18 ne siperfaqe dhe 3 kate nen toke.Eshe qe po ai para Sherantonit ne sheshin "Italia" ne zone te gjelbert ka dhene nje leje ndertimi qe shkateron gjithe formen e projektit te vjeter Italjan i cili ka formen e sopates se Elingtonit ,ku bulevardi ishte bishti ndersa sopata eshte godina e kuvendit popullor ,stadiumi dhe objektet perqark.Edi Rama eshte personi qe shprehet per mbrojtjen e arsimit dhe kultures ku thote se shkollat jane prone e popullit,dhe nderkohe eshte autor i dhenies se leje ndertimit e nje ndertese ne oborrin e liceut artistik ne Tirana ku sot eshte i perfunduar. Edi Rama eshte autor i nje leje ndertimi ne shkollen Kosova ku "padashje "eshte djegur ajo shkolle ,ku Presidenti i firmes se kesaj ndertese eshte Baudin Zere burri i Anila Capos,gjygjtare ne shkallen e pare "shoku" Edi Rama 3 kembet e tjera i ka mbi pushtetin gjygjsor .

Gjate kohes kur ka qene minister i kultures eshte autor i dhenies me qira "Ambientet e akademise se larte te arteve me 1 dollar per m² Fidel Yllit,ku cmimi ne ate zone ne ate kohe ishte 10deri ne 15 dollar per m².
Edi Rama qe kur ka qene minister i kultures i ka dhene televizorit "Top Chanel" ambientet e piramides (Ish muzeu i diktatorit Enver Hoxha),me tarifa teper favorizuese.
Edi Rama i ka dhene televizorit "News 24"dhe gazetes shqiptare ,ambiente te ish uzines traktori, me qira teper favorizuese Televizori "Klan" qe ka nje ndertim te nje pronari tjeter ,dhe nese nuk i bie violines ne favor te edi Rames ai televizor prishet si ndertim pa leje ne toke te tjeter kujt .

Ne shkallen e pare te gjykates se rrethit ,nenkryetare e kesaj Pranvera Srakosha ,burri se ciles eshte firm ndertimi .Neqofte ka ndonje konflikt bashkia e Tiranes me qytetare te ndryshem kjo zonja ose gjykon vete ose ja jep gjykimin e procesit kolegeve te saj te cilat kan dhe ato fima ndertimi ,dhe kan interes qe gjygji te fitohe gjithmon ne favor te bashkise.

Ne gjykaten e Apelit eshte vajza e krytarit Muarrem Kushe e cila eshte e martuar apo bashkjeton me Altin Lame nje kriminel ( nipi i
Vajdin Lame ) Pronar i lokalit Juventlia i cili ka super pushtet mbi Edi Ramen.
Pra i bie llogjikisht qe Edi Rama posedon gjykaten e apelit .

Ne gjykaten e kastacionit ,pra gjykata e shkalles se trete, me kryetar Thimo Kondin ,ku shoku i ngushte i tij Viktor Ikonomi eshte avokat (ish zevendes minister dhe babai i Belinda Ikonomit qe eshte shefe e kabinetit te shokut Edi Rama,keshtu qe Edi dhe kete gjykat e ka fut ne kthetra.
Per nje leje ndertimi investoret duhet ta paguajn Edi Ramen 100.000dollar.Nje pronar i nje firme i cili nuk ishte ne gjendje te paguante 100.000 i shkoi Edit ne zyre dhe i tha te lutem nuk kam aq sa kerkoni ju por kam vetem 60.000dollar te lutem meri se nuk i them kujt, Edi Rama ju pergjigje me nje edukat te nje mafiozi apo gangsteri ;Bej 100.000$ dhe jo 99.000$ se nuk ti pranoj dhe dil me megafon ke sheshi "skenderbej" dhe thuj qe Edi Rama me ka kerkuar 100.000 se se caj .....

Pra i bie neqofte se ke ndonje problem per te zgjidhur ne Bashkin e Tiranes duhet te besh ankese ne OKB ,pasi oktapodi qe eshte kryetar i saj ka pushtet mbi pushtet gjyqsor dhe pushtetin ekzekutiv.
Me nje fjale Edi Rama me sa ka bere dhe me sa po bene nuk e ka te gjate ate post qe i eshte besuar nga populli,dhe jo e jo per nje kryetar partie sic pretendon ai.

Nga Lexuesja. MARRE TE KY LINKE
http://74.125.77.132/search?q=cache:Nhc ... d=10&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
8 MARSI I 2009
Njihuni me Matilda Makoci - ish gruan e torturuar e - EDVIN RAMËS

Imazh
MATILDA MAKOCI, YLL I KINEMATOGRAFISE SHQIPTARE - ISH GRUAJA I EDVIN RAMES, QE KA LINDUR DJALIN GREGOR.

SOT MATILDA VUAN NE GJENDJE DEPRESIONI SI PACIENTE PSIQIKE PREJ TMERREVE QE I KA SHKAKTUAR EDVIN RAMA.
E PRA KY ESHTE KRYEMINISTER NE HIJE, KRYETAR BASHKIJE TE TIRANES, KRYETAR I PARTISE SOCIALISTE DHE PRET TE BEHET KRYEMINISTER JO I HIJES AKTUALE, PO KRYEMINISTER I SHTETIT SHQIPTAR.

MATILDA MAKOCI(mbrapa Tinka Kurtit) NË FILMIN ARTISTIK ''SI TË GJITHË TË TJERËT''
Imazh


FAMILJA E MATILDA MAKOCIT

E BIJA -MATILDA - NENA - MARIJE DHE BABA - SPIRO MAKOCI

Imazh

MARIJE - SPIRO ME NIPIN GREGOR EDVIN RAMA

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
GJYQI I EDVINIT PER GREGORIN QE E KA MATILDA MAKOCI ME KRISTAQIN!

PERSHTYPJET E NJERZVE PER EDVIN RAMEN
Edi Rama?!
Lexoni librin "INA Ina hiqi breke," dhe shifni me shpesh ate fotografine dale meper socialet e Parisit duke ngrene makarona dhe thonj te pa prera pastaj flisni se kush eshte Edushka. Si i tha dhe Tosi te mora me zhul te bera njeri, u ca qyfyresh.

Edvin Rama me të birin Gregor Rama

Imazh

Sa per shijet seksuale jo pak e zene ne goje qe e merr nga pas, nuk na duhet shume megjithse me ka ardh keq kur beri divorcin me ate drejtorin e TVSH (jo ky tani) sme kujtohet emri, po nesje dashuria i ka dhe ndarjet ..
Kurse bashkjetesa me "Missin" Rudina Magjistari eshte qesharake. O njerez vetem fakti qe ai shoqerohet me nje si Rudina tregon se kush eshte. Rudina dashnore e kriminelve, drogaxhinjve, homoseksualve. Nuk ndron dot me kto lloj njerzish eshte mesuar. Rudina qe i vdiq vellai ne aksident ne gjermani, dhe nuk mbajti 1 dite zi. TURP! Rudina femra me karagjoze ne Tirane. Rudina qe diten qe i ka vdek i jati shkonte ne disko me dashnoret qe sot hane dhe te shkretet.
Pastaj Edi ... E cte thuash per Edin me teper, boll te shikoni dokumentat e gjyqit te divorcit me aktoren Matilda Makoci. Si i thoshte gjyqit me ulerima histerike "Nuk eshte femija ime e ka bere patjeter me Kristaqin! (i ati)

U MORE:
http://74.125.77.132/search?q=cache:SFH ... d=18&gl=dk


Ja se kush eshte Edvin Rama as leket qe i takon te paguaj cdo muaj per femijen e tij nuk i paguan TURP.
Imazh

Boll se po me vjen per te vjell qe po shkruaj per qenie qe jane gabimisht ne rangun e njerezve.
MARRE NGA LINKU:
http://74.125.77.132/search?q=cache:x_b ... d=17&gl=dk

GREGORI DHE ISH BASHKESHORTJA MATILDA MAKOCI VIKTIME E DHUNES SE EDVIN RAMES
TE DY JANE PACIENTE TE RREGULLTE TE PSIQIATRISE

Postuar: Mon Feb 12, 2007 2:06 am

--------------------------------------------------------------------------------
O z. administrator, me kete zmadhim qe i ke bere fotos se Olldashit duket shume qarte se ajo eshte nje montazh. Po te vini re hijen qe projektohet ne mur, vini re pjesen e kokes, del qe eshte e anuar nga e majta, pra paksa ne profil. Kurse ne kete montazh koken e Olldashit e kane vene ne pozicion ballor, gje qe eshte e pamundur te prodhoje ate lloj hijeje. Edhe dicka tjeter: vini re po tek pjesa e kokes, hija i ka shume te dukshme floket ne pjesen e ballit, pra balluket, kurse koka origjinale e Olldashit eshte me floke te shkurter dhe te puthitur. Me pak fjale, ajo hije e kokes, nuk korrespondon me koken ne foto, kurse hija e trupit po, gje qe tregon se eshte montazh.

Kurse persa i perket fotove te Edvin kaqolit, sigurisht qe jane te verteta dhe origjinale, pasi vete ai pallosh doli ne TV dhe e pranoi nje gje te tille. Tha mi kane marre. Normal qe ia kane marre. Pse nuk na thote ku e ka Rudinen qe e donte aq shume sa puthej publikisht neper spektakle televizive???!!! Gjithesesi keto fakte si dhe artikulli i cituar tre komente me lart, e kompromentojne shume figuren morale te ketij personi. Pa familje dhe me lidhje te dyshimta intime, 2-3 here i ndare me femrat qe ka jetuar etj. Te pakten olldashi ka nje familje te rregullt, dhe femijet nuk i ka te depresuar sic eshte katandisur djali i ketij gomarit Edvin, qe eshte semure (ashtu sikurse e ema e tij aktorja Matilda Makoci, ish-gruaja e Edvinit) per shkak te papergjegjshmerise dhe perversitetit te ketij tipi. Ky eshte nje person shume i rrezikshem nese grumbullon shume pushtet ne dore. Prandaj duhet ndaluar sa nuk eshte vone. Ju siguroj se Nano eshte shume me i mire se ky (tolerant dhe liberal - si te gjithe qejflinjet e pijes dhe bixhozit, normalisht, por jo aq i rrezikshem sa Edvini). Prandaj thirrini mendjes dhe mos votoni per kete skizofren me 18 shkurt. Tung!

Postuar: Mon Feb 12, 2007 2:16 am

--------------------------------------------------------------------------------
Rama del e na thote se ato foto jane bere 12 vjet me pare. Eshte e habitshme si mund te genjeje keshtu, sepse shihet qarte se ato foto paraqesin fizionomine e tij te tanishme. Nuk e di nese e mbani mend, por para 12 vjetesh, ai ka patur me shume floke dhe ajo qe eshte me e rendesishme, i ka patur floket te zinj. Kurse aktualisht i kane rene pothuajse fare dhe ato qe i kane mbetur i ka te shkurtra dhe te thinjura. Kete gje mund ta verifikoni cdo dite ne TV te ndryshme ku shfaqet. Pra fotot e publikuara perputhen plotesisht me pamjen e tij aktuale, dhe jo sic ka qene para 12 vjetesh. Nuk besoj se ka ndonje gomar qe e beson se jane marre para 12 vjetesh. Ka shume mundesi te jene bere veren e kaluar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1. Matilda Makoci ishte ylli shqiptar i kinematografise ne vitet '80. Ishte aktore e shkelqyer, po e shkaterroi dhe katandisi keq pasi e shfrytezoi mire xhahili Edi Rama. Tani eshte e semure mendore per c'ka i beri katili qe ca tiranas e duan shume.
2. MARRE PREJ:
3. http://74.125.77.132/search?q=cache:m5H ... d=11&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
POLITIKË
ZMK, padi Edi Ramës te ILKPD-ja, për 30 lejet e ndërtimit të 22 marsit
04-04-2009 / Gazeta 55

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve konstaton se 6 leje ndërtimi janë dhënë në konflikt të plotë interesi
Altin Goxhaj akuzon Edvin Ramen
Imazh

TIRANE - Pas denoncimit publik të abuzimeve të kryebashkiakut Edi Rama në lidhje me dhënien e disa lejeve të ndërtimit në kryeqytet, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit e ka paditur atë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj ka bërë një denoncim pranë Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive lidhur me konfliktin e interesit që ka pasur Bashkia e Tiranës në dhënien e 6 lejeve të ndërtimit subjekteve të ndryshme, pikërisht më 22 mars, ditën e pushimit zyrtar.
“Sipas të dhënave që unë kam mbledhur rezulton se 6 leje ndërtimi janë dhënë në konflikt të plotë të interesit pasi në procedurat e votimit kanë marrë pjesë dy persona Alban Eftimi dhe Arben Biçoku”, tha Goxhaj.
Denoncimi është bërë pak kohë pasi kjo zyrë e denoncoi këtë rast para Bashkisë së kryeqytetit ku pretendohet se Edi Rama ka qenë në dijeni të konfliktit të interesit por nuk ka vepruar.
Lidhur me këtë çështje abuzive të Ramës, Partia Demokratike reagoi pak ditë më parë, duke paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë nga lejet e lëshuara nga KRT më 22 mars, duke kërkuar fillimisht nga Rama, që të bëjë transparencën e asaj mbledhjeje të fshehtë dhe të dyshimtë


JA 6 LEJET E KONFLIKTIT TË INTERESIT *

Konflikti i interesave në Mbledhjen e datës 22 Mars 2009 në KRRT e bashkisë së Tiranës

Nr. 20
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Universal
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 24
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Katër Grykët
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 29
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 41
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 44
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Vila Park ALB
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 31
Subjekti Ndërtues: DELTA KONSTRUKSION (Kozeta Biçoku)
Votues në KRRT: √ Arben Biçoku

* 6 Leje ndërtimi në konflikt të pastër interesi në një mbledhje të vetme =
+ 5 Leje Ndërtimi të votuara nga Alban Eftimi ku firma projektuese ishte e të jëmës Tamara Eftimi
+ 1 Leje Ndërtimi të votuar nga Arben Biçoku ku subjekti Ndërtues është i të shoqes Kozeta Biçoku
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4176
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Libri i Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, padia e divorcit e Matilda Makoçit ndaj Edi Ramës dhe diplomatët e huaj që mbështesin Ramën
Written by Gazeta SOT
Saturday, 04 April 2009
Nga Kastriot MYFTARAJ

Edi Rama, nga njëra anë kërkon publikisht që të ndërpriten komentet për historinë e prishjes së familjes së tij, në anën tjetër jep arsye të reja për të cilat detyrimisht duhet marrë me këtë histori. Kur Edi Rama ngriti lart në emisionin “Top story” të Sokol Ballës librin e studiuesit britanik, Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, kjo duhet parë jo si një nxitje për t’ u marrë me devizën politike të Edi Ramës, por pikërisht me historinë e prishjes së familjes së Edi Ramës. Emri “Anthony Giddens” nuk është aspak intrigues për profilin politik të Edi Ramës, sa kohë që Edi Rama ka si numrin dy në parti Gramoz Ruçin, ish-shefin e fundit të policisë sekrete komuniste që është ende në një pozitë të lartë drejtuese në një parti të majtë në vendet ish-komuniste. Imazhi ogurzi i Gramoz Ruçit nuk mbulohet dot me librin e Anthony Giddens. Gramoz Ruçi në krah të Edi Ramës, si numri dy në parti, tregon se Edi Rama gjendet në krye të PS jo si një politikan i ri reformator, por si administrator i trashëgimisë së ish-nomenklaturës sunduese të regjimit komunist, nga e cila Edi Rama e ka origjinën.
Përndryshe emri i Anthony Giddens është mjaft intrigues sa i përket aspektit privat të jetës së Edi Ramës. Këtë gjë e kupton çdo njeri që njeh veprën e Anthony Giddens, i cili para se të jetë politolog është sociolog, që në librat e tij është treguar shumë i shqetësuar për shtimin e numrit të divorceve në familje dhe për dhunën e krimin në familje. Nëse do ta shohim Edi Ramën nën dritën e librave të Anthony Giddens, atëherë nuk ka ndonjë vlerë të madhe që të shihen fjalimet e Edi Ramës, nga pikëpamja e librit të Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, për të parë nëse Edi Rama del një politikan i ri i formatit përtej së majtës dhe së djathtës, siç e ka modeluar Anthony Giddens. Ajo që duhet bërë është që, të shihen padia e divorcit që Matilda Makoçi paraqiti në gjykatë ndaj Edi Ramës, si dhe shoku i thellë psikik që ajo kaloi pas lindjes së djalit, si dhe sjellja e mëvonshme e Edi Ramës me ish-gruan, nga pikëpamja e studimeve sociologjike të Giddens për konfliktet dhe dhunën në familje, për të parë se çfarë tipi social rezulton Edi Rama, sipas Anthony Giddens.
Gjithsesi, ironikisht ka një lidhje midis librit të Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës” të cilin Edi Rama e tregoi në emisionin “Top story” të Sokol Ballës dhe padisë që ish-gruaja e Edi Ramës, Matilda Makoçi bëri ndaj këtij të fundit në gjykatën e Tiranës në vitin 1991? Sikur Matilda Makoçi të mos e kishte paditur Edi Ramën në gjykatë për të kërkuar divorcin me të në vitin 1991, lidhja mes Edi Ramës dhe studiuesit Anthony Giddens do të ishte fakti që Anthony Giddens ështe një sociolog i cili ka studiuar dhe dhunën në familje, ndërsa Edi Rama autor i një krimi në familje.
Nga intervista e ish-vjehrrës së Edi Ramës para pak kohësh na është konfirmuar fakti se Matilda Makoçi kishte pësuar një shok të fortë psikologjik në periudhën pas lindjes së djalit, çka e detyroi të kërkonte divorcin. Shkakun e kësaj traume nuk e ke të vështirë që ta kuptosh mjaft që të sjellësh ndërmend pamjen e Edi Ramës kur doli në rrugët e Tiranës me një sëpatë në dorë për të prerë një shtyllë telefoni. Anthony Giddens vështirë se do të shihte këtu një gjest përtej së majtës dhe së djathtës, por më tepër një gjest me anë të së cilit Edi Rama shprehte dhunën e brendshme, të ndrydhur. Kur sjell ndërmend imazhin e Edi Ramës me sëpatë në dorë nëpër rrugët e Tiranës, nuk e ke të vështirë që të kuptosh se si do të kishte përfunduar martesa e Edi Ramës, sikur Matilda Makoçi të mos kishte kërkuar divorcin.
Sigurisht që kjo histori do të kishte përfunduar si ajo e atyre familjeve të tjera shqiptare që kanë mbushur statistikat e krimit brenda familjes në Shqipëri. Shumë krime brenda familjes në Shqipëri, e kryesisht vrasje të grave nga bashkëshortët e tyre, do të ishin evituar sikur këto gra të kishin pasur kurajën të dorëzonin një padi për zgjidhje martese në gjykatë. Por ato nuk e bënë këtë gjë për shkak të mentalitetit tradicional që i kultivonte gruas nënshtrimin ndaj burrit. Matilda Makoçi nuk pati fatin e tyre se ajo ishte një femër e emancipuar dhe nuk hezitoi që të bënte një padi në gjykatë. Kjo gjë qartësisht i shpëtoi jetën asaj, por e shpëtoi dhe Edi Ramën nga fati i keq i kriminelit.
Të gjithë ata që e njohin Edi Ramën e kanë të qartë se, në rast se Matilda Makoçi nuk do të kishte bërë padinë në gjykatë për të zgjidhur martesën me Edi Ramën, ky i fundit sot do të ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, në rast se nuk do të ishte dënuar me vdekje dhe ekzekutuar, se në vitin 1991, dhe në vitet pasues, ishte ende në fuqi dënimi me vdekje. Edi Rama kishte vetëm një mundësi për t’ i shpëtuar fatit të të dënuarit, që ekspertiza mjeko-ligjore ta nxirrte anormal nga ana psikike, pra të papërgjegjshëm, gjë që ka shumë mundësi të kishte ngjarë. Në këtë rast Edi Rama do të mbyllej përjetësisht në çmendinë.
Në atë kohë emri dhe bëma e Edi Ramës do të qarkullonte në mediat ndërkombëtare, e përzgjedhur nga ata që donin të denigronin njeriun shqiptar, duke thënë se ja çfarë bën një piktor dhe intelektual shqiptar. Anthony Giddens, si ndjekës i vëmendshëm i këtyre lloj lajmeve për shkak të profesionit, me siguri që do ta kishte dëgjuar këtë lajm, dhe do ta kishte përmendur në ndonjë nga librat e tij. Në vitet e mëpasme Edi Ramës sot do t’ i përmendej emri publikisht vetëm kur ishte fjala për krimin në familje dhe fytyra e tij do të shfaqej në ekrane vetëm kur ndonjë OJF do të bënte ndonjë takim me të burgosurit. Në vitin 1997 Edi Ramës do t’ i ishte dëgjuar emri vetëm se ai do të ishte arratisur nga burgu, ose nga çmendina, dhe nëse arrinte të dilte jashtë vendit, duke shkuar ndoshta në Francë, do të dëgjohej përsëri për të vetëm kur të kapej dhe të ekstradohej në Shqipëri. Kështu që Edi Rama, në 1998, nuk do të vinte në Shqipëri nga Franca si intelektual i mërguar për shkak të përndjekjes që i bëri Berisha, i ftuar nga kryeministri Nano të merrte një portofol në qeveri, por si kriminel i ekstraduar, të cilin e priste burgu ose çmendina.
Do të ishte shumë interesante sikur të bëhej një takim mes Edi Ramës dhe Anthony Giddens, në rast se ky i fundit do të ftohej në Shqipëri para zgjedhjeve të qershorit. Kjo do të ishte me të vërtetë një gjë shumë ironike se Edi Rama është pikërisht tipi i njeriut të cilin Anthony Giddens e përcakton si destruktiv për shoqërinë në studimet e veta sociologjike, jo më ta shikojë si njeriun e përshtatshëm për t’ u bë lider politik dhe qeveritar, i cili do të zbatojë vizionin e Giddens të politikës “përtej së majtës dhe së djathtës”. Edhe më tragjikomik është fakti se Edi Rama, njeriu i cili po të mos ishte shpëtuar nga padia e ish-gruas, do të ishte shembull i keqtrajtimit ekstrem të femrave, na vetparaqitet sot si kampion i kauzës së lançimit të femrave në politikë?!
Në rast se Anthony Giddens, në cilësinë e studiuesit, do të njihej me historinë e Edi Ramës, ai me siguri që do ta gjente shumë domethënës faktin që në kohën kur Edi Rama më në fund ka vendosur të flasë për historinë e prishjes së familjes së tij, ish-gruaja e Edi Ramës hesht, ndërsa flet nëna e saj dhe ish-vjehrra e Edi Ramës. Kaq i thellë është shoku që Edi Rama i ka shkaktuar ish-gruas së tij, dhe kaq i thellë është destruktiviteti i Edi Ramës si tip.
Diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët e shohin Edi Ramën të dalë para kamerave duke ngritur lart librin e Anthony Giddens “Përtej së majtës dhe së djathtës”, e dinë mirë të vërtetën se me cilën pjesë të veprës së Giddens është kompatibël Edi Rama, me atë të politologut Giddens, apo me atë të sociologut Giddens. Ambasadori amerikan Withers. i cili e ka bërë zakon që të shkojë dhe të tregojë përralla në shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve e di mirë se, sipas standardeve që ka vendosur Giddens në veprën e tij, Edi Rama nuk mund të jetë, jo më një politikan i ri përtej së majtës dhe së djathtës, të cilit mund t’ i besohet drejtimi i qeverisë, por as një njeri të cilit mund t’ i besohet drejtimi i një kopshti fëmijësh. Ambasadori amerikan dhe diplomatët e tjerë të huaj në Tiranë, të cilët mbështesin Ramën, e dinë mirë se Rama gjendet sot i lirë, dhe luan komedinë e politikanit të ri, vetëm se ish-gruaja e tij, bëri një padi divorci në gjykatë ndaj Edi Ramës, para se Edi Rama të bënte atë veprim që do ta çonte në gjykatë të lidhur me pranga si kriminel i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e gruas. Derisa ka diplomatë të huaj relevantë që mbështesin një njeri të tillë, atëherë do të thotë se në disa kancelari relevante ka një projekt shumë të mbrapshte për Shqipërinë.
Studiuesi Anthony Giddens do ta kishte të qartë gjithçka sa i përket historisë së Edi Ramës, nëse do të kishte lexuar një shkrim të Edi Ramës të botuar në 1997, ku Edi Rama thotë se gjatë një udhëtimi që kishte bërë jashtë vendit në fillim të viteve ’90, kishte takuar disa emigrantë shqiptarë që punonin si pederastë me pagesë në një stacion treni. Edi Rama thotë se u drejtoi pyetjen: “ Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?” (Edi Rama, «Lule shqipo lule djalë», «Përpjekja», nr. 9, Tiranë 1997, f. 41)
Njëri nga ata i përgjigjet: “E di si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?!” (po atje f. 41-42) Dhe Edi Rama pasi dëgjon këto fjalë tregon se edhe vetë hyri në dilemë: «Vërtet, si është më mirë?! Përsërisja si i dehur vetmëvete teksa kthehesha për të kushedisatën herë tek mullari”.(po atje: f. 42)
Anthony Giddens do ta kishte kuptuar se Edi Rama është një tip psikologjikisht i prirur për të qenë asocial, madje antisocial, për shkak të dyzimit të tij seksual, të cilin duket qartë se e ka zgjidhur në dobi të anës homoseksuale të tij, dhe mosdashjes për ta pranuar publikisht këtë, aq më tepër sot që është bërë lider politik. Anthony Giddens nuk ka ndonjë gjë kundër homoseksualëve, madje ai është tolerant ndaj tyre, por si studiues sigurisht nuk mund të mos e shikojë si tip me trauma të thella një homoseksual që përpiqet të mbulojë këtë anë të vetën, kur është lider politik. Anthony Giddens do ta kishte kuptuar sigurisht se përse mbështetet një njeri i tillë nga diplomatët e huaj.
kmyftaraj@yahoo.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Përpara
Posto një përgjigje 45 postime · Faqe 1 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 17 Prill 2014, 00:57
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari