Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Te shkembejme shijet muzikore dhe te rejat e fundit nga muzika. Te pershendesim njeri tjetrin me muzike apo linke videosh muzikore youtube,google
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Ke kosideroni kengetarin me te madh shqiptar nder vite ?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 620
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Please nje biografi te vogel Te tij / saj.
Imazh
Drejtues

Poste: 81
Antarësuar: 28 Prill 2009, 20:34
Per mua si shqiptar asht krenari me permend Tenorin e demensioneve boterore Agim Hushi si
artisti padskutim ma i shkelqym shqiptar ne skenen Globale.



Persa i perket muziks popullore Zef Beka knon en shpirt tem. Ne art e realitet Zefi asht personifikimi ideal i djalit shahir shqiptar. Djal solji e besnik... e jaran. Em lidh dicka me ket djal se kur e kam pa tu knu e fol nuk e kam dit qe edhe gjuha verbale dhe e trupit tina korrespondon me komunikimin tem. Me komuniku piken qart thjesht e vendosmerisht. Ata qe e njohin personalisht e din qe Zefi edhe en jet e ka tregu qe asht djal i vendosun , trim e shahir...
Shihnje si komunikon, en nji prej kangve tpreferume tmija. E ve edhe en makin teme mes Singaporit, ja shoqnoj me za tem nji japonezes ajo nuk e kupton e rrin si kjo vajza ktu ... rrin krenare ndaj gaxmimeve tmija... un qeshi e baj punen teme... deri sa e baj me buzqesh edhe at... mka shkri gazit ikjo gja. Bota asht e vogel. Pershnetje Zef Beka prej Elvisit.
http://www.youtube.com/watch?v=g7XcL0pV ... re=related
Ku kan BJESHKT t'plot hijeshin, ku bajn KULLAT bujarin, Ku vallzojn ShQIPET e malit...

http://www.youtube.com/watch?v=RrZigmvC ... re=related
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 33
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
Mentor Xhemalin
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Miqe te sitit!
Une e kam dashuruar shume zerin burreror te viganit te kantos shqiptare MENTOR XHEMALI NE TE GJITHA KËNGËT DUKE VECUAR KRYEKENGEN E KOMPOZITORIT TE MADH SHQIPTAR PJETER GACI ''PER TY ATDHE''
Kjo kënge ka linde per Mentorin dhe ende nuk ka dale asnje burre deri tashi ta kendoji sikurse Mentori.

:muah :muah :muah
:zemer :zemer :zemer :zemer

Po Vace Zela ku qendron ne guasken time te ndezur ne flake per kengen?
Natyrisht qe eshte idhulli im, u rrita me kete za capkene liberale nder vite, nder epoka dhe akoma rrehe zemra ime per kete kolos te vokalistikes shqiptare.
Kenga ''Per ty Atdhe'' e kompozitorit shkodran Pjeter Gaci te kenduar nga Vacja nuk merzitem kurre, kurre derisa te marre fryme.
:zemer :zemer :zemer
:zemer
:zemer :zemer :zemer
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1028
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10

Nexhmije Pagarusha - Baresha (1967)

Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë.
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit". Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin "Shota" me rastin e një turneu. "Baresha" është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji.Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005".
Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky. Krijimtaria Disa nga këngët e saj: * "Baresha" * "Ani mori nuse" * "Mora testin" * "Kur më shkon si zog n'hava" * "Kur më del në derë" * "Ke selvitë" * "Ç'u ngrit lulja në mëngjes" * "Çil njat zemër plot kujtime" * "Dallëndyshe" * "Një lule" * "Zambaku i Prizrenit" Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore: * "Dasma e përgjakur", (1967) * "Jugovizioni" (1973) * "Gëzuar viti i ri" (1976) * "E kafshoja terrin" (1977) * "I ikuri". (1980) * "Tre vetë kapërcejnë malin" (1981) * "Lepuri me pesë këmbë" * "Fluturimi i Micakut" * "Daullet e të çmendurve", * "Rexha i nënës në grazhd të kalit" * "Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 137
Antarësuar: 29 Janar 2009, 21:45
Vace Zela....per mua eshte e paarritshme
OSARE SEMPRE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 388
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Un kam pas preference dhe do ta kem gjithmon te shkelqyerin, qe gjithmone jep maksimumin e tij kur performon muzike Frederik Nocin. Kam pas fatin me e nigju live qysh se kam ken e vogel, kur shkoshim me familjen te teatri Migjeni kur estrada shkodrane bashke me kangtaret ma te mire shkodrane, jepnin shfaqje. Mezi i prisja ato nete te mrekullueshme, kam shume nostalgji.
Me causa sensacion
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Tetor 2014, 00:48
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari