Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Permbledhje te konkluzioneve te LUFTES SE DYTE BOTERORE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Permbledhje te konkluzioneve te LUFTES SE DYTE BOTERORE


SHKAKU I FILLIMIT TE LUFTES SE DYTE BOTERORE

- Lufta e Dyte Boterore ishte konflikti i armatosur midis Aleateve dhe Boshtit Nazist, i
perbere nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri ne vitin 1945.
Marreveshja e Versajes ne Paris, ngarkoi Gjermanine me te gjitha fajet e luftes. Sanksionet qe iu vendosen ishin te renda, por Gjermania do te firmoste kete marreveshje. Inflacioni, shkeputja e territoreve, kushtet e keqija te jeteses, si edhe shume arsye te tjera do shkaktonin fillimin e asaj qe u quajt Lufta e Dyte Boterore.

Tensioni i madh dhe eeshtjet e pa perfunduara te Luftes se Pare Boterore(1914 – 1918), do benin qe vetem pas 20 vjetesh te fillonte Lufta e Dyte Boterore.
Origjina e Luftes
Pas Luftes se Pare Boterore e quajtur ndryshe edhe Lufta e Madhe, Konferenca e Parisit (disa e njohin edhe me emrin Traktati i Versajes) shenoi nje hap te madh ne negociatat e paqes. Ne kete konference merrnin pjese vendet fitimtare ne lufte si Anglia, Franca e te tjere. Ndermjet tyre edhe ShBA e perfaqesuar nga presidenti Wilson. Bisedimet vendosen kushte te renda mbi palet humbese. Gjermania ishte nje nga vendet qe u demtua me shume, por Austria ne te vertete pati humbjet me te medha si ne njerez, ashtu edhe ne territore.

Embargo qe iu vendos Gjermanise ishte me te vertete e rende. Gjermania u limitua ne nje ushtri defensive me 100.000 ushtare si edhe nuk iu lejua te prodhonte tanke, aeroplane, anije dhe nendetese. Kjo gjendje e renduar dhe varferia do te bente me vone te mundur hipjen ne pushtet te forcave naziste me ne krye Hitlerin.

Megjithate kjo konference nuk pati suksesin e pritur. Presidenti i ShBA-se Wilson, u dergua mbrapsht me te gjithe revoltimin e tij. Loyd George doli ne pah me idene se ShBA nuk kishte me vend aty dhe se Evropa i perkiste evropianeve, nje mendim ky qe ishte shprehur me pare nga vete amerikanet ne Doktrinen e Monrose. Dokumenti i Wilsonit, i perbere nga 14 pika, u pa si nje cenim per Evropen. Pika e 12-te e ketij dokumenti kishte ne permbajtje material me rendesi edhe per Shqiperine dhe vendet e vogla te tjera, qe sipas tij, duhet te merrnin pavaresine ose te pakten autonomine (pra ishte nje pike qe mbronte te drejtat e shteteve te vogla per te formuar shtetin e tyre). Me rendesi eshte te permendim edhe nje tjeter synim te kesaj pike qe ka lidhje me Perandorine Osmane. Nga Perandoria Osmane kerkohej hapja e gjireve dhe ngushticave (pas Luftes se Dardaneleve) per te gjithe, nen vezhgimin e Kombeve te Bashkuara (qe do te ishte organizata nderkombetare qe Wilsoni kerkonte formimin). Ne piken e 14, ai kerkonte formimin e nje organizate nderkombetare qe te mund te zgjidhte dhe njekohesisht te parandalonte lufterat dhe konfliktet midis dy ose me shume shteteve. Ne kete konference ai shprehet se deshiron vetem paqen dhe i jep nje rendesi te madhe formimit te kesaj organizate nderkombetare edhe pse pa rezultat.

Pas Luftes se Pare Boterore, shtetet arabe kishin pare mundesine per te qene te pavarur dhe per te formuar me ne fund, shtetet arabe te pavarura. Megjithate kjo gje nuk do lejohej nga vendet evropiane sepse ato toka ishin te pasura me nafte, qe mbas Luftes se Pare Boterore u pa si nje lende shume me vlere. Marreveshja e San Remos, do te ishte thjeshte nje modifikim i Marreveshjes se Syces-Picot, e bere pa dijenine e ShBA-se duke mohuar marreveshjen e bere me pare te King-Crane. Me ane te kesaj marreveshje, Frances i jepej Siria dhe Lubjana, problemet e kesaj te fundit vazhdojne edhe sot e kesaj dite.

Konfliktet megjithate nuk kishin te sosur dhe situata ishte dramatike gjithashtu. Nderkohe Rusia, qe ishte terhequr nga lufta dhe pas hipjes se bolshevikeve ne fuqi, kishte hapur te gjitha marreveshjet e fshehta te regjimit te carit. Franca kerkonte shfuqizimin e plote te Gjermanise, ndersa Anglia nuk donte kurrsesi qe ne Evrope te formohej vetem nje shtet i forte. Ideja e Wilsonit ishte hedhur poshte tashme. Perandoria Osmane gjithashtu ishte ne prag te trazirave. Duke pasur dijeni te te gjithe ketij tensioni, Konferenca e Vjenes, nuk beri asgje tjeter, pervee se pergatiti terrenin e fillimit te Luftes se Dyte Boterore.
Shkaqet ne Evrope
Ashtu si edhe Lufta e Pare Boterore, shkaqet dhe arsyet e Luftes se Dyte Boterore jane rritja e nacionalizmit dhe militarizmit. Arsye te tjera ishin edhe mos vendosja e sakte e kufijve. Me 1929 kur situata ishte akoma e tensionuar, ne Gjermani dhe Itali, filluan te ngriheshin dhe te fuqizoheshin levizjet fashiste. Depresioni i Madh i viteve 1930 i kishte ulur moralin popullsise gjermane, e cila per me teper vuante edhe borxhin prej 65 miliard markave qe i ishte imponuar per demet e shkaktuara ne luften e pare dhe kur ShBA vendosi qe te ndalte kredine e saj, situata u rendua me shume me Francen, qe kur pa qe Gjermania nuk mundi te paguante as kestin e pare dhe te dyte te borxhit, pretendoi territore nga shteti Gjerman.
Me te vertete Gjermania kishte firmosur Traktatin e Versajes, por ajo nuk e kishte pelqyer kurre kete gje, sidomos artikullin 231 qe thoshte me pak fjale qe Gjermania pranonte te merrte per siper te gjitha shpenzimet dhe humbjet e aleateve, qe ajo i kishte shkaktuar atyre kur forcat aleate perpiqeshin te mbroheshin. Besimi i pergjithshem i popullit ne Dolchstosslegende (nje besim mitologjik i hershem qe ne shqip do te thote “thike ne shpine”), si edhe Depresioni i Madh, solli ne pushtet Partine Socialiste Punetore Gjermane (partia Naziste) me Adolf Hitlerin ne krye.
Kur marreveshja e Versajes po humbte vleren e saj, shteti Anglez dhe Francez kane nje merite ne kete mes. Franca lidhi me te vertete kontrate me Angline dhe Italine, por te dy keta dolen nga fjala. Formimi i “Stresa”, ishte formimi i fronteve nga ana e Italise dhe Anglise kundra Gjermanise, por Anglia nuk iu permbajt kesaj marreveshjeje. Ne ate kohe ne pushtet ishte Chamberlein. Ky i fundit, paraardhes i eereillit, ndjente simpati per partine e re ne Gjermani. Ai mendonte se ata kishin vepruar shume rende mbi Gjermanine. Gjithashtu frika e nje France te gjithepushtetshme ne Evrope, ishte nje arsye tjeter qe keto dy vende nuk do vendosnin nje marredhenie stabile midis njeri tjetrit. Italia do vepronte me te njejten menyre duke e lene Francen vetem dhe fronti “Stresa” tashme perfshinte vetem mbrojtjen e dobet franceze, te ndertuar sipas stilit te Luftes se Pare Boterore, qe nuk i beri dot balle teknologjise se re gjermane.


ARMIQESI E VJETER GJERMANI-ANGLI

Duke kujtuar Luften e Pare Boterore ku Anglia i kishte bllokuar shume gjera asaj duke bere qe Gjermania te vuante urine, Gjermania deshironte nje kontrate me Bashkimin Sovjetik, ku ky i fundit zotohej te shiste ushqimet, naften dhe produkte te tjera Gjermanise.


FILOZOFIA E LUFTES SE HITLERIT

Idealet e Gjermanise
Qellimi kryesor i Gjermanise ne ate kohe ishte rifitimi i territoreve Gjermane, te humbura me firmosjen e Traktatit te Versajes. Nje qellim tjeter ishte shtimi i territoreve te minoriteteve gjermani ne Austri me idene per te formuar Gjermanine e Madhe (ide kjo edhe e partise fashiste e shfaqur ne Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte te merrte ato territore qe kjo perandori kishte perfshire ne te ne lashtesi, por kuptohet kjo ishte vetem nje thirrje propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkeputura nga Austria si edhe me pjesen gjuhe folese gjermane ne territoret e Polonise dhe eekosllovakise te humbura gjithashtu si pasoje e Traktatit te Versajes. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me eamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikerisht keto motive, qe lejonin ne nje fare menyre Gjermanine te kerkonte keto territore.
Hitleri i paraqiti raporte te shumta Neville eamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi qe i behej minoriteteve gjermane ne ato territore. Kur Gjermania naziste, mori keto territore nga Polonia dhe eekosllovakia, ai u prit ngrohte nga gjermanet aty. Por ky entuziazem nuk do te rezultonte si nje gje pozitive me vone. Me fundin e luftes, keta minoritete, u zhvendosen me force nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetem nje vend per te shkuar, ata do t’i drejtoheshin Gjermanise.
Nje arsye tjeter e forte eshte edhe kushtet e veshtira te vendosura ne Konferencen e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetem partia naziste do mund ta lironte Gjermanine nga ai pakt. Shume shpejt, sherbimi ushtarak i detyrueshem do te rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i larte permendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanise dhe gjermaneve te drejten per te funksionuar si nje shtet i vertete.
Keto dhe lojera te tjera propagandistike, do te perdoreshin me vone nga partia naziste per te arritur qellimin e saj te vertete te luftes. Gjithashtu vetem keshtu partia naziste e Hitlerit mund te kryente diskriminime shoqerore dhe ideologjike, duke bere qe nje pjese e mire e intelektualeve dhe kundershtaresh politik, te largoheshin per te gjetur strehe diku tjeter. Me keto ide, diskriminimi ndaj hebrenjve kishte filluar, duke marrur prej tyre nje pjese te mire te pasurise dhe duke i zevendesuar ata nga vendet e larta te punes me punonjes gjerman, qe sipas te njejtes propagande, ishin race ariane (raca me e paster ne bote).



TRAKTATI I MOSSULMIMIT MIDIS BASHKIMIT SOVJETIK DHE GJERMANISE

Pakti Molotov-Ribbentrop midis gjermaneve dhe sovjetikeve, beri qe Gjermania te merrte e qete Polonine. Shtetet e bashkuara nuk arriten te vendosnin nje lidhje te forte me njera tjetren, duke i lene Hitlerit kohe te fuqizohej. Me ne fund Lufta e Dyte Boterore kishte filluar dhe tashme nuk do te kishte me mundesi per negociata paqeje.
irmosja e Paktit Molotov-Ribbentrop ne Moske. Mbas Molotov nga e majta ne te djathte qendrojne Shaposhnikov, Ribbentrop dhe Stalin
Me pushtimin e eekosllovakise u pa qarte deshtimi i Marreveshjes se Munihut. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca arriten ne perfundimin se Hitlerit nuk i zihej bese dhe se ai kerkonte te shtrinte pushtetin ne te gjithe Evropen, nje gje kjo qe ata nuk mund ta toleronin. Polonia dhe Franca do te binin dakord te ndihmonin njera tjetren me 19 maj 1939, ne rast sulmimi nga pala Gjermane. Britania e Madhe do te ofronte ndihmen e saj ndaj Polonise me te njejtin qellim si Franca ne Mars. Me 23 gusht 1939, pakti Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop do te firmosej nga te dyja palet. Ky pakt ishte i fshehte dhe kishte si synim kryesisht formimin e nje protokolli per te realizuar ndarjen e Evropes qendrore, ndermjet Nazisteve dhe Sovjetikeve. Kjo ndarje do te behej sipas planeve te interesave dypaleshe dhe gjithashtu i premtonte Bashkimit Sovjetik nje pjese te Polonise. Te dy palet arriten ne nje marreveshje qe lejonte si Gjermanine dhe Rusine te “bridhnin” te qeta dhe te mund te kryenin veprime ushtarake ne tokat e njeri-tjetrit.


ALEANCA GJERMANI-JAPONI-ITALI
LUFTA E DYTE BOTERORE
FILLIMI I LUFTES SE DYTE BOTERORE
1 SHTATOR 1939 – SULMI USHTARAK I HITLERIT NDAJ POLONISE

Me 1 shtator 1939, Gjermania pushton Polonine. Me pretekstin e rreme se Polonia “sulmoi” nje pike Gjermane ne kufi, Hitleri do te hidhej ne sulm kundra saj duke e pushtuar. Me 3 shtator te po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do te shpallnin lufte ndaj Gjermanise. Shume shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin lufte asaj gjithashtu. Francezet do te organizoheshin shume ngadale. Pas ofensives ne Saar, ata shume shpejt do te hiqnin dore dhe do te terhiqeshin. Ndersa Britania, e kujtuar pak vone, nuk mundi te bente asgje per te ndihmuar Polonine qe ndodhej nen sulm tashme. Ne 8 shtator, Gjermania Naziste do te arrinte ne Varshave (kryeqyteti i Polonise), pas thyerjes se bujshme te mbrojtjes se dobet Polake.
Shtator 1939. Kembesoria Polake ne pritje gjate Pushtimit te Polonise

Me 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton ate pjese te Polonise qe i ishte premtuar nga marreveshja e fshehte me Gjermanine. Nje dite pas kesaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i pergjithshem i trupave te armatosur polake, do t’ia mbathini ne Rumani. Me 1 tetor, pas nje muaj sulmesh mbi Varshaven, forcat armike do te shtinin ne dore qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do te dorezohej me 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorezua kurre Gjermanise. Trupat polake te mbetura, u terhoqen ne vendet fqinje duke shpetuar per momentin. Keto trupa do te luftonin me vone ne Fushaten e Shtatorit dhe do te jepnin nje ndihme te madhe ndaj forcave aleate per fitimin e Luftes se Dyte Boterore.



Shkaqet ne Azi


Yosuke Matsuoka (ne qender) festa e nenshkrimit te aleances Japoneze-Gjermane-Italiane. Foto eshte shkrepur ne Tokio, Japoni
Politika e Japonise imperialiste ne 1930, ishte sunduar nga militarist. Ushtaraket qe ishin ne krye te hierarkise se shoqerise japoneze, deshironin te realizonin endrren e tyre per ta bere Japonine nje vend me fuqi boterore. Keto ide dhe te tjera shkaqe ishin perfshirja e Japonise ne lufte. Ne vitin 1931, Japonia pushtoi Maneurian dhe Kinen ne vitin 1937. Kina ishte nje vend i pasur me burime natyrore si edhe nje vend i mire per te zgjeruar dhe fortifikuar poziten ushtarake ne Azi. Si Sh.B.A, ashtu edhe Anglia (kjo e fundit kishte interesat e veta ne Kine), reaguan duke derguar ndihma ushtarake ne Kine, si instruktore dhe avione luftimi, te cilet u derguan ne Kuomintang. Nje tjeter reagim ishte edhe embargo e materialeve te nevojshme lufte kundrejt Japonise. Ne se Japonia nuk do furnizohej se shpejti me keto materiale qe i’u ndaluan, asaj padyshim qe nuk do i mbeste gje tjeter vee se terheqja ose gjetja e burimeve te tjera qe ishin te rendesishme per ekonomine e saj. Pra zgjidhjet ishin te thjeshta, terheqja, pushtimi i territoreve ku ndodheshin burimet si nafta e materiale te tjera ose marrja e ketyre burimeve nga Dutch East Indies (kompani Holandeze ne Indonezi e formuar ne shek. XIX), Malajzia dhe Filipinet. Duke besuar se vendet evropiane do te ishin shume te zena me njera tjetren dhe duke menduar se ShBA-ve do t’i duhej shume vite para se te mund te organizohej ne lufte (dhe edhe ne se organizohej do i duhej shume kohe ne negociata), Japonia zgjodhi rrugen e pushtimit dhe keshtu do te fillonte plani per pushtimin e Azise.
Si rrjedhoje Lufta Aziatike do te fillonte dhe Paqesori do te lyhej me gjak. Megjithate, shkaku me i forte qe detyroi Ameriken te futej ne lufte, ishte sulmi i pabese ne Pearl Harbor, ne Singapor dhe ne Filipine ne 7-8 dhjetor te vitit 1941. Kjo i dha shume shprese Gjermanise, qe kur pa se ShBA do te ishte shume e zene me fushaten ne Paqesor, i shpalli lufte asaj ne 12 dhjetor 1941. Por ShBA do te kishte me shume burime se sa mendonte Hitleri.

AZIA
Azia
Japonia pushtoi Kinen ne 7 korrik 1937 dhe planet e saj ishin te shtrinte pushtetin e saj ne te gjithe Azine si lindore ashtu edhe jugore. Me 7 dhjetor 1941, Japonia do te ndermerrte nje sere sulmesh surprize ndaj shume vendeve duke perfshire ketu edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Pearl Harbor, Hawai, nje gje qe beri te pashmangshme futjen e ShBA-se ne lufte.
Per gjashte muaj rresht, Japonia kishte korrur vetem fitore te bujshme, Beteja ne Detin Koral (Battle of the Coral Sea) do te merrte pjese, per t’u ndjekur me pas me Betejen e Midway (Battle of Midway), ku Japonia pati humbje te medha, nder keto 4 avionmbajtese. Duke ndaluar hapin e japonezeve, ishte radha e aleateve te hidheshin ne ofensive tashme. Kjo ofensive u vertetua me Betejen e Gjirit te Milne-s (Battle of Milne Bay) dhe Beteja e Guadalcanal (Battle of Guadalcanal), territore keto te pjeses jugperendimore te Paqesorit.
Duke pasur dy fronte ne keto zona, aleatet e pane te nevojshme hapjen e nje fronti edhe ne pjesen qendrore te Paqesorit. Aleatet korren sukses ne keto beteja ku per t’u permendur eshte Beteja ne detin e Filipineve (Battle of the Philippine Sea) dhe Beteja e Leyte Gulf (Battle of Leyte Gulf) ne 1944. Gjithashtu pushtimi i ishujve, qe ishte njekohesisht edhe pike kyee per aleatet, ishin Iwo Jima dhe Okinawa ne 1945. Gjate ketyre betejave te shumta, nje rol te madh luajten edhe nendeteset, te cilat prene linjen e furnizimit te Japonise me nafte dhe shume materiale te tjera te nevojshme per luften.
Ne vitet e fundit te luftes, aleatet ndermoren nje fushate masive bombardimi mbi Japoni. Me 6 gusht 1945, ShBA hodhi me ne fund bomben atomike ne qytetin e Japonise Hiroshima. Vetem tre dite me vone, ne 9 gusht 1945, nje tjeter do te hidhej ne Nagasaki, duke detyruar me ne fund, perandorin Hirohito te shpallte kapitullimin me 15 gusht 1945.
Lufta kishte mbaruar.


FAJET E RENDA TE KRYEMINISTRAVE TE FRANCES DHE ANGLISE NE FAVOR TE PUSHTIMEVE TE PARA GJERMANE NE EUROPE
Levizjet dhe Aleancat para luftes
Ne fillimet e luftes, Britania dhe Franca ndoqen nje politike mos veprimi ndaj Gjermanise duke dashur te ruanin paqen ne Evrope. Ka mendime se kjo politike u ndoq pasi keto dy fuqi te medha dyshonin ne se popujt e tyre do te kishin deshiren te luftonin nje lufte tjeter madhore ne kaq pak kohe.
Me Marreveshjen e Mynihut (Munich Agreement) ne vitin 1938, u kuptua qarte qe tashme lufta ishte e pashmangshme, pasi pikerisht Britania e Madhe dhe Franca, dhane leje pushtimit te atyre tokave eekosllovake, ku sipas Hitlerit jetonin popullsi gjermano-folese. eamberlain deklaroi se ky ishte nje pakt qe do te shenonte paqen ne Evrope. Por ne te vertete, Gjermania pas pushtimit te “tokave qe i perkisnin”, ne mars te 1939, do te pushtonte te gjithe eekosllovakine. Ne me pak se nje vit nga pushtimi i eekosllovakise, Britania e Madhe dhe Franca, do t’i deklaronin lufte Gjermanise.


KOSTOT E E MBARIMIT TE LUFTES SE DYTE BOTERORE

Pasojat e Luftes se dyte Boterore ishin te shumta. Rreth 62 milion njerez, qe eshte ekuivalentja e 2.5% e popullsise se planetit, humben jeten. Lufta perfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanise, humbjen e Japonise dhe Korese si edhe me dorezimin e territoreve te Finlandes qe ishin ne dore te Sovjetikeve. Globi tashme do perballej me nje ekonomi te shkaterruar, si te Evropes ashtu edhe te Azise. Ushqimi i shfrytezuar nga te dyja palet armike nuk do te ishte i mjaftueshem per te gjithe popullsine. Shume persona qe luftuan u zhgenjyen nga lufta duke humbur shpresen per nje jete me te mire (eshte per t’u theksuar numri i madh i vetevrasjeve ne periudhen pas luftes e shkaktuar nga depresioni).
Perfundimi i Luftes se Dyte Boterore nuk shihej si endrra qe me ne fund te gjitha lufterat do te perfundonin, por duke ditur kete vende te ndryshme do te merrnin masa. Aleatet do te formonin OKB-ne (Kombet e Bashkuara) te udhehequr nga ShBA ne vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte ne San Francisko, Kaliforni, me shpresen qe konfliktet ne te ardhmen nuk do te shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.
Perandorite qe kishin ekzistuar deri atehere si Perandoria e Holandes, Perandoria e Frances dhe Perandoria e Britanise, nuk do te ekzistonin me. Aleanca te reja do te krijoheshin ne shume territore te ndryshme si ne Azi dhe Afrike. Filipinet kerkonin akoma pavaresine e tyre te plote duke i kujtuar ShBA-se fjalen e dhene per pavaresi dhe ne 1946 do e fitonin nje gje te tille. Per Gjermanine dhe Polonine do te hartoheshin territore te reja. Gjermania e ndare ne kater zona te ndryshme do te vuante me shume denimin e pasluftes. Nga kater zonat qe ajo u nda, tre pjese ishin ne dore te aleateve qe vendosen edhe nje sistem demokratik konstitucional. Pjesa tjeter e mbetur, ishte ne dore te Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nen kontroll edhe shume vende te tjera te Evropes lindore. Frontet ishin te dukshem tani. Ne njeren ane qendronin aleatet me ShBA ne krye dhe ne tjetren ane qendronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite te tij. Furnizimi i Evropes me bomben atomike, do te rriste akoma me shume tensionin dhe kjo do te shenonte fillimin e Luftes se Ftohte.
Ne Azi, dhe pikerisht ne Japoni, Perandoria imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan ne fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), per t’u zevendesuar me nje Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroito do te ishte akoma ne krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, qe dha doreheqjen dhe mori fajin per siper kur Gjermania humbi ne Luften e Pare Boterore, Perandori japonez, nuk e beri nje gje te tille dhe trashegimi e tij vazhdon edhe sot e kesaj dite.
Me kapitullimin e Japonise, Koreja do te merrte pavaresine. Koreja ishte e ndare ne dy pjese ate kohe. Njera pjese (Koreja Veriore) kishte ndihmen dhe mbeshtetjen e Sovjetikeve, ndersa pjesa tjeter (Koreja Jugore) kishte mbeshtetjen e trupave amerikane. Nderkohe ne Kine, lufta civile nuk zgjati shume deri sa Partia Popullore e Kines hipi me ne fund ne pushtet ne 1949. Anetaret e Partise Nacionaliste Kineze terhiqen ne Tajvan.
Lufta e Dyte Boterore pati nje zhvillim te pashmangshem te teknologjise. Radari kishte qene nje mjet vendimtar ne shkaterrimin e nendeteseve gjermane. Aeroplanet, anijet, punimet plastike, zhvillimi i lendeve plasese, helikopteret, teknologjia e raketave, si edhe energjia nukleare, do te zhvilloheshin me hapa te shpejta nga te dyja palet gjate Luftes se Ftohte. Ilaee te shumta do te permiresoheshin dhe te tjera do zbuloheshin. Penicilina dhe antibiotiket gjithashtu do kishin nje permiresim rrenjesor ne kete kohe. Por per momentin nuk mund te mendohej nje perdorim i publik i pergjithshem i tyre, por me vone perdorimi publik i shumices se mjeteve do te behej i mundshem.

E pershtati ne permbledhje Laerti me dt.3o korrik 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PAKTI MOLOTOV-RIBENTROPE - 23 GUSHT 1939, Posted 31 Korrik 2009, 00:57
Pakti i mos-sulmimit gjermano sovjetike – Pakti Molotov - Ribentrop


E SHQIPEROI LAERT ME 31 KORRIK 2009
Ministri i Jashtem gjerman Joachim von Ribbentrop nenshkroi Paktin e mos-sulmimit te quajtur Pakti Molotov – Ribentrop me 23.8.1939 ne pallatin e Kremlinit te Moskes. Nje jave me vone trupat gjermane u futen ne Poloni, qe shenon diten e pare te hapjes se frontit te LUFTES SE DYTE BOTERORE sipas historianeve te huaj.
Palet detyroheshin te ruanin neutralitet gjate luftes me shtetet e pales trete. Tragjikishte Pakti i tyre i dha nje dore te lire Gjermanise per te sulmuar Polonine, duke e sulmuar me 1 shtator 1939. Palet ne menyre sekrete nenshkruan shtesa te Paktit ne protokoll, qe ishte te ndante Europen Qendror sipas interesave, sferave te influencave per palet, gje qe beri qe Finlanda, vendet balltike, Besarabia dhe Polonia lindore te ishin ne sferen e influences sovjetike, ndersa Polonia e mesiperme te ishte nen sferen gjermane. Shtesa e Protokollit ekzistues u anullua prej Bashkimit Sovjetik para 1991. Pakti u anullua me sulmin e Gjermanise ne Bashkimin Sovjetik e 22. 6. 1941. Pakti ne mes te tjerave vendosi qe te mos perndjekte, te ekzekutonte partite dhe antaret e tyre komuniste ne vendet e pushtuara nga Gjermania, nje nga keto ishte ne mes te shteteve te tjera edhe Danimarka para dhe pas 22.6.1941.
Pakti Molotov-Ribbentrop ishte emri i Paktit te Mossulmimit Gjermani-Naziste dhe Bashkimi Sovjetik u nenshkrua ne mes njeri tjetrit me 23 gushte 1939 ne Moske, vetem nje jave pas nenshkrimit Gjermania shpalli Luften e Dyte Boterore kunder Polonise. Pakti i garantonte gjermaneve dore te lire apo leje per ta sulmuar Polonine, gje qe ndodhi pas nje javet, e mbeshtetur nga pala sovjetike dhe ishte metej nje deklarim ku nuk duhej mbeshtetur anglezet dhe francezet ne lufte kunder gjermaneve. Ne një takim sekret midis dy paleve gjermano-sovjetiko u shtua Paktit Ribentrop – Molotov qe te ndahej Europa ne Lindje dhe ne Pjesen Qendrore ne sfera interesash gjermano-sovjetiko, ku me pas shtete te pavarura si Finlanda, Estonia, Moldavia dhe Letonia si dhe ato vendet lindore u ndane prej Polonise dhe Rumanise, ku rane nen sundimin sovjetik, pjesa mbetese i takonte gjermaneve. Sferat e interesave te tyre i hapen rruge ne invadimin dhe pushtimin si prej Gjermanise dhe B.Sovjetik. Pakti Molotov-Ribentrop zgjati derisa Gjermania sulmoi pa lajmerim B.Sovjetik ne 22 qerhor 1941.

Kush jane Ribentropi dhe Molotovi?

- Ribentropi
Imazh


Baroni Joakim Ribentrop( Joachim von Ribbentrop) lindi ne Vesel (Wesel,- ne Germanine Perendimore) me 30 priile te 1893 dhe vdiqe ne Nurenmberga, te 16 tetor 1946, ishte nje politikan prej viti 1932, minister i jashtem i Gjermanise Naziste prej 1938 deri 1945.
Ribentropi ne gjyqin e Nurenmbergut u akuzua per 4 pika:
• Krime kunder lirise.
• Pjesmarrje ne krime kunder paqes.
• Kriminel lufte.
• Kriminel kunder njerezimit.
Ribentropi u gjykua me vdekje dhe u vare ne moshen 53 vjeç me 16 tetor 1946. Fjala e fundit e tij ishte: ’’Zot ruaje Gjermanine’’!

Molotovi
Imazh

Vjaçesllav Mihajlloviç Molotov(Vjačeslav Michajlovič Mollotov) ne rus. Вячеслав Михайлович Молотов lindi ne Kukarka, me 9 marse te 1890 dhe vdiq ne Moske me 8 nendor te 1986 punoi si nje politikan dhe diplomat sovjetik, ishte minister i jashtem sovjetik..
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Nëntor 2014, 02:49
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari