Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 3 prej 4 · 1, 2, 3, 4
RUSIA - SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:05
STALINI
(Legjenda dhe realiteti)

Eugjen Merlika
Imazh
Gjashtë marsi i vitit 1953 ishte një ditë e mvrenjtur në qytetin e Korçës. Bora kishte mbuluar, me bardhësinë e saj, jo vetëm Moravën por edhe qytetin, që atë ditë ishte i heshtur e në zi. Para bustit të Stalinit, në sheshin para kinemasë Morava, nxënësit e shkollave dhe qytetarët e tjerë qëndronin më gjunjë, në heshtje, duke dëgjuar dikë që, nëpërmjet altoparlantit, shprehte dhimbjen e thellë të partisë e të gjithë shqiptarëve për “humbjen më të madhe që kishte pësuar Shqipëria”. Në Moskë, në qendrën e komunizmit, një ditë më parë kish pushuar së rrahuri zemra e Josif Visarionoviç Stalinit.
Sa shumë ujë ka rrjedhur nën ura që nga ajo ditë, sa shumë ka ndryshuar bota dhe Shqipëria, sa shumë kanë ndryshuar dhe konceptet tona për kohët dhe ngjarjet. Ç’ishte për një nxënës të asaj kohe Stalini? Ishte një legjendë, mishërimi i së mirës që luftonte e mundte të keqen kudo në botë, “shpëtimtari i njerëzimit nga bisha naziste”, “mësuesi dhe udhëheqësi i proletariatit botëror”, “mbrojtësi i madh i popujve të vegjël”, “miku më i madh i popullit shqiptar”. Kjo ishte korniza në të cilën jo vetëm ne, por një e treta e botës, fuste mustaqelliun gjeorgjan. Ishte aureola me të cilën mbulohej fytyra e vërtetë e njërit prej gjaksorve më mizorë që kish njohur historia e njerëzimit.
Sot, mbas një gjysëm qindvjete, me arkivat e hapura, me komunizmin të shndrruar në një relike që shërben për të shmangur kaosin e mundshëm të Kinës, për të mbajtur gjallë dinastitë e Kimëve e të Kastrove e për të ngacmuar kujtimet e mallin e ndonjë aparatçiku veteran, gjykimi mbi figurën komplekse të Stalinit zhvishet nga mjegullnaja e propagandës, strumentalizimit e gënjeshtrës, karakteristike për historiografinë komuniste dhe na paraqitet në dritën e së vërtetës.
Personaliteti, që do të vuloste me veprën e tij, për mirë apo për keq shekullin e njëzetë, kishte patur një fëmini të vështirë, çuditërisht të ngjajshme me atë të një tjetër figure, mjaft të rëndësishme, të Adolf Hitlerit. Një baba alkolist e i dhunshëm në familje, një nënë e lidhur marrëzisht me të birin e vetëm, mbasi ka humbur dy të tjerë, një ambient seminari me rregullat dhe ashpërsinë e tij, formuan që në të ri një njeri inatçi, të mbyllur në vetvehte, mosbesues, të ashpër, agresiv e të vetmuar. Ai njeri nuk arriti kurrë të rrezatonte dashuri në familje; e ëma i vdes e nuk shkon t’i hedhë as një grusht dhe, e shoqja vret vehten nga dëshpërimi, e bija jeton e mbyllur e mezi ç’pret rastin të largohet nga vendi i saj.
Arrestohet e burgoset nga policia cariste e thuhet se bashkëpunon me të. Ikën nga burgu, hyn në klandestinitet e futet në partinë bolshevike, ku shpejt ngjit shkallët e karrjerës për të arritur në sekretar organizativ të saj. Shtabi i partisë me Leninin në krye ndodhet në Zvicër, ndërsa Josif Xhugashvili merret me organizimin e saj në provincat e Rusisë që është në luftë përkrah demokracive të Perëndimit, kundra Aleancës tripalëshe qendër-evropiane. Parullat e paqes e të tërheqjes së Rusisë nga lufta janë flamuri i propagandës bolshevike në rradhët e ushtrisë e të popullit. Ishte strategjia e Shtatmadhoris gjermane, që synonte mbylljen e frontit të Lindjes, për t’u përqëndruar në atë të Perëndimit e për të fituar luftën. Kësaj strategjie i shërbeu “ treni i blinduar”, që nga Zvicra solli në Rusi Leninin, Trockin, Zinovjevin e të tjerë drejtues të partisë bolshevike, tren i dhënë enkas nga ministria e jashtme gjermane, së bashku me një shumë të mirë të hollash, që njihen me emrin “ari i Berlinit”.
Xhejms Xhojsi e quajti atëhere kthimin e Leninit në Rusi “ një lloj kali Troje”. Grushti i shtetit i 7 nëndorit 1917, i njohur në histori si Revolucioni i madh socialist i tetorit, qe realizimi në praktikë i synimeve bolshevike për të marrë pushtetin e për t’i shpërblyer nderin Gjermanisë së Kajzerit me Traktatin e Brest-Litovskit, që tërhiqte Rusinë nga lufta. Filloi menjëherë regjimi i terrorit, nën etiketën e “diktaturës së proletariatit”, që nuk kurseu askënd, që nga familja e Carit e masakruar pabesisht, tek milionat e fshatarëve të lirë e të kozakëve, që kishin qenë shtylla vertebrore e Rusisë së lashtë, tek intelektualët t’ashtuquajtur borgjezë e deri tek kuadrot më të larta të partisë e të shtetit. Pushteti i sovjetëve lindi si një impiant i stërmadh terrori, para të cilit gijotinat e revolucionit jakobin të Francës ishin si lodra fëmijësh e në të cilin ndihmesa e Josif Visarionoviç Stalinit ishte e një rëndësie të dorës së parë.
Në sa miljonë viktima llogaritet kasaphana njerëzore në “atdheun e socializmit”? Simbas historianit Roi Medvedev “ asnjë tiran në histori nuk kishte masakruar një numur kaq të madh bashkatdhetarësh”. “ Së paku pesëmbëdhjetë miljonë” thotë laureati Nobel për paqen, shkencëtari disident Andrej Zaharovi. Por Sollzhenicini i vlerësonte të gjitha viktimat e “luftës së brëndshme” sovjetike në gjashtëdhjetë miljonë. Shifrat e sakta janë ende të panjohura. Ndofta ruhen të fshehta e ndofta nuk ekzistojnë fare. Historia e tyre është e llahtarshme, nuk njeh kufij, nuk njeh kritere. “Diktatura e proletariatit”, thoshte Lenini “ është një pushtet pa kufizime, pa ligje, pa rregulla, që mbështetet drejt për së drejti mbi detyrimin.”
Detyrimi me dhunë ishte ligji kryesor i “botës së re”që do të ndërtohej në një të gjashtën e globit. Sistemi i Gulagëve që nga Vorkuta deri në Kolima ishte pasqyra më e saktë e asaj bote. Në to jetëgjatësia nuk i kalonte të pesë javët dhe norma ditore e detyruar ishte tetëqind pud mineral, ndërsa në Rusinë e carëve kishte qenë gjithsej tre pud!!! Çdo ditë në mëngjes lexoheshin listat e të vdekurve në të cilat kishte dhe fëmijë nga mosha 12vjeçe. Një dekret i 7 prillit 1935 autorizonte ekzekutimin kapital nga mosha 12vjeçe. Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tremijë fëmijë nga shtatë deri dymbëdhjetë vjeç, bij kulakësh, u mbajtën të mbledhur në një vend e u lanë të vdisnin urie, ndërsa hambarët ishin plot me drithë.
Gjithë këto dukuri të lemerishme zhvilloheshin nën udhëheqjen e “ndritur” të klasikut të marksizmit, Stalinit, e në historinë e mëvonshme u njehsuan me emrin e tij. Po a i përgjigjet plotësisht së vërtetës një njehsim i tillë? A ishte me të vërtetë Stalini i vetmi që kishte hartuar këtë strategji çfarosjeje në emër të “botës së re” e të “njeriut të ri” e që e zbatonte me përpikmërinë e një ligjvënësi të rracës?
Përpjekja e historiografisë “progresiste” perëndimore, për t’a thjeshtuar në termin “stalinizëm” dhunën e pashembullt të regjimit komunist, synon të “vërtetojë” se teprimet, gabimet, pak kush përmend fjalën krime të sistemit komunist nuk janë në DNA në e tij, por janë shfaqje të personave të veçantë, që kanë qenë në udhëheqjet. E vërteta është një tjetër. Paraqitja e Stalinit dhe veprës së tij si një shtrembërim dogmatik i leninizmit, e modës në vitet pesdhjetë e gjashtdhjetë në BS të Hrushovit dhe në partitë komuniste të Perëndimit, është një alibi për të mbuluar natyrën e vërtetë të sistemit si ideologji e si realizim.
Dualizmi Lenin-Stalin është një krijesë e sajuar nga idhtarët e ideologjisë komuniste për t’i vënë patericat teorisë. Stalini vazhdoi veprën e Leninit në të gjitha format e përfytyruara e të projektuara prej tij. Sistemi i Gulagëve ishte sponsorizuar prej Leninit që kishte urdhëruar “të spastrohej toka ruse nga të gjitha insektet e dëmshëm”. Vënia e gjithë aparatit partiak e shtetëror nën kontrollin e rreptë e të plotfuqishm të ÇEKA s së Xherxhinskit ishte një parim i zbatuar prej Leninit. Kolektivizimi i sforcuar i bujqësisë dhe shpërnguljet masive të pakicave kombëtare nuk ishin vetëm ide të Stalinit. “ Dhuna revolucionare “ ishte ligjëruar nga Lenini, Trocki, Zinovjevi, Kamenievi, Buharini etj. fill mbas gjëmimit të topave të Aurorës.
“ Ndërsa në shoqëritë klasore parimi udhëheqës është “ Kush nuk punon nuk ha “ në shoqërinë komuniste është “ Kush nuk bindet nuk ha”, do të shkruante më vonë Trocki në veprën e tij “Revolucioni i tradhtuar”. Ai do t’i vishte “ mediokritetit” të Stalinit motivin e titullit të veprës së tij, por harronte se ishte ai vetë një nga frymëzuesit e dhunës “revolucionare” kur, si komisar i popullit për luftën, shprehej në mënyrë cinike: “ Për sa na përket neve, nuk kemi patur të bëjmë kurrë me lloqet kantiano-priftërore ose kuakero-vegjetariane mbi shenjtërinë e jetës njerëzore.”

Krimet e përbindëshme të pushtetit sovjetik e të regjimeve komuniste, në përgjithësi, nuk mund t’i vishen vetëm Josif Stalinit, sado kampion i krimit të ishte. Ata e kishin zanafillën që nga idetë e Marksit që njerëzit i ndante në të çfrytëzuar e çfrytëzues, në luftë të përherëshme e të papajtueshme me njëri tjetrin, që besimet fetare me parimet e tyre morale i quante “opium për popullin”, duke zhveshur qënien njerëzore nga ato vlera të përjetëshme që përbëjnë bazën e shoqërisë njerëzore. Stalini e thelloi hendekun që kishin hapur më parë Marksi dhe Lenini, një hendek gjaku që për shumë kohë mbeti i panjohur nga bota , mbasi u mbulua nga demagogjia e gënjeshtrat për “parajsën e puntorëve” dhe nga zhvillimi ekonomik i një vendi me një potencial të jashtzakonshëm.
Ja si e shpjegon Sollzhenicini, një nga njohësit më të mirë të realitetit sovjetik, oqeanin e krimit komunist: “ Makbethi është një kriminel dhe vret shtatë viktima. Për të vrarë shumë më tepër, më parë gjashtë milionë e më pas gjashtëdhjetë është i nevojshëm një shumzues. Ky shumzues është ideologjia.”. Ideologjia është ajo që justifikon gjithshka, shtypjen, dhunën, terrorin e një pjese të popullit mbi pjesën tjetër ose të një kaste njerëzish mbi një popull, në emër të interesave të klasës, të ndërtimit të një shoqërie eprore, ku utopia rreket të zëvendësojë realitetin. Ideologjia krijon njerzit përbindësha që ushtrojnë verbërisht dhunën, në të gjitha format e saj, pa asnjë farë brejtje ndërgjegjeje.
Eshtë folur e shkruar shumë për meritat e Stalinit në fitoren ndaj nazi-fashizmit. Mendoj se duhen mbajtur parasysh dy gjëra: e para se ai, fillimisht, bëri një pakt me Hitlerin, pasojat e mbrapshta të të cilit i pësuan polakët, lituanët, letonët e estonët që humbën pavarësinë; e dyta se nuk është shumë e qartë se ku mbarojnë meritat e “gjeneral dimrit”, të hapësirës së pamatë ruse e të aviacionit amerikan e ku fillojnë ato të gjeneralissimit e të ushtrisë së kuqe që, në muajt e parë të luftës dorzohej si kope në duart e gjermanëve. Por në kthimin e Rusisë nga një vend i pazhvilluar në mbifuqinë e dytë të botës, pavarsisht nga mjetet e metodat, mendoj se Stalinit i takon një vlerësim të cilin, jam i bindur, historia nuk do t’ja mohojë.
Historia e Stalinit është dhe historia e partisë komuniste mbasi, me gjithë tezën e Marksit mbi rolin e masave në përcaktimin e ngjarjeve historike, mbas vdekjes së Leninit ai mbeti Zeusi i pakundërshtueshëm i Olimpit moskovit dhe i komunizmit botëror. Eshtë një histori kurthesh, pabesish, asgjësimesh të kundrshtarëve e të bashkëluftëtarëve, një xhungël njerëzore, para së cilës xhungla shtazore duket si parajsë engjëjsh. Bashkimi Sovjetik i shiste armë Republikës komuniste spanjole me çmime stratosferike, duke trasferuar në Moskë gjithë arin e Madridit. Kjo ishte një nga pamjet e t’ashtuquajturit internacionalizëm proletar.
“ Revolucioni i ha bijtë e tij”. Duket se kjo është e vërteta eprore e të gjitha revolucioneve, por shëmbulli më i ndritur, në këtë drejtim, mbeten gjyqet e Moskës të viteve 1935-1938 të orkestruara e të drejtuara nga vetë Stalini. Duket se ky ligj nuk kurseu as atë vetë, mbasi vdekja e tij mendohet të ketë qenë e shkaktuar nga një helmim, thuhet nga miku i tij i ngushtë, ministri i brendshëm, Beria. Për këtë nuk ka prova të sigurta, por është fakt se ai mbeti dy dit pa ndihmë mjeksore e kjo nuk qe një rastësi. I biri i revoltuar akuzoi hapur “bastardët që i kishin vrarë babanë”. Mbas një muaji përfundoi në hekura, i dënuar me dhjetë vjet burg. Supozohet se komploti kundër Stalinit u organizua sepse ai kishte në plan një fushatë arrestimesh në rradhët e udhëheqjes , simbas modelit të gjyqeve të Moskës e së fundi studjues amerikanë mbrojnë tezën e një projekti për një konflikt të armatosur me ShBA, që do të çonte në një katastrofë bërthamore të botës.
Kjo ishte e vërteta të cilën nuk mund t’a dinin miljonat e gjithësisë komuniste që, në ato ditë marsi të gjysëm qindvjete më parë, derdhnin lotë për “udhëheqësin legjendar”. Legjenda dhe e vërteta rrallë herë përkojnë, janë larg njëra tjetrës, madje në shum raste e përjashtojn njëra tjetrën. Të gjitha ato që ne mësonim nëpër shkolla përbënin legjendën, ato që shkruheshin në arkivat e në kujtesën e pjesmarrësve të ngjarjeve formonin të vërtetën.
Ne, shqiptarët kemi “meritën” se kemi ruajtur një raport të privilegjuar vetëm me legjendën. Kemi qënë më të zellshëm se të tjerët në zbatimin e mësimeve e të përvojës së Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg të madh, ku spikasin qindra kilometrat e telave me gjemba të kampeve të punës së detyruar, burgjeve e qendrave të interrnimit, në të cilin shifrat e krimit shtetëror, për frymë popullsie, mund të barazohen me të tiat. U munduam të zbatojmë ad literam parimet bazë të tij në fushën ekonomike, duke kolektivizuar me forcë tri të katërtat e popullsisë që banonte në fshat, për t’i shpënë në një varfëri skajore. Ushqyem iluzionet e kota të krijimit të industrisë së rëndë që nuk i nevojitej një vendi të vogël siç ishte Shqipëria, duke shterruar fonde që mund të shërbenin shumë mirë po të përdoreshin gjetiu. E deshëm dhe respektuam “Baban e popujve” më shumë se të tjerët, ja ruajtëm kujtimin dhe emrin më gjatë edhe se vendi i tij, i mbajtëm shtatoret e bustet e tij deri sa u shemb muri i Berlinit, madje nxorëm dhe një ligj për mbrojtjen e tyre. E quajtëm atë mikun më të madh tonin , paçka se ai ja kishte ofruar me kohë vendin tonë Federatës Jugosllave të Titos. E gjithë kjo politikë absurde dhe e marrë na ngjiti etiketën e “vendit të fundit stalinist t Evropës” e drejtuesit tanë këtë etiketë e kishin për nder dhe e mbanin si medalje.
“ O turp ku e ke skuqjen!..” çfrynte dikur Princi i Danimarkës. Sa herë këtë zemratë hamletiane duhet t’ua kishim zbrazur udhëheqësve tanë “të ndritur” stalinistë për plagët e pashërueshme që i hapën këtij vendi, për mizorinë e pazotsinë me të cilat e qeverisën, për anakronizmin në të cilin e kthyen jetën tonë. Por ata nuk u skuqën as atëhere kur, si Don Kishoti me shpatë, mbronin istikamin e Stalinit as sot kur, nëpërmjet librash, artikujsh e intervistash evokojnë kohën e tyre të përbindëshme. Ata vazhdojnë të tallen me viktimat e krimeve të tyre sepse Evropa socialiste e kristjane, në emër të një morali të diskutueshm, i tha ndal Nurembergut të komunizmit. Eshtë kjo arsyeja pse ata zotërinj mbetën të pandëshkuar e jo ajo që thotë zoti Alfred Peza se “ akuzat që nuk u vërtetuan kurrë për “genocid e krime kundër njerëzimit” ndaj ish funksionarëve më të lartë të regjimit komunist...” Vërtetim i atyre akuzave janë shifrat e pakundërshtueshme të përndjekjes politike në Shqipërinë komuniste, zoti Peza.
Paturpësisë së tyre e kemi për detyrë t’ju vemë përballë heroizmin e atyre djelmoshave të Shkodrës e Tiranës që, në një çast të caktuar, vendosën t’a shlyejnë turpin e kombit me rrëzimin e shtatoreve të diktatorit komunist gjeorgjan e të dishepullit të tij shqiptar, duke paguar me gjymtimin fizik që “bijtë e Stalinit” ju shkaktuan trupave të tyre rinore. Do të kishte qenë një gjë e bukur sikur dikush në Kryesinë e Shtetit t’ ishte kujtuar t’ju jepte një medalje atyre djelmoshave, veprimi i të cilëve i jep shumë më tepër nder historisë së këtij vendi se sa gjithë veprimtaria e ministrave, funksionarëve apo dishepujve të stalinistëve shqiptarë.

Mars 2003
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:09
Kremlini heq nga vitrinat librin e Stalinit
Imazh


Dje shtëpia botuese ruse “Atticus”, pezulloi publikimin e një prej librave më të vlerësuar të historianit rus Orlando Figes, që shkruan për jetën e Stalinit. Botuesi tha se libri do të tërhiqej nga vitrinat për shkak të kushteve ekonomike, por historiani, autor i tij, nuk është i të njëjtit mendim. Figes beson se vendimi është marrë për shkak të presionit politik të Kremlinit, i cili kërkon me çdo kusht që të rehabilitojë figurën e ish-udhëheqësit rus. “Libri im “Pëshpëritësit” (Jeta private në Rusinë e Stalint), është i papërshatshëm për regjimin e sotëm të Rusisë”, – tha autori i tij. Përveç hulumtimit në arshivat e qindra familjeve, libri sjell mijëra intervista me të mbijetuar të regjimit stalinist, të bëra në bashkëpunim me qendrën e kërkimeve historike të të drejtave të njeriut, “Memorial”, e cila është kandiduar për të marrë dhe çmimin “Nobel” për paqen”. Më 4 dhjetor, një grup i maskuar nga komiteti i hetimeve të zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Ruse, hyri me forcë në zyrat e “Memorial”-it në Shën Pjetërburg. Pas kërkimeve ata sekuestruan kompjuterët që kishin të gjithë arshivën e qendrës së kërkimeve historike të të drejtave të njeriut në këtë qytet: të gjitha të dhënat me informacionet biografike të të përndjekurve; detaje për varret e tyre në Shën Pjetërburg; dhe kaseta të transkriptimeve të intervistave me të mbijetuarit dhe dëshmitarët. “Të gjitha materialet që kisha grumbulluar, së bashku me “Memorialin” për librin u sekuestruan gjithashtu. Kjo bastisje është pjesë e një lufte ideologjike për të kontrolluar atë çka i serviret lexuesit, dhe ky mund të jetë shkaku pse “Atticus”, ndërpreu kontratën me mua”, - tha Figes. “Kremlini ka qenë tepër energjik për të rehabilituar figurën e Stalinit. Qëllimi i tyre është jo të dënojë krimet e tij, por të vërë në dukje arritjet dhe kontributin që ai ka si një nga ndërtuesit e së shkuarës së lavdishme ruse. Ata duan që rusët të krenohen me të shkuarën e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe jo të ndihen fajtorë për shtypjet e periudhës staliniste”. Në një konferencë në qershor të vitit 2007, presidenti Vladimir Putin u bëri thirrje mësuesve që ta portretizonin periudhën pas Luftës së Dytë Botërore pozitivisht. “Ishte Stalini ai që e shndërroi Bashkimin Sovjetik në të pamposhtshëm, që fitoi luftën kundër Hitlerit, dhe “gabimet” e tij nuk ishin më të rënda se krimet e vendeve perëndimore”, - u shpreh Putini. Librat që ndalen më tepër në përshkrimet e “Terrorit të Madh” dhe “Gulagut” (agjencisë shtetërore administruese e kampeve burgje të punës në Rusi), u censuruan. Historianët u sulmuan si antipatriotë, për theksin që u kishin vënë krimeve të Stalinit. Shteti ka librat e tij, “Historia moderne e Rusisë (1945-2006)”. Por ka dhe një libër mësuesi, që sipas autorit të tij, Pavël Danilin, synon që ta prezantojë historinë ruse jo si “ngjarje pikëlluese fatkeqësish dhe gabimesh, por si farë rrënjosëse e krenarisë së vendit të tyre”. “Kjo është mënyra se si mësuesit duhet t ua mësojnë historinë fëmijëve dhe jo duke hedhur baltë mbi atdheun”, - tha autori i tij. Danilin është i njohur i Gleb Pavlovskit, një nga këshilltarët e presidencës dhe redaktor i gazetës “Russian Journal” që kërkon të krijojë dhe bazën intelektuale për “demokracinë putiniane”. Madje, kjo gazetë ka publikuar dhe një artikull ku pajtohej me sulmin ndaj “Memorial”–it, dhe e akuzonte atë se kishte rënë në duart e historianëve të huaj që kërkonin të njollosnin historinë e Rusisë, duke u fokusuar në krimet e Stalinit. “Pëshpëritësit”, është përkthyer në 22 gjuhë të ndryshme të botës, ku përfshihen të gjitha gjuhët evropiane dhe ato të ish-Bashkimit Sovjetik, “përveç rusishtes”.
05/03/2009
Androkli Dralo
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:10
Aleksandër Biberaj do të hetojë krimet e Stalinit
Imazh

Aleksandër Biberaj do të jetë “hetuesi” i krimeve të tmerrshme të Stalinit. Ky hetim do të bëhet për llogari të Këshillit të Evropës, i cili ka parë të arsyeshme që të ngarkojë me këtë detyrë pikërisht një deputet shqiptar, i cili mban disa detyra në KE. Përvoja shqiptare do të jetë patjetër një plus i madh për Biberajn që do ta ndihmojë në këtë detyrë te re. Eksperienca shqiptare e komunizmit i jep atij armën njerëzore në kërkimin e provave rrëqethëse për atë që u quajt “kriza e urisë” dhe që ishte një nga masakrat më të mëdha të komunizmit stalinist. Siç bën të ditur zyra e shtypit pranë deputetit të Partisë Demokratike Biberaj, Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka miratuar propozimin e Grupit Parlamentar të PPE-së në KE, që deputeti Aleksandër Biberaj, njëkohësisht kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së dhe zv.president i kësaj asambleje, të jetë përfaqësues i KE-së për të zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në Ukrainë dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik, gjatë viteve 1932-1933. Në këto vite, regjimi i Stalinit po aplikonte me dhunë politikat çnjerëzore të shpronësimeve dhe të kolektivizimeve masive. Vendi u përball gjatë kësaj kohe me një terror politik të jashtëzakonshëm, që në histori njihet si "terrori masiv i urisë", me pasojë vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë, si dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik. Në janar të këtij viti, nga 59 deputetë të Asamblesë Parlamentare të KE-së u paraqit kërkesa për raport dhe rezolutë mbi "Domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar të Holodomorit (vdekje nga uria) në Ukrainë gjatë viteve 1932-1933". Ndërsa në mars, një kërkesë tjetër u paraqit nga 10 deputetë të Asamblesë për raport dhe rezolutë mbi "75-vjetorin e urisë masive në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik".

Komiteti Politik vendosi bashkimin e këtyre dy kërkesave në një raport, titullin e të cilit do ta propozojë zoti Biberaj dhe do ta miratojë mbledhja e radhës e Komitetit Politik (5 shtator 2008, Paris). Ky raport do të jetë një ndër raportet më të rëndësishme të Këshillit të Evropës gjatë periudhës në vazhdim. Ai konsiderohet si vazhdimësi e raportit, që KE-ja miratoi në muajin janar të vitit 2006, "Për domosdoshmërinë e dënimit të krimeve të regjimeve totalitare komuniste", i përgatitur në atë kohë nga deputeti suedez, zoti Goran Lindlad, aktualisht kryetar i Komitetit Politik të KE-së. Sipas rregullores së KE-së, zoti Biberaj do të hartojë raportin me rezolutën dhe rekomandimet përkatëse, të cilat do t'i paraqiten pastaj për debat dhe miratim Komitetit Politik dhe Asamblesë Parlamentare të KE-së.
29.6.2008
GAZETA STANDARD
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:13
Historia e mbledhjes së Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në vitin 1956
ImazhImazh
Raporti i Hrushovit për krimet e bëra nga Stalini

Pas 50 vitesh arkivat ruse kanë hapur të gjitha dokumentet që tregojnë mbledhjen e KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të mbajtur më 13 shkurt 1956. Në këtë mbledhje u vendos për raportin që do mbahej në Kongresin e XX të PK të Bashkimit Sovjetik, për të demaskuar figurën e Stalinit. Raporti i mbajtur në Kongresin e XX, të PKBS, kundër figurës së Stalinit do të ishte njëra nga arsyet e përplasjes së Enver Hoxhës me Nikita Hrushovin. Gazeta "Tirana Observer" publikon pjesën kur në këtë mbledhje Hrushovi vendosi të mbahej një raport për të demaskuar krimet e Stalinit në vitet 1935-1940 ku u internuan rreth 2 milionë sovjetikë. Në këtë pjesë Hrushovi vendos të hedh poshtë mitin e Stalinit dhe t'u hapë rrugë shumë liberalizimeve në Bashkimin Sovjetik.
Janë publikuar edhe shkrimet protokollare famëkeqe të mbledhjes së Presidiumit të KQ të PKBS. Ato, por edhe materialet tepër sekrete të Kongresit të XX, që janë ruajtur në Arkivin Shtetëror të Historisë së re të Rusisë, i kanë detyruar mjaft historianë të ndryshojnë shumë ide, që bazoheshin në kujtimet e njerëzve të veçantë.
Së pari, prej çka tani duhet hequr dorë, - ky është miti, sikur gjoja diskutimet e ashpra, për të lexuar ose jo raportin mbi kultin e individit, patën zgjatur vetëm pak dhe jo gjatë gjithë kohës së zhvillimit të kongresit e që kishin vijuar edhe në dhomën e pushimit, ku mblidheshin anëtarët e Presidiumit të KQ në intervalet mes seancave të tij. Autorësia e këtij miti i përket vetë Hrushovit. Një pohim i këtij lloji mund të dallohet edhe në kujtimet e Mikojanit. Tani nuk ka dyshim që, parimisht, kjo çështje ishte zgjidhur para kongresit.
Më 5 nëntor të vitit 1955, në Presidiumin e KQ shqyrtoheshin masat lidhur me ditëlindjen e radhës të Stalinit. Hrushovi tha aty që kjo datë të kujtohej vetëm në shtyp dhe të anashkalohej, pa mbledhje solemne. Atë e kundërshtuan Kaganoviçi dhe Voroshillovi. I mbështetën Bulganini dhe Mikojani. Ky i fundit shtoi se mbledhja përkujtimore për nder të Stalinit do të ishte përçmim i kultit të individit. Në fund të fundit, vendosën që në ditën e lindjes së Stalinit, më 21 dhjetor, "të ndriçohej jeta dhe veprimtaria e tij me publikimin e artikujve në shtyp dhe në emisionet radiofonike", duke e lënë këtë datë "për dhënien e çmimit ndërkombëtar Stalin". Pikërisht atëhere u bë e njohur kthesa rrënjësore edhe në çështjen e represionit stalinist. Tema qe ngritur nga Beria menjëherë pas vdekjes së gjeneralisimit, por shqyrtimi i tij nuk qe mbështetur kolektivisht nga udhëheqja. Megjithatë, rehabilitimi i viktimave të represionit që pat filluar atëhere (fillimisht i përzgjedhur, kurse më pas edhe më i zgjeruar) e që u shoqërua me kthimin e të mbijetuarve nga kampet, nuk mund të mos reflektonte në gjendjen e "mendimtarëve" në parti dhe në shoqëri. Çështjet që lidheshin me rehabilitimin masiv, Hrushovi i ngriti në mbledhjen e Presidiumit të KQ të PKBS më 31 dhjetor të vitit 1955. Duke gjykuar nga shkrimet e protokollit, nuk pati asnjë debat. Që të shqyrtoheshin të gjitha materialet për represionin masiv në vitet 1935 - 1940 iu la në dorë një komisioni, në përbërje të të cilit qenë sekretarët e K.Q të PK Pospjellov (kryetar) dhe Aristov, por edhe kryetari i Komisionit të Kontrollit të Partisë për KQ, Shvernik. Për arsye shërbimi, hynë në të prokurori i Përgjithshëm Rudenko me kryetarin e KGB-së Serov. Komisioni iu përvesh energjikisht kësaj pune. Në Presidiumin e KQ vinte informacioni për faktet e mbledhura. Dhe përherë e më shpesh shtrohej pyetja: çfarë duhet bërë me ta? Vendimi i marrë, në fund të fundit, i mbeti që ta raportonte në kongres, me vështirësi, Hrushovi.
Më 21 janar ai doli në sheshin e Madh të Kremlinit para djemve dhe vajzave, të cilët dalloheshin në lëndinë. Më 23 janar u hap sesioni i Sovjetit Suprem të RSFSR. Të dyja masat qenë rutinë. Dhe, siç ndodhte shpesh në raste të tilla, figurat e para të vendit preferonin ta kalonin kohën (jo vetëm në pushimet mes mbledhjeve, por edhe gjatë kohës së zhvillimit të tyre) në dhomën e pushimit, para tasit të çajit, duke shqyrtuar çështjet më jetike. Ja, aty-dikush, pasi gjykoi mbi gjithçka, ndezi diskutimet mbi propozimet e bëra nga Hrushovi për të shfrytëzuar materialet e komisionit të Pospjellovit në raportin llogaridhënës të KQ para kongresit, - diskutime, të cilët vetë Hrushovi më vonë, në kujtimet e tij i konsideron si të pavërteta, ndërsa tashmë edhe kongresi kishte mbaruar. Më 1 shkurt, në mbledhjen e Presidiumit të KQ sollën nga burgu ish-zëvendësshefin e Degës Hetimore për Çështje të Posaçme të Komisarit të Popullit për Punët e Brendshme të BRSS, Rodos. Pas dëshmisë së tij te askush tashmë nuk mund të mbetej më asnjë dyshim, në qoftë se të tilla kishte ende, se represioni dhe torturat nuk qenë rezultat i dëshirës së keqe të çekistëve "të këqinj", por i shfarosjes së planifikuar qysh herët nga vetë Stalini dhe e drejtuar nga njerëzit servilë të tij.
- Fajtorët po ngrihen, hodhi këtë top dhe ndezi replikën Hrushovi.
- Elementët gjysëmkriminalë po joshen në drejtimin e të tilla punëve. Të dënojnë Stalinin.
- Shoku Hrushov, kini burrërinë të na thoni ne të vërtetën? - e pyeti Aristovi.
- Kufijtë e arrestit kanë qenë të miratuar, kujtoi Pospjellovi.
- Por Stalini duhet pranuar si udhëheqës i madh, shpejtoi të thotë Molotovi.
Nuk mund të harrohet ndërhyrja e Mikojanit në këtë rast: - Po ti, shoku Molotov, po e mbështet!
- Nuk mund të zgjidhjet çështja në këtë situatë, u revoltua Kaganoviçi.
- Nuk mund të mbetet kështu!.. shumë gjëra mund të rishikohen, por për 30 vjet Stalini qëndroi në krye. "Që të mos rrinte me budallenj", Bulganini kërkoi t'i thuhej partisë e gjithë e vërteta për Stalinin. Që partia duhet të dinte të vërtetën, ishte njëlloj dakord edhe Voroshillovi: - Kishte shpirt Stalini? Kishte. Poshtërsi, shumë. Flisni drejt, shoku Hrushov. Nuk mund ta kapërdijmë. Por na duhet të mendojmë, se, me ujë, nuk zihet edhe fëmija.
Duke dashur të nxitë debatin, Hrushovi tha:
- Stalini, partinë e asgjësoi. Ai nuk ishte marksist. Kishte të gjitha të këqijat që mund të
ketë te një njeri. Të gjithë servilët e tij i nënshtroi. Dhe gjithsesi në kongres nuk u fol me mllef për terrorin, ndonëse edhe me vërejtjen jo pak të rëndësishme: - Duhet të përcaktojmë vijën - t'i japim Stalinit vendin e vet, të pastrojmë pllakatet, literaturën. Të marrim Marksin dhe Leninin. Të fuqizojmë luftën kundër kultit të individit. Megjithatë, në ditët në vazhdim, çështja e leximit në kongres e raportit të veçantë për kultin e individit të Stalinit, u zgjidh pozitivisht. Por, nuk mund të ishte më mirë që kjo të bëhej jo tani, por në kongresin e ardhshëm? Horoshenko ishte i përgatitur për të studiuar materiale plotësuese, gjithçka duhej peshuar mirë. Por Hrushovi, pasi u mori kundërshtarëve të vet miratimin në parim, vendosi t'i sulmojë ata deri në fund: - Në kongresin e XXI do të jetë vonë, në qoftë se ne në përgjithësi mund të presim deri në këtë kohë dhe nga ne nuk do të kërkohet përgjigje më herët. Marrëveshja u formulua zyrtarisht në mbledhjen e Presidiumit të KQ të 9 shkurtit të vitit 1956, në të cilën qenë dëgjuar një sërë njoftimesh të komisionit të Pospjellovit. Në të thuhej se "vitet 1935 - 1940 në vendin tonë janë nga vitet e represionit më masiv të qytetarëve sovjetikë" dhe se në këta vite "qenë arrestuar për akuzën e veprimtarisë antisovjetike 1 920 635 njerëz, prej tyre qenë pushkatuar 688 503 njerëz". Hrushovi edhe njëherë kishte shprehur bindjen e thellë në domosdoshmërinë për t'ua treguar të gjithë delegatëve të kongresit. Dhe jo vetëm për represionin, por mjaft më gjerë, për rolin e Stalinit në zgjidhjen e tyre: - Pathemelshmëria e Stalinit e nxjerr atë zbuluar si udhëheqës. Çfarë mbetet për udhëheqësin, në qoftë se i shfaros të gjithë? Duhet të shfaqim burrëri për të thënë të vërtetën. Më shumë arsye për të përgatitur raportin paraqiti Voroshillovi: - Stalini qëndroi në luftën me armiqtë. Janë shfaqur te ai edhe veset e një bishe. Dhe megjithatë ai ishte shumë njerëzor.
Saburovi tërhoqi vëmendjen në rolin e Stalinit për luftën (mëse i saktë në fillimin e tij
katastrofik) dhe në acarimin e situatës ndërkombëtare: - Ne kemi humbur mjaft nga politika prej budallai, kemi prishur marrëdhëniet me të gjithë popujt. Duke përfunduar diskutimin, Hrushovi konstatoi: - Pa kundërshtime, se na duhet t'i dëshmojmë kongresit. Lindi pyetja: kush do ta përgatisë këtë raport? Hrushovi caktoi Pospjellovin, ai kishte kryesuar komisionin, kishte mbajtur shënime e që u bënë lëndë e parë për diskutimet. Atij iu desh të kundërshtonte, për një çështje të tillë të rëndësishme duhet të shkruante sekretari i parë. A nuk do të pranonte Pospjellovi të kuptonte se si dëshmia divergonte në udhëheqje? Duke patur frikë rrjedhjen e mundshme të informacionit, anëtarët e Presidiumit të KQ nganjëherë dukeshin me të vërtetë të prekur në sedër se qenë të detyruar të jepnin miratimin për hapat, ndaj të cilëve patën kundërshtuar me vendosmëri dhe në mënyrë kategorike.
Ishte plotësisht e mundur që të lajmërohej edhe mungesa e kohës: në Moskë tashmë qenë mbledhur delegatët e kongresit, por në plenumin e fundit të tij qenë mbledhur anëtarët dhe kandidatët për anëtar të KQ të PKBS. Në mbledhjen e Presidiumit të KQ të 13 shkurtit u vendos që raportin për kultin e individit ta përgatiste vetë Hrushovi, i cili kishte folur në mbledhjen me dyer të mbyllura të kongresit. Pas kësaj të gjithë shkuan në sallë, ku qenë mbledhur pjesëmarrësit në plenum. Atë e hapi dhe e drejtoi Hrushovi. Ai po vetë edhe foli. Në të vërtetë, mjaft shkurt: - Na duhet të bëjmë vlerësimin e raportit. Presidiumi e shqyrtoi këtë raport dhe e miratoi. Ashtu edhe anëtarët e plenumit. Raporti është përgatitur jo nga Presidiumi, por nga plenumi i Komitetit Qendror. Si, a do ta dëgjojë plenumi raportin?
Aluzioni u kuptua:
- Miratohet! Nesër dëgjohemi!
Hrushovi sikur e priste këtë replikë:
- Atëhere do të vlerësojmë që raporti të pranohet nga plenumi i Komitetit Qendror dhe t'i ngarkohet atij ta shpallë në kongres.
- Ka edhe një çështje, vazhdoi Hrushovi, për të cilën duhet të flasim këtu. Presidiumi i Komitetit Qendror, pas shkëmbimit të pikëpamjeve dhe studimit të gjendjes dhe të materialeve pas vdekjes së shokut Stalin, ndjen dhe e vlerëson të domosdoshme të nxjerrë në dritë në Kongresin e XX të Partisë, në mbledhjen e mbyllur, raportin e KQ për kultin e individit. Në Presidium ne u morëm vesh që raporti të më ngarkohej mua për ta bërë, sekretarit të parë të K.Q. Ka kundërshtime? Kundërshtime nuk pati.

Kush ishte Stalini?

Josef Vissarionoviç Dzugashvili (Stalin).Lindi në Gori të Tbilisit Gjeorgji, më 21 dhjetor 1878 dhe vdiq në Moskë Rusi më 5 mars 1953. Në moshë të re u fut tek Partia Socialdemokrate e Gjeorgjisë. Ndërkohë punonte tek Observatori astronomik. Për aktivitetin e tij politik arrestohet më 1900 dhe bën dy vjet burg. Autoritetet e ruajnë dhe e dënojnë përsëri me internim në Siberi. Prej internimit arratiset dhe kthehet në Tbilis. Pas largimit nga Rusia ai bëhet drejtuesi i gazetës "Lajmëtari i punëtorëve kaukaz" në Finlandë. Këtu ai njihet dhe me Leninin. Kthehet përsëri në Rusi dhe merret me propagandë e cila do t'i kushtojë edhe një internim tjetër në Siberi. Këtu do të qëndrojë deri më 1917, viti i revolucionit bolshevik. Ndërkohë edhe reputacioni i tij ishte rritur shumë. Pas vendosjes sistemit bolshevik, Stalini hyn në qeverinë provizore, si komisar i çështjeve të etnive minoritare. Më 1922 emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror. Deri më 1939 kur fillon dhe Lufta e Dytë Botërore, nën drejtimin e Stalinit, URSS bëri hapa gjigandë në industri. E gjithë Lufta e Dytë Botërore e popullit rus u mbështet tek figura e Stalinit. Deri në momentin kur vdiq ai vendosi një sistem shtypjeje ndaj kundërshtarëve të tij por edhe shtresave të ndryshme të tij. Pas vdekjes kongresi i XX i Partisë Komuniste ruse e kritikoi vijën e ndjekur nga Stalini.


Kush ishte Hrushovi?

Nikita Sergejeviç Hrushovi lindur më 17 prill 1897, në krahinën e Kurskut. Pas revolucionit bolshevik ai u fut në radhët e ushtrisë së kuqe. Më 1918 futet në parti ku dhe merr poste në administratën e Donbas në Kiev të Ukrainës. Më 1931 transferohet në Moskë ku më 1935 i jepet posti i Sekretar i Komitetit të Partisë për qytetin e Moskës. Më 1938 bëhet Sekretar i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Ukrainës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mban postin e komisarit. Ishte komisari politik në betejën e Stalingradit. Pas mënjanimit të Malenkovit, i cili zëvendësoi Stalinin, ai mundet të bëhet Sekretari Përgjithshëm i Partisë Komuniste URSS. Në kongresi i XX të Partisë Komuniste Hrushovi, rrëzoi mitin e Stalinit. Gjatë drejtimit të tij si Sekretar i Përgjithshëm, politika e jashtme e URSS me Perëndimin u ashpërsua. Nën drejtimin e tij ndodhi kriza e raketave në Kubë. Lufta e ftohtë arriti kulmin e saj, Hrushovi mbahet mend dhe për diskutimin impulsiv mbajtur në OKB. Vdiq më 11 shtator 1971.

Prishja me Bashkimin Sovjetik

Pas një vizite që bëri në Shqipëri Nikita Hrushovi në fund të viteve '50 nisin dhe mosmarrveshjt e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Kanë qenë pikërisht Mbledhja e Partive Komuniste dhe Punëtore më 1961 ku u bë e qartë se Enver Hoxha dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt Mehmet Shehu iu kundërvunë Kongresit XX të PKBS dhe praktikisht nuk i pranuan idetë e Deklaratës. Enver Hoxha me fjalimin e tij demaskoi të gjitha vendimet e Kongresit XX, dhe hodhi poshtë në mënyrë kategorike aludimet që ishin bërë kundrejt figurës së Stalinit.
Armand JONUZI
tirana observer (arkivi)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:15
OSBE barazon krimet naziste me ato staliniste
Imazh

Ligjvënësit e OSBE-së miratuan sot në Vilnius të Lituanisë një rezolutë, që barazon krimet naziste dhe atyre të Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rezoluta, që u miratua nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, kërkon që 23 gushti të deklarohet dita e kujtimit të viktimave të dy regjimeve, atij nazist, edhe atij stalinist. Regjimi i Adolf Hitlerit dhe ai i Stalinit akuzohen për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Delegacioni rus e bojkotoi votimin. Rusia tha se rezoluta nënvleftëson kontributin e sovjetikëve në fitoren kundër nazizmit.

Më 23 gusht të vitit 1939, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik nënshkuran Paktin Molotov-Ribbentrop, një marrëveshje e cila e ndau Evropën në dy sfera influence dhe çoi në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. (ze)
Zëri i Amerikës
03-07-2009
Rusia kundër barazimit të krimeve të nazizmit me ato të Stalinit
Imazh

Ligjvënësit rusë kanë protestuar kundër një rezulute të Organziatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë që barazon krimet e nazizmit dhe të Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një deklaratë të përbashkët, ligjvënësit e të dy dhomave të parlamentit të Rusisë e cilësuan rezolutën e OSBE-së si fyerje të kujtimit të miliona ushtarëve rusë që çliruan Evropën nga fashizmi.

Rezoluta e miratuar në Vilnus të Lituanisë të premten, kërkon që 23 gushti të shpallet dita e kujtimit të viktimave të nazizmit dhe stalinizmit.
Të dy qeveritë, ajo e Adolf Hitlerit dhe ajo e Josif Stalinit akuzohen për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

23 gushti i vitit 1939 kur Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin Molotov-Ribentrop, një marrëveshje që e ndante Evropën në sfera influence dhe që çoi në Luftën e Dytë Botërore.//rd//
Zëri i Amerikës
07-07-2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:26
Krimet e Kremlinit

PARADA E USHTRISE RUSE - 9-5-2009
ImazhImazh

Ndërsa demokracitë europiane po festojnë 20-vjetorin e çlirimit të tyre nga komunizmi dhe sovjetët, Moska po
synon ta ripërtërijë dominimin e saj ndaj ish-satelitëve. Rishkrimi i historisë së Rusisë është pjesë e këtij plani. Ideja putiniste e sistemit progresiv sovjetik në të kaluarën, është e përpiluar ta arsyetojë qëndrimin e fortë aktual të Rusisë në rajon. Të marrim si shembull paradën vjetore në Moskë, më 9 maj, me të cilën u festua “fitorja ndaj fashizmit”, në përvjetorin e dorëzimit të Gjermanisë naziste tek aleatët. I gjithë manifestimi është i bazuar në iluzionin monumental kombëtar, i ushqyer nga Kremlini. Megjithëqë Rusia ishte njëra nga fuqitë fituese në fund të Luftës së Dytë Botërore, Moska vazhdon ta fshehë faktin historik se vetë Bashkimi Sovjetik e pati ndihmuar fillimin e luftës në aleancë të ngushtë me Gjermaninë naziste. Nëpërmjet marrëveshjes Ribentrop – Molotov, Stalini kishte bërë plane me Hitlerin për copëtimin e Europës Lindore. Aktualisht, Rusia e ka intensifikuar fushatën e saj revizioniste, duke pretenduar se vullnetarisht është tërhequr nga komunizmi dhe nga Bashkimi Sovjetik dhe se Lufta e Ftohtë ka përfunduar në marrëveshje me Perëndimin. Propaganduesit shtetërorë të Rusisë thonë se Bashkimi Sovjetik kurrë nuk i kishte pushtuar shtetet fqinje, pas Luftës së Dytë Botërore, por i kishte çliruar ato nga tirania. Ata e minimizojnë imponimin e sistemit totalitar të Kremlinit në rajon, që e ndali progresin e tyre politik dhe ekonomik pothuajse për gjysmë shekulli. Ndryshe nga Gjermania e pasluftës, Moska kurrë nuk ka paguar dëmshpërblim për krimet sovjetike dhe shpronësimet në Europën Qendrore dhe Lindore. Moska po ashtu, e fsheh faktin se Stalini ka vrarë më shumë rusë dhe shtetas të tjerë sovjetikë sesa Gjermania naziste. Të dhënat e saj zyrtare prej 27 milionë të vrarëve, përfshijnë disa milionë viktima të Stalinit, gjatë deportimeve sovjetike të civilëve dhe spastrimeve ushtarake. Në vend që të pranojë se ishte autore e një politike oportuniste në shkatërrimin e Europës, Rusia si shtet që doli nga Bashkimi Sovjetik, e përshkruan vetveten si viktimë dhe si fituese. Rusia ka ndërmarrë edhe një hap tjetër për rishqyrtim të historisë së saj, kur ka formuar një komision presidencial për promovimin e versionit sovjetik të historisë, dhe siç thuhet, për ta kundërshtuar propagandën “anti-ruse”, që e dëmton imazhin ndërkombëtar të këtij vendi.
Imazh
Ndërsa Rusia i jep shkëlqim të gënjeshtërt të kaluarës së saj të errët dhe i tregon muskujt e vet, ekziston frika se ata që e rishkruajnë historinë, mbase mund të jenë të predispozuar ta përsërisin atë.
“Wall Street Journal”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 24 Tetor 2009, 21:32
Dyshimet e serbëve për mungesën e një marrëveshjeje sigurie me Rusinë

ImazhImazhImazh
Disa analistë kanë thënë se gjatë qëndrimit të Medvedevit në Beograd është arritur një marrëveshje ruso - serbe për çështjet e sigurisë, por kjo nuk është bërë publike. Për çfarë bëhet fjalë? Ekspertët në Beograd thonë se Serbia, si neutrale në planin ushtarak, nuk mund të jetë promovuese e asnjë lloj sistemi sigurie. Ata nënvizojnë edhe pasojat negative të një vendimi të tillë eventual për rrjedhën e integrimeve evropiane. Në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë refuzojnë të bëjnë çfarëdo komenti, ndonëse Medvedev, në fjalën e tij, kishte potencuar ngjashmërinë e dy vendeve rreth kësaj çështjeje. “Kemi qasje të ngjashme në vlerësimin e situatave ndërkombëtare dhe aspekteve të sigurisë evropiane. Ne jemi të gatshëm të promovojmë nismën tonë bashkë me partnerët serbë dhe unë i kam thënë Tadiqit se nisma u drejtohet të gjitha vendeve të Evropës, pavarësisht nga përkatësia e tyre në blloqet ushtarake”, kishte thënë Medvedev në Beograd. Derisa opinioni në Serbi nuk ka informacione rreth ujdisë eventuale Beograd-Moskë, shtypi spekulon dhe pohon se koncepti i ri i sigurisë mbështetet në faktin se asnjë shtet apo organizatë siç është NATO nuk do të duhej të kishte të drejtën ekskluzive të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë. “Në esencë, nuk besoj se kemi të bëjmë me ndarje të re. Tash për tash, nuk bëhet fjalë për ndonjë aleancë të re ushtarake. Së paku, kështu nuk është thënë. Por, çfarë fshihet pas kësaj? Kjo është çështje që duhet studiuar”, thotë Ninosllav Kërstiq. Sipas disa informacioneve jozyrtare në Beograd, nuk përjashtohet mundësia që koncepti rus të parashohë formimin e sistemit të përbashkët mbrojtës raketor, që do të ngrihej kundër të gjitha formave të kërcënimeve për sigurinë e përbashkët. Bashkëpunëtori i Institutit gjerman për çështje të sigurisë dhe ndërkombëtare, Dushan Reliq, pohon se hapat e Rusisë nuk janë të drejtuar nga Rusia. “Rusia, para një viti, në njërën nga paraqitjet e para publike të Medvedevit në Berlin, propozoi krijimin e një arkitekture të re sigurie në Evropë. Me këtë nismë, Rusia synon të zëvendësojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, por Rusia nuk synon të integrojë Serbinë në asnjë lidhje të veçantë bilaterale me Moskën”, thotë Reliq. Analistët njëkohësisht thonë se, edhe nëse Serbia do të luante ndonjë rol të caktuar në nismën ruse, ajo është përcaktuar për neutralitet ushtarak. Ninosllav Kërstiq pohon se me këtë status, Serbia nuk mund të bëhet promovuese e asnjë lloj sistemi sigurie dhe, në vazhdim, vë në pah edhe efektet negative në synimet serbe për integrimin e vendit në strukturat evropiane. “Për aq sa kam kuptuar, Serbia, në këtë çast, dëshiron që me Evropën t’i ndajë vlerat politike, ekonomike dhe kulturore, por jo edhe çështjet e sigurisë. Ky nuk është qëndrimi i ndershëm i Serbisë ndaj Bashkimit Evropian”, konkludon Ninosllav Kërstiq.
24-10-2009 / Europa e Lirë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 03 Nëntor 2009, 16:41
NE MOSKE U DEMOSTRUA NE PARADEN USHTARAKE ME FOTOT E LENIN-STALINIT DHE TE DRAPER CEKANIT
Imazh

Per dijeni kur u shkepute Lituania prej BRSS nxorri me dekret presidenti ''Ndalimin e simboleve komuniste'', fotove te Stalinit dhe te m-l. Denohet me ligj nese nuk zbatohen.
Po ashtu dhe Keshilli i Europes e ndalon perdorimin dhe ekspozimin e simboleve komuniste si; DRAPER DHE CEKICIN? Ndersa shteti ruse vazhdon te risjelle epoken e Stalinit sepse ashtu po e pergatite terrenin ruse.

E paimagjinueshme kjo parade ruse e 9 majit te 2009 ne Rusi me SIMBOLIN E KOMUNIZMIT NE RUSI.

Imazh
9 maj 2009


Kushdo qe i sheh kete foto menjehere ben dy pyetje te shpejta per Rusine:

- Kujt i duhet ky kercenim me arme.

- Simboli i komunizmin kujt i duhet?

Pra kombinimi armatim dhe simboli komunist si mund ta stabilizoje.


Per here te pare po kremtohet çlirimi nga nazizmi pas 18 vjeteve ne parade ushtarake ne Moske


9 maj 2008 – 17:22
me 9 maj 2008 banoret e Moskes do te perjetojne nje Parade – Fitore si ne komunizem me parakalim ushtarak ne Sheshin e Kuq.
Ne parade moren pjese 8 mije ushtar qe demostruan armatime, raketa atomike dhe pajisje te blinduar dhe formacione te ndryshme ushtarake per te kujtuar Luften Çlirimtare kunder agresionit nazi-gjerman ne 1945. parada e Fitores u organizua nen prezencen e presidentit Medvedev dhe kryeministrit Vladimir Putin.
Putin, Medvedev dhe drejtues te tjere ruse jane te ndergjegjesuar se periudhat e Brezhnjevit, Gorbaçovit dhe te kohes se kapitullimit, te krizes total te ekonomise sovjetike-ruse si te gabuara, te pavlera per librin e historis ruse. Periudha e Sovjeteve socialiste nen udheheqjen e Leninit dhe Stalinit. Putin og Medvedev deshmuan se periudha komuniste te Lenin - Stalin e zhvilloi ekonomine dhe politiken me popujt te ndryshem te bashkimit Sovjetik.
Dita e Çlirimt ketu ne 9 maj 2008 nuk mund te demostrojme perseri dominim te ri ne ekspozimin e musklave ushtarake dhe shkelqimin e Fitores se Ushtrise Kuqe mbi Nazi-Gjermanine.
Imazh
Foto: Aleksander Semlijanitjenko


u more teky link:
http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... N%26um%3D1

interpres.wordpress.com/.../rusland-°-rossija/

E pregatiti në shqipë Bep Martin Pjeti
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 03 Nëntor 2009, 21:01
VAZHDON

Flamujt sovjetik me foto prej udheheqesve te pare te Bolshevizmit u demostruan ne 9 maj te 2008

ImazhImazh
ImazhImazh
VAZHDON
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
RUSIA si SHTET IMPERIALISTO-STALINISTE, Posted 03 Nëntor 2009, 21:06
VAZHDON
ImazhImazh
Foto; Jurij Kadobnov - DMITRIJ MEDVEDEV MBAN FJALEN PARA KOMBIT RUSE NE DITEN E FITORES MBI NAZIZMIN GJERMAN NE KATEDRALEN VASILIJ


Orkestra ushtarake e madhe me marshin ushtarak nisi marshimin e Parades Ushtarake ne Sheshin e Kuq qe beri te leviz nje mase gjigande armatime te renda ushtarake, te palevizura qysh ne epoken e Sovjeteve. Ne mesin e armatimeve u pane edhe raketa bailistike te tipit Topol-M dhe autoblina tipe T-90.
Aty demostruan nje pjese e mire e ushtarve me uniforma te Ushtris Kuqe te Luftes se Dyte Boterore me yje te kuqe ne kapelet dhe me flamuj te kuq mes fond foto te Laninit dhe Stalinit qe valeviteshin lart me brohoritma.
Presidenti i sapo zgjedhur D.Medvedev dhe V.Putin ndoqen Paraden, por ne ndryshim me udheheqesit e maparshem sovjetik nuk qendruan ne Maozeleumin Lenin, por ne nje tribune me perpara, ku ky maozeoloum ishte e fshehur prapa nje banderole gjigante me tekstin ’9 Maj 1945’’.

Presidenti Medvedev mbajti nje fjalim te shkurter dhe e perfundoi me pershendetjen tradicionale te armates ushtarake te Rusise:
HURRA

Ku me pas masa gjigande ushtaresh te inkuadruara sipas armeve u pegjegjen: ’’Hurraaaaa!’’ te shoqeruar me nje tingull e zhurmese-uleritse e njohur ne sulmin e Pallatit te Dimrit te Carit ne 1917.
Pas nje marshimi te veteraneve te luftes te veshur me xhaketa uniformet te mbushura me medalje lufte, theksoi Medvedev ndjenjen e fuqishme te respektit per ’’bashkimin e kombit’’ dhe kujtoi se ’’lufta nuk lartesohet prej vetvetes’’(me kuptimin se lufta te larteson ose te ule sh.im B.P)
….’’konfliktet e armatosura nuk lindin vete,’’ etj theksoi Medvedev dhe vazhdoi:
’’ Historia e Luftes se Dyte Boterore na tregoi se konfliktet e armatosura nuk mbijne vete, ne ket periudhe shperthyen ambicie te papergjegjshme qe hodhen ne fushe beteje vende dhe te gjitha kontinentet. Prandaj ne do te kujtojme qe te mesojme prej luftes dhe sot te gjithe te çohemi ne kembe per te penguar tragjedite prej ndonje projekti te ri lufte.’’
- – – – – – – – – – – - – – – – – – – - – – -
Prandaj duhet ne te jemi ekstremisht te vemendshem ne te gjitha dukurite urrejtese raciste apo fetare ose te injektoi nje ideologji terrori dhe ekstremizmi’’, sqaroi Medvedev, qe gjithashtu kritikoi tentativ ane ’’perzjerien e puneve te shteteve te tjera apo te shqyrtohen kufijte.’’
’’Ne nuk duhet te lejojme injorimin e normave te se drejtes se popujve, ato ligje qe jane nenshkruar prej liderve nderkombetare, ato ligje si; siguria e jetes dhe vlerat e se drejtes se rregullit boteror te cilat jane shkelur.

U more ky material nga kjo linke:
http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... N%26um%3D1

U perkthye dhe u pregatit prej Bep Martin Pjetrit
Dt. 3 nentor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 3 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Tetor 2014, 21:38
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari