"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 18 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI, Posted 03 Maj 2009, 10:13
Me shprehi të shëndetshme kundër diabetit

Saturday, May 2, 2009
Imazh

Nëntë nga dhjetë rastet e diabetit tip 2 te personat e moshuar mund të parandalohen me ndryshimin e shprehive jetësore, pohon një studim i ri.

Rezultatet e studimit të botuar në revistën “Archives of Internal Medicine” tregojnë se kombinimi i pesë faktorëve jetësorë: mos-aktiviteti trupor, ushqimi i pashëndetshëm, duhanpirja, konsumimi i alkoolit dhe yndyrat trupore, ndikojnë në 90% të rasteve të reja me diabet te personat më të moshuar se 65-vjeç.

Ndryshimi nga ana pozitive (shtimi i aktivitetit trupor, ndërprerja e pirjes së duhanit apo konsumimit të alkoolit, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe kontrollimi i yndyrave në gjak) , i vetëm njërit nga këto faktorë zvogëlon dukshëm rrezikun për shfaqjen e diabetit, shtojnë autorët.

Këto të dhëna japin konkludimin se diabeti mund të parandalohet në masë të madhe me anë të shprehive të shëndetshme jetësore.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Drejtues

Poste: 81
Antarësuar: 28 Prill 2009, 20:34
I -Amshuari me ke keqkuptu. Nuk pata asgja personale me kend. Un shpreha aversivitetin tem ndaj tentativs t'disa shkenctarve botnor t'financum prej organizatave fitimprurse me mbjell panik en popullat. Se vec me tut -frike, kontrollohet dynjaja. Me frik bahen edhe lekt. Asht dituni e zakonshme.
Un thash qe me kto mendime negative qe u kultivohen njerzve en mnyr t'pavetdijshme prej ktyne organoizatave me an te disa 'shkenctarve' te vecant... ata kontribojn substancialisht me ja shakktu vetit smundjet en qoft se nuk i ka... ose me ja rendu vetit smundjen en qoft se e ka. Pershembull mas shperthimit te gript te thive... un kam marr vesh qe en amerik e meksik njerzit jan tu ble maska e mjete tjera mrojtse... imagjinoni anomalit psikologjike qe po perjetojn njerzit. Gripi i thive ka egzistu shum koh ma perpara se me u ba event sensacional en media...e nuk asht aq i rrezikshem sa reklamohet prej tyne mediave me lidhje te organizatat e firmat qe shesin ditunin, fabrikojn e shesin medikamente e mjete mrojtse ndaj gripit. Skenari asht i thjesht.
En ekonomi na kan msu qe marketet-tregjet kajher nuk mund te egzistojn.
En munges te tregut per nji produkt ti duhet me KRIJU tregun.
Ka shum mnyra me kriju tregun.
Por en periudhen moderne ku media ka provu forc te malle arritje t'gjana audiencash botnore , manipulimi, bindjeje e kultivimi shum firma i drejtohen medias per bashkpunim.
Un jam nji investitor i mall. Identifikoj e zgjelli nji industri me investu kapitalin tem. Zgjelli me prollu em falni per shembullin, prezervativ...Mas analizimit te kostos, humbjes e fitimit , i drejtohem medias, shkenctarve e individve me za autoritar me me ndihmu me kriju tregun tem. Ata jan te specializum en ket gja.
En fillim shpikun nji smundje jo-egzistente dhe e qujn Sida. Pra prezantohet PROBLEMI... pa pas problem...nevoj... kerkes...nuk ka market...nuk ka blemje. En perballje me problemin dihet qe njerzit kerkojn zgjillje.
Kshtu hapi i dyt i strategjis manipuluse asht me ofru zgjilljen Zgjillja nuk asht ken kurriher ma bindse se sa kur vjen prej autoriteteve e medias. Media en bashkpunim me zerat autoritat krijon emisione shumorshe dediku katastrofave te epidemis ,,,, dhe si do dukej sikur ta kishim ne at smundje en vend tone. Kjo bahet thjesht me fut tuten-friken pa lan me kuptu qellimin e tyne. Kshtu krijohet paniku. Ankthi. Kur kerkimet shekncore te fiunacnume prej medias tregojne nivel te nalt paniku e ankthi en popullat, ater ata dalin me ZGJILLJEN. Nji prej zgjilljeve media reklamon, perdorimin e prezervativit. En mes te emisionit, futet nji 3 sekondsh reklam e prezervativit te kompanis qe financon emisionin... puna asht ba....
Ku kan BJESHKT t'plot hijeshin, ku bajn KULLAT bujarin, Ku vallzojn ShQIPET e malit...

http://www.youtube.com/watch?v=RrZigmvC ... re=related
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ASTMA, Posted 17 Qershor 2009, 21:01
Astma


Astma radhitet e gjashta nga sëmundjet kronike. Astma është më e përhapur në qytete, sidomos në popullata me të ardhura të pakta financiare. Duke u nisur nga këto statistika alarmuese spitali ynë përpiqet të edukojë popullsinë për sa i përket sëmundjes së astmës, si personat të kujdesen vetë për të, si të merren masa parandaluese dhe se si trajtohet kjo sëmundje.

Pikat më specifike për edukimin e pacientëve tanë për astmën përmbajnë:
• Të kuptosh astmën
• Të bësh dallimin midis ilaçeve "lehtësues të menjëhershëm" dhe "kontrollues të sëmundjes"
• Të mësosh si të përdorësh korrektësisht një inhaler me dozë (pompë) dhe ilaçe të tjera
• Të mësosh si kurohet astma duke përfshirë ndjekjen nga vetë pacienti duke përdorur një “peak flow meter”
• Të dish si të veprosh kur ndodh një krizë
• Të mësosh të njohësh faktorët që ndikojnë në shfaqjen e simptomave dhe se si mund të shmangen ato
• Të mësosh rreth trajtimit të stresit dhe mënyrës së ushqyerit

Spitali ynë ndihmon në mënyrë të veçantë të rriturit e diagnostikuar për herë të parë me astmë duke i edukuar sesi trajtohet astma. Ne ndihmojmë se si ata të kujdesen vetë për veten.
Çfarë është astma e të rriturve?
Astma është një sëmundje që vështirëson frymëmarrjen. Ajo mund të shfaqet herë pas here, ose në mënyrë kronike. “Herë pas here” do të thotë ju mund të kaloni një krizë azmatike ndonjëherë. “Kronike” do të thotë që ju e keni astmën gjithmonë, por ndonjëherë ju nuk e vini re që ajo është.
Sot, astma mund të kontrollohet. Miliona njerëz kanë astmë. Nuk është sëmundje ngjitëse; ju nuk mund ta merrni atë nga një person tjetër. Ju duhet të mësoni ta kontrolloni atë me trajtimin dhe mjekimin e duhur dhe të shmangni gjërat që shkaktojnë shfaqjen e krizës së astmës.
Frymëmarrja Normale: Kur ju merrni frymë, ajri kalon nga hundët dhe goja në rrugën e frymëmarrjes (trakea) dhe më pas në rrugë më të vogla të frymëmarrjes që quhen bronke për të kaluar në mushkëri. Kur ju nxirrni frymë ajri kalon jashtë me të njëjtën rrugë.

Frymëmarrja bëhet e vështirë, sepse astma shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes me:
• Inflamacion (skuqje dhe fryrje të shtresës së brendshme të rrugëve të frymëmarrjes)
• Mukus (lëng i trashë që prodhohet nga shtresa e brendshme e rrugëve të frymëmarrjes)
• Shtrëngim të muskujve rreth rrugëve të frymëmarrjes

Në vitet e fundit janë zhvilluar mënyra të reja trajtimi për personat me astmë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Nuk duhet të mendojmë se astma ndodh vetëm një herë në formën e një krize. Ne tani dimë se astma është një gjendje kronike dhe gjithmonë mund të ketë inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes. Inflamacioni shkakton acarim të tepërt të rrugëve të frymëmarrjes të cilat reagojnë duke prodhuar më tepër mukus dhe duke kaluar në spazmë.
Spazma është shtrëngimi i muskujve rreth rrugëve të frymëmarrjes dhe vështirëson kalimin e ajrit. Ky inflamacion duhet mjekuar përherë, jo vetëm në rastet e krizës.

Çdo person me astmë kronike i ka rrugët e frymëmarrjes më të acaruara ose më të ndjeshme, të cilat reagojnë shumë lehtë ndaj shumë acaruesve, ose siç quhen ndryshe “shkaktues”.
Këta “shkaktues” janë:
• Pluhuri
• Poleni
• Qentë
• Macet
• Infeksionet e sistemit të frymëmarrjes
• Koha e ftohtë

Përveç këtyre ka edhe shkaktues të tjerë. Kur ju bini në kontakt me një nga këta shkaktues rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe prodhojnë më shumë mukus.

Një krizë akute (e menjëhershme) shkaktohet nga kontakti me një “shkaktues”, si p.sh:
• Shkaktuesit alergjik: (qimet e qenve, maceve, buburreci, myku, bari i keq dhe polen të pemëve ose barit, pluhuri i shtëpisë)
• Acarues si tymi i duhanit, pluhuri, parfumet, spërkatësi i flokëve, solucionet e shtëpisë që mbajnë erë të fortë, si p.sh amoni, bojërat, ndotja e ajrit
• E ftohura ose infeksionet e sistemit të frymëmarrjes
• Ushtrimet si vrapimi (sidomos kur bëhen pa nxehje)
• Ilaçet si p.sh aspirina ose ilaçe të tjera anti-inflamatore josteroidale
• Përbërësit shtesë të ushqimeve, si p.sh sulfitet
• Ndryshimi i temperaturës – frymëmarrja e ajrit të ftohtë
• Emocionet, si p.sh të qeshurit ose të qarit

Astma kronike ka tre pjesë:
• Inflamacioni kronik i rrugëve të frymëmarrjes do të thotë që rrugët e frymëmarrjes janë pothuajse përherë me inflamacion. Kjo i bën ato tepër të ndjeshme.
• Rrugët e frymëmarrjes tepër të ndjeshme reagojnë shumë lehtë ndaj acaruesve, si p.sh pluhuri, poleni, infeksionet e sistemit të frymëmarrjes, duhani, kafshët etj.
• Ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes kur jeni të ekspozuar ndaj një acaruesi. Muri i rrugëve të frymëmarrjes fryhet dhe shkakton më tepër ngushtim. Prodhohet më tepër mukus, i cili i bën rrugët e frymëmarrjes më të ngushta. Muskujt përreth rrugëve të frymëmarrjes shtrëngohen aq shumë sikur shtrydhen.

Shenjat e Astmës:
• Kolla – se ju përpiqeni të nxirrni jashtë mukusin e tepërt
• Fishkëllima të frymëmarrjes – kjo shkaktohet ngaqë ajri kalon përmes rrugëve të ngushtuara të frymëmarrjes
• Frymëmarrje e shpejtë ose vështirësi në frymëmarrje – se ju përpiqeni të merrni dhe të jepni frymë përmes rrugëve të ngushta të frymëmarrjes
• Ndjesi si ngushtim të kraharorit

Masat parandaluese:
• Vendosini dyshekët, jorganët dhe jastëkët në mbulesa të mbrojtura nga pluhuri
• Hiqni qilimat dhe mobiliet me copë nga dhoma juaj e gjumit
• Pastrojeni pluhurin shpesh me vakum (makinë fshirëse që thith pluhurin)
• Hiqni lodrat si kafshë të mbushura brenda që thithin pluhur ose lajini shpesh ato, ose mbulojini me qese plastike
• Mbajini banjat të thata për të mënjanuar mykun dhe përdorni tharëse ajri, nëse është e nevojshme
• Ndryshoni filtrat në kondicionerët e ajrit se ato përmbajnë pluhura
• Shmangni jastëkët me pupla dhe përdorni materiale sintetike, si poliestër
• Shmangni vizitat në shtëpitë që mbajnë kafshë dhe mos mbani kafshë në shtëpinë tuaj
• Zgjidhni p.sh të mbani peshk në vend të kafshëve me qime

Për sa i përket të ftohurit dhe infeksioneve të sistemit të frymëmarrjes:
• Larja e shpeshtë e duarve është një mënyrë e mirë për të mos marrë një të ftohtë
• Shmangni kontaktin me shokët e sëmurë me të ftohtë
• Bëni vaksinimin e gripit dhe të pneumonisë, nëse mjeku juaj jua rekomandon atë.

Për sa i përket ushtrimeve fizike:
Ushtrimet fizike nuk duhen lënë pas dore, por ju duhet të merrni disa masa.
Para ushtrimit përdorni një ilaç, ose bëni një nxehje sidomos në kohë të ftohtë kur kriza e astmës është më e predispozuar të ndodhi. Ju duhet të planifikoni të bëni ushtrime mjaftueshëm pa shkaktuar një krizë azmatike. Kjo mund të bëhet duke përdorur mjekimin e duhur ose duke bërë një nxehje para ushtrimit.
Noti është një sport i mirë por ju mund të merreni edhe me sporte të tjera më të rëndë.

Mjekimi i astmës për të rriturit
Në vitet e fundit trajtimi i astmës ka ndryshuar shumë. Është më e lehtë ta kontrollosh atë me mjekimet e reja. Është e rëndësishme të bashkëpunoni me doktorin tuaj nga afër dhe të përgatisni planin më të mirë dhe më të lehtë për ju vetë.

• Ilaçet kundër inflamacionit ose "ilaçet që kontrollojnë sëmundjen"
Një lloj i ilaçeve quhet ilaç kundër inflamacionit. Shpeshherë jepet në recetë si ilaçi kryesor që parandalon një krizë të astmës. Nëse e merrni çdo ditë ai kontrollon inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes dhe ul fryrjen dhe prodhimin e mukusit. Kjo ul ndjeshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes dhe bën që të keni episode astmatikë më pak ose më të lehtë.
Ilaçet kundër inflamacionit quhen “kontrollues të sëmundjes” dhe duhet të merren çdo ditë për të kontrolluar ose të parandaluar krizat e astmës – ju nuk duhet ta lini atë edhe pse ju ndiheni mirë. Flisni me doktorin tuaj para se të ndaloni marrjen e ilaçit.

• Bronkodilatorët ose "ilaçet shpëtues"
Një lloj tjetër ilaçi quhet bronkodilator dhe ka një qëllim tjetër. Përdoret për të ndaluar një krizë azmatike kur ajo ka filluar. Sapo fillon shenja e parë e një krize azmatike një bronkodilator duhet përdorur për të hapur rrugët e frymëmarrjes, kështu që më shumë ajër të kalojë në rrugët e frymëmarrjes dhe ju të merrni frymë më lehtë. Këto quhen ilaçe "shpëtues". Ato janë gjithashtu ndihmëse para ushtrimeve fizike për të parandaluar vështirësinë në frymëmarrje.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PLASTIKA NE KOCKAT E DEMTUAR, Posted 17 Qershor 2009, 21:25
ARTROPLASTIA


Artroplastia është rikonstruksioni ose rimodelimi i një artikulacioni të sëmurë ose të dëmtuar. Kjo kirurgji fakultative shpesh përfshin zëvendësimin e artikulacionit, implantimin e një artikulacioni artificial (proteza).
Vetëm disa prej kandidatëve janë të përshtatshëm për procedurën, si p. sh. ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore, por që kanë dhimbje osteoartritike që nuk i përgjigjet trajtimeve të përdorura dhe që pengon aktivitetin e përditshëm, ul cilësinë e jetës.
Eliminimi i dhimbjes shpesh konsiderohet si faktor çlirues për shume pacientë që i nënshtrohen artroplastisë. Dhimbja dhe rënia e kualitetit te jetës janë dy faktorët kryesorë për të bërë artoplasti (sipas Arthritis Foundation në SH.B.A).
Artroplastia mund të zëvendësojë një pjesë të artikulacionit (artroplasti parciale) ose gjithë artikulacionin (artoplastia totale) me protezë (artikulacion artificial).
Proteza zëvendëson kockën, kartilagon e dëmtuar ose të zhveshur. Ato në mënyrë tipike shkojnë deri 10-15 vjet. Disa modele të reja që janë promovuar mund të zgjasin mbi 20 vjet por të pa provuara ende klinikisht. Suksesi i artroplastisë varet shumë nga përzgjedhja e pacientëve veçanërisht të atyre që kanë nevojë për artoplasti totale.
Për shkak të jetëgjatësisë të kufizuar të protezave, artroplastia totale nuk përdoret për pacientet në moshë të re. Megjithatë nga ana tjetër edhe duke pritur shumë gjatë për të zgjidhur një problem të artikulacionit, reduktohet mundësia e arritjes së një rezultati të mirë nga artoplastia e kryer vite më vonë. Kandidatët për artoplasti totale zakonisht janë mbi 60 vjeç, sepse të rinjtë dhe ata fizikisht aktivë, e konsumojnë protezën më shpejt. Artikulacioni i pacientit për artoplasti duhet të ketë funksion të kufizuar, i cili pengon aktivitetin normal të përditshëm dhe zakonisht paraqiten me ngurtësim dhe ënjtje kronike, vështirësi në ecje (kur preken artikulacionet anësive të poshtme) ose vështirësi në kapjen/mbajtjen e sendeve (kur preken artikulacionet anësive të sipërme), dhimbje të moderuar ose të padurueshme edhe në qetësi si pasojë e osteoartrozës. Deformimi i artikulacionit rrit mundësinë e përdorimit të artoplastikës si trajtim adekuat.

Rrethanat e përdorimit të artoplastisë:
Artoplastia përdoret për trajtimin e artikulacioneve të prekura në rrethanat e mëposhtme:
1-Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Individët me forma të avancuara osteoartriti, që nuk i përgjigjen trajtimit me metoda të tjera janë kandidatë të përshtatshëm për artroplasti. Procedura përdoret kryesisht për reduktimin e dhimbjes dhe për të rritur cilësinë e jetës.
Protezat e gjurit janë bërë një mjet i zakonshëm për trajtimin e osteoartritit të rëndë të gjunjëve.
2-Artriti reumatoid: Format kronike inflamatore të artritit mund të prekin çdo moshë. Artiriti reumatoid juvenil dhe ai adult mund të çojnë në nevojën për artoplasti.
3-Frakturat: Traumat në individët me osteoporozë shpesh shkaktojnë fraktura të këllkut te pacientët e vjetër dhe që mund të kërkojnë protezë totale ose parciale të këllkut (kokso-femorale).
4 –Osteonekroza është vdekja e indit kockor shkaktuar nga bllokimi i qarkullimit të gjakut aty. Artoplastia mund të jetë e përdorshme për trajtimin e kësaj gjendjeje, veçanërisht kur ndodh në pjesë kockore afër artikulacionit, si p.sh. koka e femurit.
5-Artriti post-traumatik i shkaktuar nga dëmtimet. Artriti që ndjek një frakturë ose luksacion mund të trajtohet me artoplasti.
6-Displazia zhvëllimore e këllkut. Në rastet kur acetabuli (kaviteti në kockën pelvike ku vendoset koka e femurit) është i cekët dhe koka femorale ekspozohet, shpesh rezulton osteoartrit i hershëm.
Në këto raste protezimi total mund të jetë zgjidhje.
7-Kanceri kockor primar ose metastazat, kur preket artikulacioni artoplastia mund të përdoret për zëvendësimin e tij.
8-Deformimi i artikulacionit, disa artikulacione si gjuri duke u deformuar (jashtë ose brenda) shkaktojnë dhimbje dhe kufizim të lëvizshmërisë.
9-Artriti psoriatik, është një formë artriti që prek të sëmurët me psoriazis duke shkaktuar inflamacion të dhimbshëm në artikulacionet e dorës.

Ç’ndodh përpara dhe gjatë procedurës:
Pacientëve mund t’i përshkruhen ushtrime përpara operacionit, që të mundësohet shërim më i shpejtë post-operativ.
Duhet siguruar gjak para procedurës I cili mund të jetë dhurim autolog (nga vetë i sëmuri) disa javë para operacionit, ose i dhuruar prej të tjerëve, por që duhet të jetë izogrup dhe izorhesus i përshtatshëm.
Bëhet vlerësimi i historisë së sëmundjes, duke u përqendruar në simptomat, nivelin e dhimbjes, ndërhyrjen e dhimbjes në aktivitetin e përditshëm, mjekimet e marra dhe alergjitë e ndryshme.

Ekzaminimet që mund të kërkohen janë:
• Grafia
• Artrografia, është një test radiologjik që përdor kontrast mesatar për të theksuar një artikulacion.
• MRI (rezonanca magnetike)
• Ct-skan të kockës
• Ekg
• Analiza (gjaku, urinë, etj)

Artoplastia kërkon qëndrim disa ditor pas operacionit në spital. Artoplastia realizohet me anestezi që mund të jetë e përgjithshme, zonale ose lokale. Kjo përcaktohet nga artikulacioni ku do punohet, nga zgjatja e operacionit si dhe nga dëshirat dhe nevojat e pacientëve dhe e kirurgut që do të operojë.
Antibiotikët përdoren kundra infeksionit pas operacionit.
Procedura vetë mund të zgjasë nga 1 orë deri në 4 orë, duke u varur nga artikulacioni ku po punohet dhe nga lloji artroplastisë.
Pas procedurës menjëherë pacienti shtrohet në dhomën e zgjimit, derisa t’i dalë anestezia plotësisht (të zgjohet plotësisht). Më pas shtrohet në dhomën ku do të qëndrojë disa ditë në varësi të procedurës së kryer. Gjatë qëndrimit pas operacionit në spital mund të merren masa për limitimin e peshëmbajtjes, lëvizjeve dhe aktiviteteve, p.sh. pacientët që bëjnë protezë kokso-femorale instruktohen të mos përkulen përpara ose të mos kryqëzojnë këmbët. Mund të përdoren pajisje për imobilizim artikulacioni (p.sh. splinte ose slinge) bëhen lëvizje të vazhdueshme pasive ose mbi vëzhgimin e fizioterapistit ose nga pajisje të veçanta që bëjnë lëvizje të ngadalta të artikulacionit kur pacienti është i shtrirë. N.q.s. anësitë e poshtme përfshihen në procedurë, përdoren çorape shtrënguese që përmirësojnë qarkullimin dhe ulin rrezikun e trombozave. Analgjezikët antinflamatorë jo steroidë përshkruhen për dhimbjen si dhe antibiotikë dhe antikoagulantë.
Fizioterapia fillohet që ditën 1-2 pas operacionit, në spital dhe vazhdohet në shtëpi. Pacienti inkurajohet të lëvizë me ndihmën e patericave (për artoplastinë e gjurit dhe këllkut) që ditën 1-2 pas operacionit. Ndërsa plaga operative shërohet, shtohet toleranca ndaj fizioterapisë. Zakonisht fizioterapia mund të vazhdojë me muaj pas artroplastisë.
Pacienti zakonisht mund të rifillojë disa aktivitete të përditshme pas 1 muaji ose 2. Megjithatë në varësi të artikulacionit të trajtuar dhe artroplastisë, funksioni normal mund të arrihet 3-6 muaj pas operacionit. I shëruar pacienti quhet pas 9-12 muajsh. Aktivitetet “me ndikim të lartë” duhen evituar, sepse rritet rreziku për të dëmtuar protezën duke rritur stresin në artikulacion.

Përfitimet dhe rreziqet e artoplastisë:
Artroplastia është një hap shumë i rëndësishëm për heqjen e dhimbjes, rivendosjen e funksionit ose korrektimin e defekteve të lindura. Rritja e kualitetin të jetës dhe rritja e komfortit, si dhe lehtësimi i dhimbjes janë shumë të spikatura në pjesën më të madhe të rasteve të operuara. Megjithatë procedura ka rreziqet e saj. Në disa raste ka faktorë risku që mund ta përjashtojnë artroplastinë si opsion trajtimi. Mosha e re dhe aktiviteti i larte fizik shkaktojnë stres të rritur në artikulacion dhe për rrjedhojë konsumim të shpejtë të protezës, duke e bërë opsionin e protezës të kufizuar për pacientët e rinj.
Një “ mekanizëm ekstensor” (përfshin muskujt që bëjnë shtrirjen e artikulacionit) jo funksional ose një qarkullim i varfër i gjakut, gjithashtu mund ta përjashtojë artroplastinë si opsion trajtimi.
Kirurgjitë e mëparshme në zonën e prekur komplikojnë procedurën.

Disa gjendje që vështirësojnë shërimin dhe që në disa raste përjashtojnë artoplastinë janë:
• Çrregullime të frymëmarrjes dhe cirkulare, si p.sh. sëmundjet kardiovaskulare;
• Çrregullimet e gjakut, si anemia;
• Çrregullimet endokrine, si diabeti i pakontrolluar dhe hipertiroidizmi;
• Dislipidemitë;
• Çrregullimet urologjike, si hipertrofia beninje e prostatës, kanceri i prostatës;
• Sëmundjet infektive.

Artroplastia mbart disa rreziqe, megjithëse ndërlikimet nuk janë të shpeshta:
• Tromboembolizmi: Antikoagulantët përdorën për parandalimin e trombozave. Çorapet shtrënguese si dhe lëvizjet e hershme pas operacionit ndihmojnë në rivendosjen e qarkullimit.
• Infeksioni, kur ndodh infektimi i protezës ajo hiqet dhe pacienti lihet disa javë me antibiotikë. Ndërlikimi i infeksionit mund të ndodhë dhe vite pas procedurës.
• Osteoliza: Komponentët e protezës gërryhen me kohë dhe këto pjesëza grumbullohen në artikulacion ose në indet rreth e rrotull. Kjo shkakton një përgjigje inflamatore që përfshin edhe prodhimin e enzimave që gërryejnë kockat. Frekuenca e këtij fenomeni është ulur me përzgjedhjen e materialeve më të qëndrueshëm për protezat, por prapë paraqet kërcënimin më të madh për jetëgjatësinë e protezës. Osteoliza në mënyrë tipike trajtohet kirurgjikalisht.
• Osifikimi: Indet e buta përreth artikulacionit forcohen. Kjo mund të jetë edhe përgjigje ndaj traumës kirurgjikale. Është më e zakonshme në gju dhe zakonisht është e padhimbshme.
• Frakturat periprostetike: Janë frakturat që ndodhin rrotull protezës. Frakturat e vogla lihen, nuk preken, kurse të mëdhatë duhen zgjidhur kirurgjikalisht.
• Thyerja e protezës. Vetë proteza mund të thyhet. Kjo riparohet në mënyrë kirurgjikale.
• “Aseptic loosening”: Proteza mund të lirohet. Kjo është më e zakonshme kur është përdorur amalgamë për ta fiksuar me kockën. Mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për riparimin e saj.
• Dislokacioni: Proteza mund të luksohet, veçanërisht menjëherë pas operacionit, kur indet e buta që rrethojnë artikulacionin janë të dobëta dhe të pashëruara akoma. Kirurgjia zakonisht nuk kërkohet për reponimin e artikulacionit.
• Reaksionet alergjike: Disa njerëz mund të kenë alergji ndaj metaleve, por mund të mos jenë në dijeni të saj. Kjo mund teë jetë problem me disa lloj protezash të caktuara. Testet alergjike kutane mund të shmangin implantimin e një proteze problematike.
• Dëmtimet nervore: Një numër shkaqesh shkaktojnë këtë fenomen, duke përfshirë rrezikimin e një nervi nga proteza. Trajtimi varet nga shkaku dhe mund të kërkojë operacion.
• Dëmtimet vaskulare: Një vazë mund të dëmtohet gjatë operacionit. Kontrolli i gjakrrjedhjes dhe riparimi i saj duhet bërë gjatë operacionit.
• Mospërputhja e gjatësisë: Rrallë, një këmbë mund të jetë më e shkurtër ose më e gjatë se këmba tjetër pas artroplastisë. Kirurgu duhet të marrë masa që të shmangë këtë shkak për çrregullim të qëndrimit, para dhe gjatë kirurgjisë.

Stili i jetës pas artroplastisë:
Pacientët duhet të ndjekin këshillat e dhëna nga mjeku i tyre. Disa pacientë, sidomos ata që kanë bërë artroplasti të koksofemoralit (kokërdhokut), mund të kërkojnë adoptime në shtëpi, si shtimi i parmakëve ose stolave.
Proteza (artikulacioni artificial) nuk është aq efektiv sa ai normali. Funksioni tij është më i kufizuar, duke u varur kjo edhe nga artikulacioni që është prekur. Lëvizshmëria dhe forca mund të jenë të kufizuara. Pacientët inkurajohen të ushtrohen, por këshillohen të shmangin “aktivitetet me ndikim të lartë” si vrapimi apo tenisi.
Proteza nuk jeton në përjetësi. Te pacientët e rinj ajo duhet zëvendësuar disa herë gjatë jetës së tyre.

Alternativat dhe variantet e artroplastive:
Pacientët këshillohen të shohin njëherë alternativat e tjera para se të shkojnë te artroplastia. Trajtimet jo kirurgjikale si mbërtheckat artikulare, terapi fizike, trajtimi me ilaçe janë të mundshme. Gjithçka duhet të përdoret para se të shkohet te operacioni.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
OSTEOPOROZA, Posted 17 Qershor 2009, 21:55
OSTEOPOROZA


Osso(kocka) normal-----------Osso jo normal
ImazhImazh

Osteoporoza është një sëmundje endokrine e skeletit, e karakterizuar nga rezistencë e ulët e kockës, gjë e cila predispozon për rrezik të lartë frakture.
Imazh

Epidemiologjia
Osteoporoza është një sëmundje, frekuenca dhe manifestimi klinik i së cilës është në përpjesëtim të drejtë me rritjen e shpresës për jetën, duke iu shtuar shqetësimeve të tjera të moshës.
Faktorët ndikues: - faktor esencial dhe përcaktues: mosha, raca, pesha e ulët, momenti i instalimit të mungesës hormonale
Faktorët ndihmues: mungesë kalciumi dhe vitamine D, mungesë estrogjenësh (pavarësisht nga shkaku), jetë e ndenjur ulur, duhani, kafeja, etj.
Me moshën gratë humbin mesatarisht 30-40% të masës kockore, ndërsa burrat afërsisht 20-30%. Kjo humbje ndodh në dy linja:
-e para është humbja e lehtë, e vazhdueshme lidhur me moshën, e cila ndodh si tek gratë ashtu dhe tek burrat, dhe është përafërsisht 0.5-1% në vit.
- e dyta është e lidhur me mungesën estrogjenike që ndodh në menopauzë, kjo humbje është e përshpejtuar dhe është me disa % në vit.
Të tjera shkaqe janë:
Pamundësia e arritjes së një mase kockore optimale gjatë adoleshencës dhe më vonë:
- shkaqe gjenetike
- dietë e pamjaftueshme me kalcium
Të tjera sëmundje, (në këtë rast quhet Osteoporozë dytësore):
- hiperkorticizëm;
- tirotoksikozë;
- hipogonadizëm;
- imobilizimi, etj.

Kur duhet të paraqitemi tek mjeku?
Osteoporoza nuk jep një shenjë të sajën, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”.
Për këtë arsye te mjeku duhet të paraqiten:
- të gjitha gratë mbi 65 vjeç;
- ato që kanë një frakturë fraxhiliteti (mbas një traumatizmi minor);
- gratë në peri apo postmenopauzë, por që kanë dhe faktorë të tjerë rreziku;
- pacientët që vuajnë nga sëmundje që shkaktojnë osteoporozë;
- personat me shqetësime të tilla: rënie në gjatësi, dhimbje kockash, deformime.

Ç’është fraktura osteoporotike?

Pacienti me osteoporozë do të thyej më me lehtësi çdo kockë në krahasim me një pa osteoporozë. Frakturat më të shpeshta janë:
Fraktura e radiusit ( një nga kockat e parakrahut) mbas një rënie apo mbështetje mbi dorën e shtrirë.
Frakturat vertebrale janë një pjesë e rëndësishme e sindromës osteoporotike duke qenë shpesh të përfshira në përkufizimin e osteoporozës. Ato shfaqen spontan, ose mbas traumave minore, si përpjekja e kollitjes, lëvizjet e menjëhershme, apo ngritja e peshave. Janë më të shpeshta në mesin e kolonës dorsale (T 7-8) dhe zonës torako-lombare. Problemet e kësaj frakture janë dhimbja akute dhe pasojat afatgjata.

Dhimbja ndjehet e thellë dhe e shpërndarë përgjatë kolonës, shtohet me lëvizjen dhe përmirësohet me pushimin. Pacientja ka vështirësi me qëndrimin ulur dhe më këmbë, ndërsa në disa raste është aq e fortë sa pacientja është e paralizuar në shtrat. Ngjeshja radikulare (e nervave) është pothuajse rregull në frakturat vertebrale dhe mund të japë dhimbje të një apo dyanshme, që shkojnë dhe përpara përgjatë brinjëve. Shpesh dhimbja përmirësohet mbas 2 javësh regjim shtrati, por dhe mund të vazhdojë me intensitet më të ulët. Përdorimi i antiinflamatorëve josteroide përmirëson shumë gjendjen e pacientes.
Pasojat afatgjata janë: çifoza(përkulja përpara e kolonës), dhimbja kronike dhe humbja në gjatësi. Dhimbja kronike e kurrizit është më e theksuar në pozicionin ulur,ose qëndrimin gjatë në këmbë dhe përmirësohet në pozicionin shtrirë.
Fraktura e femurit është më e rënda. Ndodh si pasojë e rënieve nga pozicioni më këmbë, por mund të ndodhë dhe spontan. Kjo frakturë është e dhimbshme dhe ka nevojë për spitalizim të gjatë, pasi shoqërohet me vdekshmëri të lartë. Mbi 30% e pacientëve mbesin me impotencë funksionale përfundimtare.

DIAGNOZA

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një përkufizim të bazuar në përcaktimin e densitetit të masës kockore, e shprehur me një vlerë T, e cila përfaqëson numrin e devijimeve standarde (DS) nën mesataren e vlerave të një të rrituri, të ri, normal:
• normal: +/- 1 DS
• osteopeni: -1 deri -2.5 DS
• osteoporozë: nën -2.5 DS
• osteoporozë e rëndë: nën -2.5 DS plus frakturë
Humbja e masës kockore bëhet evidente në radiografi vetëm pasi kalon 30% .
Aktualisht përdoret ekzaminim DXA (dual-energy x-ray absorptiometry), që është tepër i ndjeshëm.

Trajtimi:
I. Trajtimi preventiv (parandalues)
• Zhvillimi i procesit të seksualizmit në parametra normale


Kjo periudhë korrespondon me etapën e rritjes së masës kockore, rritje që është në përpjesëtim të drejtë me seksualizmin normal.

• Mbajtja e stabilitetit osos përgjatë jetës

Periudha e pubertetit dhe pas pubertetit e rritjes së masës kockore, që mbaron me dekadën e dytë të jetës, pasohet nga një dekadë konsolidimi i masës kockore maksimale. Çdo problem që ndikon bagazhin hormonal normal në këtë periudhë ka pasoja në masën kockore.
Imazh

• Përballja me faktorët që japin osteoporozë

Kujdesi në terapitë me glukokortikoid, mbajtja e dozës minimale të efektshme.
Kujdesi në terapitë zëvendësuese me hormon tiroiden, duke ditur se dhe tirotoksikoza subklinike jep modifikime kockore.
Ndalimi i duhanit dhe alkoolit
Aktiviteti fizik

• Kalciumi dhe vitamina D,ose metabolitet e saj

Shtimi në dietë i kalciumit dhe vit. D redukton humbjet kockore në menopauzë. Rekomandohet marrja e 1000-1500 gr kalcium në ditë dhe 400-800 UI vit. D në ditë.
Efekt të mirë në të moshuarit kanë metabolitet e vit. D, kalcitrioli dhe alfakalcidoli.

II. Mjekimi kurues:


• Bifosfonatet;
• Estrogjenët dhe terapie estro-progestative;
• Modulatorët selektiv të receptorëve të estrogjenit;
• Kalcitonina;
• Parathormoni, etjDieta e balancuar që fëmijë mbron nga osteoporoza
Një dietë e balancuar që në fëmijëri mund të ndihmojë në rritjen e masës trupore, duke ulur kështu rrezikun për shfaqjen e osteoporozës në moshë të rritur. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Giacinto Miggiano, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Ushqimore Njerëzore në universitetin katolik të Romës. Osteoporoza është një sëmundje e skeletit që karakterizohet nga humbja progresive e përbërjes së kockës, që bëhet poroze, pak rezistente dhe më e ekspozuar ndaj rrezikut të frakturave. Sipas vlerësimit të “International Osteoporosis Foundation”, një grua ndër tre e moshës 60 deri 70 vjeç apo 2 ndër 3, e moshës 80 vjeç vuajnë nga ky problem. Kockat që përbëjnë skeletin, rriten dhe forcohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, duke arritur pjekurinë kimike në moshën 25-30 vjeç. Nga ky moment aktiviteti i vazhdueshëm i transformimit dhe rimodelimit kockor ka për qëllim ta bëjë kockën më të fortë ndaj nevojave të përditshme, sipas moshës. Në studim, autorët e studimit kanë evidentuar se duke adoptuar sjellje ushqimore të shëndetshme që lidhen dhe me aktivitetin fizik apo një stil të shëndetshëm jetese është e mundur të arrihet një nivel i lartë mase kockore. Për të kundërshtuar shfaqjen e osteoporozës duhet treguar shumë kujdes ndaj asaj që hamë. “Eshtë e nevojshme një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit. Një dietë e moderuar me proteina, një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë (1 g/Kg/die), një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë. Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode”, theksojnë autorët e studimit. Përsa i përket kalciumit, ndonjëherë nuk është e mjaftueshme marrja nga ushqimet dhe në këto raste duhet të merren tableta me kalcium. Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta. Edhe ekspozimi në diell lejon të prodhohen vitamina që formohen në lëkurën tonë. Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte. Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë..
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 68
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI, Posted 19 Qershor 2009, 16:56
Si ta kontrollojme tensionin e larte te gjakut?

Juve nuk ju duhen gjithmone medikamentet per te ulur shtypjen e gjakut. Duke i bere keto 10 ndryshime ne jeten tuaj ju mund te ulni shtypjen e gjakut dhe zvogeloni rrezikun per semundjen e zemres.

Nese jeni diagnostifikuar me shtypje te larte te gjakut (presion systolic prej 140 apo me shume apo diastolic prej 90 apo me shume - 140/90) apo me parahipertension (presion systolic dhe diastolic ne mes te 120-139 dhe 80-89), ju ndoshta brengoseni te merrni medikamente per t'i zbritur keta numra.

Mos supozo se medikamentet jane celesi ne kontrollimin e shtypjes se larte te gjakut apo hipertensionit. Menyra e te jetuarit gjithashtu luan nje rol te
rendesishem ne sherimin e shtpjes se larte te gjakut. Nese ju me sukses
e kontrolloni shtypjen e larte te gjakut me menyre te shendetshme te te
jetuarit, ju ndoshta e shmangeni apo vononi nevojen per te marre medikamente.

Me poshte i keni 10 ndryshime qe duhet t'i beni ne jeten tuaj per te ulur shtypjen e larte te gjakut dhe ta mbani poshte.

1. Humb peshen e tepert dhe kontrollo belin Shtypja e gjakut shpesh rritet me shtimin e peshes. Vetem me humbjen e 5 kg ju ndihmoni qe denjesisht te ulni shtypjen e gjakut. Me humbjen e peshes gjithashtu ju ia lehtesoni medikamenteve qe te kene me shume efekt. Pervec humbjes se peshes ju gjithashtu duhet te shikoni edhe belin. Me bartjen e tepert te peshes rreth belit ju e vini veten ne
rrezik per shtypje te larte te gjakut. Ne pergjithsi meshkujt konsiderohen ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me shume se 102 centimetra dhe femrat konsiderohen ne rrezik nese masa e belit te tyre eshte me shume se 88 centimetra.
Ju dhe mjeku juaj mund te percaktoni cakun peshes se duhur dhe menyren me te mire per ta arritur.

Mjeku juaj sigurisht duhet t'ju rekomandoje qe te ushqeheni me ushqime te shendetshme, ushtroni dhe ndryshoni sjelljet vete-shkaterruese sic jane ngrenia ne oret e vona apo edhe teprimi ne te ngrene gjate ushqimeve ditore.

2. Ushtroni rregullisht
Aktiviteti fizik i rregullt - se paku 30 deri 60 minuta ne shumicen e diteve te javes mund te te ndihmoje ne uljen e shtypjes se gjakut per 4 deri 9 milimetra te merkurit (mm Hg). Dhe nuk merr shume kohe qe te shohesh ndryshimet nese merresh me aktivitet fizik. Nese keni qene pasiv me rritjen e aktivitetit fizik ju mund te ulni shtypjen e gjakut brenda disa javeve.

Nese keni parahipertension ushtrimet/stervitja apo fiskulltura ju ndihmon te mos e zhvilloni ate dhe te kaloni ne hipertension. E nese vec keni hipertension aktiviteti i rregullt fizik mund te sjelle shtypjen e gjakut ne nivele te sigurta. Keshillohu me mjekun per te zhvilluar nje plan te dedikuar per nevojat tuaja dhe gjendjen tuaj mjekesore. Mjeku juaj mund te ju ndihmoj nese juve ju duhet ndonje ndalese per ushtrime. Edhe nje aktivitet 10 minutesh si ecja dhe peshengritje mund t'ju ndihmoje. Mos provo te behesh “ushtar i fundjaves”. Duke provuar te shtrydhesh te gjithe ushtrimet e tua ne fund te javes per te zene kohen e humbur te pasivitetit gjate diteve te tjera nuk eshte strategji e mire. Nese keni hipertension te
pakontrolluar apo probleme te zemres keto aktivitete te befasishme shperthyese munden te jene te rrezikshme.

3. Ushqehu me nje diete te shendetshme Nese ushqeheni me nje diete e cila eshte e pasur me fruta, perime, drithera dhe produkte qumeshti me yndyre te vogel, dhe sa me pake yndyra te ngopura dhe kolesterol, mund te ulni shtypjen e gjakut per
14mm Hg. Ky plan i ushqimit njihet si Dieta QDNH (Qasjet Dietale Te Ndalimit Te Hipertensionit) Nuk eshte edhe e lehte te ndryshosh veset e te ushqyerit, por, me keshillat ne vijim ju mund te adoptoni nje diete te shendetshme:

* Vlersoni Menyren Tuaj Te Ushqyerit.
Mbani nje ditar se paku per nje jave per te vlersuar menyrat dhe veset tuaja te te ushqyerit. Monitoroni se cfare po hani, sa, kur dhe pse. Keto informata qe mblidhni ju tregojne veset tuaja te verteta te te ushqyerit.

* Konsideroni Shtimin e Potasiumit. Perderisa shumica e njerezve marrin shume sodium ne dite, qe rrit shtypjen e gjakut, ata shpesh marrin shume pak potasium. Potasiumi mund te zvogeloj efektin e sodiumit ne shtypjen e gjakut. Burimet me te mira te potasiumit jane ushqimet si frutat dhe perimet ne vend te suplementeve. Disa prej produkteve te paketuara e listojne potasiumin ne etike. Njera prej
frutave te pasura me potasium eshte edhe banania.

* Behuni nje konsumator i zgjuar. Bejeni nje liste shopingu para se te niseni per ne
supermarket per te shmangur blerjen e ushqimeve te keqia. Lexoni etiketat e ushqimeve kur blini dhe qendroni besnik ne planin tuaj te ushqimit kur dilni jashte per te ngrene ne ndonje restorant.

*Nderprini shfrenimet tuaja. Edhe pse dieta QDNH eshte nje udhezim per tere jeten nuk do te thote qe duhet te mos hani te gjithe ushqimet qe deshironi. Eshte ne rregull t'i sherbeni vetes nganjehere ushqime qe zakonisht nuk gjenden ne dieten QDNH.Nese po vuani te hani dicka te embel te merrni cokollate te zeze eshte nje menyre e mire e shfrenimit pa rrezikuar te rrisni shtypjen e gjakut. Hulumtuesit sugjerojne se flavonol, nje substance qe gjendet ne kokrrat e kokoes dhe ne
cokollaten e zeze, mund te permiresojne rrjedhen e gjakut dhe ulin shtypjen e gjakut. Por, edhe cokollata me e shendetshme shton kalori ne dieten tuaj keshtu qe kini kujdes.

4. Zvogeloni Sodiumin Ne Dieten Tuaj Edhe nje zvogelim modest i sodiumit ne diete mund te zvogeloje shtypjen e gjakut per 2 deri 8 mm Hg. Dhe zvogelimet me te medha shperblehen me zvogelime ne shtypjen e gjakut. Per te zvogeluar sodiumin ne diten tuaj, konsidero keto keshilla:

* Kalkulo konsumin e sodiumit. Mbaj nje ditar per te vleresuar sa sodim konsumoni gjate nje dite. Ndoshta befasoheni kur te zbuloni se sa sodium merrni gjate dites. Shumices se te rriturve te shendetshem ju duhet rreth 1500 deri 2400 miligram te
sodiumit ne dite. Por nese vuani nga shtypja e larte e gjakut, jeni i moshuar mbi 50 vjec, apo keni ndonje gjendje kronike sikur semundja e zemres, sumunden e veshkeve apo diabetin, ju ndoshta jeni me sensitiv ndaj sodiumit dhe ne kete rast mundohuni qe te merrni me pak se 1500 mg te sodiumit ne dite.

* Lexo Etiketat E Ushqimeve. Shiko per
permbajtjen e sodiumit para se te bleni. Nese eshte e mundur zgjidh alternativat me me pak sodium. Edhe disa prej ushqimeve qe mendoj se jane te shendetshme, sikur lengjet nga perimet, mund te dalin te kene sasi te medha te sodiumit.

* Hani me pak ushqime te procesuara. Patatina (qipsat), mishera te procesura te cilet jane te larte ne sodium.

* Mos shto kripe. Vetem nje luge caji me kripe ka 2300 mg me sodium. Perdor zarzavate apo barishta ne vend te kripes per te shtuar pak shije ne ushqime.

* Hani me shume ushqime te fresketa. Fruta, perimet dhe dritherat e pa procesuar permbajne pak sodium keshtuqe ushqehu sa me shume me to.

5. Kufizoni Konsumin E Alkoolit. Alkooli mund te jete edhe i mire edhe i keq per shendetin tuaj. Ne sasi te vogla mund t'ju ndihmoje te parandaloni sulmet ne zemer dhe semundjen koronare te arterieve dhe potencialisht zvogelimin e shtypjes se gjakut per 2.5 deri 4mm Hg. Por ky efekt i mbrojtjes humbet nese pini shume alkool-
ne pergjithesi pak me shume se nje gote per gra dhe pak me shume se dy gota per burra ne dite. Nese pini me shume se sa duhet alkooli rrit shtypjen e gjakut per disa numra. E gjithashtu zvoglon edhe efektin e medikamenteve te shtypjes se gjakut.

* Kontrolloni Menyren Tuaj Te Pirjes. Se bashku me ditarin tuaj te ushqimit mbani gjithashtu shenime edhe per menyrat tuaja te pirjes se alkoolit. Dhe nese e shihni se po pini me shume se sa eshte sugjeruar atehere ndaluni dhe zvogeloni konsumin.

* Pirja per qejf. Pirja e tepert - te pish 3 deri 4 gota apo shishe me radhe - mund te shkaktoje rritje te shpejte dhe te madhe te shtypjes se gjakut pervec problemeve te tjera shendetesore qe mund te sjelle. Mos pi shume gjate fundjaves duke u munduar te mbushesh normen qe s’ke pire gjate gjithe diteve te tjera.

6. Rri larg duhanit dhe vendeve ku pihet. Ne krye te te gjithe rreziqeve tjera te duhanpirjes, nikotina ne produkte te duhanit mund te rrite shtypjen e gjakut per 10mm Hg apo edhe me shume per gati nje ore pasi pini. Nese pini duhan gjate gjithe
dites do te thote se shtypja e gjakut rri lart ne menyre konstante.Pervec te tjerash kemikalet ne tobako mund te demtojne arteriet e gjakut dhe gjithashtu shkaktojne mbajtje te lengjeve, dhe qe te dyja keto mund te rrisin shtypjen e gjakut. Dhe ashtu si alkooli edhe duhani pengon efektin e medikamenteve per shtypje te gjakut.
Gjithashtu mundohu te shmangesh edhe duhanin e dores se dyte. Te thithesh duhan nga te tjeret gjithashtu te ve ne rrezik per probleme shendetsore duke
perfshire ketu edhe shtypjen e larte te gjakut dhe problme te zemres.

7. Shkurto konsumin e kafeines.
Rolin qe kafeina luan ne shtypjen e gjakut eshte ende i debatueshem. Te pish lengje me kafeine mundet qe perkohesisht te shkaktoje ngritje e madhe ne shtypje te gjakut. Dhe disa studime tregojne se njerezit qe pine kafe rregullisht kane shtypje te gjakut me larte se mesatarja dhe kjo sygjeron se kafeja mund te ket ndikim jete-gjate. Por disa studime tjera tregojne se njeriu mund te zhvilloje tolerance ndaje kafeines dhe keshtu pra nuk ndikon ne shtypjen e gjakut tuaj. Per te pare nese
kafeina ndikon apo nuk ndikon ju duhet te provoni. Kontrollo shtypjen 30 minuta pasi keni pire nje kafe apo ndonje produkt tjeter me permbajtje kafeini. Nese shtypja e gjakut eshte ngritur per 5 deri 10 pike ateher ju ndoshta jeni i ndjeshem ndaj efekteve te kafeines ne rritjen e shtypjes se gjakut. Pa marre parasysh efektet e kafeines mjeket rekomandojne qe mos te kalohet me shume se 200 mg ne dite, sasi
qe eshte e barabarte me dy filxhan kafe ne dite.

8. Zvoglo Stresin
Sikur me kafeinen, edhe ndikimi i stresit ne ngritjen e shtypjes se gjakut nuk eshte perfundimisht i kryer. Stresi apo shqetesimi munden qe perkohesisht te ngrejne shtypjen e gjakut. Ju duhet te dini se cfare ju streson para se te provoni te zvogloni stresin. Merrni ca kohe dhe mendoni se cfare eshte qe ju ben te ndjeheni i stresuar, si puna, familja, financat apo edhe ndonje semundje. Si ta kuptoni se cfare po
shkakton stresin atehere mendoni se si mund ta eliminoni apo zvogeloni. Nese nuk mund t’i eliminoni te gjithe streset tuaj ju se paku mund te perballeni me to ne nje menyre te shendetshme. Merr ca pushime dhe kryej ushtrime te frymemarrjes se thelle. Bej masazh apo meditim. Nese edhe keto nuk kryejne pune kerko ndonje profesionist per konsulte. Provo meditimin apo pyet mjekun per te blere ndonje makine qe te meson te kryesh frymemarrje te thelle e te ngadalshme.

9. Kontrollo Shtypjen Rregullisht
Nese keni shtypje te larte te gjakut ju duhet te monitoroni shtypjen e gjakut ne shtepi. Te mesosh se si te monitoroni/kontrolloni shtypjen e gjakut me nje monitorues ne krahe mund te te motivoj edhe me tutje. Sot monitoruesit jane me lire se qe kan qene me pare dhe me te miret jane ata qe jane manual. Dixhitalet jane te pasigurte. Pervec te tjerash nese regjistroni sa here qe monitoroni shtypjen kjo do t'i ndihmonte edhe mjekut per te pare nese barna per shtypje kane sukses dhe nese ka nevoje per ndryshime.

* Vizito Mjekun Rregullisht. Nese shtypja nuk po kontrollohet si duhet apo edhe nese keni probleme shendetesore te tjera ju ndoshta duhet te vizitoni mjekun cdo muaj per te shqyrtuar tretmanin tuaj dhe te beni ndryshime sipas nevojes. Nese shtypja eshte nen kontroll ju duhet qe se paku te vizitoni mjekun nje here ne 6 deri 12 muaj, varesisht nga problemet tjera qe mund te keni. Njerezit qe kan kontrolle te rregullta tek mjeku kane me shume gjasa te kontrollojne shtypjen e gjakut se sa ata qe shkojne ne vizite nje her ne vite apo edhe me shume.

10. Tregoju te Tjerve
Nje familje dhe shoke perkrahes mund t'ju ndihmojne te permiresoni shendetin tuaj. Ata ndoshta edhe te inkurajojne te kujdeseni per veten, te shpien deri te mjeku apo te bashkangjiten ne program ushtrimesh per te mbajtur shtypjen e gjakut poshte.
Bisedo me familjen dhe shoket per rreziqet e shtypjes se gjakut. Nese i kuptojne komplikimet potenciale te shtypjes se pakontrolluar ata sigurisht se duhet te te perkrahin ne ndryshim e veseve dhe menyres se te jetuarit.

Pagesa e ndryshimit: Jete e Shendetshme
Per shumicen keto nuk jane ndryshime drastike ne jete por ofrojne shperbilm te rendesishem. Kur shtypja e gjakut tuaj eshte nen kontroll rreziku juaj per komplikime te rrezikshme per jeten, sikur sulmi ne zemer dhe goditja (pika ne tru), zvoglohen dhe ju mund te jetoni me gjate dhe beni nje jete me te rehatshme.
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 68
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI, Posted 19 Qershor 2009, 17:15
Ushqime dhe vitamina qe njeriu duhet te konsumoje

-LULESHTRYDHE
Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë njerëzit duhet të konsumojnë çdo ditë të paktën pesë luleshtrydhe.

-KARROTA
Është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira.

-SHEGA
Është e pasur me minerale, të cilat janë të domosdoshme për organizmin tonë, nga ana tjetër sipas specialistëve dietologë, ky frut ndikon pozitivisht në organizmin tonë, madje po të konsumohet çdo ditë rrit mundësinë për t’u dobësuar.

-SPINAQI
Që në lashtësi njihen efektet pozitive të spinaqit, i cili për nga lloji futet në familjen e perimeve. Këshillohet që të konsumohen gjethet jeshile të spinaqit, pa harruar këtu edhe ato të sallatës; kjo për të evituar sëmundjet e zemrës e diabetit.

-DOMATJA
Domatja, por edhe produktet që vijnë prej saj, ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Madje kohët e fundit pjesa më e madhe e dietave ka përbërës domate.

-BAJAMET
Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Tek të gjitha bajamet, pavarësisht nëse i hani në çokollata, në amareta apo si kokrra të veçanta, ka përbërje magnezi.

-BORONICAT
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Ky është edhe përbërësi kryesor i kolagjenit që përbën materialin strukturor te kockave të trupit.

-ELBI
Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë.

-AVOKADOT
Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

-RREPA
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme dhe të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut.

-LAKRA
Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës, të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit.

-KANELLA
Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Përdorimi i kanellës rekomandohet kryesisht për të sëmurët me diabet të tipit II.

—KUMBULLA E THATE
Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Kjo është një ndër arsyet kryesorë që kumbullat e thara përdoren edhe në kokteje.

-FARA KUNGULLI
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Sipas specialistëve kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez.

-SPECI
Ky është një ndër perimet kryesore që, përveç efekteve pozitive që ka për hollimin e gjakut, i shërben edhe fushës së estetikës. Bën mirë për rigjenerimin e lëkurës, veçanërisht kur konsumohet i pa gatuar.

-Frutat dhe perime
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohen frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

-MINERALI I SELENIT
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e selenit në gjak, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi.

-PROTEINAT
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina, ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat.

-VERA
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një trup perfekt.

-YNDRYRNAT
Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj.

-UJI
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë, është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen.

-NATRIUMI
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut.

-VAJI I ULLIRIT
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike duket të jetë tepër i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Nga një pikë vaji ulliri marrim mbi 30 përbërës që na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme.

-KROMI
Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e shndërrimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi ka nevojë për të.

-VITAMIA K
Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët, të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut.

-Potasiumi
Potasiumi është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes.

-Magnezi
Për disa nga proceset bazë të organizmit, është nevojshëm magnezi, i cili vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë nga ushqimet që konsumojmë. Gjatë një ditë-nate është I nevojshëm rreth 300 mg/ditë për femrat dhe 350 mg/ditë për meshkujt.

-VITAMINA C
Vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat.

-VITAMINA D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët.

-ZINKU
Zinku është i pranishëm pothuajse në çdo qelizë të trupit. Ai ndihmon në rritjen e shëndetshme të trupit, në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit të testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar për zinkun është 11 mg për meshkujt dhe 8 mg në ditë për femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i viçit, gjel deti, mishi i pulës, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

-VITAMINA E
Luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e Vitaminës K. Kjo vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në spinaqin e gatuar etj.
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 68
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: NJIHUNI ME SËMUNDJET E NJERIUT - MJEKSI, Posted 19 Qershor 2009, 17:17
Si te qetesoni dhimbjet e kokes

Provoni fillimisht të ndryshoni ushqimet dhe mënyrën e jetesës, e më pas shkoni te mjeku Së pari, mos abuzoni me ilaçet, sepse mund të të shndërrohet në kronike.Prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe fëmijët. Kur bëhet fjalë për migrenën, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken. Njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. Aq i madh është numri i atyre që vuajnë, sa në shumë vende të botës mjaft pacientë kanë krijuar edhe shoqatat e tyre, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar njerëzit për një sëmundje që shpesh nënvlerësohet, ose kurohet keq. E në fakt, shifrat janë vërtet alarmante. Dhimbja e rastësishme e kokës prek rreth 8 milionë evropianë çdo ditë, ku 3 milionë vuajnë nga ajo e formës kronike, që në pjesën më të madhe të rasteve e kërkojnë shpëtimin tek abuzimi me ilaçe, që ndikon drejtpërdrejt në shndërrimin kronik të problemit. Ndoshta jo rastësisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokës, e sidomos migrenën, në listën e sëmundjeve që janë të vështira të shërohen. Pacientët në të gjithë Evropën, sipas të dhënave të publikuara në “Europian Journal of Neurology”, shpenzojnë më shumë se 27 miliardë euro çdo vit, ku përfshihen ilaçet dhe trajtimet e ndryshme të lidhura me të. Kjo sëmundje prek zakonisht njerëzit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por jo vetëm ata. Stresi, tensioni, mënyrat jo korrekte të të jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime të caktuara, janë faktorë të rrezikshëm, që ndikojnë në shfaqjen e saj. Specialistët këshillojnë se duhet trajtuar mirë që në fillim, për të evituar që krizat të bëhen periodike. “Ta diagnostikosh nuk është e lehtë”, shpjegon doktor Lorenzo Pinessi, që ka udhëhequr një ekip pune për studimin e kësaj sëmundjeje. “Dhimbja e kokës prek 18 për qind të grave, 25 për qind të atyre në moshë pjellore dhe 6-7 për qind të burrave. Mesatarisht vuan 13 për qind e popullsisë së përgjithshme. Rezultatet tregojnë se një e katërta e personave me migrenë kalojnë nga gjendja sporadike në atë kronike, për shkak të abuzimit me ilaçet, sepse terapia e gabuar e favorizon më shumë këtë gjë. “Tek ata që kanë dhimbje koke çdo javë ose çdo ditë, dhimbja shpërthen në bazë të stimujve që sa vijnë e bëhen gjithmonë e më të vogla. Ilaçi ul përgjigjen ndaj dhimbjes, por jo ndjeshmërinë ndaj stimulit, ndaj sapo përfundon mjekimi dhimbja rikthehet sërish, madje më keq se më parë”. Këtë gjë e konfirmon plotësisht fakti se te personat me dhimbje koke sporadike, zakonisht tre-katër herë në muaj, intensiteti dhe shpeshtësia e krizave rritet me konsumin e ilaçeve. Nga ana tjetër, mjafton të navigosh paksa online për të zbuluar se ata që vuajnë nga migrena ankohen se dhimbja nuk kalon me përdorimin e ilaçeve. “Kam dhimbje kokë që kur isha fëmijë. Në fillim përdorja fans, ndërsa tani paracetamol, e megjithatë asnjë përmirësim”, shkruan një vajzë 30-vjeçare Anne B. Edhe Xhoni, 35 vjeç nga Britania e Madhe, tregon: “Në fillim përdorja aulin pastaj tachpirina, nuk kam lënë më ilaçe pa përdorur. Vetëm pak lehtësi, pastaj çdo gjë si më parë. Për fat të keq, tashmë më është kthyer në një zakon, me të cilin jam i detyruar të bashkëjetoj”. Ndaj doktorët paralajmërojnë që të mos merret asnjë qetësues pa këshillën e tyre. “E kemi parë nga studimet e ndryshme se kush abuzon me qetësuesit ka një sjellje analoge me ata që marrin drogë. I pinë në fshehtësi, mos t‘i shohin të tjerët, e dinë se po bëjnë gabim, por e kanë të pamundur të veprojnë ndryshe. Më kujtohet se si një grua që vuante nga migrena prej njëzet vjetësh erdhi te ne kur pinte rreth 4 qetësues në ditë dhe asgjë nuk i bënte efekt”, tregojnë mjekët. Nëse ky është si një rreth i mbyllur, të dalësh që andej është thuajse e pamundur. Së pari, të duhet një diagnozë e saktë për dhimbjen e kokës. “Llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës janë ato nga tensioni i lartë dhe migrena me të vjella e shqetësime ndaj dritës, por është shumë e zakonshme që një person t‘i ketë të dyja pa i dalluar mirë. Ndaj, marrja e ilaçeve na e bën më të vështirë punën për të dalluar një dhimbje koke që lind nga kontraktimi muskulor i qafës dhe shpatullave e migrenës së vërtetë”, tregon një neurologe angleze. Në Romë dhe në Paris janë dy qendrat e vetme në Evropë të ndihmës së shpejtë për të sëmurët me migrenë. Sipas shifrave, të dala prej tyre, në 30 për qind të rasteve pacientët paraqiten për shkak të abuzimeve me ilaçet dhe dhimbjet që nuk kalojnë, pasi kanë provuar gjithçka, ose për shkak të ndonjë dhimbjeje të fortë të pa hasur ndonjëherë”. Në këto qendra pacientët trajtohen me një kujdes të veçantë. Shumë prej tyre shtrohen dhe u nënshtrohen etapave të caktuara për të arritur shërimin e plotë. Në fillim e rëndësishme është diagnoza. “Kjo përcaktohet përmes analizave të ndryshme neurologjike dhe rezonancës manjetike për të parë me kujdes arteriet dhe venat e ndryshme të trurit, analizat e gjakut dhe funksionin e veshkave, mëlçisë e tiroideve. Pastaj hiqen nga lista të gjitha ilaçet që pacienti përdorte më parë për t‘u zëvendësuar me të tjerë që ndihmojnë në parandalimin e krizave dhe uljen e shpeshtësisë”, tregon ai. E në fakt, vitet e fundit lista e substancave me funksion parandalues është zgjatur. Më parë specialistët, në varësi të rasteve përdornin ilaçe të ndryshme, duke vlerësuar rreziqet dhe të mirat e tyre. Më të këshillueshmit ishin antidepresivët, sepse migrena konsiderohet një përbërës i depresionit, betabllokuesit dhe antiepileptikët që i ndalojnë qelizat nervore të eksitohen. Pastaj, janë edhe injeksionet që bëhen për të qetësuar tensionet muskulore, hapi i fundit drejt qetësimit të dhimbjeve, është ai ku së bashku me specialistin të gjendet ilaçi i duhur sapo e kupton që mund të të zërë dhimbja e kokës. Në ndihmë mund të na vijnë edhe terapitë pa ilaçe si: joga, vrapi në ajër të pastër, teknika qetësimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës, apo ushqimit. Por, për të zhdukur plotësisht migrenën kronike, sipas këtyre strategjive, duhen disa javë. “Migrena kronike është si një tërmet, ku para së gjithash duhen eliminuar gërmadhat. Të heqësh zakonin e përdorimit të ilaçeve dhe të braktisësh zakonet e vjetra, vetëm pas kësaj mund të shohësh rezultatet”.

Sëmundja

Njerëzit që preken nga migrena konsiderohen si njerëz me tru shumë të ndjeshëm, sepse sëmundja lidhet shpesh me pakësimin e lëndës gri në disa zona cerebrale, përgjegjëse për dhimbjen. Të paktën ky është rezultati i asaj që ka dalë nga një studim i kryer prej një grupi shkencëtarësh. Kështu, pas më shumë se disa dekadash studimesh, një grup neurologësh anglezë, për herë të parë në botë, kanë parë migrenën me një version special të rezonancës manjetike cerebrale, e aftë për të evidentuar edhe ndryshimet më të vogla të lëndës gri, ose të bardhë, në zona të veçanta që nuk mund të shihen me analizat tradicionale. “Në rastet më të rënda kemi arritur të shohim pakësimin e lëndës gri, ose të bardhë në qendrat përgjegjëse për dhimbjen, shpjegon një neurolog i Universitetit të Harvardit. Për herë të parë kemi treguar se migrena nuk është vetëm një shqetësim funksional, por një sëmundje e vërtetë me bazë në strukturën e trurit”. Megjithatë, më shumë se një javë më parë, një tjetër kërkim i “Havard Medical School” tregonte se migrena provokonte një trashje të kores së trurit në zonat e lidhura me shikimin. Një rezultat vërtet i rëndësishëm për të shpjeguar se përse në disa raste krizat shoqërohen me shenja epilepsie, duke shkaktuar ndryshime edhe në pamje. Pakësimi i lëndës gri, i vëzhguar nga ekipi i mjekëve, është i lidhur me përkeqësimin e sëmundjes dhe me shpeshtësinë e krizave. “Sa më shumë është evident fenomeni, aq më shumë e aq më të rënda dhe më të shpeshta janë dhimbjet, por akoma nuk ka të dhëna nëse kjo atrofi e lehtë ndryshon funksionet konjektive”, thonë ata. Specialistët kanë treguar gjithashtu edhe për raportin e ngushtë mes dhimbjes së kokës (vetëm në rastet më të rënda me 3 deri në 4 herë në muaj) dhe obezitetit. Por nëse ata që vuajnë nga dhimbjet më të forta mund të gjejnë shpëtim veçse te ilaçet, kush vuan nga dhimbjet më të lehta mund të gjejë qetësi edhe me metoda të ndryshme natyrale, për shkak të efektit qetësues që japin. “Për këtë u këshillojmë të gjithë pacientëve një dietë të kombinuar mirë”, tregojnë mjekët. Kështu, në praktikë, përveçse duhet ndjekur një mënyrë ushqyerje shumë e varfër me yndyra, duhet hequr dorë edhe nga disa përbërës ushqimorë si: djathi, çokollata, vera, banania, prodhimet e detit, frutat e thata, agrumet dhe domatet. Gjithashtu është zbuluar se nga migrena vuajnë më shumë gratë se burrat (në një raport pesë me një) rreth moshës 30-40 vjeç dhe siç e thamë më lart, personat në mbipeshë. Ndërsa për sa u përket fëmijëve, vetëm 5-6 për qind e tyre preken nga migrena pa ndryshime të mëdha mes sekseve. Origjina e sëmundjes është e trashëguar, ndërsa ilaçet për shërimin e plotë të saj nuk janë gjetur akoma.
Imazh
Mëparshme
Posto një përgjigje 18 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Nëntor 2014, 05:47
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari