"Human - njerezor"- Pra nje shkence e tere dedikuar vetem njeriut. Ky hyjne shkencat sociale,politike,juridike,psikologjike etj.
Moderator: Laert
Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Gjendrat endokrine/hormonial dhe hormonet
I Sistemi endokrin
Sistemi endokrin është një sistem gjëndrash apo i një sistem i përbamë prej gjëndrave që hormonet e gjendrave përdoren për të dërgue mesazhe në organe të tjera. Hormonet qarkullon nëpërmjet sistemit të funksionimit të gjak në trupë dhe aktivizojnë organe të tjera.
Gjendrat kryesore hormonale Gjëndrat kryesore hormonale(apo të randsishme të hormoneve) ndodhen te meshkujt në anën e majtës, ndërsa te femnat ndodhen në anën e djathtë.
E vendosa kët figurë vetëm për të ilustrue Gjendrën Pineale(konike) në tru nr.1
1. Pineal Gland - gjëndra pineale – gjendër në formë konike ( e solla edhe figurën e trunit për të pa ma kjartë gjendrën pineale). 2. Hipofizë – gjëndër e vogël me sekretim të brendshëm, me madhësinë sa kokrra bizele e ndodhun në trunin e vogël. Hipofiza prodhon/sekreton ndër të tjera hormon antidiuretik (ADH), oxytocin, dhe hormon stimulues i folikulit (FSH). Gja që me operacion hiqet. 3. Tiroide – gjendra tiroide ose kërci tiroid. Tiroida prodhon tiroksinën. Gja që me operacion hiqet. 4. Thymus – timus - ashtë gjendër në formë kokrrize pa kanale e vendosun në mediastinin e përparmë, që arrin zhvillimin e plotë në fëmijërinë e herët dhe mëpas zevendsohet me një ind dhjamor(involutio thymi). Gja që me operacion hiqet. 5. Mbiveshka – gjendra mbiveshkore prodhon kortizon, aldosterone dhe adrenalin. 6. Pankreasi- prodhon insulinë dhe glukogjen. 7. Vezore – gjendra femnore që prodhon vezë 8. Testisi ose Testikel –gjendra mashkullore që prodhon spermë dhe ajo që i duhet të bashkohet me vezën femnore quhet spermatozoidi.
Hipotalamusi Premje transversale e pamjes të hipotalamusit Te kjo figurë e shifni ma mirë hipotalamusin, ma kjartë Hipothalamusi ndodhet brenda në tru. Hipotalamusi sekreton hormone të ndryshme që prekin trunin, sistemin nervor, dhe gjëndra të tjera. Hormonet e hipotalamusit rregullojnë një gamë të gjanë të funksioneve të trupit. Disa nga funksionet janë ajo; - e zemrës, - e presionit të gjakut, - gjumin, - oreksin, - etjen, dhe - rregullon ujin e trupit si dhe - temperaturën e trupit.
Hipotalamusi ashtë një pjesë e vogël, por e randsishme e trunit. Ajo përmban disa kokrra të vogla me një shumëllojshmëri të funksioneve. Ajo luan një rol të randsishëm në sistemin nervor si dhe në sistemin endokrin. Ajo ashtë e lidhun me një tjetër gjëndër të vogël dhe jetike, që quhet gjëndrra e hipofizës. Hipotalamusi sekreton hormone që janë përfshirë në ciklin menstrual.
Vendndodhja e hipotalamusit
Hipotalamusi ashtë e vendosun nën thalamus(pjesa e mesme ma e madhe e diencefalonit apo truni i ndërmjetëm) dhe vazhdimit të trunit. Kjo është pjesa e ndërmjtëm e trunit. Te njerëzit, kjo ka madhësinë përafërsisht sa një bajame. Hipotalamusi ashtë vendimtare për jetën e njeriut si ajo luan një rol shumë të rëndësishëm. Ajo kontrollon proceset metabolike të caktueme dhe aktivitete të tjera të sistemit autonom nervor. Ajo sintetizon dhe sekreton neuro-hormonet, të quajtun shpesh hormonet hipotalamike të lira. Këto hormone hipotalamike të lira zbërthejnë hormonet e kontrollueme dhe rregullojnë sekretimin e hormoneve të hipofizës.
Roli i hipotalamusit:
- kontrollon përbamjen e 8 hormoneve kryesore të gjëndrës të hipofizës. - kontrollon temperaturën e trupit. - Kontrollon sistemin e ujit dhe llojet e ushqimit, urinë dhe etja. - kontrollon sjelljes seksuale dhe sistemin e riprodhimit njerzor. - kontrollon cikleve ditore të gjëndjes fiziologjik dhe sjellje e njohur si ritmin cirkadian(Një ritmi cirkadian ashtë periodiciteti fiziologjik e biokimike ose janë proceset e sjelljes të organizmit të gjallë, që përsërit veten pas (pothuajse) një ditë. Ritmet cirkadian ndodhë edhe në mesin e bimëve të tjera, kafshëve, kërpudhave dhe cianobakterieve. Ritmi përditshme lejon organizmat për t'u përgatitun për ndryshime të përsërituna në mjedisin rrethues, si cikël ditor. Në kafshë ka ritmi cirkadian domethanie të madhe ndikimi në gjumë.) - ndërmjetësimin e reflekseve emocionale
Anatomia
Hipotalamusi përmban një numër të madh bërthamash dhe trakte fibrash. Qelizat në dy bërthamat atomike të mëdha të fshehtë vasopresin (ADH, hormonë antidiuretik) oksitocin dhe CRH (hormoni çliruar - kortikotropin). Të dy bërthamat atomike janë sipër optike(supraoptic) dhe paraventrikulare. ADH dhe oksitocini më pas dërgon maposhtë aksonin nga qelizat në berthamat supraoptike dhe bërthamës paraventrikulare përmes infundibulumit drejt neurohipofizës (hipofiza e mushkërisë), kur ata janë në qarkullimin e gjakut.. Ky shteg quhet trakti supraoptik- hipofizial.
E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri E shtunë, më dt. 16.II.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Sistemi hormonal 
II Hormoni Hormonet e trupit
Gjendrat e brendshme apo gjendra endokrine të trupit prodhojnë apo sekretojnë hormone, substanca kimike, të cilat janë pjesë fiziologjike e organizmit. Hormon- (në greqishtë lexohet - Hormao: irriton, stimulon, nxitë dhe aktivizohet në organizëm) janë substanca(landë) kimike, që i sekretojnë gjendrat e trupit, nga ku reagimet sjellin reaksione të ndryshme. Roli i tyne( substancës kimike) ashtë sinjalizuese prej gjendrave të trupit, që çliron reaksione të ndryshme në trupë. Koncepti në termë "hormon" u përcaktue fillimisht prej fiziologut anglezë Ernest Henry Starling në vitin 1905. Testosteroni ashtë hormon seksual mashkullor, ma i randsishmi që prodhon organizmi i mashkullit. Ky ashtë përgjegjës gjatë pubertetit për zhvillimin e mashkullit. Hormoni ne greqisht do te thote ’’të zgjohesh’’që kombinon me rolin që ka. Roli i tij ashtë; të veprojë në stimulimin(nxitjen) e procesit të qelizave.
Hormonet mashkullore dhe femnore Testosteroni prodhohet prej testikulave(kokrave, boleve) te mashkullit dhe e dërgon prej aty drejt në enët e gjakut dhe në pjesën tjetër të organizmit. Ndërsa tek femrat prodhohet testosteroni prej mitrës dhe veshkave. Femrat kanë ma pak sasi testosteroni sesa meshkujt.
Hormonet e njeriut
Sekrecioni hormonal kontrollohen shpesh nga sistemet e reagimit. Hormonet e njeriut janë steroide ose peptidet. Hormonet prodhohen në shumë organe të trupit të njeriut, të quajturat qelizat endokrine të gjëndrave endokrine ose në qelizat parakrine. Hormonet e prodhuara nga gjëndrat endokrine dërgohen nëpërmjet enëve të gjakut drejt qelizave të tjerë, dhe në këtë mënyrë funksionon qarkullimi i hormoneve në distanca të gjata. Megjithatë, qelizat parakrine kanë funksione për të prodhue hormonet që i dërgojnë në distanca të shkurtra pranë qelizave, dhe ato transportohen në këtë mënyrë jo me anë të gjakut. Si shembull marrin si gjëndrën endokrine, pankreasin, e cila që në mes tjerash prodhon hormonin e insulinës. Përveç kësaj, dy gjëndra endokrine ndodhen në tru; si hipotalamusi dhe hipofiza, vlen të përmendet, pasi që këto janë të ashtuquajturat gjëndra endokrine përgjithshme. Arsyeja se gjëndra endokrine e përgjithshme ashtë sepse prodhonë hormonin e përgjithshme, e cila stimulon sekretimin e efektit-reagimit të hormoneve i cili ashtë hormon që ka një funksion të caktuem në trup. Hipotalamusi dhe hipofiza komunikojnë me njëni-tjetrin në dy mënyra të ndryshme: nëpërmjet enëve të gjakut në pjesën e përparme hipofizë dhe të pjesë të prapme të hipofizës nëpërmjet sistemit qendror nervor. Një hormon i prodhuar në hipotalamus mund të dërgohen me anë të gjëndrës të hipofizës, respektivisht me ndihmën e enëve të gjakut dhe sistemit nervor.
E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri E shtunë, më dt. 16.II.2013
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
| Poste: |
4350 |
| Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Hormone me bazë estrogjeni - rrezik për kancer Xhesika Berman 17 korrik 17-07-2002 Sipas një studimi të kohëve të fundit, gratë që marrin për një kohë të gjatë hormone me bazë estrogjeni, rrezikohen më tepër të kenë kancer në vezore. Ky studim u botua këtë javë në revistën e shoqatës mjekësore amerikane dhe bëhet i njohur pas një studimi tjetër mbi terapinë e zëvendësimit të hormoneve, i cili pati ndikime negative në shëndetin e grave që kurohen me to për një kohë të gjatë. Gratë që u përfshinë në studimin mbi terapinë e zëvendësimit të hormoneve, ishin përfshirë më parë në projektin e qeverisë amerikane për zbulimin e rasteve të kancerit të gjirit. Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit arritën në përfundimin se 329 ndër 4 mijë gra ishin prekur nga kanceri në vezore, që nga koha e përfundimit të studimit në vitin 1980. Kjo do të thotë se rreziku për kancerin e vezores ishte 60 për qind më i madh ndër gratë që mjekohen me estrogjen, në krahasim me ato që nuk kanë marrë kurrë hormone. Gratë që u kuruan me estrogjen për 20 vjet, apo më tepër, rrezikoheshin tri herë më tepër të preken nga kanceri i vezoreve. Xhon Kurtejn është drejtor i Shkollës Mjekësore të Onkologjisë në Universitetin e Niu Jorkut. Doktor Kurtejn shpjegon se estrogjeni zakonisht u jepet grave që u është hequr uterusi, si dhe atyre në periudhën e menopauzës. ”Numri i pacienteve që kurohen me estrogjen pas heqjes së uterusit është më i madh se numri i grave pas periudhës së menstruacioneve, të cilat marrin estrogjen. Shumica e grave që marrin estrogjen, nëse nuk i janë nënshtruar operacionit për heqjen e uterusit, kurohen edhe me estrogjen, edhe me progesteron”. Në studim, shkencëtarët nuk vunë re shtim të rrezikut të kancerit në vezore tek gratë të cilat vazhdojnë ta kenë uterusin, dhe që kuroheshin vetëm me hormone estrogjeni. Kenet Nollër, i Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekollogjisë, pranë Universitetin ”Tuffts” të Bostonit, thotë se ekziston një lidhje e mundshme midis estrogjenit dhe kancerit në vezore, që është me të vërtetë shqetësuese. Nollër thotë se etsrogjeni nuk duhet dhënë më si më parë, pa asnjë farë kufizimi. ”Mundet që të ketë ende një numër të vogël personash që marrin hormonin e estrogjenit, por tani kjo kurë nuk duhet të jepet më si më parë, pra, si një formë kurimi për sëmundjet e ndryshme gjinekologjike”. Kohët e fundit, shkencëtarët e qeverisë amerikane e ndërprenë studimin për terapinë me estrogjen dhe progesteron, pas të dhënave që tregonin se terapia e kombinimit, e përdorur për një kohë të gjatë, shton në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të gjirit, sëmundjes së zemrës dhe të hemoragjisë cerebrale.
Hormonet dhe disa receta erotike Hormonet janë me shumë rëndësi për funksionimin normal të trupit. Ato shërbejnë për të mbajtur balancën kimike të trupit dhe influencojnë në shumë drejtime. Një nga këto drejtime është të rritin aftësinë seksuale dhe kënaqësinë që marrim prej saj.
Të ashtuquajturat hormonet e seksit, sekretohen nga organet seksuale dhe nga korteksi adrenal. Në kushte normale, si burrat edhe gratë, prodhojnë një sasi të vogël hormonesh të gjinisë tjetër.
Transseksualët, para se t'u nënshtrohen operacioneve për të ndërruar seksin, marrin një sasi të madhe hormonesh të gjinisë që do të adoptojnë. Këto hormone i marrin për një kohë të gjatë. Qëllimi është që të realizojnë shndërrimin e tyre seksual. Mjekët i përshkruajnë hormonet për të mjekuar pacientët, me mangësi të vogla seksuale.
Hormonet seksuale femërore - Janë dy: estrogjeni dhe progesteroni. Këto dy hormone kontrollojnë ciklin menstrual normal dhe u japin grave karakteristikat seksuale sekondare. Influenca e tyre mbi sjelljen seksuale, varion nga njëra grua tek tjetra. Hormoni i parë femëror, estrogjeni, ka efekt afrodiziak, por jo aq të fortë sa testosteroni (hormoni mashkullor).
Menjëherë para menstruacioneve, kur niveli i hormonit estrogjen është i lartë, shumë gra provojnë rritje të dëshirës seksuale dhe në këtë periudhë të ciklit e arrijnë më me lehtësi orgazmën.
Të njëjtin efekt kanë dhe pilulat që përdoren për kontrollin e lindjes, sepse ato kanë sasi të mëdha estrogjeni. Pas menopauzës, niveli i estrogjenit bie dhe bashkë me të bie dhe dëshira e gruas për seks. Kur gruaja që është në menopauzë merr doza të mjaftueshme estrogjeni, dëshira e saj për seks do të rritet.
Hormoni i dyte femëror është progesteroni. Ky hormon ka efekt më të vogël afrodiziak dhe në raste të veçanta mund ta frenojë eksitimin seksual. Kjo është vërtetuar në ato gra që marrin si antikonceptive minipilulat, që kanë vetëm progesteron.
Hormonet seksuale mashkullore - Hormonet seksuale mashkullore janë stimulantë seksualë të fortë. Androgjenët, siç quhen këto hormone, janë afrodiziakët hormonalë më të fuqishëm, si për burrat edhe për gratë.
Androgjenët kontrollojnë zhvillimin e karakteristikave seksuale sekondare tek burrat dhe ndihmojnë në prodhimin e spermatozoideve. Ato influencojnë mbi apetitin dhe metabolizmin. Influencojnë në mënyrën e sjelljes seksuale, veçanërisht, në dominancën dhe vigorin seksual.
Çdo grua prodhon një sasi të vogël testosteroni në ovaret e saj. Gratë me ovare të mëdha ose policistike, prodhojnë më shumë hormon mashkullor. Kjo rrit energjitë dhe dëshirën e tyre seksuale.
Sasi të mëdha hormoni shkaktojnë edhe fenomene anësore, siç janë rritja e theksuar e qimeve në fytyrë, regjistër zëri më të ulët, ose muskuj më të zhvilluara. Kjo karakteristika e fundit, shpjegon arsyen pse bëhen diskutimet për sasinë e hormoneve mashkullore të lejueshme, për gratë atlete që konkurrojnë në garat sportive. Pas menopauzës, ose pas heqjes së ovareve, tek gratë ulet gradualisht prodhimi i testosteronit. Kjo bën që të ulet shumë edhe dëshira seksuale. Kur gratë marrin mjekim për zëvendësimin hormonal pas menopauzës, ato përgjigjen edhe seksualisht më mirë. Ato ndjehen më të afta të arrijnë orgazmën, veçanërisht kur marrin edhe testosteron. Veç veprimit afrodiziak të fuqishëm, testosteroni forcon kockat, muskujt dhe pakëson lodhjen. Tek burrat, androgjenët, gjithashtu veprojnë si afrodiziakë. Testosteroni përdoret për të mjekuar impotencën seksuale mashkullore.
ESTROGJENI - HORMON FEMEROR  STRUKTURA MOLEKULARE E ESTROGJENIT Oestrogena - (oestrus - greqisht + gènos - lindje, prejardhje, origjine). Oestrogena lexohet ne shqipe estrogjene, qe esht lende hormonale seksuale femerore.
Estrogjeni esht hormon femeror qe kontrollon shenjat femërore, midis tyre dhe rritja e gjinjve. Shumica e njerëzve mendojnë se estrogjeni është një hormon ekskluzivisht femëror, por duhet të dini se estrogjeni prodhohet edhe në trupin e burrave, ndonëse në sasi të vogla. Estrogjeni tek burrat ndihmon: - të rregullohet densiteti i kockave, - prodhimin e spermatozoideve(spermes, fares) - ne formen seksuale te femres Estrogjeni (estrogjenet) esht nje grupe prej hormonesh steroidesh, qe i perkasin hormonit te gjinise femerore. Estrogjeni gjendet edhe te burrat, por me permasa me te medha gjendet te femrat. Estrogjeni esht nje substance hormonal per zhvillimin e veçorive sekondare seksual te femra. Si psh. te gjoksi dhe nje hormon rregullativ per ciklin e menstruacineve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko
Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
|
|
|

|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Maj 2013, 11:28
|
|
|
|