Very important people(V.I.P). Ketu mund te gjeni gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te vipave shqiptar per te gjithe fansat e tyre.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
NIK(KRESHNIK) XHELILAJ - AKTORI I PARE SHQIPTAR EROTIK
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Trishtimi i Zonjës Shnajder - video e pare dhe e dyta dhe e fundit - NIK XHELILAJ - AKTORI I PARE SHQIPTAR NE ROLE EROTIKE

NIK-KRESHNIK XHELILAJ
ImazhImazh
Film cek - shqiptar i xhiruar ne vitin 2005 nga regjizoret shqiptar ne Ceki - babe e bire Piro dhe Eno Milkani.
Aktori kryesor ishte shqiptari i ri NIK XHELILAJ.
NJE AKTORE PREMTUES NE TE ARDHMEN, ME SUPER-TALENT DHE SHUME EKSPRESIV NE PROFILIN GJESTIKULATIV DHE IMPOZANT. ME SHUME SPIKAT EPISODIN PORTRETI I FYTYRES SE VETE DINAMIKA E TIJ. KJO CILESI NDODHET PER MUA SHUME E RRALLE NDER AKTORET.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
http://www.youtube.com/watch?v=jfYF4rgViYg
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NIK XHELILAJ - AKTORI I PARE SHQIPTAR NE ROLE EROTIKE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NIK XHELILAJ - Trishtimi i Zonjës Shnajder, Posted 04 Janar 2010, 02:56
AKTORI I PARE EROTIK SHQIPTAR - NIK XHELILAJ
ImazhImazh
GJENDET MIDIS NIKA ----- NIKA NE ROLE TE REJA

Nik Xhelilaj dhe CV

... ................................. ... ............... .................. ... ............................... .. ... ........ ... ..........................

si Koli

... ................................. ... ............... .................. ... ............................... .. ... ........ ... ..........................

Lindur në vitin 1983

Student në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë SHQIPËRI që nga viti 2003.

FILM

TRISHTIMI I madame Schneider - 104 Min, fiction, 2005/08, Shqipëria, Republika Çeke

D: Piro Milkani, Eno Milkani, P: Bunker Film, Studio Fama 92,
UDHËHEQËSE ROLI: Lek Seriani

Festivalet: Karlovy Vary 2008, Valencia 2008, Salento, Itali 2008, Poloni 2008, Palm Springs 2008, Durrës IFF, Shqipëri 2008

- 25 min. Film i shkurtë, 2005, Shqipëri

D: Erion Mucollari
UDHËHEQËSE ROLI: Bledi
KOHA - 90 Min, fiction, 2008, Shqipëri, Austri, Francë

D: Artan Minarolli, P: ARTFILM, Shqipëria, WILDart FILM, Austri, Agat Films & Cie, Francë

UDHËHEQËSE ROLI: Koli

TEATRIT

KËMBANAT E MUZGUT këmbanat (Sunset's) - Teatri Kombëtar, Shqipëri, 2007

D: Alfred Bualioti, Andon Qesari

UDHËHEQËSE ROLI: Toger Llukan

Streetcar Named Desire (Tennessee Williams) - Akademia e Arteve të Bukura, Shqipëri, 2007

D: Timo Flloko
UDHËHEQËSE ROLI: Stanley Kovalsky

TANGO (Slavomir Mrozek) - Teatri "Aleksander Moisiu", Durrës, Shqipëri, 2008

D: Driada Dervishi

UDHËHEQËSE ROLI: Arthur

Copyright Proletari.Com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NIK XHELILAJ - Trishtimi i Zonjës Shnajder, Posted 04 Janar 2010, 03:22
Kreshnik apo Nik xhelilaj

Imazh

Nik Xhelilaj :Ja pse regjisorët më duan mua për rolet kryesore

Nuk e kishte menduar se për një moment do të eklipsonte aktorët e tjerë të rinj. I ka prirë fati dhe ndaj i pëlqen ta shtyjë edhe më tej. Nik Xhelilaj tregon se si tashmë i ka hyrë një rruge pa kthim. Si protagonist i filmit “Gjallë” do të provojë emocionet e garës së çmimeve “Oscar” 2009. Ndërkohë, që filmi i Artan Minarollit u shfaq për shumë ditë në kinema “Imperial”, ai sapo është kthyer nga xhirimet e një tjetër realizimi kinematografik të një regjisori gjerman. Për “Panorama Plus” aktori 27-vjeçar zbulon anën e tij të shpërfillur, jo aq serioze sa ia kërkojnë rolet në filma.
Si do ta përshkruaje veten tek filmi “Alive”(Gjallë) me regji të Artan Minarollit?

Më pëlqen ai rol dhe për më tepër që nuk ndihet që unë kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura, sepse profesionalisht unë dua t’ia heq shkollën interpretimit, pasi synoj natyrshmërinë. Aty luaj personazhin e Kolit, një djalë i ri, student me origjinë nga malësitë e Veriut të Shqipërisë. Pas vdekjes së të atit atë e kërcënon gjithë kohës një gjakmarrje e vjetër dhe nën këtë presion unë duhet të luaj...
Sapo je kthyer nga një sheshxhirim ku sërish luan rolin kryesor të një personazhi me origjinë nga veriu. Ka lidhje me origjinën tuaj?

Në fakt jo. Unë vetë jam me origjinë nga Vlora, pavarësisht se jam lindur e rritur në Tiranë. Por ndoshta kam portretin tipik të mashkullit shqiptar. Sapo jam kthyer nga 12 ditë xhirime në Tropojë, ku jam përzgjedhur aktori kryesor i filmit që do mbajë titull në gjermanisht “Der Albaner” (Shqiptari). Regjisori Johannes Naber më përzgjodhi mua, ku luaj rolin e një shqiptari tipik, që di të dashurojë dhe ku i jepet rëndësi botës së brendshme, ndjenjave. Është një film ku ka shumë varfëri materiale dhe shumë pasuri shpirtërore dhe për të arritur një lojë të mirë duhet spontanitet, vërtetësi. Luaj me aktorë të mirë si: Yllka Mujo, Çun Lajçi, Amos Zaharia, dhe një aktore e re nga Kosova, që e është dhe e dashura ime në film.
Mund ta konsiderosh veten si njeri me fat, pasi tre role kryesore brenda në kohe të shkurtër nuk janë pak?

Po, jam me fat, por s’mund të them që gjithçka është fat në art. Tre role kryesore për mua, i pari ‘Trishtimi i Zonjës Schneider”, i Pirro Milkanit, ndërkohë që Shqipëria nuk ofron mundësi për aktorët janë vërtet shumë. Mund të them se vështirësitë para rolit janë të mëdha, duhet të jap atë që duhet, të fokusohem në karakterin e personazhit, të ndihem brenda tij. Dhe kjo për faktin sepse çdo punë e krijuesve të tjerë të filmit i atribuohet në fund të fundit aktorit, sepse është ai që përfaqëson fantazinë krijuese të gjithë stafit.
Pse tre regjisorë kanë qenë në një mendje për të të zgjedhur ty?

Besoj u jam përshtatur personazheve të tyre, që në tre filmat kanë qenë djem tipik shqiptarë.
Nga të gjithë këta role ku e ndien veten më shumë Nik, pra vetvetja?

Tek të gjitha rolet kam dhënë diçka nga vetja dhe po ashtu kam marrë diçka nga roli, që mund të jetë një batutë, shikim, sjellje. Rolet më plotësojnë dhe më pasurojnë mua si Nik, po ashtu dhe unë lë diçka nga vetja në secilin prej tyre.
Por nga një rol në tjetrin publiku nuk mundet dot të zbulojë tipin e vërtetë të një aktori. Ti mund të flasësh për veten?

(qesh) Po, mund të them që nuk jam ai djali që ndjek tendencat e moshatarëve të mi për të kaluar kohë të gjatë në lokalet e ish-bllokut, apo për t’u argëtuar shpesh me jetën e natës. Jam tipi i djalit tradicional, fanatik e xheloz.
Fanatik dhe xheloz në ç’kuptim?

Në kuptimin që jam besnik i shoqërisë së fëmijërisë, frekuentoj shoqërinë e re dhe më shumë kohë e kaloj në lokalin tim që kam pranë Shkollës së Bashkuar. Me pak fjalë bëj një jetë të thjeshtë.
Pothuaj në të gjitha rolet dukesh ai djali që përjetoni shumë dhe flisni pak. Në realitet?

Në realitet varet. Për shembull në marrëdhënie me njerëzit që nuk i njoh jam tipi fjalëpakë, por jap shumë nga vetja në një rreth të ngushtë miqsh.
Po ashtu puthjet e tua në filma janë vërtet romantike. Çfarë loje është ajo jotja në skenat erotike?

Mendoj që është diçka shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Të gjithë puthim, dhe nuk ka pse të jetë problem në një realizim filmik. Ajo që mund të quhet delikate është që të realizosh puthjen e kërkuar nga regjisori, pra të diferencosh veten gjatë një puthjeje kinemaje. Aty nuk duhet të tregosh veten, do të ishte gabim nëse do të tregosh se kush je.
Ti je aktori i vetëm në familje, si lindi ky pasion?

Në fakt po, familja ime, dy prindërit dhe motra Besa janë të tre oficerë të lartë. Madje dhe unë, sipas dëshirës së babait mund të isha një oficer sot nëse nuk do të kisha marrë vetë vendimin të lija në mes, vetëm pas 7 muajsh shkollën e mesme për oficer në Stamboll. Kuptova që ai profesion nuk bënte bënte për mua.
Pasi u ktheve në Tiranë çfarë bëre?

U ktheva dhe fillova të aktivizohesha në të rinjtë e “Sirea Film” me Leonard Bombaj dhe Alfred Trebickën, i cili më tha që të konkurroja në Akademinë e Arteve të Bukura. Në fillim konkurrova në degën e Juridikut nuk fitova, pastaj konkurrova në degën aktrim degë. Të them të drejtën e fillova shkollën e lartë shkollën kur isha 21-22 vjeç, dhe jo me ndonjë optimizëm të madh.
Çfarë do të arrish në të ardhmen, sa ambicioz je?

Unë dua të identifikohem mirë si shqiptar në karrierrën time kinematografike. Synimi im është të jem gjithnjë në formë, të mos më humbasë dëshira të jem aktor, pastaj karriera po mori “superxhiro”, le të shkojë ku të dojë.
Cilësimi që nuk të pëlqen të të bëhet?

“Niku i bukur”, s’më pëlqen fare kur e dëgjoj. Sipas mendimit tim kam përshtypjen se asnjë mashkull i vërtetë nuk ka dëshirë ta cilësojnë “i bukur”.
Por femrat janë të tërhequra nga aktorët simpatikë, ti si ndihesh?

Mbase, por nuk më pëlqen të flas për jetën intime.
Emri yt i vërtetë është Kreshnik, ka ndonjë histori shkurtimi i tij në Nik?
Imazh
Emrin tim e shkurtuan producentët e filmit “Trishtimi i zonjës Shnajder” të regjisorit Pirro Milkani. Kishin vështirësi në shqiptimin e emrin tim në çekisht, më sugjeruam ta shkurtonim, duke u kthyer në emrin tim të artit./Panoramaplus/
E Marte, 06 Tetor 2009 08:18
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 33
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
E pashe filmin "trishtimi i zonjes Shnajder" shume i bukur dhe me pelqej historia e te riut Pirro Milkani, qejflli paska qene dreqi kur paska qen i ri :(
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kreshniku esht aktor me perspektiv. Kam dalluar ne rolet e tija se esht aktor per tregun e filmave te huaj si ato italiane, spanjolle, franceze madje pa u ekzaltuar esht edhe per Hollivudin.
Filmi shqiptar e them me keqardhje nuk mund te jete skena ku Nika te luaji rolin e natyres tij.
E them ket konkluzion sepse Nika esht i pregatitur per skena te nje djaloshi qe kerkon ne jete me shume si i ri ne tendencat e jetes qe vertiten ne jeten e tij.
Tjeter esht i pregatitur qe te prezantoji natyrshem ate pjese jete erotike, qe skena shqiptare nuk esht ende i pregatitur. Edhe kur e cfaqe ne skena teatri, apo kinemajet ka nota artificialiteit. Ndersa Nika shfaqet natyrshem ne skenen erotike si pjese e cdo episodi ne jeten e njeriut.
Prandaj e theksoj se Nika esht talent i kohes ne aktrimin. Esht nje zbulim qe ka me ngrite larte krenarine shqiptare ne kinematografine shiptare ne bote sic e ka pasqyruar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Filmi me regjizor Minarollin dhe me aktor te medhenje un Lajci dhe Primo Shllaku ka shkuar ne SHBA per te pritur ndoshta cmimin oskar. Regjizori kishte shprese per cmimin oskar. Aty eshte e dhe Kreshnik Xhelilaj qe i ka dhene profilin e tij erotik filmit. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4137
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nik Xhelilaj - Dy Trofe në Moskë 2010

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Gusht 2014, 17:54
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari