- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Teknologji
- Italiano
- Kuriozitete
- Ekonomi
- Biografi
Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone
Dokumentat dhe faktet e paraqitura më poshtë janë pjesë nga një seri artikujsh që janë botuar në gazetën “Koha Ditore”, Prishtinë, në vitin 1998. Si dhe dëshmi të një shqiptari që ndodhet në Amerikë(SHBA). Autori: A.D
Kush është Sali Berisha?
Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19- të. Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav më përpara.
Mbas vendosjes në fshatin Vuçidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.
Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për çdo problem familjar që ka pasur.
Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP-së, drejtues i PS-sës, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP-së, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP-ja. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.
Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.
Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.
Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.
Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB-së jugosllave. Në vitin ’91-’92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.
Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.
Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.
Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB-ja filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB-së, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB-së.
Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.
Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga Veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje në Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.
Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.
Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD-së duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.
Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD-së u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.
Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të çmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.
Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Çad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit, Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN-ja kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.
Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD-së, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.
Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB-ja.
Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD-së (Pjetër Arbënorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmbënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri çka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.
Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.
Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.
Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
Përgatiti: Pellazgilirarbër/Proletari.Com
Shënim: Në mungesë të një përgenjeshtrimi(ne nuk jemi në disponim) nga ana e të cituarit në këtë artikull, Proletari.Com vendosi ta publikoj në bazë të rregullit tonë kryesor, kundër censurës së informacionit.
riza hoxhaj
25/03/2013 at 01:03
te nderuar qytetar te shqipris ku do qe jeni sonte po lexoj do genjeshtra te gazets komunist e cila citoj bjografin e doctor berishe ku I beri dhe fisin ma te mir te malsi te gjakove nga rusi .e shifn kush jan gazetmgazetaremkomuniste e shqipris a e besoni ju qe malsi e nje familjen e sali ram berishes dem babadem posht klysht e flliqur te komunizmit.
Abdyl Mahmudi
20/03/2013 at 00:43
Keto shkrime jan peralla me mbret po dora juthaft kush ben percatje nemesin e shiptarve qelbesira ti qelbesir je spiun i UDB-se qe tekashtir mebe kesolloj shkrimesh mebe percarje nemesin e Shiptarve
adrian hajdinasj
24/01/2013 at 00:11
CFARE ESHTE DEMOKRACIA DHE SI FUKSIONOJNE LIGJET E SAJE ?
Mesazh, nga opininisti ADRIAN HAJDINAJ Tue 24 Apr, 2012 1:02 pm.( RIBOTIM )
Perkthimi etimologjik i fjales “pushtet i popullit” eshte riformuluar
dhe pasuruar me shprehjen “pushtet nga populli, i popullit dhe per
popullin”, ne kuptimin qe pushteti vjen nga populli, i perket popullit
dhe duhet te perdoret per popullin.
Sot nuk ka me dyshime per faktin se jane demokrate ato regjime qe
dallohen nga garancia reale e pjesemarrjes ne politike te popullsise
adulte, nga mundesia e berjes opozite dhe mundesia e konkurrences
politike.
Me qellim qe te rimerren disa koncepte baze, nocioni i regjimit
korrespondon me ate te politikes dhe ai i regjimit demokratik me ate te
politikes demokratike. Ne kete lloj politike demokratike vertetohet
pjesemarrja konkrete e qytetareve dhe qartesohet larmishmëria e
interesave, opinioneve dhe vlerave te tyre qe vete demokracia
parashikon, duke pranuar mundesine per te mos rene dakort, per te
kundershtuar qeverine me ane te menyrave paqesore dhe per te konkurruar
per marrjen e votave.
Sic shihet, konceptit te demokracise i jane shtuar koncepti i
sovranitetit te popullit, duke u perdorur per nje numer me te madh
qytetaresh.
Sipas Schumpeter, “Metoda demokratike eshte instrumenti institucional
qe qellim qe te arrihet ne vendime politike, ne baze te te cilave
individe te caktuar marrin te drejten per te vendosur ne baze te nje
konkurrence qe ka per qellim marrjen e votave nga populli”.
Sartori e ve theksin jo vetem mbi konkurrencen, por edhe mbi vlerat, mbi
ekzistencen e mazhorancave dhe te minorancave konkurruese te cilat
sherbejne per te siguruar ekzistencen e ketyre te parave me ane te
sistemit te votes.
Pervec ketyre perkufizimeve te pergjithshme, ka edhe disa perkufizime
minimaliste, domethene perkufizime qe tregojne cilat jane kushtet
empirike elementare dhe nen te cilat nje regjim nuk mund te zbrese ne
menyre qe te konsiderohet demokratik.
Ai regjim duhet te kete te pakten:a) Zgjedhje te pergjithshme qe te
perfshijne si meshkujt ashtu edhe femrat, te gjitha racat ne nje
popullsi, qe kane arritur moshen per te votuar, te quajtur ndryshe
elektorat.
b) Zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte.
c) Me shume se nje parti.
d) Burime informacioni te ndryshme dhe alternative.
Ky perkufizim ve ne dukje faktin qe nese garantohen zgjedhje te lira dhe
te pergjithshme dhe aspektet e tjera, atehere lirite civile dhe
politike jane te garantuara.
Por, demokracia eshte edhe nje teresi rregullash dhe procedurash qe
vijne si rezultat i nje akordi ose kompromisi me qellim zgjidhjen
paqesore te problemeve ndermjet aktoreve sociale politikisht te
rendesishem dhe aktoreve te tjere te institucioneve, prezente ne arenen
politike.
Perkufizimi i sapo dhene na lejon te shohim me mire nje aspekt shume te
rendesishem te demokracise, aspekt ky qe shpesh eshte lene mbas dore ose
eshte nenvleftesuar: demokracia eshte nje regjim i karakterizuar nga
rregulla dhe institucione qe ekuilibrojne principe te ndryshme.
Demokracia ka nevoje per nje akord baze mbi rregullat qe do te vendosen
dhe ne te njejten kohe duhet te pranoje te mos qenurit dakort dhe
konfliktet mbi permbajtjen e ketyre rregullave. Demokracia duhet te
pranoje pasigurine ne lidhje me rezultatet e vendosura, por ka nevoje
edhe per sigurine e rregullave te vendosura prej saj, ne menyre te tille
qe pasiguria e rezultateve te behet relative dhe e limituar.
Demokracia duhet te aplikoje rregullen e mazhorances, si rregull kryesor
per vendimarrjen, por shpesh asaj i duhet te mbroje te drejtat e
minorancave dhe ne ato raste duhet te perdore rregullin e unanimitetit.
Demokracia duhet te karakterizohet nga paraqitja sa me e gjere e
interesave dhe e identiteve ne vendet e vendimarrjes, si per shembull ne
parlament dhe ne asamblete rajonale dhe lokale, por ne te njejten kohe
nuk mund te heqe dore nga efikasiteti i vendimmarrjes, i cili eshte
shume i veshtire ne rastet kur duhet te arrihet nje perfaqesim sa me i
mire i komunitetit sa me i fragmentarizuar dhe kompleks te jete ky
komunitet.
Ne fakt, demokracia mbart me vete nje paradoks, pasi sa me i forte dhe i
konsoliduar te jete konsensusi mbi te cilin bazohet, aq me shume
konflikt mund te perballoje ajo. Institucionet qeveritare ne nje qeveri
mund te aplikojne me lehtesisht rregullin e mazhorances, sa me shume te
integruara e me pak konsistente te jene minorancat. Efikasiteti i
vendimeve te ndryshme eshte aq me i madh sa me pak komplekse te jene
ceshtjet politike.
2. Llojet dhe modelet e demokracive.
Ne kete pjese te shkrimit, do te perqendrohemi mbi pak lloje
demokracish, per demokracite parlamentare, gjysem-presidenciale dhe
presidenciale do te flasim ne pjesen mbi qeverite pasi keto kane te
bejne me teper me raportin ndermjet pushtetit ekzekutiv e legjislativ
dhe jo me lloje te mirefillta demokracish.
Demokracia perfaqesuese dhe demokracia e drejtperdrejte.
Le te fillojme mbi disa dallime te rendesishme ndermjet ketyre dy lloje demokracish.
Demokracia perfaqesuese eshte nje regjim qe perfaqeson, domethene i
bazuar mbi rregullat dhe institucionet e perfaqesimit, pra e
karakterizuar nga zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte, periodike dhe
nga struktura perfaqesuese, si parlamenti dhe ato vendimarrese, si
qeveria. Demokracia perfaqesuese nuk ka si rrjedhim nje perfaqesim
direkt nga ana e qytetareve, me perjashtim ne momentin e votes, por edhe
ne kete rast vota nuk eshte e detyrueshme. Ne kete sens, sistemi i
demokracise moderne ndryshon nga ai i antikeve sepse ata qe marrin
vendimet jane nje elite e ngushte. Ne demokracite moderne, ne fakt,
vendimet mbi gjerat publike, i delegohen profesionisteve te politikes,
nepermjet nje specializimi te detyrave qe si rrjedhoje ka sjelle qe
qeverisja te kthehet ne nje profesion te vecante.
Demokracia direkte perkon me demokracine e antikeve, apo te qyteteve
antike, ku nje numer i vogel qytetaresh mblidheshin dhe vendosnin per
problemet qe kishin. Ishte nje regjim ky qe sot do te percaktohej si
autoritar, pasi nje numer i limituar qytetaresh bashkejetonte me nje
numer te madh personash pa te drejta dhe qe ishin ne nje pozicion
politikisht inferior. Disa institucione te demokracise direkte, si per
shembull referendumi, eshte mbajtur deri ne ditet e sotme ne demokracite
perfaqesuese.
Keto dy klasifikime mbeten shume te pamjaftueshme ne rastet kur behet
fjale per te klasifikuar nje numer te madhe demokracish komplekse. Lind
nevoja e ndertimit te disa modeleve te cilet te jene te afte te
perfshijne nje numer me te madh llojesh demokracish.
Lijphart ka ndertuar dy modele polare ose me karakteristika te kunderta
duke u mbeshtetur ne faktin se demokracite i bazojne format e tyre
institucionale ne dy principe te cilat mund te jene puro ose mikse,
principi mazhoritar dhe principi konsensual.
Sipas principit mazhoritar, demokracia eshte nje regjim ne te cilin
perfaqesuesit te zgjedhur me zgjedhje te lira, i marrin vendimet e veta
ne baze te principit te mazhorances. Aspekt kryesor qendron ne faktin se
edhe te gjitha vendet e vendimarrjes, jo vetem gjate zgjedhjeve, duhet
te mbizoteroje preferenca e mazhorances qe percakton edhe rezultatin
perfundimtar.
Kjo gje eshte kritikuar nga perfaqesuesit e principit konsensual. Duhet
te kihet parasysh se sistemi mazhoritar largon minorancat, duke sjelle
si konseguence deligjitimitetin e institucioneve dhe per rrjedhoje, ky
princip ndonjehere nuk aplikohet ne disa vendime publike te cilat merren
ne shume sisteme demokratike, vendime te cilat theksojne rendesine e te
renit dakort te gjithe duke kerkuar konsus sa me te gjere dhe
kompromisin. Ne kete prospektive demokracia duhet te jete me teper
tolerance reciproke sesa tirani e mazhorances, me teper ne kerkim te
akordit sesa te fitores se njeres pale.
Keto dy menyra konceptimi te demokracise i japin jete dy modeleve
institucionale; modeli mazhoritar, i cili sjell perqendrimin e pushtetit
politik tek mazhoranca dhe modeli konsensual i cili sjelll perhapjen
dhe ndarjen e pushtetit.
Principi mazhoritar dhe principi konsensual influencojne te gjitha
dimensionet empirikisht te rendesishme ne nje sistem demokratik, te
cilat mund te ndahen ne dy teresi; ate te pushtetit ekzekutiv dhe te
partive dhe qe ka te beje me gjendjen unitare apo federale te nje vendi.
Teresia e pare karakterizohet nga:
1. Perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te njengjyrshme (modeli
mazhoritar) ndaj ndarjes se pushtetit ne koalicione te gjera
shumepartish (modeli konsensual).
2. Lidhja ndermjet qeverise dhe parlamentit qe pasqyron nje dominance te
ekzekutivit mbi parlamentin ne rastin e pare ndaj ekuilibrit ndermjet
dy pushteteve ne te dytin.
3. Sistem me dy parti ndaj sistemit me shume parti.
4. Sistemi elektoral mazhoritar jo proporcional ndaj sistemit proporcional.
5. Sistemi i interesave pluraliste qe karakterizohet nga konkurrenca
ndermjet grupeve (modeli mazhoritar) ndaj sistemit te interesave te
koordinuar dhe neo-korporativ i orientuar ndaj kompromisit dhe
harmonizimit (modeli konsensual).
Teresia e dyte karakterizohet nga:
6. Nje shkalle uniteti dhe perqendrimi te pushtetit (modeli mazhoritar), ndaj shperqendrimit federal (modeli konsensual).
7. Perqendrim i pushtetit legjislativ ne nje dhome parlamenti (modeli
mazhoritar) ndaj shperndarjes se pushtetit legjislativ ne dy dhoma te
cilat jane njesoj te pushtetshme por te ndertuara ndryshe (modeli
konsensual).
8. Kushtetute fleksibel qe mund te ndryshohet me nje mazhorance te
thjeshte parlamentare (modeli mazhoritar) ndaj kushtetutes te
qendrueshme qe mund te modifikohet vetem me mazhoranca te kualifikuara
(modeli konsensual).
9. Sisteme ne te cilat parlamenti ka fjalen e fundit mbi
kushtetueshmerine e ligjeve (modeli konsensual) ndaj sistemeve ne te
cilat kushtetueshmeria vendoset nga ana e gjykatave kushtetuese dhe
supreme (modeli mazhoritar).
10. Banka qendrore te pavarura nga pushteti ekzekutiv (modeli konsensual) ndaj bankave qendrore te varura (modeli mazhoritar).
Modeli Westminster dhe ai konsensual.
Ne baze te ketyre dimensioneve eshte percaktuar modeli i pare polar i
demokracise qe vjen si rezultat i kombinimit te ketyre dimensioneve, dhe
qe njihet si modeli Westminster me prejardhje nga modeli anglez duke
marre, pra, emrin nga parlamenti anglez. Ai karakterizohet nga:
- perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te formuara nga nje parti e vetme e zgjedhur me sistemin mazhoritar.
- shkrirje e dy pushteteve (legjislativ dhe ekzekutiv) dhe dominim i qeverise.
- sistem bipartiake
- sistem elektoral mazhoritar (plurality).
- pluralizem i grupeve te interesit
- qeveri e perqendruar dhe unitare.
- bikameralizem asimetrik (njera dhome ka shume me shume pushtet se tjetra).
- kushtetute fleksibel dhe sovranitet i parlamentit.
- mungese e kontrollit kushtetues.
- Banka qendrore e varur nga ekzekutivi.
- Ekzistenca eskluzive e disa formave te demokracise perfaqesuese,
domethene mungese e mundesise per tu konsultuar me referendum.
Shembujt me te mire qe korrespondojne me modelin konsensual jane
Blegjika dhe Zvicra. Aspektet me te rendesishme te modelit konsensual
jane:
- qeveri te formuar shume parti dhe koalicione te gjera.
- ekuiliber pushtetesh ndermejt ekzekutivit dhe legjislativit.
- sistem shumepartish.
- sitem elektoral proporcional.
- sistem interesash i harmonizuar dhe neo-korporativ.
- decentralizim dhe federalizem.
- bikameralizem i forte dhe perfaqesim i minorancave.
- kushtetute e qendrueshme dhe fuqi e vetos e minorancave.
- kontroll kushtetues.
- pavaresi e bankes qendrore.
Modele te ndryshme per kushte te ndryshme te zhvillimit te demokracise.
Te dy modeleve u korrespondojne kushte te ndryshme historike te nje
demokracie. Modeli mazhoritar duket i pershtatshem per vende me nje
shoqeri relativisht homogjene, ku “partite e medha zakonisht nuk jane
shume te largeta politikisht panvaresisht nga prospektiva e tyre
politike, sepse ne boshtin e djathta-e majta kane tendence te vendosen
ne qender” (Lijphart). Ky model nuk do te funksiononte ne shoqeri me
pak homogjene ku ka tendence te zhvillohet modeli konsensual. Ne
shoqerite plurale, te ndara nga fraktura te karakterit fetar,
ideologjik, linguistik, kultural, etnik apo raciale, fraktura keto qe
jane te perfaqesuara nga parti te cilat mbrojne interesat e tyre, nga
grupe interesash dhe mjete komunikimi te vetat, mungon fleksibiliteti i
nevojshem per demokracite mazhoritare. Ne kete situate sistemi
mazhoritar do te ishte jo vetem jo demokratik, por edhe i rrezikshem,
sepse minorancat, te cilave iu mohohet pjesemarrja ne pushtet do te
ndjeheshin te diskriminuara dhe do ta humbisnin besimin tek regjimi. Ne
keto regjime, modelet e ndjekura nga partite e medha kane me shume
tendence te kene divergjenca, keshtu qe edhe besnikeria e votuesve eshte
me e rrepte, duke pakesuar ne kete menyre mundesine e partive te madhe
qe te alternohen ne pushtet.
Demokracite ideale dhe kualiteti demokratik.
Te percaktohet demokracia ideale eshte shume e veshtire, sidomos kur
analiza perqendrohet tek kualiteti i demokracise. Pervec
karakteristikave te mesiperme qe nje demokraci duhet te permbushe, duhet
bere edhe pyetja se si mund te realizohet nje demokraci me e mire.
Nje perkufizim i pare normativ thote qe demokracia ideale te jete nje
regjim i karakterizuar nga nje ” korrespondence e nevojshme ndermjet
akteve te qeverise dhe deshires se atyre qe preken nga to”, ose qe nje
regjim demokratik duhet te dallohet nga “kapaciteti i vazhdueshem i
pergjigjeve (responsivness) nga ana e qeverise ndaj preferencave te
shtetasve te saj, te cilet konsiderohen te barabarte politikisht”. Te
dyja keto pohime eshte shume e veshtire te implementohen empirikisht dhe
per kete arsye mbeten pa nje pergjigje te caktuar.
Studiuesit e demokracise kane perpunuar disa norma ne planin praktik, pa
u larguar nga normat e pergjithshme. Rruga me e mire mbetet ajo e
gjetura nga Dahl i cili jep dy pohime ne lidhje me kete ceshtje:
Postulati i pare – Qe nje regjim te jete i afte per pergjigje (responsive), te gjithe qytetaret duhet te kene mundesi te njejta te:
a) te formulojne preferencat e tyre
b) ti shprehin keto preferenca qeverise nepermjet nje aktiviteti individual apo kolektiv.
c) tu sigurohet qe preferencat e tyre te kene te njejten peshe, pa diskriminim ne lidhje me permbajtjen apo origjinen e tyre.
Perkufizimi i termit Politike
Politika eshte nje bashkesi aktivitetesh qe zhvillohen nga nje apo shume
subjekte individuale apo kolektive, qe karakterizohen nga komanda,
pushteti dhe konflikte, por edhe nga pjesemarrja, bashkepunimi dhe
konsensusi, qe kane si qellim funksionimin sa me te mire te kolektivit
njerezor, ndaj te cilit ka pergjegjesine primare te kontrollit te
dhunes, dhe te shperndarjes ne brendesi te tji, te kostove dhe te mirave
materiale ose jo materiale.
Me pak fjale mund te thuhet se politika eshte menaxhimi i komunitetit, pergjegjes per rendin paqeruajtes.
Si perfundim, duke pasur me te qarte keto dy parime te Demokracise dhe
te Politikes si teori, ne atehere mund te diskutojme per sistemin
Shqiptar te Kultures Politike a eshte Demokratike apo jo. Me prapa do te
sqaroj disi me qarte si dy forcat partikake kryesore shqiptare kane
shfrytezuar dobesite e ligjit (kushtetutes) per te fryre numrat e tyre
ose vendet e tyre ne parlament. Ndoshta edhe me mbeshtetjen e aleateve
te tyre brenda koalicioneve perkatese.
Opininisti .adrian hajdinaj — at Telaviv.
ylli
17/01/2013 at 20:04
vdekje tradhtareve dhe bashkepunetoreve te tyre.Populli shqiptar sduhet ti mbeshtese me keta maskarenj te shitur.Keta mbjellin percarje,vellavrasje mes shqiptareve.Gjoja ne emer te ligjit dergojne policine per te nxjerre jashte shtepie njerez te shkrete e te pafuqishem e per t; ia kthyer ish pronareve.Ndersa per veten e tyre kane zaptuar te gjithe SHQIPERINE. Kete e arrijne me forcen e atyre djemve qe hiqen si trima e patriote,qe nuk durojne dot poshtersite e GREKEVE DHE SLLAVEVE,por me punen e tyre i sherbejne dashakeqesve te SHQIPERISE.UJKU mjergull kerkon por kjo mjergulla zgjati ca si shume.