Zhvarrosen trupat e çiftit diktator Çaushesku për tu verifikuar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2127
Sot filloi zhvarrosja e trupave të ish-diktatorit Nikcolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena, të cilët u ekzekutuan para 20 vjetëve. Zhvarrimi bëhet me qëllim të verifikimit të identitetit të tyre përmes testeve të ADN. “Sot, do të bëhet zhvarrosja dhe më tej eshtrat do t’u nënshtrohen analizave.

Duhet të përcaktojmë nëse janë me të vërtetë ato që janë futur në varrezën Ghencea të Bukureshtit”, ka deklaruar dhëndri i bashkëshortëve Çaushesku, Opran. Ndërsa një burim nga varreza Ghencea njoftoi se zhvarrosja filloi, por i ndaloi gazetarët të hynin në rrethimin e varrezave. Nikolae Çaushesku nga viti 1965 deri në vitin 1989 udhëhoqi Rumaninë përmes një sistemi diktatorial. Çaushesku së bashku me të shoqen Elena u arrestuan dhe u ekzekutuan në dhjetor të vitit 1989, pasi pushtetin e morën forcat demokratike.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/07/2010. Filed under Komunistet Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.