Zhani Mihail Ciko urren At Gjergj Fishtën!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5635
Homazh i koncerteve për Luftën e Kosovës.

Në emisionin televiziv të RTVSH ”Këtu nisë historia” e regjizorit Osman Mula dhe të nënregjizorit,  Enison Osman Mula të mbramjes të së dielës të 27 marsit të 2011 dhe të ritransmetuem paraditen e ditës hanë, më dt. 28 mars 2011 ishte një auditor ekselentë si poeti i famshëm Agim Doçi, aktori i famshëm i Prishtinës Çun Lajçi, kompozitori i suksesshëm Edmond Zhulali, hoxha Remzi Jupi, menaxher i koncerteve për Kosovën, kangtari i eposit shqiptar, liriku Arif Vladi, kangtarja kosovare,   Leonora Jakupi, kangtarja  Manjola Nallbani, kangtari i madh Ilir Shaqiri dhe tenori lirik elbasanas Kastriot Tusha.

Biseda ndërmjet këtij grupi artistësh e poetit ishte një Homazh për të kujtue kontributin e tyne e të kolegëve që nuk ishin të pranishëm të para 13 vjetëve, pra në vitin 1998 të koncerteve të shumta në Shqipni me një shifër prej 88 koncerte në 22 shtete të botës për Luftën e Madhe për Çlirimin e Kosovës.

 

Tema e koncerteve të vitit 1998 ishte ”Lufta heroike e UÇK-ës në Kosovë”.

Në programin televizivë u shpalosën kujtime, fragmente shiritash televizive nga mbresat, emocionet dhe kontributet e seicilit artistë, poetë, kangtarë e kompozitorë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aty pamë duartrokitje, lotë të shumtë, ngritje në kambë me ovacione të shqiptarve nga Kosova Martire që përshëndesnin poetin e madh Agim Doçin, i njohur si autor i mbi 300 tekstesh kangësh të suksesshme, si fituese në shumë festivale edhe ndërkombëtare, si njeriu i pavlerësuar si nga sistemi komunistë ashtu edhe ai i paskomunistë. Poeti Doçi njihet si kontribuesi dhe ideatori  kryesor të koncerteve të mëdha për shqiptarët e Prishtinës, Llapit, Prizrenit. Synimi i gjithë kësaj veprimtarie artistike ishte; T’i bante jehonë në mbarë rruzullin shqiptar dhe asaj ndërkombëtar se aty në Kosovën Martire janë ngritë në kambë i madh e i vogël në mbrojtje të jetës, dinjitetit, familjeve, fëmijve, motrave dhe prindërve dhe çdo pëllambë toke kundër  ushtrisë serbe, që ushtronte dhunë me repartet çetnike të ekzekutimit masivë të popullit shqiptar. Poeti Doçi  shkruajti tekstin ”Marshi i UÇK-ës të Kosovës”, që ka mbetë hymnë i betejave të bijve shqiptar në Kosovë.

Sipas kangtarit lirikë –  epikë Arif Vladi mësuem se  kishte në vitin 1998 zëra nga drejtuesit e institucionit të muzikës, nga politikanët socialistë se nuk ka kuptim  Koncerti i Madh për Kosovën Martire, pasi nuk dihet gjë se kush po lufton dhe a do të fitojnë shqiptarët apo serbët?? Pra ishte koha e kontekstit të insinuatave antishqiptar që servirnin kryepolitikanët dhe  kryeinstitucionet muzikore se ishte një gabim politikë një aktivitet kaq i madh i koncerteve për Kosovën.

 

Aktori i famshëm i Prishtinës Çun Lajçi rrëfen se Zhani Ciko e ndaloi të recitonte vargjet e At Gjergj Fishtës në vitin 1998

Çun Lajçi thotë: ”Unë takova rastësishtë në Tiranë Agim Doçin në pijetore se nuk e njihja dhe më tha me recitue poema për Kosovën në Koncertin e Madhë për Kosovën.

Dhe i them se kam dëshirë të recitoj ”Vargjet” e At Gjergjë Fishtës  në Koncertin e të në nesërmes duke  i premtue se do të vij nesër.

U futa në sallë të koncertit prej ftesës të Agim Doçit. Aty më doli para Zhani Ciko si drejtor i TOB dhe më pyeti: Me çfarë recitimi do të dalësh ti? Në koncertë”

Unë ju përgjegja se kam zgjedhë si recitim Vargjet e At Fishtës. Mirë,  tha Zhani Ciko: ”Na recito disa vargje Çun Lajçi!”

———————————————





E as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.
15. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,
Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,
Qatje te e vona boten mbarë në zi
Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten
Zanin mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,
20. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,
I ra mbarë dheut.
Kur, qé, mbi kep të Kruejës
Titanike po del nji hije burri,
Vetllat ngerthye, si dy hulli rrufeje,

———————————————-

Çun Lajçi: ”Nisa të recitoj vargje nga At Fishta ku bahej fjalë për grekët.”

Zhani ma ndërpreu recitimin duke më thanë: ”Jo, jo, nuk duhet kjo pjesë për grekët se i kena miqë! Pas pak më tha Zhani: ”Vazhdo Çun Lajçi!”

—————————————–

por s’ din Shkjau me mbajtë miq’sí !
Aman, Zot, kur duel Serdari,
se ç’ kje ndezë Vranina zhari !
Aman, Zot, kur mbërrini Pera,
se shum krisi atëbotë potera ! 395
Por kur ránë Shkjetë e Vraninës
Shum u krisi plumbja shpinës !
Porsi shé qi m’ nji natë gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
shkapërderdhet npër zallina,
ashtu u derdh Shkjau te Vranina,
n’ valë Shqiptarët krejt tue i përshi.

——————————————-

Unë(Çun Lajçi) nisa të recitoj vargje tuj përmendë malazezët si pushtuesa,…, kur më ndali Zhani Ciko i xhindosur duke më thanë: ”Jo, jo, nuk bën më e përmënd  malazezët për keq se i kemi edhe këta miqë. Ti nuk bën të recitosh vargjet e At Fishtës.

Unë(Çun Lajçi) ju përgjegja: ” Zhani Ciko, nuk mundem të heqi fjalët grekë e malazezë sepse asht Poema e At Fishtës, nuk guxoj të ndryshoj asgja.”

Zhani nuk deshti të më ndigjoji dhe më hoqi nga recitimi në koncertë.

Falë një mikut arrita ta recitoja vargjet e At Fishtës, ku pata shumë suksesë dhe u duartrokita shumë nga populli i Tiranës.

 

Si ka mundësi të jetë edhe në vitin 2011 drejtor OTB, ky armikë i At Fishtës?

Unë kur mësova prej gojës të aktorit të madh Çun Lajçi, të dekoruem më 25.3. 2011 me titullin ” Mirënjohje” nga presidenti Bamir Topi në Teatrin ”Migjeni” në Shkodër mbeta pa mend. Unë nuk e dija se kishim dhe kemi edhe sot një Drejtor i Operës dhe i Baletit të Shqipërisë Zhani Ciko, një drejtor i Operas, Teatrit  dhe Baletit të Shqipërisë me të tillë ndjenjë sllavo-enveriste që i aplikonte në punën e tij edhe në koncerte. Shoku Zhani Ciko edhe pse është ndëshkuar nga regjimi komunistë mbeti i njejtë fanatike në pikpamje të urrjejtjes, të egër ndaj kryegjeniut të Shqipërisë të Veriut dhe Ballkanit, poetit At Fishtës.

Mbeti nxanësi i zellshëm i Enver Hoxhës me  bandën e pandëshkuem të pasuesve fanatikë otomanë-sllavë-antishqiptarë si Ramiz Alia, Ismail Kadare, Nexhmije Hoxha, Hamit Beqja etj., që denigruen me urdhër të Beogradit, Moskës si dhe prej  motiveve të tyne të dobta shpirtërore antishqiptare ndaj klerit katolik, e cila vazhdon edhe në vitet e pas rrëzimit të komunizmit.

Si mund të ndalohen edhe pas periudhës komuniste recitimi i veprave letrare të letrave të gjeniut të letrave shqipe At Fishta recitimet inspiruese për luftëtarët e Kosovës trime??

A i ke lexue këto vargje për Flamurin Shqiptar pa yll , për Kastriotin, për Gegë e Toskë të bashkuem si dy rrufe mbi armikun??

————————————–

1.Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rrehë Flamuri i Shqypnis,
E thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
2. Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
3. Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m’ t’ leta.
Bini, Toskë!….
4. Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini, Toskë!….
5. Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,
Qi vetë Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkelë kamba e poshtnueme
E nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?
Bini, Toskë!….
6. Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’ me u shkri me gra, me fmi!
Kem’ me mbetë kortarë nder ara,
Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.
Bini, Toskë!….

——————————————–

 

Zhani Ciko urren poemat e vendit të vet

Zhani Ciko e nxorri mllefin e vet për At Fishtën në ditën ma të randë të kombit të Kosovës heroike, ku serbët me thika e pabesi, me armë të rënda po vriste popullin shqiptar për ta zhdukë nga harta e Europës.

Kjo sjellje e drejtuesit më të lartë të institucionit të muzikës shqiptare, shokut Zhani Ciko na dëshmon se po përdor institucionin padrejtësishtë në ndalimin e rehabilitimit qytetar të kryeveprave të princit të letrave At Gjergj Fishta.

Lufta për jetë a vdekje e trimave ndihej në gjithë alpet, malet e fushat e Arbërisë. Artistët e poezisë, e kangëve, e valleve dhe e recitimeve në të gjitha qytetet e Shqipnisë e ndjenë thellë në vetëdijen e tyne. U ngritën në kambë, u mblodhën në Tiranë dhe pregatitën një koncertë një grupë artistësh e poetësh me vallet, kangët, poemat dhe recitimet nga repertori i kkrijimtarisë edhe të atdhetarve në skenat e 22 shteteve të botës për t’i ba jehonë bijve të Kosovës.

———————————-

Flamri kuq e zi lshon hije:
Anë e kand Shqypni a’ ky vend.
3. Po, por neser, me ndihmë t’ Zotit,
Do t’ a bajm prap Shqypni t’ lir
Prej Prevezet m’ Leqe t’ Hotit,
Prej Tivarit m’ Monastir;
Edhe Flamuri i Shqypnis,
Si flakë mnijet t’ Perendis,
Do t’ valvitet m’ Kaçanik.
4. M’ Kaçanik, po, do t’ valvitet
Kuq e zi Flamri i Shqyptarvet,
Perse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetë asht, qi prej t’ Parvet
Trashigim na e kemi pasë:

————————————-

Por ja që një farë drejtori i lartë i muzikës shqiptare me emrin Zhani Ciko pengoi aktorin e madh kosovar të skenës mbarë shqiptare, Çun Lajçin  të recitonte vargjet lapidare të poemës ”Lahuta e Malcis” pas 50 vjetësh ndalimi, denigrimi, përsekutimi, baltosje dhe djegie të librave të At Fishtës.

Zhani Ciko me këtë aktë të ultë  politike i shërbeu vetëm ushtrisë serbe që vriste, therte, djegte, groposte të gjallë fëmijë, nana, luftëtarë të Kosovës.

Shikuesi shqiptar u tmerrua kur ndëgjoi në ekranin e Televizionit Shqiptar Publikë në mbramjen e datës 27 mars të 2011 prej gojës të Çun Lajçit një lajmë aspak të mirë për moralin, shpirtin dhe pushtetin që mban Zhani Ciko si kryedrejtor i institucionit më të lartë të muzikës shqiptare në Tiranë; Shprehjen – Të mos recitohen vargjet e poemës ”Lahuta e Malcis”.

——————————————————

6. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,
E e shoftë me fise, popuj e qytete;
Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,
Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;
Selit e saja grimë me grimë u theshin;
Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.
7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye
E prej Lirijet me ia ndalun hovin?
Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?
Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?
Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:
Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.
8. O gjak i atyne burrave fatosa,
Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,
Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,
E para fronit t’ Perendis me vajë
Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

————————————————-

Në njëmbëdhjetë vjetorin e parë të mileniumit të tretë mësuam se në administratën e shtetit shqiptar nuk qendrojnë vetëm ish hetuesa, prokurora, gjykatësa që torturen, përsekutuen, hodhën prej kateve të nalta të ndërtesave të hetuesisë qytetarë patriotë antikomunistë të lidhur duarsh e kambësh, hodhën në gropa gëlqere të gjallë priftërinjë katolikë, shqyen me duart e tyne fytin, dogjën organet gjenitale me shufra të nxehta, thyen arra mbi kokat e  djelmoshave të vrarë, ma të bukur të Shllakut,  ngulën gozhda mbi gjuhë në tavolinat  e tyne të përgjakuna me gjakun e shqiptarve e tjera, por qendron edhe një farë njeriu që nuk e meriton  të drejtoji institucionin e muzikës shqiptare.

Ndodhen  ende në administratën shqiptare specie të dekompozuem e kësaj mbetje enveriste –sllave, që vjellin edhe sot helmë e baltë prej goje për njeriun që e fyen, shpifën, i ndaluen veprat dhe i zhdukën edhe eshtrat. At Fishta nuk ka asnjë pllambë toke në Shqipni për së vdekunit.

Nëse vazhdon ky njeri me mendime regresive, antifishtjane të vazhdoji të ushtroji në postin e lartë edhe me këtë kurikulum sllavë-enveristë atëhere demaskon Ministrinë e Kulturës si detashmentë i palëkundun i komunizmit enveristë-sllavë-otoman.

I baj thirrje qeverisë, shoqatave patriotike dhe përparimtarve shqiptarë që të kërkojnë nxjerrjen në pension edhe pse i ka kalue moshën e saj si një aktë qytetar.

Ja se si i ka shpërblye penda e artë e At Fishtës anmiqtë e tradhëtorët e vendit në shekuj;

——————————————————-

16. E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
17. Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!

——————————————————-

Janë këto vargje patriotike që u shkruejtë nga princi i epikës shqiptare At Fishta për modelin edhe të  të Enver Hoxhës, të bandës tij të pandëshkuem, për Ismail Kadarenë, Zhani Cikon që me sjelljet e tyne i kanë ba dame dhe vazhdojnë edhe sot njeri me skenarët, e librat e tija dhe intervistat nëpër botë mbjellë panik, kaos fetar, anarki për Shqipninë e tjetri në koncerte zbon aktorin e madh të trojeve shqiptare Çun Lajçi ndalon vargjet të rilindasit të madh At Fishta. E tradhtarët nuk i mungojnë ”shyqyr” Shqipnisë që shifen në ditë me diell nëpër majë piramidash e foltoresh me kollare të kuqe e blu, që ende kapardisen e hymnizojnë otomaninë dhe botën sllave. Janë këta që para skenarve tribale antishqiptare të hedhjes  Flamurit të Shqipnisë pa yll heshtin.

Me vrapë vijnë nga klubet e Parisit dhe nuk duen ta shohin nëpër kambë të hedhun Flamurin e Kastriotit, porse hedhin vner, tërbim, zjarr e shpata për të pre krena shqiptarësh të pafaj. A ka ma tmerr të  përulën me sjellje antishqiptare hapun para otomanit e sllavit që ende nuk kanë kërkue falje për krimet, për  gjenocidin afro pesë shekullore dhe të coptimit të Shqipnisë nga sllavë – grekët!

 

I përkëdheluri apo ”i përsekutuari” i komunizmit shoku Zhani Ciko

Zhani Mihail Ciko lindi më 8.XII.1945, mbaroi shkollën e konservatorit në 1967 për violinë dhe pas tre vjetësh ish Komiteti i Partisë të Rrethit të Tiranës, e emëron pa asnjë merit në kontributin muzikor, në një moshë relativishtë të re, 25 vjeç duke e ngjitë me katapultë në postin ma të lartë si drejtor i institucionit ma të lartë të muzikës shqiptare si drejtor i Teatrit dhe  Operes e i Baletit (TOB). Ishte periudha ku kishin  kompozitorë, regjizorë para tij  shumë  të talentuem që kontribuen dhe lanë kryevepra muzikore në kulturën shqiptare, ndërsa shoku Zhani Ciko për fatin e tij të mirë a të keq nuk ka lanë asnjë gjurmë në muzikën shqiptare pas 44 vjetësh në poste të larta. Ishte periudha komuniste, ku vetëm mediokri, i paafti, militanti, spiuni, allishverishi lulëzonin në krye të institucioneve shtetërore,….

Në vitin 1973 për arsye larje hesapesh brenda klaneve politike të shtetit komunistë u ndëshkue disa kangtarë, kompozitorë, regjizorë, drejtorë, poetë të Festivalit të 11-të.

Në këtë ndëshkim shkarkohet nga posti i OTB dhe dëbohet nga Tirana, ku për 3 vjet punon në Patos si mësues muzike, ku disa të artit e muzikës e dramës si Mihal Luarasi,  Sherif Merdani përfunduen në burg mbi 15 vjet dhe Françesk Radi, aktorja Edi Luarasi u internuen. Ndërsa shoku Zhani emërohet pas 3 vjetësh(në vitin 1979) u rikthye si pedagog i violinës dhe emnohet drejtor i Liceut Artistik në Tiranë, kur ish vartësit e tij  aktorë, shkrimtarë, regjizorë, kangtarë, kompozitorë dergjeshin në galera vagonash me krom, në burgje e internime. Në vitin 1989 emnohet përsëri drejtori i TOB që e mban edhe sot më 12 prill të 2011. I përsekutuari i komunizmit ashtë i vetmi funksionar që mban plotë 22 vjet kët postë të lartë plusë 3 vjetë qysh prej periudhës komuniste.

Duke pa shqiptari biografinë e Zhani Cikos bindet se ka pasë ”të drejtë” të ndalonte recitimin e vargjet monumentale të At Gjergj Fishtës, të urdhëruar në vitin 1998, në një kohë ku djemtë dhe vajzat ishin ngritë në kambë, ku Kosova digjej e vritej e ishte në rrezik ekzistenca e saj në hartën e Ballkanit

Jetmir Dajaku/Proletari.Com
E martë, më dt. 12 prill 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/04/2011. Filed under Analizë,Gjergj Kastrioti(Skënderbeu). You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

5 Responses to Zhani Mihail Ciko urren At Gjergj Fishtën!

  1. ivan

    07/09/2011 at 20:54


    Pershendetje komentues te mos i marim te gjitha te thenat si te vetreta sepe autori i keti shkrimi mu duk sikur pak i revoltuar ….arsyja s’dihet por une i permbahem dhe disa fjale qe perdor populli..1-me thuaj me cilin ri te te them se cili je 2-dardha nen dardhe do bjere 3-gjeti shesh dhe beri pershesh …..me thuaj i nderuar gazetar qe paske kaq merak per [lahuten e malsise] dhe pike te dobet Cun Lajcin pse nuk bre shkrim per ministrine e kultures …por e dije se aty nuk caje dot dhe mundohesh me laku rruge te tjera….faji gazetar nuk qendron tek zhani ciko se ky lloj specje pika 3 gjeti shesh dhe ka bere dhe do beje pershesh ciru ti dhe une kllocka i ruan mire zogjt e saj mbro me fanatizem ti lahuten e malesise dhe une psh poemen e mjerimit dhe asnjeri ska per te na i varur sepse populli ka thene; pika1 me thuaj me cilin ri te te them se cili je dhe zhani cikua me ta ha e pi qe lart ne qeveri dhe deri tek pastrusia e RTSH qeverise dhe TOB-it privat Po e mbyll kete koment me vargjet e MIGJENIT Ooo si nuk kam nje grusht te forte ti bije mu ne zemer malit qe s’bezane,ta dije dhe ai c’domethene i dobet -n’agoni te perdihet si vigan i vrame pershendetje gazetar tung lugina

  2. ari,gr

    05/09/2011 at 23:25


    Nje bravo e vertete per autorin e shkrimit !
    Nuk e di si ka mundesi qe te tille masakrues te kombit shqiptar te jene akoma ne te tilla poste !
    Shqiperia me te vertete nuk paka nje figure te paperlyer per nje institucion kaq te rendesishem si TOB ?!!
    Apo edhe ky ka ndonje degezim ne stanin qe qeveris kete vend sot

  3. Paul Tedeschini-Itali

    14/04/2011 at 13:47


    Shkrim shume i mire dhe aktual. Pergezoj autorin dhe redaksine.

    E ripublikova menjihere ne: http://kosova.albemigrant.com/?p=28355

  4. Blero

    14/04/2011 at 01:26


    Shyqyr qe ja çjerren masken ketij maskarait. Se e ka pronesu TOB-in.

  5. Xhimi

    13/04/2011 at 23:23


    O mer Zhano, se na hiqesh si i persekutum zotnia tate, ti paska numru mire ky gazetari mer. Jo se dija se ky zhanua qe na bon si tironas qenka nje m… i kuq me zi se tkuqte. Ca na ka gjet mer jahu kshu, na dolen ton klysh komunistash mer, ptu gjak i piste

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.