Zgjedhjet e Reja në Universitetet dhe përpjekjet e Rektorëve & Dekanëve për një Mandat të dytë duke ndryshuar Rregulloren e Zgjedhjeve në Parlament

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7724
Zgjedhjet e reja në Universitetet Publike po afrojnë dhe së bashku me to, po fillojnë edhe ethet korruptive të disa Rektorëve e
Dekanëve aktualisht të zgjedhur për të ri-kandiduar për postet përkatëse, megjithëse pengesa më e madhe për ta është Ligji dhe
Rregullorja aktuale, e cila pengon kandidimin për herë të dytë të Rektorëve dhe Dekanëve. Rregullorja aktuale e zgjedhjeve e konfirmuar nëpërmjet Ligjit për
Arsimin e Lartë Nr.10 307, datë 22.7.2010 njeh kandidimin vetëm me një mandate 4 vjecar nëse fitohet.
Ligji për Arsimin e Lartë thotë në nënin Nr.23:
Kohëzgjatja e mandatit për organet dhe autoritetet drejtuese.
1. Organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë zgjidhen për një mandat 4-vjeçar. Autoritetet
drejtuese nuk mund të rizgjidhen për dy mandate radhazi në të njëjtin funksion.
6. Mandati për organet dhe autoritetet e tjera drejtuese dhe administruese të një institucioni të ri publik të arsimit të
lartë është i njëjtë me atë të rektorit.

Ky nen `vdekjeprurës` për ambiciet e disa Rektorëve dhe Dekanëve (që duan me këtë rast edhe të dalin në pension si të tillë), i ka nxitur këta indivdië që të kërkojnë andej këndej duke kërkuar miq në MASH dhe në Parlament për të lobuar që nëpërmjet një propozimi me shkrim në Parlament- të ri-ndryshojnë Ligjin e Arsimit të Lartë të miratuar vetëm para 1 viti, por dhe të ndryshuar 4 herë rradhazi që nga viti 2003 e këtej (nga qeveritë përkatëse të zgjdhura me rotacion politik), ndryshimin e Nenit Nr.23 duke e përshtatur atë që organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet publike të zgjidhen për herë të dytë.

Nuk do të kishte ndonjë kuptim të vecantë sikur këto propozimet të mos i bënin po ata individë që aktualisht janë autoritete drejtuese nën drejtimin e të cilëve Fakultetet dhe në ndonjë rast dhe ndonjë Universitet publik kanë shkuar si mos më keq përsa I përket cilësisë së mësim dhënies dhe të rrushfetit.
Po këta individë të vecantë të cilët bënë cmos në zgjedhjet e fundit , ato të vitit 2007-2008 që të ripërsëritnin mandatet e tyre sepse po këta njerëz kanë qënë edhe para viteteve 2007 drejtues të këtyre Fakulteteve.
Nëse ndodh kjo, atëhere Fakultetet përkatëse do t`i marrë `lumi`,qoftë në aspektin e rënies së cilësisë së mësim dhënies, qoftë në mos rinovimin e dhe përzgjedhjen e njerëzve të rinj e me perspektive në drejtimin e Fakulteteve publike.
Përsa i përket Rektorëve, do të ishte mirë të ndryshonte ligji duke i emëruar ata në vënd që të zgjidheshin, sepse në fund të fundit Rektori i një Universiteti Publik është një përfaqësues politik i cili duhet zëvëndësuar pasi të bëhet rotacioni politik.

Problem i dytë për ndryshime do të ishte dhënia e përgjegjësisve më të mëdha të Përgjegjësit të Departamentit i cili de juro është një autoritet drejtues por de facto gjithmonë është nën varësi institucionale nga Autoritete jo-drejtuese të Fakultetit dhe të Universitetit, si dhe nën një varësi faktike juridike dhe akademike nga Dekani, në vënd që Përgjegjësi i Departamentit duhej ti bindej vetëm Këshillit të Fakultetitpër vendim-marrje profesionale dhe për problemet e cilësisë së mësim-dhënies,dhe
lirive akademike.
Problemet janë të shumta.
Unë mendoj se Rregullorja për Zgjedhjet në Fakultetet dhe Universitetet Publike duhet rregulluar, dhe jo Ligji për Arsimin e Lartë.
Në këtë Rregullore duhen rregulluar: pikat ku flitet për Zgjedhjet e Dekanëve dhe Përgjegjësave të Fakultetit duhet qartësuar se individët që duhet të kandidojnë të jenë të kategorisë Profesor për `Dekan` dhe `Rektor`,- dhe minimalisht të kategorisë Doktor Shkencash për kategorinë `Përgjegjës Departamenti`.
Gjithashtu duhet të qartësohet se kandidatët duhet të jenë të profilit përkatës në mënyrë përcaktuese dhe të japin mësim në atë Fakultet apo të jashtmit të paktën të jenë të profilit përkatës, sepse sic po shohim ka plot raste kur Përgjegjësat e Departamentit dhe Dekanë janë jo të profilit; kjo ka shkaktuar shumë problem qoftë në cilësinë e mësimdhënies ashtu dhe plot kontradikta brënda Fakultetit dhe Departamentit në aspektin e prioriteteve dhe të mosnjohjes së problemeve. Në përfundim, zgjedhjet e reja janë zgjedhje për të rinovuar dhe për ë zgjedhur njërëzit më të mirë profesionalisht duke përforcuar në këtë mënyrë teknkrocainë dhe meritokracinë akademike universitare.

MASH , nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë propozime të ndonjë Dekani apo Rektori të degjeneruar dhe të korruptuar, dhe të hedhë poshtë insistimin e tyre për të amenduar nenin Nr.23 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Parlament, në mënyrë që ata të kenë favorin e një mandati të dytë, sepse ky mandat edhe sikur ata ta fitonin (për arsye të qëndrimit të tyre jashtë ligjit në drejtim) pasi të amendohej ky Nen, ne do të shihnim me keq-ardhje, se Fakultetet dhe Universitetet Publike në të cilat do të rizgjidheshin këta individë- vetëm sa do të dëmtoheshin dhe do të pengoheshin aspiratat, perspektivat dhe vetëm do të ulnin
kreditet e institucioneve që drejtojnë.
Pra, nëse Neni Nr.23 do të ndryshohej në favor të disa individëve të korruptuar, këto Fakultete dhe Universitete do të bënin hapa prapa, do të shtonin korrupsionin dhe sigurisht stafet akademike do
të vuanin pasojat e disa diktatorëve të vegjel e të shpifur qoftë për vetë stafet e tyre akademike qoftë për studentët të cilët kërkojnë ndryshime të cilat do ta coni përpara akademizmin dhe cilësinë e mësim-dhënies.
Prof.Assoc.Dr. Pirro Prifti/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/11/2011. Filed under Arsimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.