Xhihadi ne shqip, zbulohet faqja e internetit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3044
Kenge per luften e shenjte, foto te terroristeve dhe materiale mirefilli te lidhura me terrorizmin, te gjitha ne shqip. Kush fshihet pas ketyre mesazheve ekstreme dhe te panjohura me pare per Shqiperine?

Mes dhjetera faqeve islame shqip te internetit dallon njera prej tyre, e cila eshte e krahasueshme per nga permbajtja vetem me faqet elektronike te organizatave terroriste me te medha ne bote. Forum-islamik.com, e gjitha ne shqip, e gjitha e perqendruar ne vazhdimin e luftes se shenjte dhe nderimin e personaliteteve qe rendom njihen si terroriste me fame boterore. Me shume se gjithçka tjeter spikat nje kenge e kenduar nga nje person i vetem e cila i ben thirrje te gjitheve qe te bashkohen ne luften e shenjte. Mes vargjeve te kenges jane lehtesisht te konstatueshme thirrjet per arme dhe per gjunjezim te armikut me te madh: Amerikes. Nga sa kuptohet, del qarte se dikush ka financuar mirembajtjen e nje faqeje elektronike dhe sponsorizimin deri edhe te kengeve qe hymnizojne levizjen e Xhihadit, por kesaj here sikunder askush nuk e kishte menduar gjithçka eshte ne shqip dhe vetem ne shqip. Porsa faqja shfaqet, permbajtja e saj eshte e pabesueshme per cilindo shqiptar. Dokumente, diskutime dhe materiale muzikore e filmike qe lidhen me Afganistanin e Irakun. Nese germon mes materialeve te kesaj faqeje elektronike, perveç hymnizimit te figures se terroristit Osama Bin Laden dhe Al-Zarkauit, papritmas gjenden dhe dokumente qe jo çdo fillestar do te mund te shtinte ne dore.

Leterkembimi
Vemendja ndaj seksioneve te ndryshme te kesaj faqeje elektronike te njeh dhe me disa dokumente qe zor se mund t’i hasesh ne faqe klasike qe flasin per terrorizmin. Mes tyre eshte dhe leterkembimi mes kreut te vrare te Al-Kaedes ne Irak Al-Zarkaui dhe dijetarit Muhammed al-Makdisi. Ky i fundit njihet si nje dijetar me shume autoritet ne boten islame qe ka denuar haptazi ekstremizmin islamik dhe aktet terroriste. Sikunder eshte tradite ne komunikimin mes myslimaneve, ndonese dy bashkebiseduesit perfaqesojne rryma krejt te kunderta ata i drejtohen njeri-tjetrit me shume respekt dhe kortezi. Por nuk eshte ky thelbi i ketij leterkembimi, por shtenia ne dore e tij. Duke qene se asokohe Al-Zarkaui ishte nje nder personat me te kerkuar ne bote, ishte e qarte se dhe mesazhet e tij duhet te transmetoheshin ne menyre krejt sekrete. Kesisoj, keto mesazhe ishin te ditura vetem per nje grup te ngushte njerezish, ndaj dhe renia ne dore e per me teper perkthimi ne shqip ngre pikepyetje mbi prapavijen e themeluesve te kesaj faqeje interneti. “Ketu gjendet pergjigjja e Al-Zarkauit (RahimehuLlahi Alejhi) ndaj dijetarit Muhammed al-Makdisi”, – shkruhet ne nje nga seksionet e faqes Forum-islamik.com, ndersa ne fund te kesaj letre nuk gjendet kurrkund vendi nga i cili eshte marre. Por perveç leterkembimit vihet re se disa anetare shume aktive te faqes elektronike ofrojne materiale ose bejne diskutime qe reflektojne nje nivel te kenaqshem njohurish teologjike, çka te ben te mendosh se ata kane studiuar diku.

Anetaret
Ne debatet teologjike spikat nje personazh i vetequajtur Behar Beqiri. Nisur nga permbajtja e tezave te tij, duket se ky personazh ka njohuri te zgjeruara lidhur me debatin teologjik dhe problemet me te medha te islamizmit sot. Por jane me dhjetera anetare te tjere, te cilet perkthejne materiale dhe bejne debate lidhur me domosdoshmerine e terrorizmit. Nga terminologjia dhe dialekti i perdorur eshte e lehte te dallosh se nje pjese e anetareve dhe artikullshkruesve flasin gjuhen gege ndersa nje pjese tjeter ate toske. Nderkohe qe nje anetar i forumit, i prezantuar me pseudonim, ka ofruar nje artikull te quajtur ”Synimi i Xhihadit ne rrugen e All-llahut te Madheruar”. Por ne fund te ketij shkrimi behet nje sqarim domethenes ku jepen te dhena mbi autoresine dhe perkthimin e materialit ku shkruhet: ”Marre nga libri “Terbijetul xhihadije fi dev’il kitabi ue sunneh” me autore: Abdul Aziz ibn Nasir el-Xhulejl, e perktheu dhe e pershtati: Shukri Aliu, 28 shkurt 2007”. Perkthyesi i quajtur Shukri Aliu korrespondon me nje hoxhe shume problematik ne Kosove veprimtaria e te cilit eshte denuar shpesh here nga Komuniteti Mysliman i Kosoves.

Teksti i kenges ne shqip qe ben thirrje per XhihadDo ta marrim boten ne te gjithe
Kemi zotin, fuqine mbi gjithesine
S’lusim njerezit, s’lusim Amerike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike
Jo, jo, jo, prej askujt ne nuk kemi frike.

(Perseritet strofa e pare)

Mos mendo Amerike qe na frikeson
Se fitorja neve na takon
Muxhahidet jo nuk i frikeson
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon
Se kane bindje ne zotin qe i ndihmon.

(Perseritet strofa e dyte)

Merre armen vella me Bismilah
Se qafirave plumbi ka me u ra
Me Tekbih dhe La-ilahe-il-Allah
Do ta marrim ne kete dynja
Do ta marrim ne kete dynja.

(Perseritet strofa e trete)

Kur ben Tekbir Allahu Ekber
I betohem zotit si çdo here
Islamine do ta mbrojme me nder
Se eshte e paster dhe me vlere
Se eshte e paster dhe me vlere.

(Perseritet strofa e katert)
FUND

Administratoret: “Tentuan te na e mbyllnin faqen, por ia dolem mbane”

Rregulla dhe disipline ushtarake u kerkohet anetareve te forumit, te cilet duhet qe me kalimin e kohes te testohen dhe te ngjitin shkallet e karrieres

Nje prej mirembajtesve te faqes, i prezantuar me pseudonimin Ebu Duxhane, ka ofruar nje informacion domethenes lidhur me prejardhjen dhe historikun e kesaj faqeje interneti.

Nese i referohesh nje sqarimi qe ai ka bere, rezulton se diku nga tetori i vitit 2006, faqja e internetit Forum-islamik.com eshte risjelle pas nje mungese qe sipas admin-it Ebu Duxhane, ishte kryer per arsye sigurie dhe teknike.

Me tej dallohet se rikthimi i kesaj faqeje ka ardhur i mirorganizuar, duke ofruar nje kualitet te konsiderueshem dhe me te mbrojtur. “Vllezer dhe motra te nderuar/a, e dim qe ky forum ka ekzistuar edhe para disa muajsh, por per shkaqe sigurie dhe teknike eshte fshir, tash, pasi qe u rregulluan disa gjera ne ket forum inshallah forumi do te jet aktiv prej tash e tutje.

Allahu i shperbleft te gjithe ata qe e vizitojn ket uebfaqe islame dhe te gjitha faqet islame. Dihet se ne forum eshte i mirseardhur çdokush, por kjo nuk dmth qe atij nuk i behet obligim rregullat te cilat jan ne fillim te regjistrimit, ngase çdo antar duhet qe ti lexon rregullat dhe nese i sheh te arsyeshme regjistrohet, por nese nuk i pelqejn ai veçse eshte jasht rregullores se ketij forumi”, – shkruan administrator Ebu Duxhane.

Floart-press.blogspot.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/06/2010. Filed under Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento