Vritet polici Tom Jakini nga kolegu i tij Riza Ademi sepse shkoj me vonese ne pune

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2417
SHKODËR – Familja dhe fisi i policit qe vrau kolegun e tij ne Bushat te Shkodres jane ngujuar nga frika e hakmarrjes. Nderkohe qe autori i ngjarjes se rende, u vetëdorëzua duke pranuar krimin. gjate marrjes ne pyetje rreth ngjarjes ai shfaqi pendesë per ate qe kishte ndodhur.

Dje u përcoll për në banesën e fundit Tom Jakini, efektivi i policisë pranë komisariatit të policisë Shkodër, i vrarë të martën nga kolegu i tij Ramiz Ademi.

Ceremonia mortore dhe gjithë shpenzimet e varrimit janë mbuluar nga Policia e Shtetit, ku përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë bërë ngushëllime në familjen e policit të vrarë, ndërsa ai është përcjellë për në varrezat e Hajmelit i shoqëruar me trupë nderi të ardhur nga Tirana. Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë jo vetëm të afërm e të njohur të familjes Jakini, por dhe efektivë të policisë, kolegë të tij, si dhe drejtuesit më të lartë të policisë së Shkodrës.
Drejtori i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, ka theksuar se ngjarja e rëndë që përfshiu dy ditë më parë uniformat blu i ka tronditur të gjithë, ndërsa do të jetë drejtësia ajo që do bëjë punën e saj. Tom Jakini u qëllua të martën në mesditë nga kolegu i tij Ramiz Ademi pas një konflikti të çastit mes tyre, ndërsa ndërronin njëri- tjetrin në shërbim. Grindja e nisur për motive krejt të kota, ka përfunduar në goditje me grushta dhe vrasjen e Jakinit nga një distancë e afërt nga kolegu i tij.

***

Vrasja e policit, erdhi me vonesë në punë
SHKODËR – Një grindje për shkak të vonesës së marrjes së shërbimit mes dy efektivave të policisë së Shkodrës që shërbenin në Bushat ka sjellë vrasjen e njërit prej tyre nga kolegu i tij. Tom Jakini ka mbetur i vdekur, ndërkohë që policia ka vënë në pranga Ramiz Ademin, i akuzuar për “vrasje me dashje”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 14:30 në qendër të fshatit Kryebushat, tek cepi i djathtë i derës së jashtme të oborrit të komunës. Tom Jakini, 39 vjeç, nga fshati Naraç i bashkisë Vau Dejës në Shkodër, me detyrë efektiv i policisë së Shkodrës që shërbente pranë postës së policisë së Bushatit ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga kolegu i tij, Ramiz Ademi 44 vjeç, nga fshati Mushan i komunës Dajç në Shkodër, i martuar me tre fëmijë.

Vrasja
Sipas të dhënave të grumbulluara deri tani nga policia, shkaku i konfliktit mes dy efektivave të policsë ka qenë një grindje e çastit. Ramiz Ademi ka qenë në shërbim në afërsi të komunës dhe priste që të zëvendësohej nga Tom Jakini. Por ndërkohë Jakini kishte mbërritur me vonesë dhe në momentin që ai ka mbërritur në vendin e shërbimit janë grindur me Ademin lidhur me shkakun e vonesës. Teksa 36-vjeçari ka pohuar se ka qenë për të zgjidhur një konflikt pronësie bashkë me shefin e rajonit, kolegu i është përgjigjur: “S’më plasi për konfliktin tënd!”. Ngritja e zërit ka vijuar me fyerje e me grushta mes tyre dhe në fund Ramiz Ademi ka nxjerrë pistoletën e punës dhe ka qëlluar disa herë nga distancë e afërt mbi kolegun e tij duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka kryer vrasjen ai është larguar, ndërsa kanë qenë kolegët e tjerë të tij që janë vënë në ndjekje.

Arrestimi
I komunikuar me telefon nga drejtuesit e policisë së Shkodrës, 44-vjeçari Ramiz Ademi u ka thënë se ndodhej afër banesës së tij në Mushan dhe të vinin se do të dorëzohej. Ai i është dorëzuar kolegëve të tij së bashku me armën e krimit, pistoletë tip TT që e kishte me leje. Sipas policisë, as viktima dhe as autori nuk kanë qenë të pirë dhe nuk kanë pasur raste të mëparshme të shkeljes së disiplinës në punë. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm banorët e Bushatit, por dhe vetë efektivat e policisë që i kanë njohur si viktimën ashtu dhe autorin. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur në orët e pasdites edhe zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka. Ndërkohë mësohet se punonjësit e policisë i druhen edhe një gjakmarrjeje të mundshme nga ana e familjes së viktimës, sipas kanunit.

Dëshmia
Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, polici Ramiz Ademi ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Sipas tij gjithçka ka filluar në momentin që Jakini ka parkuar makinën përpara objektit të komunës, por ishte me vonesë për marrjen e shërbimit. Si rrjedhojë ai e ka pyetur për vonesën, ndërsa 36-vjeçari ishte shprehur se kishte qenë bashkë me shefin e rajonit në zgjidhjen e një konflikti pronësie dhe për këtë ishte vonuar. Por acarimi mes tyre ka vijuar me ngritjen e zërit e në nxehjen e gjakrave të të dyve. Më pas ata kanë vijuar me fyerje dhe kanë arritur tek grushtat. Në fund, Ademi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi Jakinin duke e lënë të vdekur. Para oficerëve ai ka rrëfyer se 36-vjeçarin e kishte pasur shok dhe kishin edhe hyrje-dalje me njëri-tjetrin. “Jam i penduar për atë që ka ndodhur, por nuk kam mundur ta përmbaj veten”, mësohet të jetë shprehur Ademi përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Pas ngjarjes ai është larguar për në shtëpinë e vet ku ka njoftuar edhe të afërmit lidhur me krimin që kishte kryer dhe ku ka pritur kolegët e vet që të vinin për t’i vënë prangat.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/05/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.