Vrasja e 21 janarit, dështon ekspertiza

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5141
Vrasja e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të ngjarjes së 21 janarit në Tiranë, mesa duket do të mbetet e pa zbardhur, të paktën nga ekspertiza, në lidhje me armën e krimit.Ekspertët e Policisë Shkencore dhe të Prokurorisë, kanë arritur në përfundimin se predha e gjetur në trupin e 36-vjeçarit nga Lezha është 80 për qind e dëmtuar dhe e paekspertueshme. Rreth një muaj më parë, predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës mbërriti nga Turqia me anë të letër-porosisë dhe u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, institucioni që kishte kërkuar plumbin nga autoritetet turke. Më pas, predha u administrua në cilësinë e provës materiale në dosjen hetimore për ngjarjet e 21 janarit, e cila ndodhet në Prokurorinë e Tiranës. Grupi hetimor menjëherë mori vendim që plumbi të dërgohej pranë Institutit të Policisë Shkencore, me qëllim kryerjen e ekspertizës për caktimin e armës nga e cila ka dalë predha në fjalë. Nga verifikimi paraprak me sy të lirë, u konstatua se predha kishte dëmtime në pjesën e vjaskave, që shërbejnë për krahasimin me armën që ka kryer qitjen. Megjithatë, predha u ekspertua dhe në përfundim u mësua se procesi nuk mund të realizohej, pasi plumbi kishte shtypje dhe gërvishtje të rënda, që e bënin të pamundur krahasimin me armët e sekuestruara pranë Gardës së Republikës. Ajo çka kanë mundur të përcaktojnë ekspertët e Policisë Shkencore, ka qenë fakti se predha i përket një automatiku model “MP-5″, prodhim turk, nga armët që janë përdorur ditën e ngjarjes nga Garda e Republikës. Më shumë se kaq, sipas ekspertëve, ka qenë e pamundur të krahasohet pasi masa e madhe e dëmtimit të predhës e bën të pamundur përputhshmërinë e saj me armën. Deri tani vetëm një armë e Gardës ka dalë me ekspertizë e përfshirë në vrasjen e Ziver Veizit. Krahasimi ka gjetur se predha që vrau këtë person është qitur nga arma e përdorur në shërbim nga oficeri Agim Llupo. Për tri viktimat tjera, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, nuk është bërë i mundur përcaktimi i armëve që kanë kryer vrasjet.

Armet e Gardes

Një numër i madh armësh në përdorim të Gardës së Republikës janë sekuestruar nga Prokuroria pranë këtij institucioni, pas ngjarjeve të 21 janarit. Plot 75 automatikë “Mp-5″ dhe 60 copë pistoleta janë sekuestruar nga hetuesit e çështjes. Armët u morën pranë Gardës së Republikës, me qëllimin për të përcaktuar përgjegjësinë e gardistëve pas konstatimit të vrasjes së katër personave që morën pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Socialiste. Garda qëlloi pas tentativave të demonstruesve për të përparuar drejt Kryeministrisë.

Gjykata e Larte

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj një numri prej tetë gardistësh, ndonëse vetëm njëri prej tyre është në qeli, për shkak të ngjarjeve të 21 janarit. Agim Llupo, i fajësuar nga ekspertiza e armës, është në arrest me burg për vrasje. Ndërkohë, shtatë gardistët e tjerë janë duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Katër prej tyre u arrestuan për 30 ditë, por më pas Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë urdhëruan lirimin e tyre. Sipas këtyre gjykatave, Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme.
Trazhgim Sokolaj/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/05/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Vrasja e 21 janarit, dështon ekspertiza

  1. ADRIAN HAJDINAJ

    24/12/2011 at 00:52


    SALI Ram BERISHA dhe klani i tij me JOZEFINA cobo TOPALLI ne pergjithesi duhet te ndjekin metodat e demokracise perendimore dhe te mos jene pre e metodave te prapambetura Komuniste shqiptare. Demokracia eshte nje proces i tere reformash dhe nuk mund te realizohen pjeserisht sipas deshires dhe interesave te disa njerzve a KALANIT BERISHA apo disa QORAVE anetareve te PD-se. Kush jane bazat e demokracise perendimore:

    1. Perfaqesimi i plote i interesave e shprehur nepermjet votes se lire dhe te ndershme ( GJE QE KURRE SKA NDODHUR NE SHQIPERI ) si nga PD ashtu dhe nga PS . Qe vota te jete e lire duhet te jete dhe e fshehte dhe qe te jete e ndershme duhet mbrojtur nga vjedhja. Rasti i fundit ishin VOTIMET E FUNDIT qe sa te NDERSHME dhe trasparente ishin ne SHQIPRI ..o zot o zot amin duhet te jemi REALISTA sepse SHQIPRIA nuk eshte nji shtet demokrat. Jo sepse e ka fajin PARTIA DEMOKRATIKE por KLANI BERISHA . Por procesi nuk ishte aspak demokrat. BERISHA ka nji KLAN qe i bejne gjerat ne sekret. I shtrojme vetes nje pyetje: po sikur te kishtim votuar kundra PD -se ashtu sic ben SHUMICA E POPULLIT SHQIPTAR valle do ta binte , popullin e thjeshte, qe fajet i ka SALI BERISHA ky rezultat do ishte i pakenaqshem per Liderin per z.BERISHA ? Nje tjeter pyetje: iu dha mundesia ndonjerit nga demokratet e vertet te PD te konkuronte per postin e kryetarit te PD asnjerit sju esht dhen mundesia per tu ber antar i PD sepse BERISHA dhe klani i tij njerzit me te zot pushoheshin ose PERJASHTOHESHIN nga PD …mbledhjet e pakta qe ka ber kryesia e PD kan qen me shum se (nje ore seance eshte skandal, dhe 3 ore ne KAFEN E PARTIS edhe Sala me KLANINSTAT e tij te jep me shume mundesi )? Dhe pyetja tjeter qe esht me e rendesishme: a iu dha mundesia ndonjerit nga antaret e PD-se qe te debatonte e te kunkuronte per postin e kryetarit mesa mbaj mend un vetem nji kandidat ishte dhe kjo ishte nxenesja e SALIUT ….LEJLA PERNASKA sa per te DUKUR ?-Sali Berisha ka PERGJEJSI per ate cka ndodhur me 21 janarin 2011. Mjaft me zvaritjen e kesaj ceshtje se mos te bejn te fortit KLANI I BERISHES e dhe mos te pengojne GJYQSORIN te bej punen e saj .

    2. Dihet se ne nji shtet DEMOKRATIK perfaqesuerit e nje partie ulen dhe diskutojne e marin SUGJERIME nga ANTARET ose nga nendeget e partis un mendj se dhe PD dhe PS e bejne kete propagande te , mjaftueshme , per te tallur BYTHEN ME POPULLIN . Dhe kjo duket dukshem ne diskutimet qe bejne keta DEPUTET si te majte e te djathte (me korrigjoni nqs. gabohem) . Kete program e bejne publik dhe mirepresin kritika dhe komente nga qytetaret e popullit qe marrin mundimin te lexojne programin. Ne pergatitjen e programit ata pyesin anetaret e partise qe shquhen per aftesi profesionale ne fushat e ekonomise, drejtesise, mbrojtjes, etj… gje se seshte e vertet un flas per PD gjithmon BERISHA nuk mer as mundimin te bej kete PROJEKT sipas ligjeve te demokracis PERENDIMORE me pak fjale per fushat qe neser te kene ndermend te qeverisin. Nqs. Partia nuk ka anetare qe shquhen per aftesi teknike, atehere huazojne per dite nga publiku i gjere njerez qe shquhen per aftesi te tilla, dhe nqs. fatkeqesisht as publiku nuk ka te tille njerez, atehere hapin internetin dhe kerkojne programet e partive analoge te botes perendimore (mjafton te shohin ne USA, UK, France, Gjermani se mjafton) dhe i adaptojne sipas nevojave te vendit tone. Nqs. ne kete faze deshtojne kthehen tek faza 1.

    3. Programi nuk mjafton qe te zgjidhesh. Duhet te besh opozite. Fjale kjo shume e vyer. Dhe opozita behet full time. Nuk ekziston koncepti i opozites part-time apo opozite sipas rastit. Gjate periudhes qe je ne opozite, partia dhe anetaret e saj kritikojne vendimet e qeverise qe ata mendojne se i bejne dem vendit. Dhe japin alternativa per nje vendim ndryshe. Kjo behet pa ndalim gjate tere periudhes qe je ne opozite. Nuk mjafton te thuash qe qeveria gaboi, duhet edhe te thuash cfare do te beje ti ne vend te qeverise.

    4. Pasi zgjidhesh ne qeveri vjen periudha me e veshtire. Duhet te merresh vetem me ceshtjet qe populli ka nevoje. Here pas here merresh edhe me partine, por kryesisht me popullin. Me partine merren te tjere kolege qe nuk jane ne qeveri. Nqs. nuk po qeveris mire (eshte shume kollaj ta kuptosh, mjafton te dalesh nje xhiro neper kafet e qytetit), duhet te fillosh fazen 1. e te mendosh mire ku po gabon. Pastaj duhet te korrigjosh gabimet sa ke akoma kohe.

    5. Ne fund te ketij cikli vijne edhe nje here zgjedhjet dhe ndoshta zgidhesh ndoshta jo, por kryesorja eshte te mos vjedhesh votat. njerzit e SALI BERISHES kete gje e beri po mbrapa nuk meti as LIKJA ( ilir meta ) e as cuni i KRISTAQIT ED RAMA dhe per kete ne shqiptaret jemi te gjithe deshmimtare .

    Pak a shume keto jane hapat qe kalon nje grupim interesi gjate nje 4 vjecari ne nje demokraci perendimore. Kuptohet me pafund probleme dhe padrejtesira dhe devijime nga hapat e mesiperm. Por rendesi ka qe procesi te vazhdoje ne menyre qe te garantohet perparesim.

    I kthehemi pak SALES . Ai duhet te beje nji politike te forte pa doreza dhe me tere forcen te drejtoje EKONOMIN e SHQIPRISE por njerzit e Saliut me shume shikojne XHEPAT e tyre sesa popullin dhe SHQIPRINE . Ne jemi ketu dhe themi cdo dite qe PD po qeveris keq, madje shume keq. Atehere pse dreqin e ka kaq te veshtire populli shqiptare te jetoj ? QEVERIA e BERISHES Duhet tju a bej jeten qytetareve te vet nji jet me te LEHTE me pak te VUAJTESHME dhe kjo eshte gjeja me e kollajte qe mund te bente. Sepse te besh nje qeverie te mire eshte problem, por jo e kunderta. Nqs. BERISHA esht ne qeveri vetem te mbushi XHEPAT e KLANIT TE TIJ le ta thote pa frike sepse kjo duket dukshem dhe te mos na mbaje peng se esht nji nga kryeministerat me i perfolur per SKANDALET dhe VJEDHJET e abuzimet ndaj shqiptareve dhe SHQIPRISE . Nqs. ka ndermen te qeverise po kaq keq sa po ben KRYEMINISTERI BERISHA atehere shume shpejt ne SHQIPTAREVE do na fije fundi mbase ndokush me kuriozitet mund te thote …….po pse mos tja japim Edit cunit te KRISTAQIT ta provoj i her e te behet ai kryeminister nese do me pyesnit mua un do thosha jo sepse PS e kishte dhe ajo qeverisjen 8 vjet dhe asgje nuk pame nga keta te PS vetem me nji ndryshim te vogel filluan e u dhjamosen me shume dhe nderuan garderoben dhe XHAKETAt e tyre ,,,,,,,,,,,,…atere ne lind nji pyetje tjeter po kush do na qeveris neve se meqe as SALA e as EDI zbejne kush do jet ke do vem ne kry te VENDIT ….un them ZOTI duhet ti lutemi ZOTIT e ta emerojme KRYEMINISTER ,,,sepse asnjeri nga njerzit e klasave politike shqiptare nuk jan ne gjendje sot per sot te bejne nji DEMOKRACI dhe nji transparenc te nji shteti UNIK . duket pake APSURDE ose qesharake shum ironike cuni i KRISTAQIT esht shume dobet qe ti kundervihet xhaketes se vjeter te SALI BERISHES ).

    A ka ndonje force qe mund te bente opozite ne vend te PS-se?

    Ka parti te tjera te ndryshme qe po bejne opozite ashtu sic ka persona qe nuk jane as ne PD e as ne PS e MOLEPSUR qe po perpiqen te thone fjalen e tyre. Por askush nga keto parti nuk mund te fitoje zgjedhjet. Ne duhet te bejme dallim midis nje partie opozitare si PSD apo qofte edhe LZHK, dhe partise opozitare kryesore qe eshte PS-ja. Ne nje bote normale PS duhet te perdorte keto te tjerat per te fituar (jo LSI-ne). Une personalisht nuk jam anetar i PS-se dhe as nuk votoj PS-ne. Jam i djathte por qe nuk votoj as PD-ne, madje per arsye per te qen i ndergjejshem kam votuar vetem 2 here PD dhe kurre se kam votuar PS dhe as kurre s’e kam per ta votuar PS . Dhe nuk kam ndermend t’i jap voten PD-se nqs. nuk ndryshon KRYETARIN E SAJ dhe klanin e tij . Por e kam edhe shume te veshtire t’i jap voten kesaj PS-je me kete pallen cunin e KRISTAQIT Edi Rame. Dhe besoj se gara ne zgjedhjet e 2013 do te luhet me te lekunderit si une, sic ndodh kudo ne boten perendimore, ku ne shqiperi te majte e djathte jane pothuajse 50/50…ose 100% XHAKETA TE VJETRA KOMUNISTESH …eshte e kote qe ti mbushim mendjen SHQIPTAREVE qe ketu ne shqiperi ka MAZHORANC …OPOZIT . Keshtu qe POPULLI SHQIPTAR duhet te tregoje nji zgjuarsi me keta POLITIKANE qe boll jan tallur per 20 vjet ..KUSH do jet pra ne qeverisjen e SHQIPRIS ..kete vetem ZOTI e di po asnjeri nga keta POLITIKAN sjan te afte ne nje te ardhme te drejtoje shtetin dhe SHQIPERINE , dhe per te gjithe shqiptaret, pra xhaketat e vjetra nuk duhet te jene ME ne politiken SHQIPTARE si SALI BERISHA ,,,LIKJA ( ilir meta ) ,,ZHOZI ( JOZEFINA TOPALLI)….. cuni KRISTAQIT . Ne te kundert te garantoj qe prape me 2013 do te jemi duke pritur neper RADHA e me siklete …thone se dhe GOMERET kane nervat po i nguce thote nji fjale e urte POPULLORE cdo darke pas ores 10 ne shqiptaret duhet ti kerkojme ZOTIT te ket MESHIRE per te JETUAR pasi cdo sekond e minut qe do kaloje zdo jet me e SIGURTE por ju u SHQIPTARE
    —————————OPININOSTI : adrian hajdinaj

  2. Genti

    29/05/2011 at 13:15


    Prokuroria e Përgjithëshme dhe kryetarja e saj Ina Rama ndodhen në një gjendje shtetrrethim nga dora e shpirti i zezë i presidentit Bamir Topi.
    Bamir Topi i ka shndrruar prokurorinë e përgjithëshme në institucione skllavëruese e politike për interesat e tija karrieriste në shërbim të edvin ramës dhe klasës komuniste.
    Prandaj të gjitha arrestimet e prokurorisë zhvleftësohen me neveri nga gjykatat, ¨qe nuk i ka gllabëruar piovra e kuqe me emrin Bamir Topi.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.