Vrasësi Adam Lanza, A ishte terrorist apo i sëmurë?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1834
Adam Lanza vrasesi i femijeve ne shkollePedagogjia familjare dhe shteti.

Përshkrimi i tragjedisë

Një ngjarje tragjike tronditi Shkollën Fillore Sandy Hook dhe gjithë botën. Adam Peter Lanza kishte dy armë me vedi dhe nji në veturë, duke përfshirë një pistoletë e tipit  Glock, Sig Sauer dhe Bushmaster me një thesë plumbash nisi terrorin ndaj të miturve sikurse në filmat horror të Hollivudit. Institucioni i Hollivudit ashtë ma degjenerues dhe çedukues i brezave fëmijë e të rritun në botë, ku shtetit më demokratik në botë i intereson jo edukimi i brezave, por miliarda dollarë taksa për arkën e shtetit.

Adami ishte një ish-student në Shkollën Fillore Sandy Hook, dhe nëna e tij punonte mësuese në këtë shkollë.
Një gjakderdhje e shfrenuem ndaj njerzve në masë. Adami e nisë episodin e vrasjeve te nana tij me dy plumba në kokë te shtëpia, e  mandej shkoi në shkollë duke thyer xhamat e derës e me breshëri pa ju dridhun syni e zemra shprazë fishekë mbi trupin e njomë të dhjetra fëmijve.

Në qytetin e vogël 27 mijë banorësh të Newtown, të shtetit Konektikut (Connecticut) të SHBA të shtunën e datës 15 dhjetor 2012 u vranë në një shkollë fillore me një bilanc;  20 fëmijë prej moshës 5 deri 10 vjeç. 12 vajza dhe 8 djemë  dhe 6 të rritun prej moshës 27 deri 56 vjeç si drejtorja, psikologia, mësuese e nana e vrasësit 20 vjeçarit Adam Lanza.  Adami duke mos u ndjerë i sigurtë në vrasje, i gjuejti plumba tjerë mbi trupin e fëmijve 3 deri 11 plumba mbi kufomat e njomë. Pasi kreu me njenën klasë sapo nisi të hapi derën e klasës tjetër erdhi policia dhe menjëherë Adami duke e pa situatën dhe duke e ditun fundin e tmerrshme të tij që do të pësonte nga drejtsia e burgut dhe e ndëshkimit me vdekje me helmim me inicion e mbyll serinë e vrasjeve me një plumbë mbi krye të vet. Duke ditun se përherë mbi mashtrimet e informacionit policor mendohet se mund ta kenë asgjësue djaloshin si një veprim idjotik dhe antiligjor të policisë amerikane.

 

Pak analizë

A ishte terrorist apo i smurë Adami?

Papërgjegjshmëria shtetnore – dritare për terror ndaj popullit.

Fjala e parë e vlersimit nga policia sekrete dhe ajo administrative amerikane ashtë se djaloshi gjaksor, terrorist Adam Lanza nuk e kreu aktin makabër të vrasjes masive me dëshirë, me vetëdije, por i ngrati na kishte kenë i sëmurë psiqik. Përballë ksaj ngjarje të herë pas herëshme nxisin debate nga dy kampe;

–         Muslimanët ngrehin në media hipotezën; Një qytetar kur vret një njeri në shtetet perëndimore ose në SHBA, Australi,….menjëherë e cilsojnë terroristë, taleban, bin-laden muhamedan i çmendun e tjera epitete nga ma ekstreme në fjalorin e tërbimit sepse ashtë i besimit islam. Ndërsa kur qytetarët e amerikanë dhe perëndimor realizojnë skenarë masive terrori gjakderdhës mbi fëmijë e kryesishtë ndaj të rinjve i vlersojnë psikologët, ekspertët shkencorë të shërbimeve sekrete si njerëz me termin i sëmurë. Ndëshkimi ndaj tyne ashtë tepër qesharak, si duke e dënue me qendrim në spital e mbas disa vjetësh rehabilitohet në jetën normale sikur të mos kishte ba një aktë masiv vrasjesh. Shembuj ka të panumërt si;

Të dy rasteve të masipërme duhet trajtue me kujdes dhe me peshore. Nuk  duhet besue shumë amerikanve ekspertë të policisë sekrete dhe asaj civile se janë bash këto subjekte pjesë përgjegjse kryesore të masakrës në shkollë. Dihet se shërbimet sekrete kanë si objektiv kushtetues numër  Një: Sigurimin e jetës të qytetarve padallim  besimi fetar, ngjyre,  bindje politike, pozcioni social, kryesishtë në institucionet shtetnore. Për të shfajsue dhe çlirue vedin nga akuza penale e papërgjegjshmërisë ndaj tyne i duhet të etiketohet masakra si përgjegjës i gjori Adami i smutë psiqikisht me kët apo atë sëmundje, që për manipulime i paraqesin në tilla skena masakret si fatkeqsi jo njerzore po natyrore, që nuk varet nga vullneti i atributeve shtetnore.  Pra i duhet vue emni këtij akti: O ishte terroristë ose ishte i smutë mentalishtë! Nga diagnostikimi shabllon i zgjedhun shifet se sa pak ka randsi likujdimi masiv i njerzve në Amerikë, Norvegji, …….Po të ishte një shtetas me origjinë i huej? Si kishte reague shërbimi sekret dhe aparti policor ndaj personit dhe familjes tij? Dihet se ishte ushtrue një diversion makabriteti ndaj fajtorit. Faji mbetet pa emën. Askush nuk ndëshkohet para makabritetit. Papërgjegjshmëria gjeneron zinxhirë skenarë të tjerë terrori jo mbi shtetin se janë tepër të siguruem, por mbi popullin.

 

  • Ambienti familjar i Adamit

Adami ishte djali i dytë i Peter Lanza dhe i Nacy Lanza.

Arsimimi akademik i dy prindërve

Të dy prindërit e Adamit kishin arsimim akademik. Peter ishte drejtor firmet  dhe nana e Adamit ishte mësuese në shkollën ku u vranë fëmijtë. Adami kishte krye arsimimin në atë shkollë ku realizoji skenarin ma të tmerrshëm. Çifti u divorcuen në vitin 2008 dhe avokati i caktoi ish burrit një shumë dollarësh në vit t’u paguente për dy djemtë dhe ish gruen Nazy. Adami nuk kishte pasur kontakt me vëllain e tij Ryan prej viti 2010. Adami ka jetuar në shtëpi me nënën e saj pas divorcit të prindërve të saj në vitin 2008. Babai Peter Lanza, 52 vjeç është drejtor , pronar i firmës CEO i Shërbimeve të Energjisë GE Financiare. Adam Lanza dhe nëna e tij Nancy kanë jetuar në luks në bazë të punës shumë mirë të paguar nga i ati.

Divorci i lumtun
Pas divorcit ju caktuen nga avokati ish bashkëshortit, Peter Lanza të paguajë 1.4 milionë dollarë Nancy me dy djemë në vit, me një sasi vjetore, që do të rritet në 1.7 milion në vit deri në vitin 2015. Petri dhe Nancy kanë pasur një marrëdhënie  me njëri-tjetrin pas divorcit shumë të mirë për njëri-tjetrin dhe ndaj fëmijëve, thotë një burim i gazetës elektronike nydailynews.com.
Peter do të japë më shumë se avokati i tij sugjeruan më shumë se ai ishte e nevojshme për të. Kur Avokati tha se, “ju jeni të detyruar të paguajnë aq shumë,” tha Peter, “që nuk është e mjaftueshme, unë do të paguajnë më shumë”, tha burimi në lidhje me divorc. Peter Lanza u martue me gruan e tij të re, Shelley Cudiner.

Jetë luksoze

Petër Lanza u martue me Shelley Cudiner dhe në kundërshtim me kontratën paguante ma shumë për ish gruen Nancy dhe dy djemë. Kjo familje notonte në luksozitet.

 

  •  Përse lejohet familjes të ketë 5 armë?

Nana e divorcuem e dy djemve kishte blerë 5 lloje armësh nga ma moderne të kohës.

Shteti i ka lejue të posedojë 5 lloje armësh një grua e divorcuem prej burrit dhe me dy djemë. Vjen pyetja në çastë; Pse gjithë ky armatim në një shtëpi ma shumë armë se antar familje? Kjo ashtë njësoj sikur një shtetë të ketë më shumë armë se përdoruesit e saj . Tre veta posedojnë një pronë me inventar 5 armë ushtarake. A nuk i mjaftojnë një armë por 5 për t’u mbrojtë dhe prej kujt xhanëm? Aty në SHBA lejohet armëmbajtje për mbrojtje brenda territorit të shtëpisë. Një arsenal ushtarak disproporcional ashtë një disbalancë e raportit të armës me njeriun që kërkon të mbrohet. Jam i sigurtë se ky lloj ligji amerikan ashtë ligjërue për mendimin tem me një sfond të shëmtuem historik amerikan, ku të bardhët amerikanë i duhej arma kundër amerikanve me ngjyrë për shkakë se amerikanët e bardhë në pushtetë kanë ushtrue gjenocid sistematik nëpërmjet aparatit policisë sekrete e administrative. Dihet botnisht se deri vonë  ka pasë ligje që nuk lejonin të jetonin, punonin, të udhtonin nëpër makina e autobuza bashkë të bardhët me zezakët. Shteti amerikan dhe shoqëria amerikane e bardhë kanë rrënue breza me shekuj amerikanët me ngjyra në formën e skllavërisë dhe deri vonë nga vitet 1970 arritën të çliroheshin nga bota e skllavërisë amerikane. Frika e një hakmarrje ndaj të bardhve  ashtë prezente sepse shteti dhe të bardhët amerikanë janë zhytë në krime të përbindshme ndaj zezakve në shekuj, prandaj lejohet armatimi. Shpesh tërbohen një pjesë e të bardhve në pushtet për ta hequr lejen e armëve, por republikanët nuk e pranojnë një gja të tillë sepse në koshiencën e tyne flen frika, dridhja, kujtesa e gjenocidit ndaj zezakve.

Pamundsia e ksaj heqje të armatimit ashtë se duhet riparë ligji në dy aspekte;

–         Vendosja e një çipi elektronik në çdo lloj arme si të randë ashtu dhe operative, praktike.

–         Lejimi i armëmbajtjeve sa ma të kufizuem duke respektue raportin armë ma pak se antarët e familjes.

Probleme mendore të Adamit
Por sipas disa miqve dhe zyrtarëve  nuk vijnë me emër, përshkruan gazeta  nydailynews.com se Adam Lanza ishte një djalë “thellësisht i shqetësuar mendërisht”. Ata flasin për një djalë i cili vuante nga Sindromi Asperger apo një çrregullim personaliteti, i cili u dëmtua nga mendimet e fiksueme. Ai kishte probleme të mëdha në momente shpërthimi në zemërim e sipër dhe të dy shokët e klasës dhe fqinjët kishin frikë prej tij. Ai ishte si një bombë me sahat, thotë një burim me njohuri të Lanza familjes. Shokët e tij pohojnë se kur u damtue njiherë randë në njenën kambë gjatë ndeshjes të basketbollit vazhdoi lojën sikur të mos ishte vra keqas. Pra, Adami qysh fëmijë binte në sy për këtë veçori të veçantë të mos ndjerit të dhimbjeve nga damtimi. Një burim tha për nydailynews.com  se nana e Adamit, Nancy kohët e fundit largohet nga puna e saj si mësues në Shkollën Fillore Sandy Hook për t’u kujdesur për Adamin në shtëpi si një element destabilizues.

Vllai Ryan i Adamit
Ryan u identifikua fillimisht si një vrasës në masakër, por njerëzit që e njihnin familjen e dinin se duhej të ishte Adami krimineli.

Përgjegjsia morale – pedagogjike dhe penale e shtetit;

–         Nana e Adamit ishte një koleksionste armësh dhe u mësonte qysh të vogjël dy djemve

përdorimin e armve në poligon të armve. Qysh me kët veprim, kjo nanë duhej t’i hiqej e drejta e mbajtjes të armve dhe të mbajtjes të dy djemve në shtëpi. Kjo nanë e papërgjegjshme duke kenë me arsimim akademik pedagogjik po shkatrronte djemtë e saj qysh të vegjël duke zgjedhun si edukim të tyne jo nëpërmjet lojrave fëminore, por nëpërmjet lojrave ekstreme luftarake. Synimi i saj ishte e kjartë; të pregatiste dy djem ushtarë terrorista për synime të saj, që i mori me vedi atje në ferr. Morali i një nane ekstremiste e mori shpërblimin e merituem dhe të lavdërueshëm nga dy plumbat e dajlit saj. Por kjo shkoi në ferr duke marrë me vedi edhe 25 njerëz të tjerë të pafajshëm. Ja që edhe nga familjet me arsimime akademike dalin fëmijë satan-ultrafondamentalista sikurse ishte Adam Peter Lanza.
– Përgjegjsia e shtetit ashtë prezente ndaj ksaj nane që lejoi ta shndrronte shtëpinë dhe oborrin e saj në një magazinë armësh dhe një poligon stërvitjesh ushtarake të dy djemve adoleshentë.

Mosha e djalit ishte e tillë që të shpërthente nga akumulimi fëminor i energjive negative falë edhe dukurive psiqike të Adamit. Nana e njihte djalin e saj shumë mirë. Pse nuk tregoi kujdes ndaj armve të zjarrit? Por e i la në duart e tij  lloj armësh sikur të ishin  lloj lodrash elektronik. Nana e terroristit mori ato dy plumba që i meritoi. Kshtu do ta pësojnë prindërit nëse tregohen të papërgjegjshëm, nëse i ushqejnë fëmijve dëshirën e vrasjes e terrorit. Një nanë me ndjenja terroriste prodhoi një produktë biologjik terroristë. Këtë fakt përpiqen analistët, psikologët, sociologët, psiqiatrët dhe shërbimet policore – sekrete ta fshehin me djallzi të pashoqe. Arsyeja e ksaj diabolizmi e institucioneve shtetnore përgjegjse shpjegon faktin se kjo nanë dhe dhe ky terrorist 20 vjear i përgjegjshëm, por i smurë mentalishtë ashtë produktë i tyne. Përse u lejue kjo nanë të shndrronte shtëpinë në magazinë armësh dhe ma e keqja të pregatiste ushtarakisht. A e mendonte kjo pedagoge se ku e çonte kjo soj pedagogjie ushtarake të birin? Rezultati dihej. Pregatitej për me vra njerëz, për me likujdue instruktoren pedagoge-ushtarake Nancy Lanza.

–         Shteti ka përgjegjsi të dukëshme në lejimin e ksaj dore të lire terroriste të

cënonte një institucion dhe të kishte kohë shumë për të vrarë nanën në shtëpi e kadalë me makinë të shkonte te institucioni shtetnor, të shpërthente xhamat e mandej nëpër koridore e në klas të bante kërdine. Gjithë kjo kohë ju desh terroristit amerikan të realizonte një skenar kaq të madh e të përbindshëm. Amerika ashtë një shtetë me potencial spiunazhi dhe artilerie satelitore dhe toksore nga ma të pasuna në vëzhgimin dhe gjurmimin e njerzve. Përse nuk u shfrytzue ky arsenal kaq gjigand, që janë triliona dollarë nga djersa e popullit të vorfën se të pasurve e pushtetarve nuk ndjehet? Ktu qendron përgjegjsia dhe me të drejtë presidenti amerikan Obama ngriti shqetsimin botnishtë se Siguria e Njerzve në SHBA ashtë shqetsuese.

Emnat e viktimave të Shkollës Fillore(Sandy Hook Elementary School):

Dylan Hockley, 6  – Madeline Hsu, 6  – Catherine Hubbard, 6 – Chase Kowalski, 7 – Jesse Lewis, 6

James Mattioli, 6 – Grace McDonnell, 7  – Emilie Parker, 6 – Jack Pinto, 6 – Noah Pozner, 6

Caroline Previdi, 6 – Jessica Rekos, 6 – Avielle Richman, 6 – Benjamin Wheeler, 6 -Allison Wyatt, 6

Charlotte Bacon, 6 – Daniel Barden, 7 – Olivia Engel, 6 – Josephine Gay, 7 -Ana Marquez-Greene, 6

Rachel Davino, 29 – Dawn Hocksprung, 47 – Anne Marie Murphy, 52 – Lauren Russeau, 30

Mary Sherlach, 56 – Victoria Soto, 27

PROLETARI

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/12/2012. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.