Vip-at duke ndjekur Trendin e historianit njëlloj si shkruesi Vanjek i Shvejkut

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2323
Ata që e kanë lexuar `Ushtari i mirë Shvejk` nuk mund të mos
kujtojnë shkruesin e batalionit Vanjek i cili ishte caktuar të
shkruante historinë e `lavdishme` batalionit gjatë luftës së parë
botërore i cili nuk ishte futur ende në luftë të vërtetë por po
shkonte në front. Shkruesi Vanjek me humorin e tij (sigurisht humori
i shkrimtarit Hashek), bisedonte me shokët e tij të përhershëm i
babëzituri për ushqim tetari Baloun, kadetin e dhjerë Bigler i cili
kritikonte fushatat e mëdha ushtarake duke dhënë idetë e tij të
marra që ai i quante `gjeniale` se si mund të fitoheshin disa beteja
të humbura të gjeneralëve të mëdhenj, si dhe me mikun e tij
Shvejkun e famshëm cili e shpotiste duke i thënë: hë, Vanjek, deri
ku ka arritur historia e luftës së batalionit tonë të famshëm me
kë luftuam? Dhe Vanjeku tërë qejf e duke u gajasur nga marrëzitë
që i kishte shkruar vetë i përgjigjej duke lexuar atë që kishte
shkruar: …tani sapo batalioni yne u hodh në anën e armikut vetëm
kadeti ynë i dhjerë Bigler ngeli në anën që jemi duke treguar
një heroizëm të paparë ndërsa tetari Baluini theu nofullën e
poshtme në kohën kur po lëpinte kockën sepse e kishte nxjerrë
kokën mbi llogore…

Interesant është fakti që kjo modë e të rishkruarit të
historisë ka ardhur pikërisht si ide nga kreytarët e dy Partive më
të mëdha, por vetëm njëri VIP politikan po shkruan historinë e
kohëve moderne, VIP-i tjetër ende nuk ka rënë në trillin e të
shkruarit. Megjithatë idetë e kryetarëve po zbatohen me shumë
përpikmëri nga VIP-at e tjerë të politikës e të Medias shqiptare
të cilët nuk po rreshtin së shkruari dhe së bëri reklamë jo
vetëm për heronjtë, anti-heronjtë, e VIP-at e së kaluarës
shqiptare, por ajo që është më e rëndësishmja dhe risia e kësaj
dukurie, është rishikimi dhe nxjerrja e fakteve të reja e
shoqëruar me një publicitet malinjë ku nuk është e vështirë të
shohësh se pas kësaj është dicka tjetër që e vret opinionin,
shoqërinë civile, dhe ata që shohin këtë maskaradë të
çuditshme të ngritjes në piedestalin e shkrimtarit të këtyre
Vipa-ve.

Helbete, këta VIP-At tanë, pasi i dhanë `dërrmën` sistemit
diktatorial komunist (në shumë raste duke qënë pjesë aktive e
këtij sistemi), pasi e vonuan dhe vazhdojnë të vonojnë
tranzicionin shqiptar me paditurinë e tyre të të bërit politikë,
dhe me vënien në plan të parë të interesave të tyre personale
mbi atë të popullit, tani kanë filluar një trendi tjetër: atë
të të shkruarit e historisë së VIP-ave të së kaluarës, apo duke
i u futur zanatit të shkrimtarit, duke lënë në harresë të
shkretët shkrimtarë, poetë, historianë të mirëfilltë të cilat
nuk arrijnë të botojnë librat e tyre sepse nuk kanë dy gjëra
bazë: paranë për reklamë dhe paratë për ta botuar librin. Për
pasojë, disa vepra interesante të shkruara nga këta profesionistë
u eklipsuan në këtë panair libri të fundit në Tiranë, por dhe
në panairet e tjera të librit në vitin 2010 e ndoshta më parë kur
ky trendi nuk u ishte bërë fiksim VIP-ave tanë të nderuar.
Jo më larg se dje spikerët e dy TV më të njohura shqiptarë
vazhdonin të cirreshin (sigurisht me urdhërin e pronarit)se sa libra
i ishin shitur njërit VIP e se sa i ishin shitur tjetrit VIP, dhe se
si i a kishin punuar VIP-it të Opozitës duke mos i a pranuar librin
në panair…
Përse ky trendi i VIP-ave shqiptarë? Përse ky publicitet i marrë ?
Përse shtëpitë botuese e kanë më të lehtë të botojnë dhe të
investojnë tek disa VIP-a qejflinj ndaj shkrimit në vend që të
përkrahin shkrimtarë të vërtetë dhe historian-shkrues të
vërtetë profesionistë?
Sigurisht që një nga përgjigjet mund të jetë një fjalë: fitimi.

Problemi tjetër qëndron tek Media private dhe publike të cilat
sipas përkrahjes politike favorizojnë e bëjnë tifo për librat e
VIP-ave të krahut të saj politik, në vend që ta pasqyrojnë në
mënyrë sa më neutrale këtë eveniment letrar i cili duhet të
kishte zëdhënësit e tij por ata duhej të ishin profesionistë.
Nuk mund të mos kujtoj titullin e komentit të një opinionisti të
njohur se… në Shqipëri nuk ka kritikë letrarë, e për pasojë
të gjithë janë të famshëm….?!
E kush mund të kritikojë një VIP? E kush mund të japë këshilla
profesioniste një VIP-i, kur kjo është zgjidhur fare thjeshtë si
brenda partive kryesore shqiptare ashtu dhe në parlament dhe
ekzekutiv, nëpërmjet këshilltarëve servilë e diletantë të
cilët me paditurinë e tyre lajkatojnë e hiperbolizojnë veprat e
drejtuesve të tyre si në rastin kur kanë të bëjnë me probleme
politike, ashtu dhe kur kanë të bëjnë me një zhanër të parrahur
për ta fare (sepse dihet që kjo skotë këshilltarësh apo
zëvëndësash, një nga armiqtë më të mëdhenj që ka është
libri-leximi, dhe miku më i madh i tyre është – thashethemnajat) si
puna e shkrimit të librave.
Sigurisht dhe opinioni që i sheh, u ngjan fluturave që verbohen nga
dritat, ngjyrat, zhurmat dhe bien në grackën e mos-serioziteti dhe
të dis-informimit. Kjo është fare e qartë sepse në ato lloj
panairesh `janë përjashtuar` nga dhënia e mendimeve dy kategori
njerëzish: shkrimatrët dhe kritikët profesionistë dhe historianët
profesionistë.

Së fundmi mund të them se ashtu si po vonojnë integrimin e
Shqipërisë këta VIP-a artificialë që i bëjnë qejfin njëri
tjetrit për shkak të fuqisë ekonomike dhe politike që kanë, këta
VIP-a do të shkatërrojnë dhe vlerat letrare dhe historike të
Shqipërisë duke ndotur dhe duke vënë poshtë për një kohë të
gjatë dhe letrarët dhe historianët e vërtetë profesionistë.
Varësisë nga politika më në fund nuk i shpëtuan as letrat shqipe,
dhe për këtë kanë faj të rëndë shtëpitë botuese private të
cilave nuk u pëlqen investimi dhe nxjerrja e shkrimtarëve dhe
historianëve të rinj e të vërtetë por vazhdon të rendë pas
fitimeve të sigurta por që i bëjnë dëm të madh letrave shqip
duke u a lënë në dorë historinë e Shqipërisë dhe letërsinë
artistike njerëzve të rëndomtë që për fat të keq drejtojnë
politikën, median e politikës, dhe shtëpitë botuese të
politikës. Të shpresojmë që edhe ata individë VIP-a të sotëm
të cilët kanë të dhëna letrari të japin kontributin e tyre për
të sjellë në drejtimin e duhur të kësaj dukurie që disinformon
dhe manipulon opinionin publik me vepra pa cilësi, sepse sic dihet,
shumë nga këta VIP-a nuk e kanë për gjë që të shesin heronjtë
e Shqipërisë para të huajve ashtu si dhe të krijojnë heronj të
tjerë pa marrë mendimin e profesionistëve- duke penguar vënien në
vend të standardeve të integrimit.

Pirro Prifti/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/11/2011. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.