Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte te Gjirokastres

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3195
Vizita me prapavije politike e kryetarit te shtetit italian ne perfundim te luftes italo-greke. Si u prit ne qytetin e sapocliruar te Gjirokastres. Hipotezat per atentatin e Vasil Lacit

Qyteti i Gjirokastres ne Shqiperine e Jugut, ne maj te vitit 1941 do te priste nje vizite te rralle. Turi i Perandorit te Italise dhe Etiopise, njekohesisht Mbret i Shqiperise, Viktor Emanueli III, ne vitin 1941 ne Shqiperi do te perfshinte edhe nje vizite ne qytetin e gurte. Ai do te ishte nje nder personalitetet e rralle boterore qe rreth gjysmes se pare te shekullit te kaluar do te perfshinin qytetin e Gjirokastres ne turin e vizitave apo takimeve te tyre.

Sipas burimeve historike do te ishte 10 maj i vitit 1941 kur Mbreti i Italise dhe Perandori i Etiopise, Viktor Emanueli III, i cili ne ate kohe, formalisht njihej edhe si Mbret i Shqiperise do te niste nje tur vizitash ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Pas disa muajsh parapergatitje, si nga pala shqiptare, ashtu dhe nga ajo italiane, me 10 maj te vitit 1941, Perandori i Italise dhe i Etiopise, Mbreti Shqiperise, Viktor Emanueli III, u nis ne bordin e nje avioni ushtarak, i cili shoqerohej edhe nga nje skuadrilje avionesh te Forcave Ajrore Ushtarake Italiane. Ai zbriti ne aerodromin e vogel te Laprakes ne periferi te Tiranes. Pas vizitave dhe takimeve te realizuara ne Tirane me personalitete me te larta te atyre viteve, Viktor Emanueli do te udhetonte ne drejtim te qyteteve te ndryshme te Shqiperise.

Ne daten 14 maj 1941 ai mberriti ne qytetin e Gjirokastres. Ceremonia e pritjes u zhvillua ne sheshin kryesor te qytetit (sot Sheshi i Cercizit) ku u prit nga personalitete drejtuese te atyre viteve ne Gjirokaster si dhe nga banoret e qytetit. Sipas deshmive historike te atyre viteve, Viktor Emanueli u interesua dhe morri informacion per qytetin e Gjirokastres, historine e tij etj. Kjo do ishte nder vizitat e pakta qe nje personalitet i larte i permasave te tilla realizonte ne Gjirokaster. Nderkohe sipas te dhenave historike naten e 14 majit 1941 Viktor Emanueli e kaloi ne njerin prej hoteleve me luksoze te atyre viteve ne Gjirokaster, Hotel “Royal” (sot Hotel “Sopoti”). Mengjesin e 15 majit 1941, Viktor Emanueli vazhdoi turin e vizitave ne Jug te vendit ne Delvine, Sarande, etj. Pas 10 ditesh qendrimi ne Shqiperi, ne daten 17 maj 1941, mbreti Viktor Emanueli e mbylli viziten e tij ne vendin tone.

“Royal”, Hoteli luksoz i stilit italian

Hotel “Royal”, prone e familjes Haderaj , duket se ofronte kushte te pershtatshme per akomodimin e nje emri te tille si Viktor Emanueli. Perandori u sistemua ne nje dhome ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i ciles shikonte nga sheshi kryesor i qytetit te Gjirokastres. Hotel “Royal” ishte ndertuar ne disa faza per disa vite rresht. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme eshte ajo qe eshte edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen ne Gjirokaster .Ketu pervec dhomave te gjumit kishte edhe nje restorant e bar modern per kohen. Akoma sot kemi te ruajtura te ky objekt elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane si ballkonet, kangjellat, elementet dekorativ te kornizat e dritareve, etj.

Savojat dhe kurora e Shqiperise

Dinastia e Savojave pati kulmin e saj me Mbretin e pare te Italise se bashkuar, Viktor Emanueli II. “Babai” i Italise moderne, qe luftoi perkrah Garibaldit dhe Manzinit per bashkimin e Italise, i la vendin djalit te tij, Mbretit Umberto I dhe ky i fundit ia la fronin te birit, Viktor Emanuelit III. Me 12 prill te vitit 1939 nje perfaqesi shqiptare e kryesuar nga kryeministri kuisling i asaj kohe Shefqet Verlaci i dorezoi Viktor Emanuelit III kuroren e Mbretit te Shqiperise. Vendimi ishte marre nga Asambleja Kombetare e mbledhur pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste. Deri ne vitin 1943, Viktor Emanueli III vazhdonte te quhej Perandor i Italise dhe Etiopise dhe Mbret i Shqiperise. Me renien e fashizmit, ra edhe Perandoria Italiane e cila ishte themeluar nga Benito Musolini ne tentative per te ringjallur perandorine e vjeter romake. Ne vitin 1946 Viktor Emanueli III abdikon nga froni i Mbretit te Italise ne favor te djalit te tij Umberto II. Disa muaj me vone, referendumi popullor vendosi rrezimin e monarkise dhe shpalljen e Republikes. Viktor Emanueli III, nipi i Viktor Emanuelit II, njeriut qe themeloi Italine moderne, u detyrua te marre rrugen e mergimit. Vetem ne fillim te mijevjecarit te trete pasardhesit e Savojave u lejuan te rikthehen ne Itali, por vetem si qytetare te thjeshte.

Qellimi politik i nje vizite

Vizita e Perandorit te Italise e Etiopise dhe Mbretit te Shqiperise Viktor Emanueli III nuk ishte e rastesishme ne Gjirokaster. Pas disfates italiane ne luften italo-greke, ky qytet ka qene pushtuar nga trupat greke. Ne 6 prill te vitit 1942 Gjermania sulmon Jugosllavine dhe Greqine. Pasi trupat e Vermahtit pushtojne nje pjese te madhe te Greqise, ne 13 prill trupat italiane hidhen ne kunderofensive. Perballe kishin nje ushtri gjysme te shpartalluar nga goditjet gjermane dhe te vogel ne numer, pasi pjesa derrmuese ishte rreshtuar ne mbrojtje te kryeqytetit. Ne 24 prill te vitit 1942, pas pushtimit te Athines nga gjermanet, merr fund edhe lufta italo-greke, qe i kushtoi Musolinit 13.755 te vrare, 50.874 te plagosur, dhe 25.067 te humbur. Ndersa Viktor Emanueli III mberrin ne “qytetin e Jugut” ai duket se me kete gjest kerkon t’u thote qytetareve te Gjirokastres se tashme greket jane mundur perfundimisht dhe Shqiperia eshte nen mbrojtjen e “padronit te ri”.

Atentati, hipotezat per Vasil Lacin

Ne 17 maj te vitit 1941, ndersa Perandori i Italise dhe Etiopise Viktor Emanueli III largohej nga kryeqyteti shqiptar per t’u kthyer ne Rome, atij i behet nje atentat. Ne rrugen e Durresit, ndersa korteu mbreteror ishte drejtuar per ne aeroportin ushtarak te Laprakes, i riu shqiptar Vasil Laci qellon ne drejtim te tij me pistolete, duke plagosur lehte perandorin. Historiografia e periudhes komuniste e ka paraqitur kete akt si shfrim i urrejtjes popullore ndaj pushtuesit, ndersa vete italianet kishin dyshime te forta se i riu nga Piqerasi i Himares ishte shtyre nga qarqe nacionaliste greke per te qelluar mbi njeriun qe dekretoi shpalljen e luftes italo-greke.

Qershor 1936 , Motrat e Zogut vizitojne Gjirokastren

Ne qershor te vitit 1936 ne qytetin e Gjirokastres mberriten dy motrat e mbreti Zog, te cilat u akomoduan ne Hotel “Royal”. Duket se vete pozicioni i Gjirokastres dhe natyra e saj, ku historia gershetohej me romantizmin do te terhiqte kersherine e princeshave. Te dyja motrat e mbretit Zog u sistemuan ne njeren prej dhomave te kateve te siperme te hotelit, ballkoni i te cilave shikonte nga sheshi kryesor i qytetit. Madje te moshuarit ne Gjirokaster kujtojne ende se kur ato dolen ne ballkon ne oret e pasdites, bukuria, elegance dhe menyra e veshjes se tyre terhoqi kuriozitetin e gjirokastriteve, te cilet u mblodhen ne pjesen e sheshit perballe godines se hotelit. Me pas vizita e tyre do te vijonte ne disa qytete te tjera te Jugut te vendit.

Blerim Kore

Koha Jone

31-01-2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Viktor Emanueli III, Perandori qe vizitoi qytetin e gurte te Gjirokastres

  1. MarkSpizer

    03/05/2010 at 08:41


    great post as usual!

  2. Patrioti

    02/05/2010 at 08:47


    Thank you friend, we try to do this an original and authentic site

  3. college grants

    01/05/2010 at 06:22


    Great site. A lot of useful information here. I’m sending it to some friends!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.