Viktimizimi i njeriut në komunizëm

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 10810
Dosier Shocking …: Studimi i ri që zbulon sesi Media Liberale dhe disa gazetar i kan “zbukuruar” tmerret e komunizmit.

Noyes: ” gazetarët liberalë në emër të globalizmit janë besimtarët për të përdorur fuqinë e “pushtetit të katërt” për të ri-formuar shoqërinë, dhe për të përmbushur qëllimet e tyre,  gazetarët liberalë nuk janë përjashtim, por, nuk janë as edhe të pakt edhe sot, mbas 20 vjet që ky sistem ra. Në daç në SHBA, apo edhe në ish vendet komuniste, ku ata sot janë “mbretrit” e medias në vendet e tyre, me para dhe “pushtet”, madje, disa prej tyre sot janë edhe më të fuqishëm se kan qënë në kohën e komunizmit.”

BENSONHURST-BROOKLYN NY  :  Njëzet vjet më parë, edhe këtë javë, ashtu si kur u shënua dhe rrëzimi Murit të Berlinit, ose si u shënua në Shqipëri, ndrrimi i sistemeve, pra vendin e fundit komunist dhe që kaloi diktaturën më të egër, duke hapur një derë për lirinë për miliona e miliona njerëzve – nga Lindja drejt Perendimit, të cilët kishin jetuar nën regjimin komunist për gati 50 vjet – gjysmë shekulli, të gjithë meditojm.

Për këto ditë të mbylljes së këtij viti, që do të shënohet në histori si viti i 20-të, i rënjes së regjimit komunistë në gjithë Europën juglindore, ka dal edhe  një raport  ri “shokues” ku do të pasqyrohet një dokument me disa materiale të gazetave dhe televizioneve amerikane, ku zbulohet se si mediat liberale amerikane, u vunë në atë kohë në shërbim të diktaturave komuniste. Ky dokument ka të thotë më shumë rreth mbulimit të madh nga media Amerikane, prej rrëzimit të Murit të Berlinit, dhe rrëzimin e mëvonshme të komunizmit qysh në BRSS, dhe deri tek vendi më i fundit që “nuk po e lëshonte kollaj komunizmin” siç ishte at’here Republika Socialiste e Shqipërisë.

Zbulimi se si mediat liberale amerikane u vunë në shërbim të diktaturave komuniste, është publikuar së fundmi dhe është komentuar si një raport ku denoncohet bashkëpunimi i disa mediave të SHBA në vitet 89- 90 me regjimet komuniste, i cili, solli vonesat e revolucioneve të kadifenjta dhe të rënies së diktaturave, që nga Rusia e deri në Shqipëri.

Siç shkruajti këto javë autoritativia The Washington Times, “për fatkeq të paktën shtypi amerikan asnjëherë gjatë kësaj kohe -(pra, pas rënjes së komunizmit) nuk arriti të pasqyrojë saktë raportin e vërtet të natyrës brutale, të komunizmit” në vende të tilla si në Rusi, Rumani, Bullagri, Hungari, Çekosllavaki, Gjermanin Lindore, Poloni dhe Shqipëri. Madje edhe sot 20 vjet pas kësaj “katrahaure- komuniste”, duke shfrytëzuar informacione nga gazetar që shërbyen gjatë komunizmit,  shpesh herë informoin në favor të ish- shtypësve. Për, të ngritur sot pas 20-vjetëve shumë pyetje : si ajo ” kush i paguante këta gazetarë amerikan të lavdëronin sistemin komunist atëhere”, dhe  të shkruanin se “Sundimi komunistë ishte i pa thyeshem dhe po lulëzonte në këto vende.” Ndërkohë që historia tregoi se:”Komunizmi ishte një mallkim mbi njerëzimin në të gjitha ato vende që e përjetuan atë – dhe për shumë njerëz nga ata që kaluan në kurrizin e tyre atë gjatë shekullit të XX-të. Kohë, kjo që shënoi si e pamë dhe fundi e keq të tij. Po qe se do t’i vendosim këtij krimi komunist edhe Holokaustin e Hitlerit, dhe atë pales tjetër – të kohë së sundimit komunist, me viktimat e tij – janë më shumë se 100 milionë njerëz të vrarë nga diktatoret komunistë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.Megjithatë, raporti ynë, thonë dy hartuesit e tij – tregon shumë se si në disa media liberale, kishte një “vend të verbër”, për të pasqyruar “sukseset e mëdha” që po arrinte në atë kohë, kjo ideologji e keqe, ” tha Rich Noyes, autori kryesor i raportit, “Better Off Red” – Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale – të ideologjisë së keqe, të komunizmit.””Para se të binte Muri i Berlinit, disa gazetarë amerikan, patën sugjeruar se komunizmi, ishte me të vërtetë popullor në mesin e popullit të skllavëruar,” tha Noyes. “Pas çlirimit të Evropës Lindore, shumë gazetarë, argumentoi, ai, para se të shkonin këto vende në kapitalizëm – gjërat ishin bërë edhe më keq, dhe madje edhe më me dështim, se kohën e komunizmit në Evropë dhe Azi. Aqsa që pas këtyre ngjarjeve  gazetarët, megjithse e panë sesi përfunduan vendet ish komuniste, ata kanë shkruar edhe kohët e fundit duke përshëndetur virtytet e jetës komuniste në Kubën e Fidel Castros.”Raporti, i botuar nga Qendra e Kërkimit në  Media (MKK), kompania mëmë e CNSNews.com, është i bazuar mbi një përmbledhje dhe analizë të 20 deri 22 viteve më parë, kohë kur komunizimi ishte gjallë, të shkrimeve dhe lajmeve të mediave të permendura në raportet e regjistruar dhe të arkivuar nga MKK.
Në raportin e MKK-së, permendet se komunistët sovjetik pushtuan Gjermaninë Lindore (qyteti i Berlinit u nda nga Lindja dhe Perendimi), në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbas kësaj të gjithë e pamë se si Lufta e Ftohtë, u shkallëzua në vitin 1950, lëvizja nga Lindja në Perëndim, nga Berlini në Berlin, ishte i kufizuar gjithnjë e më shumë nga sovjetikët. Është vlerësuar se rreth 3 milion njerëz, u larguan nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore në mes të periudhës 1949 dhe 1961.Kështu për të ndalur emigracionin masiv, sovjetikët në vitin 1961, ngritën një mur betoni dhe me tel- gjemba- që ishte për gjysmë shekulli “turpi i botës”, në mes të Europës, dhe quhej “Murit i Berlinit”. Muri që ndante Lindjen dhe Perëndimin”, mur që ishte 12 metra të lartë, 103 milje të gjatë dhe patrullohej 24 orë me makinë të blinduara – ushtarë të armatosur deri në dhembë, aparatura vrojtuese, dhe në çdo 100 metra kulla me roje me mitroloza trekendësh dhe paisur me dylbi vrojtimi.”Ndërsa vlerësimet ndryshojnë, por, kjo është e dokumentuar që të paktën 238 vetë u vranë duke u përpjekur për të kaluar kufirin e Murit të Berlinit në Berlinin Perëndimor, gjatë viteve të sundimit komunist. Dhe se mijëra të tjerë, do të jenë të larguarit dhe mijra të tjerë ishin kapur dhe burgosur nga policia të Gjermanisë Lindore . Personi i fundit i regjistruar, sipas këtyre dokumentave mendohet  të ketë qenë i vrarë ndërsa po përpiqej të kalonte mbi mur. Ai ishte Chris Guffroy, të cilin thuhet se një ushtarë e qëlloi me mitroloz më 5 shkurt 1989, dhe plumbat e bënë atë “shosh”, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të ikur në Berlinin Perëndimor.

Njezet vjet pas rezimit te Murit te Berlinit, një ngjarje tjetë e madhe u kujtua në Shqipëri këto ditë- madje edhe më e madhja në historin e Shqipërisë – prej se kur kjo sëmundje kanceroze mbërtheu gjithë Europën juglindore, madje edhe vendin tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme shihet sot nga shum njerëz, vetëm si fillimi i fundit të komunizmit në Evropë. Dhjetori, shihet sot, 20 vjet më pasë, vetëm si një kohë, kur njerëzit në shtetet e Europës juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë, që kaloi diktaturën më të egër, janë duke i bërë nji nder e respekt, të gjithë atyre që ishin ngritur në atë kohë kundër shtypjes komuniste.

Ne kete Raport duhet shtuar se edhe Shqiperia , eshte nga te vetemet vende te Europes juglindore, qe ishte e para qe iu kundervu sistemit komuniste . Ne Shqiperi, ka pasur levizje te tilla dhe perpjekje per te rezuar komunizmit me kryegritjen e Postribes, grupin e Deputeteve, e tjera ngjarje te tilla, nga arrestimet , pushkatimet dhe interrnimet e njereze qe e kundershtuan dhe iu kundervune atij sistemi te keq duke arritur  deri tek revolta e te burgosurve te Spaçit. Ne Shqiperi nga regjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne kampet e internimit 7 022 vete.

Në raport tregohet se para se ra Muri i Berlinit në nëntor të vitit 1989, jeta në Berlinin Lindor, ishte e totalisht e kontrolluar nga qeveria komuniste dhe Bashkimi Sovjetik, megjithse nga disa gazetar ajo ishte përshkruar shpesh në terma pozitive, sipas raportit “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, raporti me titull “Verbëri në Mediat Liberale – të ideologjisë së keqe, të komunizmit.”
.
Për shembull, atëherë në programin “CBS Evening News” moderatori dhe analisti politik, gazetari i njohur amerikan Dan Rather, njoftoi më 17 qershor, 1987, se “Përkundër asaj që shumë amerikanë mendojnë, sovjetikët, më nuk janë të etur për kapitalizmin apo demokracinë e stilit perëndimor.”

Gazetari i The New York Times, në atë kohë Ferdinand Protzman, ka raportuar më 15 maj, 1989 se: “Gjermania Lindore, është histori e rritjes ekonomike të botës komuniste dhe e suksesit, si nji dëshmi e së vërtetës, punën e disiplinës dhe lulëzim e socializmit, që sot mund të përkthehet në realitetet e teorisë së Karl Marksit .”

Andy Rooney drejtuesi i emisonit “60 minuta” në CBS, shkroi në gazetën ” The New York Times” më 26 qershor, 1989, që” komunizmi mori jetë, me një fjalë këtu në Shtetet e Bashkuara, por, qëndrimin tonë ndaj tij mund të ketë qenë i padrejtë, se ai ka qënë i tmershem. Komunizmi, sipas tij  mori pas vetes një turmë, kur ai(komunizmi) ishte i ri, dhe nuk kishte një shans të drejtë. “

Al Neuharth, themelues i USA Today, shkroi në 9 shkurt 1990 se “Sovjetikët, qveria dhe komunistët shumica e tyre, nuk duan të bjerë ajo [komunizmi], vetëm ata kërkojnë disa përmirësime mbi sundimin komunist, pra ata të mbajnë pushtetin e modifikuar sipas tyre.”

Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, u rrëzuan regjimet komuniste njëri pas tjetrit, si një mur tjetër e domino politike nga Gjermania Lindore nëpër gjith Evropën Lindore dhe pastaj në të gjithë Bashkimin Sovjetik, duke çuar në rrëzimin e shtetit totalitar, që në fillim të viti 1991, po kërkonte mënyra për të rezistuar, e mbajtur pushtetin që kishte falimentuar. Vendi u shpërbë zyrtarisht, dhe u krijua Federata Ruse në vitin 1993, me një president, kryeministër dhe një asamble federale.

Gjatë kësaj kohe, shumica e mediave dominuese në Shtetet e Bashkuara, ato pro-ruse, që edhe sot nuk dihet nga i merrnin parat, çuditrisht dilnin hapur dhe shprehen keqardhje për rrëzimin e komunizmit, dhe kritikuan rritjen e tregut të lirë dhe ardhjen e demokracisë në ato vende, thuhet sipas raportit të MKK.

Noyes dhe bashkë-autori i këtij raporti interesant, zoti Whitlock Scot kan shkruajtur se: “komunizmi u dorzua nga Evropa Lindore në vitin 1989 dhe 1990, megjithse disa gazetarët amerikanë, e kishin konfiskuar në disa shkrime të tyre,  idenë se jeta në kampin socialist do të kishte të papritma dhe se jeta do të bëhej më keq. Pra sipas shkrimve të tyre, nuk mundet të bëhet më mirë, për ata që janë liruar nga pesë dekada të sundimit dhe të nënshtrim totalitar”.

Disa nga gazetarët, amerikan gjatë viteve 1989-1991, shpesh kan sulmuar kapitalizmin si sistem me të meta dhe ” shfrytëzues ” . Bile arrihej deri aty sa kapitalizmi të paraqitej më i vështir se sa komunizmi totalitar, që kishte kontrolluar zyrtarisht të gjithë jetën ekonomike e politike të njerëzve në gjithë Europën Lindore. Vëzhguesit e ngjarjeve të asaj periudhe, than se komunizmi kishte dhënë një” batanije të sigurisë “për njerëzit, të cilët ishin tani në gjendje “të mjerueshme “pa” rrjet sigurie “dhe” pa garanci “, për të ardhmen e tyre, sidomos  komunsitëve, gjë e cila ende ishte e parashikuar nga ish-zotërit e tyre,” shtuan ata.

Disa nga mediat e lajmeve, atë kohë citonin informacione nga ajo periudhë, botuar edhe në raport, materiale që përfshijnë në vijim shkrimet, që natyrisht sot , pas 20 vjetve shtrojnë mjaft pyetje dhe janë shkrime misterioze:

Në atë kohë këta gazetar dhe media “në vend që të punonin në rrëzimin e komunizmit, shkruanin se ne mund të jepnim kërdi ekonomike dhe sociale, duke pranuar se për shumicën prej nesh, kapitalizmi nuk punonte dhe nuk funksionte më. Ose paraqitej jeta në kapitalizëm se ka  të pastrehë, të papunë, njerëz analfabetë, rrethuar nga armët dhe njerëzit e drogës. Njerëz, që janë si të privuar nga një mënyrë jetesës demokratike, dhe që dikush që jeton prapa Murit të Berlinit jetonte më mirë.” shkrunate në gazetën  “USA Today” gazetaria Barbara Reynolds,( Editori, 8 dhjetor 1989)

“Komunizmi, është duke u përfshinë nga ujrat trubullta të asaj kohe, por  edhe kështu  është duhet mbajtur  rrjeti i sigurisë sociale për të dhënë diçka…. Fabrikat, që më parë “ishin ndërtuar me djersën e popullit”, duhet për të mbajtur gjallë vetëm disa  nga njerëzit si në Varshav , Budapest, Sofie, Bukuruesht, Moskë, e tjerë. Mirëpo tani që ato janë për t’u mbyllur dyert e tyre, dhe ndërsa institucionet e reja në Europën Lindore do të hapin “kuzhinat supës dhe qendrat e papunësisë” të cilat, në disa kryeqytet të Europës  janë hapur, duhet parë me shumë kujdes” shkruante reporteri i Kuintit, në CBS në 9 maj 1990

Madje atë periudhë kishte edhe gazetar të till që shkruanin në Amerikë; se ndryshimi i sistemit në “Gjermanin Lindore, është tronditëse në drejtim të bashkimit, dhe mund të ketë  për të marr shumë jeta njerëzish, deri në mbërritje të demokracisë, Parshikoheshin viktima me një mbidozë më e madhe se vdekjet natyrale të kapitalizmit. ” thuhet të ketë thënë gazetari i televizionit ABC  Jerry King më 1 tetor 1990 në emisionin më të shikuar në SHBA “World News Today “

“Polakët, kishin shpresuar dhe po presinin gjatë, që komunizmi të kishte mbaruar, por, ajo nuk ka qënë ashtu si mendonin ata, pas pesë dekadave. Përvecse, asaj që pas rrëzimit të komunizmit polakët, thuhej se “nuk mund të qëndrojnë në linjat e komunizmit, linjat e rradhët e ushqimit, kapitalizmi atje ka krijuar një vend të ri për të pritur në linja e rradhë: ka krijuar zyrën e papunësisë  “, thoshte në NBC gazetari i saj Mike Boettcher, në 16 nëntor 1990 në programin e mbrëmjes ” Nightly News “

“Njerëzit në Bashkimin Sovjetik, janë mësuar të jenë të sigurtë në qoftë se nuk kishin asgjë tjetër, megjithse,  jeta nuk është e mirë atje, por, njerëzit nuk shkojnë më në punë të uritur, nuk jan të pastrehë,. Puna, atje ka qenë gjithmonë e garantuar, dhe ka pasur punë për të gjithë Tani të gjitha bastet janë se Ekonomia e Tregut të Lirë, po afrohet, dhe.. kontrata sociale, që ka mbajtur shoqërinë sovjetike së bashku për 72 vjet, nuk vlen më dhe po shpërbëhet. Populli, sovjetik,  duket i habitur, i zhgënjyer, komunistët duken të lënë në baltë. Nuk ka më shumë perspective dhe se kombi i tyre, është duke “udhëtuar me një makinë” tjetër, atë kapitaliste.” reportonte nga Moska, gazetari i CNN,  Steve Hurst në “PrimeNews,” 24 maj 1990

“Në Bashkimin Sovjetik, kurrë nuk janë parë fytyra si këto si këto sot:.. Të varfër, të pastrehët, pa projektimin e jetës, dhe me dëshpërimin e dimrit rus. Numrat e tyre janë në rritje, sidomos, tash që po rëzohet komunizmi, dhe po bie ai systemi që sundoi më shumë se pesë dekada, këtë vend që është edhe babai i komunizimit ” A është, kjo, ajo që po bën hapjen e vendit dhe po sjell demokracinë? “ thoshte, ato ditë  Barbara Walters në programin e saj të famshëm në ABC ” Nightline ” më 14 janar 1992

“Shumë gjatë këtu njerëzit kishin vuajtur, kur kujtonin për ditët e Brezhnjevit, por, sipas tyre ata të paktën atëherë, thonë se, ata kishin dinjitetin e tyre.” Raportonte nga Moska  reporteri i CBS Tom Fenton, në 24 shtator 1993 në “ Evening News “

Sipas, librit “ Libri i Zi i Komunizmit” (Harvard University Press), një nga librat më definitive mbi mizoritë komuniste, regjimi politik në Bashkimin Sovjetik, ishte përgjegjës për vrasjen e të paktën 20 milion njerëz.

Miliona rusët ishin të detyruar që të riciklohen vetem për bindjet e tyre ose të kaluarën e tyre kapitaliste edhe perms vuajtjes në kampet e interrnimit e në-burg, në punë të detyrueshme dhe pa pagesë, veëm se quheshin gulag. Përveç kësaj, rreth 65 milionë njerëz u vranë në Komuniste të Kinës, 2.5 milion në Kamboxhia, dhe gati 2 milion në Vietnam, dhe në Kubë, rreth 70.000.

Ndërkohë, këtij  Raporti prestigjoz, mendos se duhet shtuar se edhe Shqiperia , eshte nga te vetemet vende te Europes juglindore, qe ishte e para qe iu kundervu sistemit komuniste . Ne Shqiperi, ka pasur levizje te tilla dhe perpjekje per te rezuar komunizmit me kryegritjen e Postribes, grupin e Deputeteve, e tjera ngjarje te tilla, nga arrestimet , pushkatimet dhe interrnimet e njereze qe e kundershtuan dhe iu kundervune atij sistemi te keq duke arritur  deri tek revolta e te burgosurve te Spaçit, të cilat asnjëherë nuk u pasqyruan dhe nuk po pasqyrohen në shtypin Amerikan. Në Shqiperi nga regjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne kampet e internimit 7 022 vete.

Ndërsa, shumica e këtij informacioni ishte i njohur dhe i pranuar nga studiuesit serioz në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, shumë anëtarë të mediave amerikane ose e minimizoin ato fakte ose u përqendruan  në atë periudhë në çështje të tjera, kur mbulonin  Bashkimin post-sovjetikë, Polinin, Bullgarin, Cekosllavakin, Hugarin, ish- Jugosllavin, Rumanin apo Shqiperin, apo edhe jetën e sotme në Kinë dhe Kubë, thuhet sipas raportit “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale – të ideologjisë së keqe, të komunizmit.”.

“Nën dritën e të tmerrshme të viktimizmit të njeriut, komunizmi, dihet se theu record në shkeljen dhe dhunimin e të drejtatve të njeriut,” por, jo në shkrimet dhe raportet e gazetarëve të mbrapshtë , që me dije e “lustronin” ose e mbronin sistemin shtypës e totalitar ” tregon raporti i MKK-s.
Raporti citon edhe shembuj të këtij lloji të gazetarisë, duke përfshirë si vijon:”Po, në njëfarë mënyre, qytetarët sovjetik, janë të lirë  këto ditë” më të lirë për të vrarë njëri-tjetrin, më të lirë që të urrejnë çifutët. “Të lësh larg totalitarizmin, duke shtuar se po vjen një e keqe prej demokracisë duket një gjë edhe më e vështir, një gjë që kurë nuk ka gjasa për të gjitha të këqijat që kishte sistemi Sovjetik” thoshte në atë kohë Harry Smith, në kanalin televiziv CBS “Good Mourning America” në 9 shkurt 1990. “Trazira ekonomike dhe politike që kan përfshirë vendet ish-komuniste, vendet e Bllokut në Europën Lindore, kan goditur dhe kan vënë në pozitë më të vështirë gratë në këto vende. Ka qenë ky një reagim i fortë kundër idesë së komunizmit, për të bërë barazinë e grave me burrat.” Nën sundimin e komunistëve, gratë ishin në vendin e punës, njësoj me burrat. Dhe në qoftë se ato kishin nevojë për të pushuar, kohë të lirë, për të lindur dhe të rritur familjen, ato e mernin atë kundrejtë pagesës të plotë, që ua jepte qeveria .” thoshte Jerry  King në ABC , në 6 prill 1992 në “World News Tonight”
Themelues i CNN Ted Turner e ka krahasuar, KGB në atë kohë me FBI në NBC emisonin  “Meet The Press,” më 30 nëntor, 2008. “FBI  është në SHBA një vend i nderuar për të punuar, tha Turner, duke shtuar se ” dhe KGB-ja, unë mendoj se ishte një vend i nderuar për të punuar atje. Ajo i dha njerëzve në ish-Bashkimin Sovjetik, një vendi komunist, një mundësi për të bërë diçka të rëndësishëm dhe të vlefshëme. “
Për një histori për të burgosurit politik, që ishin duke u lëshuar nga kampet e interrnimit dhe burgjet famëkeqe  Sovjetike,  pas rënies së komunizmit, gazeta më e madhe në botë “The New York Times” botoi një artikull titull më 12 shkurt 1992 që vijonte: “Një bujë e madhe që lirohen Gulagët, Po, por edhe bëhet thirrje për qetësi.”
Përsa i përket Kinës, “NBC Nightly News” raportoi John King më 20 qershor, 1989: “Mijëra vetë mund të kenë qenë të vrarë në Pekin, por, ajo që shqetësonte më shumë këta gazetar ishte se  për miliona fëmijë amerikanë jetët e të cilëve janë duke u shkatërruar nga një dështim të madh të sistemit arsimor të vendit nuk shkruhet as që flitet. “Ne mund dhe duhet të vuajm, por ne duhet të mendojmë më shumë dhe të merremi më shume për studentë të vdekur në Pekin, por, ne kurr nuk kemi për t’u marrë me një problem shumë më të madhe këtu në shtëpin tonë(SHBA).”
Reporteri i kanalit televise CBS, reporter Eric Engberg, më 7 qershor, 1989 në programin “Nightwatch,” tha: “A do të kapen ndonjëher dhe gjykohen udhëheqësit ushtarak dhe do të dënohen nga kjo masakër si [sheshin Tiananmen ] Apo do të jetë diçka si Kent State, që ishte për ushtrinë tonë”.Për Fidel Castron dhe Kubën komuniste, thekson raporti MKK, në atë kohë “Nuk shifet si zgjidhje më e mirë kapitalizmi, edhe megjithse komunizmi ishte dështuar në Evropë. Disa gazetarë Amerikan vazhdueshme në shkrime  të shtypit “bujar” e paraqesin  pozitiv  regjimin komunist të Kubës. Megjithse, dihet që Diktatori Fidel Kastro, ishte pikturuar si një revolucionar romantik, pasi ai kishte qenë për më shumë se gjysmë shekulli duke sunduar Kubën. “
Autorët e Raportitit , “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale – të ideologjisë së keqe, të komunizmit.” Noyes dhe Whitlock, gjithashtu japin me dokumenta atë që disa “gazetarë gjoja  liberalë, po përsëriten ritualistiklli, duke folur mirë dhe me “superlative” për Havanën më shumë se për kombin e tyre, Gjatë betejës se vitit 2000, këta gazetar liberal Amerikan, u morën shumë me kujdestarinë mbi historin e pesë-vjeçarit Elian Gonzalez. Gazetarëve liberal  të SHBA në mënyrë të çuditshme, u kishin sugjeruar bashkombsave të tyre,  se në Kubë, ishte një shoqëri më e paqtë që thesaret e Kastros ishin fëmijët e saj. “
Disa shembuj të raportimit gjoja te gazetaris liberale ,thekson rapotti, MKK, përfshijnë shkrime te çuditeshme të asaj kohe, si të tilla , pra si në vijim:”Nuk është, në Kubë, ndërhyrje e qeverisë në jetën e secilit, prej nga momenti kur ai është i lindur deri në ditën që ai vdes. Arsyetimi, është se qeveria dëshiron të mirë jetës se qytetarëve të saj dhe për të mbajtur ata larg nga shfrytëzimi ose çdo gjë që e dëmton njëri-tjetrin.” , theksonte reporteri NBC nga Havana Ed Rabel në nji emission të “Sunday” ku flitej per jetën kubaneze, ” në 28 shkurt 1988

Revista Time për Shqipërin në atë kohë , pra 20 vjet më parë shkruante: “Pas lajmeve për reforma në vend, fshihet dëshira e Presidentit Alia për të rivendosur marrëdhënie me shumicën e vendeve të botës me të cilat deri më tani vlerësoheshin si të fjetura. Zëvendëskryeministri, Manush Myftiu, tha në sesionin parlamentar të javës që shkoi për shembull se qeveria e Tiranës dëshiron t´i bashkëngjitet Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila deri më tani numëron 35 anëtarë.

Para se të ndërmerret ky hap, gjithsesi duhen të aplikohen disa kërkesa bazë të KSBE-së që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ku përfshihen liria e lëvizjes dhe të drejta të tjera civile. Edhe OKB-ja po i hedh sërish sytë nga Shqipëria: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar bëri vizitën e tij të parë në Tiranë javën që shkoi. Në Uashington një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi me optimizëm se tashmë “dera është e hapur për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike” mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Megjithëse procesi sapo ka nisur, duket qartazi se trazirat e vitit të fundit me karakter politik, kërkonin pikërisht atë çka për dekada të tëra izolimi dështoi të bënte: të bindte Tiranën se është koha për të dalë nga akulli. Revista amerikane “Time”, 21 maj 1990. “Sinqerisht, ështe që një fëmijë i varfër në Kubë , në shumë raste mund të jetë më mirë se sa që një fëmijë të varfër në Miami, dhe unë nuk jam duke shkuar për të dënuar stilin e jetës së tyre kaq në nevojë. Shkruante, Eleonora Clift  në revistën “Newsweek”, mbi mbulumin e” Grupi McLaughlin” në 8 Prill, 2000.
“Për Castron, liria fillon me edukimin. Dhe në qoftë se vetëm shkrim-leximi do te ishin strumbullari, ne Kubë, ky vend do të renditet si një nga vendet me të lira në Tokë. Shkalla e shkrim-leximit është 96 përqind.” – tha Barbara Walters në ABC- programin e saj  “20/20,” 11 tetor 2002.
Në përgjithësi, shumë e raportimit të mediave të mëdha amerikane, pas rrezimit të Murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit ne Bashkimin Sovjetik, si edhe komunizmin në përgjithësi, në Rumani, Poloni, Hungari, Gjermanin Lindore, Bullgari, Çekosllavki, dhe me e fundit në Shqiperi, “nuk arriti të janin nji paraqitje te saktë, per të portretizuar te këqijat e komunizmit, me mbulimin që shpesh kan informuar, opoinion dhe qeverit në vendet Perendimore, bile edh me keq se kaq – ato shkuan deri aty sa të flasin dhe shkruajn deri në në favor të rregjimeve komuniste, udhëheqësve komunistë: përmendi Raporti “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale – të ideologjisë së keqe, të komunizmit.” me autorët Noyes dhe Whitlock. “Shumë pak, raste pas rrezimit të komunizimit pas vitit 1990, gazetarët e ketyre vendeve por aq më keq edhe  te huaj – kane bere aq sa duhet per te zbuluar krimet mustrouze te Komunizmit, ose te kene bere ate qe duhet bere qe bota sot të këtë mundësi për të hetuar abuzimet të drejtave të njeriut dhe shtypjen që ekzistonte në atë botë, deri tek shtetet e fundit komuniste totalisht, si Kuba dhe Koreja e Veriut, Kina e tjera.I pyetur nëse shumë gazetarë në median amerikane ishin në favor të Bashkimit Sovjetik, dhe sundimit komunist në Europën Lindore, dhe agjendën e vet politike, Noyes tha se ” ne me CNSNews.com me të dhënat tregojmë se “disa gazetarë duket se kan besuar dhe besojnë akoma se sistemet sunduese komuniste ishin të mira, dhe se ato kishin meritë në ideologjinë komuniste,” duke vënë në dukje, ata thonin “se komunizmi ishte një ide e mirë, që kurr nuk kishte për të u rrëzuar. “

Megjithatë, në përgjithësi, tha Noyes: ” gazetarët liberalë në emër të globalizmit janë besimtarët për të përdorur fuqinë e “pushtetit të katërt” për të ri-formëuar shoqërinë, dhe për të përmbushur qëllimet e tyre,  gazetarët liberalë nuk janë përjashtim, por, nuk janë as edhe të pakt edhe sot, mbas 20 vjet që ky sistem ra. Në daç në SHBA, apo edhe në ish vendet komuniste, ku ata sot janë “mbretrit” e medias në vendet e tyre, me para dhe “pushtet”, madje, disa prej tyre sot janë edhe më të fuqishëm se kan qënë në kohën e komunizmit.”

“Por, në qoftë se gazetarët me të vërtetë e shohin rolin e tyre për të treguar dhe folur të vërtetën ashtu si ka qënë dhe ashtu si ka ndodhur me të vërtet, ata nuk duhet të kenë as frikë, dhe as dyshimin të paktën sot, 20 vjet më pas në ndergjegjen më të thell edhe nga ai ish- pushtetet që ishte i përqendruara dhe mbi jetoj vetëm si diktatur e nji shteti totalitar” thotë ai.
Beqir Sina, New York/Gazeta Dielli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/01/2011. Filed under Komunistet Botëror,Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Viktimizimi i njeriut në komunizëm

  1. reshati

    22/04/2011 at 17:19


    Vejeni re se si shkollat e larta teologjike protestante arsimojnë shqiptar vetëm të besimit muslimanë.
    Përse i ingranojnë gratis arsimimin këto universitete në SHBA për islamikët shqiptar?
    Një qellim kanë;
    Të mbjellin farën e dasive, përcarjeve fetare, të shkatërrojnë harmoninë fetare në Shqipëri. Mjera Shqipëri se sa të këqia po i vijnë nga SHBA;
    – E para ishte firmosja e instalimit komunistë edhe në Shqipëri nën hartën e sllavit të uraleve Stalin. Ku mijra u vranë e u torturuan nga dora dhe zemra e pro-sllavëve komunist islamik shqiptar.
    – Tashi iku djalli i kuqë dhe duan nëpërmjet fesë protestante sikurse në botën sllave, ku kisha ortodokse është një repart i KGB-ës dhe të instalohet nëpërmjet kishave amerikane shërbimi famëkeq amerikan i fshehtë fetar kundër tre besimeve fetare tradicionale shqiptare.
    Nuk hedhë Amerika pare në kanal, nuk e njeh historia për humane kurrë. Punoon sot gjoja për mirë dhe nesër të ka shfarosë pa e kuptuar si kombë.

  2. reshati

    22/04/2011 at 16:55


    Ke televizionin e “Zërit të Amerikës” të gjithë fytyra të shëmtuar, të etur për gjak, fytyra që tmerrohen kur ka lajme të gëzueshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
    Ekrani i saj është në shërbim të politikës të partisë socialistve. Ky ekran dizinformon me qëllim realitetin shqiptar.
    Përparimet e kombit janë tmerr si bie fjala;
    – pranimi në NATO
    – Heqja e vizave
    – Ndërtimi i Tunelit me Kosovën
    ———————————————
    Thuaji ose gënjeji se i kam shërbyer komunizmit, sigurimit menjëherë fiton status dhe favorizime në SHBA dhe në Perëndim.
    Të gjithë ish spiuna, hetuesa, prokurora punojnë në ministritë e brendëshme dhe në shërbime sekrete në SHBA dhe në Europën Perëndimore.
    Për 6 milion cifut që u vranë me tortura u ngrit SHBA dhe Perëndimi për ta rehabilituar, ndërsa për mbi 100 milion njerëz të masakruar, të djegur, të torturuar, të varur, të pushkatuar që ishin kundra komunizmit nuk përmendet nga këto dy superfuqi të botës, sikur të ishin 100 milion milingona.
    Kjo është shpirti, ndërgjegja, besimi anti Zot, anti Krishtë ndaj monumentit të 100 milion viktimave të komunizmit.
    Turpë dhe u cfarofshin me racë, me troje e me kombë e me breza e flaka i djegtë këto shtete që ende nuk u bren ndërgjegja si shkaktarë të vetëm Amerika dhe Anglia e Franca me Rusinë!

  3. Kaliopi

    13/01/2011 at 00:52


    Eshte e vertete dhe dua te shtoj se SHBA ishte terren i lire per gazetaret amerikane me prirje komuniste qe i thuren lavde, e glorifikuan sistemin komunist si dhe propoganduan ”sukseset” e jetes komuniste ne bote.
    Keto gazeta dhe gazetare e mbajten me mashtrime popullin amerikan. Dihet se keto gazeta amerikane jane financuar nga vendet komuniste dhe vullnetarisht.
    Kjo veprimtari propoganduese e mashtrimit te popullit amerikan me zbukurimin e tmerreve te komunizmit ne ish perandorine komuniste me ne krye ish Bashkimin Sovjetik u realizua me bekimin e Politikave te dy partive ne SHBA.
    Mbi 100 milion qytetare te vendeve ish komuniste ne Europe vdiqen nga torturat e regjimeve komuniste.
    Keta gazetare kryenin me pendat e tyre krime per t’i lavderuar dhe duke i cmuar si te suksesshme dhe te nevojshme zhdukjen e mbi 100 milion shtetas.
    Dhe per habine edhe pas rrezimit te komunizmit u kthye SHBA vendi i pellumbave per pushtetaret dhe bijte e tyre, ku u strehuan me lehtesi ne saj te pasaporte komuniste kriminela hetuesa, prokurora, kryetar e sekretar, mijra spiuna,…dhe keta ju hapen katedrat e universiteteve.
    Cfare fati te mire kishin pergjegjesit e masakrave te mbi 100 milion shtetas te vendeve ish komuniste???!!!!
    Amerika i mori ne mbrojtje edhe pse nuk u ndodhte asgje ne vendet ku turturuan njerez per shkaqet e mendimit te lire, besimit fetar,…………
    Vjen pyetja;
    Pse SHBA u tregua kaq humane?
    A mund te vehet shenja e barazimit midis humanizmit te deshmuar prej strehimit te cifutve para dhe gjate Luftes Dyte Boterore me gjithe torturuesit komunist te pushtetit te bllokut komunist pas rrezimit te komunizmit??????????

    Ka ndryshim si dita me nate. Jane dy te kunderta me mendjet e shendosha, ndersa per shtetin amerikan eshte normal.

    Shkaku i vertete i kesaj bamiresie te SHBA te strehimit dhe vendosjes ne poste shkencore, shkollore,….te krimineleve, kanibalve komuniste e femijve tyre nuk buroi nga humanizmi sepse nuk e ka ne gene dhe ne politike, por ishte;
    Firma e presidentve amerikan Ruzveltit dhe Trumanit, qe i lejuan kalllepit, modelit karkterit te njejte moral, shokut tyre shpirteror Stalin duke i fale Harten gjeografike te Ballaknit, te Europes Veri -Lindore, Lindore, e juge-lindore dhe qendrore.
    Dy firmetare amerikan me firmat dhe bekimn u bene pergjegjes historik te Gjenocidit komunist mbi mbi qindra milione qytetare te pafajshem te ekzekutuar per qejfin e tyre.
    Prandaj SHBA eshte gati perseri te beji ket akt kanibaliste, por me menyra te tjera.
    Gazetaret amerikane dhe ne bote kane nje bekim qe mashtrojne dhe i thurin hymne Marksit dhe Komunizmit. Prandaj duhet kerkuar rrenja e kesaj vepre kriminale te gazetarve amerikane dhe te Europes perendimore.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.