Videoja e shfaqur në “Fiks Fare” për Ilir Metën, ka edhe një episod të llojit “Ylli Pango”, domethënë një episod seksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin “Fiks Fare”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4478
Ilir Meta, nga Beteja e Sutjeskës, tek Beteja e Sutjenave: episodi “Pango” i pashfaqur e videos.
Videoregjistrimi i shfaqur në “Fiks Fare” për Ilir Metën, ka edhe një episod të llojit “Ylli Pango”, domethënë një episod seksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin “Fiks Fare”, as në “Top Story”, kur u pretendua se videoregjistrimi u shfaq i plotë. Në videoregjistrimin e plotë,

Ilir Meta thotë për një femër, të cilën e ka emëruar diplomate: “I futa një të qime”. Për shkak të rëndësisë që ka çështja, lexuesi duhet të më mirëkuptojë kur nuk hezitoj që ta sjell të plotë shprehjen e Ilir Metës. Ylli Pango u largua nga posti i ministrit dhe nga politika edhe pse ai nuk arriti që t’ ia “futë një të qime” vajzës e cila i erdhi në shtëpi. Siç u duk qartë në videoregjistrimin për Ylli Pangon ky i fundit kërkonte ta bindte vajzën që ajo ta lejonte atë që ta zhvishte, duke filluar që nga mbërtheckat.
Ilir Meta qartësisht nuk vepron me kaq kortezi, siç e pohon vetë në rastin në fjalë. Kjo vjen nga ndryshimi në formim mes Ylli Pangos dhe Ilir Metës. Ngjarja formative për sjelljen seksuale të Ilir Metës është filmi i tij i parapëlqyer, “Beteja e Sutjeskës”, nga i cili Ilir Meta ka përftuar një mënyrë sjelljeje seksuale që mund të quhet si: Beteja e Sutjenave. Episodi seksual në videoregjistrimin në fjalë ka të bëjë me atë që në rastin e Ilir Metës mund të quhet “Beteja e Sutjenave”, duke marrë shkas nga filmi i tij i parapëlqyer, që është “Beteja e Sutjeskës”, një film jugosllav i vitit 1964, ku tregohet lufta e partizanëve jugosllavë të udhëhequr nga Tito, kundër gjermanëve, në zonën malore të Sutjeskës në Bosnjë, në 1943. Ata që e njohin nga afër Ilir Metën e dinë se kjo që po them është e vërtetë. Ilir Metës i pëlqen ta shikojë këtë film së paku një herë në muaj, madje kur ishte kryeministër dhe zëvendëskryeministër, i ftonte edhe diplomatët e huaj që ta shikojnë së bashku. Arsyeja për të cilën Ilir Meta e pëlqen këtë film është se kërkon të krijojë përshtypjen se atij i pëlqen kauza shumëetnike në kuadrin e së cilës u bë lufta antifashiste e Titos. Ilir Meta e quan se i bën nder të madh atij që e ka ftuar, kur ia shfaq këtë film, për ta parë së bashku.
Nga filmi “Beteja e Sutjeskës”, Ilir Meta është frymëzuar për të bërë Betejën e Sutjenave me femrat të cilat halli i çon në duart e tij. Ilir Metës në filmin “Beteja e Sutjeskës” i ka bërë shumë përshtypje se si partizanët jugosllavë të Titos, luftonin trup më trup me ushtarët gjermanë. Partizanët e Titos në këto përleshje kishin kujdes që t’ u hiqnin sa më parë gjermanëve granatat që ata i mbanin në gjoks. Njëjtë, edhe Ilir Meta, msymjen e tij ndaj femrave që halli i çonte në duart e tij, e fillonte nga “granatat” e tyre, duke i çliruar ato dhunshëm nga sutjenat. Kjo është versioni i Ilir Metës i Betejës së Sutjeskës, që mund të quhet Beteja e Sutjenave.
Kështu që mund të imagjinohet se si ka shkuar ngjarja për të cilën Ilir Meta thotë në videoregjistrim “I futa një të qime”. Ilir Meta i është hedhur femrës së shkretë si partizanët e Titos gjermanëve në film, ia ka mbërthyer me duar “granatat” në gjoks, ia ka shqyer sutjenat dhe ka vazhduar me pjesën tjetër të rrobave, për të përfunduar betejën me një tepsi plot me ëmbëlsirën e tij të parapëlqyer, kadaifin. Pasi ka lëshuar breshëri të tëra zjarri me “mitralozin” e tij me municion të markës Viagra, mbi viktimën e tij.
E gjithë kjo histori nuk do të duhej që të ishte treguar, për arsye etika, por ka vetëm një rast kur etika thyhet dhe ky është rasti kur një zyrtar i lartë abuzon me kompetencat e veta për të kënaqur epshet e veta seksuale, si dhe kur një zonjushë pranon të ofrojë trupin e saj për këtë qëllim, për të siguruar benefite në poste shtetërore nga kjo marrëdhënie. “Fiks fare” ka bërë një shkelje të rëndë të deontologjisë profesionale kur ia ka kursyer Ilir Metës, atë që nuk ia kurseu Ylli Pangos. Ndoshta “Fiks Fare” ka menduar se me aq sa përmbante videoregjistrimi i Priftit, edhe pa episodin seksual, Ilir Meta qe i kompromentuar rëndë. Por nuk duhet që të jetë kështu. E vërteta duhet rrëfyer e plotë, sipas shprehjes: The truth shall set You free! E vërteta do t’ u bëjë të lirë!

“Fiks fare” nuk mund të që justifikohet as me atë se në rastin e videoregjistrimit të Pangos bëhej fjalë për një gazetare që e kishte marrë përsipër vullnetarisht rolin, ndërsa në rastin e videoregjistrimit të Ilir Metës bëhej fjalë për një femër të abuzuar, reputacioni i së cilës duhej cenuar. Por problemi është se kjo femra, të cilën “Fiks fare” e mbrojti e mori benefitin dhe vazhdon që ta gëzojë edhe sot. Madje, sipas Kodit Penal ajo është përgjegjëse po aq sa Ilir Meta për korrupsion, madje aktiv, jo pasiv. Por këtu nuk bëhet fjalë që zonjusha të dënohet për këtë gjë. Thjesht duhet që publikut t’ i thuhet e vërteta dhe zyrtarëve abuzues t’ u jepet një mësim i mirë.

Shumëkush mund të ketë menduar se pas asaj që ndodhi me Ylli Pangon, asnjë zyrtar i lartë nuk do të guxonte më që të abuzonte me postin e vet, për të siguruar favore seksuale. Por videoregjistrimi i fundit i Ilir Metës, nëse shihet i plotë, tregon se kjo nuk është e vërtetë. Me sa duket zyrtarët e lartë kanë kujtesë të shkurtër për këto gjëra. Natyrisht se të gjithë zyrtarët e lartë që kanë abuzuar me kompetencat e tyre për të siguruar favore seksuale, u shokuan kur panë videoregjistrimin për Pangon dhe në trupin e mbuluar me djersë të ftohta u kaluan të rrënqethura, duke shkuar nëpër mendje episodet nga jeta e tyre seksuale të cilat mund të bëheshin shkak që të pësonin fatin e Pangos. Për disa ditë mbase ky tmerr u bë shkak që këta “Romeo” të zyrave të mos arrinin dot në ereksion para trupit të zhveshur të “Zhulietave” të tyre. Por shpejt ky bllokim u kapërcye dhe gjërat ecën si më parë, aq sa një vit pasi një ministër u dogj nga shfaqja e një skandali seksual të tij, zëvendëskryeministri guxonte të shprehej me krenari se i futi një të qime një femre që kërkonte prej tij një vend të privilegjuar pune. Efekti i tmerrit “Pango”, qartësisht kishte kaluar për zëvendëskryeministrin.
Por “Romeo Pango” vazhdon të jetë ende në mënyrë jomeritore celebrity i politikës dhe administratës shqiptare sa i përket perversitetit, kur në fakt tashmë këtë vend ishte dashur që t’ ia kishte zënë “Romeo Meta”. Ylli Pango ka të drejtë që të ankohet se “Fiks Fare” nuk bën fare fair play.

Ilir Meta nuk duhej që të mbetej i pandëshkuar për Betejën e Sutjenave që rrëfeu krenarisht në bisedën e regjistruar me Dritan Priftin. Dy “granatat” që Ilir Meta kapi në gjoksin e viktimës së tij, me trimërinë e frymëzuar nga partizanët e Titos, ishte dashur që t’ i shpërthenin në dorë dhe ta përlyenin fytyrën e tij, jo me gjak si të atyre që u shpërthenin granatat në Sutjeskë, por me lëngun e Betejës së Sutjenave të tij, me spermën e derdhur zyrave të shtetit. Se është shumë i gjatë numri i femrave të abuzuara prej tij, që në kohën kur ishte për herë të parë zëvendëskryeministër, në vitet 1998-1999, më pas kryeministër, në vitet 1999-2002, e më pas përsëri zëvendëskryeministër në vitet 2002-2003 dhe 2009-2011. Ilir Meta e kishte zakon që të thoshte se ai ishte si bajlozi i legjendës, i cili kërkonte një vajzë dhe një dash të pjekur në ditë, dhe se nuk kishte një “Gjergj Elez Alia” që ta mposhtte atë. Me “Gjergj Elez Alia” në kohë të ndryshme ka pasur parasysh Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën. Shumë femra të abuzuara seksualisht prej Ilir Metës do të kënaqeshin nëse do të shihnin diskreditimin e tij edhe për abuzime seksuale në videoregjistrimin e shfaqur së fundi.

Ilir Meta, për abuzimet seksuale që ka bërë me femrat të cilat halli i çoi në duart e tij, e meriton që t’ ia hipësh sipër ponin (kalin) që solli nga Beogradi, që t’ i bëjë atij atë që ai u ka bërë këtyre femrave të mjera. Por, në mungesë të kësaj duhej shfaqur episodi seksual i videoregjistrimit, që Ilir Metës t’ i bëhej fytyra sikur t’ i kishte hipur kali serb të cilin ia bëri dhuratë Tadiçi. Ilir Meta, njeriu të cilin deri në moshën nëntë vjeç e fusnin deri në mes, në një fuçi me pleh, për t’ ju drejtuar këmbët, të cilat nuk i janë drejtuar mirë as sot, tashmë ka rënë me kokë poshtë në fuçinë e plehut dhe tund këmbët lart. Tani ai po bën përpjekje që të dalë nga fuçia dhe për të pastruar fytyrën e ndotur. Mosshfaqja e episodit seksual të videoregjistrimit, do të thotë që ta ndihmosh Ilir Metën për këtë gjë. Është e domosdoshme që shqiptarëve dhe krejt botës t’ u tregohet krejt “plehu” me të cilin është përlyer fytyra e tij. Njeriu i cili e mbante veten për “Kazanovën” e politikës shqiptare, ishte në fakt një përdhunues që përdorte si armë për t’ i detyruar femrat që t’ i nënshtroheshin, kompetencat e veta zyrtare. Njeriu i cili kishte si slogan politik atë “Koha për veprim”, na shfaqet në pjesën e pashfaqur të videoregjistrimit, si njeri që këtë slogan e kuptonte si: koha për përdhunim.
Kastriot Myftaraj/Gazeta Sot
kastriotmyftaraj@sot.com.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/01/2011. Filed under Korrupsion,Skandale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Videoja e shfaqur në “Fiks Fare” për Ilir Metën, ka edhe një episod të llojit “Ylli Pango”, domethënë një episod seksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin “Fiks Fare”

  1. Beun Smokthina

    05/01/2014 at 18:25


    Sigurisht qe edhe ish gazetari i revistes HOSTENI tani i Fiks fare mendoj se eshte i korruptuar.Ai e ka ruajter ate per te perfituar benefite per veten e vet.Ylli Pangoja nuk i dha aq para sa i kerkoi Filipi dhe ai ja nxorri fytyren ne televizion.Pra xhepi i Cakulit eshte i ngrohur nga paret e pista.Ne TV dalin vetem disa fakir qe nuk i plotesojne deshirat Filipit kur ai i kap MAT.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.