Veshja dhe kostumet e stilit tradicional shqiptar në zhdukje

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4434
“Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t’i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje”, rrëfen drejtori i Muzeut Etnografik.
ELBASAN – Disa familje me emër të besimit mysliman në qytetin e Elbasanit vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm veshjen popullore qytetare, e cila dhe e transmetuar brez pas brezi në shumë prej tyre i ka kaluar të 100 vjetët.

Ndër këto familje renditen pasardhësit e Sul Domit, familja Hasekiu, Bumçi, Miraku, Mullajonuzi, Dakli, Stringa, Xhepa, Luniku, Sejdini, Misiri, Gjevori, Selita, Haxhihyseni, Baholli etj që vazhdojnë të kenë të paktën një kostum të ruajtur me kujdes nga vjehrrat, nënat, nuset e bijat e tyre.
Por ndëkohë, drejtori i muzeut etnografik bën thirrje se tashmë po zhduken veshjet shqiptarçe (siç cilësohet veshja popullore qytetare e Elbasanit), si dhe personat që i punojnë ato. Në muzeun etnografik ndodhet një veshje shqiptarçe, por me vështirësi ekspozimi.
Edhe pse ishte menduar blerja e disa kostumeve të traditës së krahinës, mungesa e një procedure të thjeshtë blerjeje e ka bërë të vështirë realizimin e këtij projekti. Kreshnik Belegu thotë se prej vitesh nuk ka pasur mundësi të realizojë projektin për të pasuruar muzeun me kostume popullore.
“Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen. Për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t’i ruajtur këto kostume, por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këto blerje. Kostumet janë në krahina dhe i kanë individë që nuk është se do të aplikojnë me oferta apo të bëhet tender mbi blerjen e tyre.

Berjen e fundit që kemi bërë, ka qenë aty nga vitet ’80 dhe është edhe fondi aktual i muzeut. Për mbledhjen e këtyre kostumeve që janë drejt zhdukjes, duhet një projekt i përbashkët për grumbullimin e atyre më tipikeve dhe më të ruajturave”.

I pyetur Belegu thotë se një kostum i Elbasanit në atë kohë ka kushtuar 25 000 – 42 000 lekë të vjetra. Zonat që kanë kostume me vlera janë Godoleshi që ka një kostum me rreth 27 pjesë, Shpati, Kërraba etj.
Sot një kostum qytetar i Elbasanit, sipas Belegut, kushton 1-2 milion lekë, ndërsa kostumi i krahinave kushton 500 000 – 1 000 000 lekë. Në muzeun etnografik vazhdon të mbetet një stendë bosh që pret ekspozimin e kostumeve popullore.
Drejtori i Trashëgimisë thotë se është shumë e rëndësishme që të gjendet një mundësi për blerjen e kostumeve pasi ato janë në zhdukje dhe nuk do të jetë e largët dita kur ato do të zhduken. Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato.
“Sot ka shumë që thonë se prodhojnë kostume popullore, por ato janë vetëm imitime pasi kostumet popullore, sidomos ai i Elbasanit, që të realizohen duhet një kthim në kohë dhe një trashëgimtar i teknikës së realizimit të tyre që sot thuajse nuk ka më.
Në dyqane sot shihen shumë imitime, të cilat kushtojnë deri në 50 mijë lekë, por janë shumë larg origjinalit që mbetet pasuri e pak familjeve në sepetet e vjetra të dyerve të mëdha”,- vijon Belegu.
Në një nga familjet e Elbasanit, një prej këtyre kostumeve vazhdon të mirëmbahet në sepet (arkë) me kujdesin dhe nikoqirllëkun që vazhdon nga vjehrra tek nusja e më tej. Kryefamiljari F.K. (nuk dëshiron të prononcohet me emër) thotë se janë joshur disa herë për ta shitur kostumin që përfshin të gjitha pjesët prej mëndafshi të qëndisura me ar, por kanë vendosur ta trashëgojnë si një pasuri jo thjesht monetare, por edhe shpirtërore.
Me prejardhje nga një ndër një familjet më të pasura të qytetit, vajza e ka trashëguar dhe kështu do të vazhdohet me këtë vepër të dorës së femrës elbasanase.
Sapo fillonte rritja e vajzës, tradicionalisht fillonte edhe paja e saj ndër të cilat një rëndësi të madhe kishte veshja shqiptarçe.
Për ato vajza që vinin nga familje të pasura kostumi porositej, ndërsa të tjerat mbylleshin dhe për vite me radhë punonin veshjen shqiptarçe, siç quhej edhe kostumi popullor qytetar, që do të shërbente edhe si veshje për martesën.
Një prej trashëgimtarëve që zotëron veshjen më të shtrenjtë qytetare të Elbasanit tregon se kostumi ruhet në arkën e vjetër duke i ndarë pjesët me napa dhe letra. Ky kostum është veshur shumë pak herë. Ai është i qëndisur me ar, ka pjesët e këmbëve të gjata, që për shumë familje ka kuptimin e shtresës sociale të asaj kohe. Madje në këtë familje ku ruhet ky kostum i rrallë i qëndisur me shumë ar, fatin për ta veshur e ka pasur nusja e shtëpisë.
“Nëna ime e ka trashëguar veshjen shqiptarçe qysh nga viti 1938 e deri sot. Ka disa familje të tjera që ruajnë kostume popullore qytetare të Elbasanit. Këto veshje ndaheshin në tre kategori: Seten nape që realizohej dhe vishej nga të gjitha shtresat, seten Shkodre ku lulet e arit realizoheshin me ngjyra dhe seten ari ku mbizotëron ari dhe zotëroheshin kryesisht nga familjet aristokrate dhe të pasura.
Një tjetër element që tregonte kategorinë janë këmbët. Sa më të gjata të ishin ato, aq më e pasur ishte familja”. Ai tregon se ia kanë kërkuar për ta blerë kostumin popullor, por ai nuk e ka shitur.

Disa vite më parë një i huaj i ofroi 2800 euro, por ai e konsideron pasuri të madhe jo vetëm materiale, por edhe me rëndësi për familjen e tij duke mos e shitur. Nga tregimet e familjes, fesi (kapelja e mbushur me ar) është sekuestruar ndër pasuritë për shkak të vlerës së madhe. E vetmja gjë që i ka mbetur kësaj familje nga koha e artë e bollëkut dhe pasurisë është ky kostum i vjetër por me një vlerë të pamatë.

Veshja shqiptarçe dhe martesa

Kostumi kishte çerven, çitjanet, linja, jeleku, fesi me napolonat e floririt, kamet. Veshja shqiptarçe ishte traditë vetëm tek familjet myslimane të Kalasë. Kjo veshje shoqërohej edhe nga aksesorë të tjerë si sepeti ku mbahej, mbulesa e karrikes etj. Njëkohësisht në pajën e nuses do të bënte pjesë xhybja që mund të ishte ngjyrë vishnje ose blu, takmet e pajës, guvertja dhe boçja prej ari.
Veshja shqiptarçe vishej vetëm në ceremonitë më të rëndësishme dhe sidomos nga nuset. Kështu, pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që s’ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë. Një punë e tillë kërkonte dy vjet kohë pa ndërprerje.
Nusja e re vishte kostumin popullor qytetar dhe po kështu në ceremonitë e tjera të dasmave apo ceremoni të rëndësishme një nuse e re vishte këtë kostum dhe kuptohej që ajo sapo ishte martuar. Ndërsa vajzat e reja nuk mund të vishnin veshjen shqiptarçe.
Ndryshe nga familjet myslimane, ato ortodokse nuk kishin një kostum tradicional të caktuar.  Ato zakonisht vishnin një fustan të gjatë me bisht bezhë ose veshje evropiane.
Zbulohet kostumi origjinal popullor qytetar i Elbasanit. Si i ruajnë me fanatizëm familjet elbasanase veshjet që nuk përsëriten më vështirësitë për blerjen e kostumeve, një traditë që po shkon drejt zhdukjes
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/05/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.