Vendlindja çame, Greqia kthen një 71-vjeçare në kufi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1859
GJIROKASTËR – Policia greke kthen mbrapsht tre shtetas shqiptarë, me dokumentacion të rregullt, vetëm e vetëm pse kanë lindur në Çamëri.Ngjarjet janë denoncuar nga vetë personat, por edhe nga PDIU-ja, e cila i bëri apel shtetit grek të ndalojë këto incidente. Dje, kontrollori grek i Kakavijës i ka refuzuar kalimin e kufirit një 71- vjeçareje, ndërsa i ka pohuar me tone të ashpra se “Çamëria është pjesë e Greqisë”. Ndonëse e pajisur me Green Card amerikane, Sulltane Bajrami nga Vlora nuk është lejuar të kalojë. Sipas saj, në momentin kur është paraqitur mëngjesin e djeshëm në sportelin e policisë kufitare greke në Kakavijë, asaj i është kërkuar dokumenti. Por kur kontrollori, ka parë se vendlindja e saj ishte shkruar “Çamëri”, i është drejtuar duke i thënë se “Çamëria është pjesë e Greqisë”. “Kam heshtur për të kursyer një debat të panevojshëm me policin grek, sepse kalimi im konsiderohet i padiskutueshëm falë disponimit të dokumenteve amerikane që kam, kontrollori që ishte më tutje është afruar tek polici dhe pas disa sekondash më është drejtuar se kalimi im është i pamundur”, u shpreh Sulltane Bajrami.

Ajo kërkonte të shkonte në Athinë, për të vizituar djalin e saj pasi është i sëmurë. Por sipas saj, “kjo mundësi mu mohua me pa të drejtë, nga autoritetet e një shteti, që nuk njeh as dokumentet e SHBA-së”. “Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptarë, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Ne denoncojmë rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit, lindur në vitin 1940″, thuhej në deklaratën e PDIU-së. Në deklaratë, citohej se Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me radhë kryetar i shoqatës Çamëria për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer të shtunën në pikëkalimin kufitar të Qafë-Botës. Oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë dhe i kanë kthyer. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t’i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, thuhej më tej në deklaratë.

Precedenti i çiftit nga Vlora

Pak kohë më parë, një çift të moshuarish po nga Vlora u kthyen në pikën kufitare të Kakavijës, sepse kontrollorët grekë nuk i lejuan të kalojnë, vetëm për shkak të vendlindjes Çamëri në pasaportat e tyre. Ata denoncuan ngjarjen dhe i bënë apel shtetit të reagonte ndaj këtij diskriminimi që po u bëhet.
Piro Nase/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/04/2011. Filed under Emigrantët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.