Vdes shqiptari që dogji vehten me benzinë se nuk mori rrogën

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2106
Historia tragjike e punëtorit të krahut. Djegia në 50% të trupit, fytyrë, gjoks e krahë.
Prej kohësh nuk paguhej nga puna, duhet të mbante familjen me bukë.

ITALI,Palermo- U shua dje 33-vjeçari shqiptar, që për 10 ditë me radhë qëndroi me aparat frymëmarrje artificiale dhe i përvëluar gjithandej në trup, pasi i kishte vënë flakën vetes se kishte mbetur pa u paguar. Sajmir Gorki, nga varfëria dogji veten me benzinë dhe për 10 ditë luftoi me vdekjen në shtretërit e spitalit të Palermos. Ka qenë një arres kardiak ai që i mori jetën, për shkak se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Në herën e tretë të publikimit të këtij lajmi tragjik gazeta “Metropol” paraqet detajet e ngjarjes së rëndë. Më tepër se gjysma e trupit të Sajmir Gorkit ishte djegur krejtësisht, teksa plagët më të rënda i kishte në fytyrë, gjoks dhe krahë. Menjëherë, pasi dogji veten me benzinë në “Sheshin e Popullit” në Vitoria të Raguzës, në datën 16 mars, ai u dërgua me helikopter në spitalin e Parmës, ku mjekët fillimisht u shprehën se vetëm pas një jave mund të ndahet përfundimisht fati i tij, para vdekje ose shpresë për jetë. Për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.

Me dorë në zemër e lot në sy, gruaja i qëndroi pranë shtratit, teksa i duhet të ushqejë vajzën e vetme, fotografinë e të cilës babai e mbante me vete përherë. Madje edhe kur i derdhi benzinën vetes dhe i vuri flakën, ata që e ndihmuan për ta shpëtuar nga vdekja e gjetën atë fotografi në xhep. Me fjalët “Më lini të vdes, mos më ndihmoni”, Sajmiri shpresonte t’u jepte fund vuajtjeve, pasi nuk mund të ushqente dot familjen. Prej javësh nuk po merrte dot rrogën, ato 25 euro në ditë, për të cilat derdhi djersë në serat e Raguzës, ku punonte si punëtor krahu në të zezë. Gruaja deklaroi në polici se prej disa kohësh ai nuk kishte sjellë para në shtëpi, çka i shkaktoi mërzitje dhe stres. Gazeta “Metropol” gjen rastin të ngushëllojë familjen e tij për humbjen e njeriut të shtrenjtë.
M. Mullai/Gazeta Metropol

Proletari.Com ngushëllon familjen Gorki për humbjen e njeriut të tyre.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/03/2011. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.