Une do bëhem terrorist..!” tha, Enver Hoxha…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7007
UNË DO BËHËM TERRORIST..!”, THA, ENVER HOXHA…–  POHON PROF. PETRO FUNDO. Në vitin 1962, kam fillue punën si mësues me të nderuemin Zef Preng-jaku, mbas disa peripecishë e transferimesh që pësuem unë dhe Ai, në shkollën fillore “Liria”, ose ma sakt në lagjën e banueme nga jevgjit, pranë rrënojave të mbetuna të dyqaneve të pazarit të vjetër të qytetit të Shkodres. Brij  rrugës që të çonte drejt urës së pulave dhe pak ma ndejë, zyrës së njohtun që në kohën e turqisë, të Postës “Shkoder Treg”, brinjë një kodres përballë liqenit të Shkodres dhe Kështjellës Rozafat, ish zyra e vjetër e policisë që kontrollonte të gjithë dyqanet dhe tregtinë që zhvillohej prej qindra vitësh aty, ishte shkolla fillore, ku, unë me Zefin dhe dy mësues tjerë, edukonim “brezin e ri” të jevgjve të Shkodres. Me thanë të drejtën edhe sot endè ruej kujtimet ma të mira për banorët e asaj krahinë, në të gjitha anët e drejtimet që na diktonte jeta. Nuk njohta n’atë vend asnjë spijun. Kryetari i këshillit popullor, i ndjeri Zeqir Dani, nuk pranonte me u angazhue anëtar në partinë e punës se: “Nuk jam i pafé! Unë, besoj në Zotin, dhe nuk rri pa agjirue ramazanin,…si thotë partia!”. Me Zefin, jam njohtë ma parë, mbasi Ai banonte jo larg prej shtëpisë seme, në rrugën “L.Gurakuqi”, si mahallali por edhe si mësuesa, ishim përshëndetë pa u kujtue se njëditë do të punonim në një shkollë, ku, edhe rruga e shkuemjes dhe ardhjes ishte e përbashkët.

Unë ishe i ri, 22 vjeç ndërsa, Zefi, ishte në prag të pensionit, 53 vjeç. Natyra burrnore dhe korrekte e Tij, që në momentin e parë të përpjekjes të banin për vete, sidomos, buzëqeshja e sinqertë e fëtyrës së Tij fisnike, që fliste ma shumë se gjithshka tjetër për prejardhjen e Tij, nga malët e ashpra të Mirditës, dhe bash prej njenës prej kullave ma në za t’asaj krahinë historike, të trojeve të njohtuna të Preng-jakve të përmendun ndër shekuj, për Atdhetarë.
“U mblodh Mirdita…– filloi njëditë një tregim – dhe, donin me vendosë, se, në këto ditë do të lindin një djalë, si thoni ju, burra, a t’ia lamë djalit të parë që do të lindin marrinë e të gjithë djelmëve të krahinës sonë, për këte vit..? – Njëzani të gjithë u përgjigjen: Po, dhe, për fatin e keq t’emin, Nana më lindi mue…Kështu, pra, mos pritni mend prej meje!”
Ishte Burrë me humor të hollë, por edhe me një mprehtësi që zbulohej rrallëherë në shoqni, mbasi gjithmonë shikohej me “synin vrojtues” si mbasardhës i Imzot Preng Doçit… me të cilin e lidhte gjaku i Fisit, jetonte si të gjithë na tjerët, me frikë në bark…

Axha i Tij, tue kenë me një detyrë të rëndësishme ushtarake në Korçë, Zefit i kishte akordue një bursë studimi në Liceun francez të Korçës, ku, Zefi kishte mësue mirë gjuhën frengjishte, tue njohtë mjaft mirë edhe italishtën. Nuk ishte angazhue me rrymat politike të asaj kohë, ndonse, njëditë gjimnazistët kishin ba një demostratë ku kishte marrë pjesë edhe ky, por në darkë axha i kishte dhanë ultimatum: “Po mora vesht se ke shkue edhe njëherë të vetme në demostratë, mbasi do të ve dy polic me të rrah mirë, të nesërmen do të nisi për në Mirditë dhe, jo, në Shkoder…”. Të nesërmen kishte marrë një pustull nga një “shok” i veti, të cilin e kishte ndalue policia, ku, shkruhej: “Zef, jam në rrezik për proçedim, bëj çmos e më ndihmo…Enver.”. Zefi kishte shkue tek axha i vet dhe, ishte lutë atij me e ndihmue…
Ai i kishte dhanë urdhën policisë me e lirue Enverin: “Lirojeni horrin!..”…dhe, ishte lirue.
Tue qeshë, shpesh, i thojshe: “Zef, ti je Ai, që ke marrë në qafë gjithë Shqipninë!…
– Po, besa e di mirë, se ashtu asht…përgjigjej, tue qeshë edhe Zefi…i cili, fjalën horr e lidhte me qendrimin imoral të Enverit me disa vejusha të pasuna korçare…
Aty nga vitët 1980, takova Zefin mu në qender të Gjuhadolit, tue ecë bashkë me Té, më kërkoi që së bashku, me i shkrue një letër Enver Hoxhës, në të cilën Zefi, donte me i rikujtue atij vitët e rinisë shkollore tue e ba me ditë se asht ai Zefi, që i ke pasë shkrue letër, kur të mbajti policia mbas demostratës në rrugët e Korçës…
Unë, jo, vetëm, që ia kundërshtova mendimin e Tij, por e porosita, as mos e bisedo me njeri atë fakt, se i sheh edhe sherrin, po, a nuk e kupton se, Ai asht “strategu i luftës dhe krijuesi i partisë komuniste, që ka çlirue gjithë Shqipninë, e, Ti do me dalë shpëtimtari i Tij rri, o Zef, se edhe po të zhdukë me far’e fis…po, ku, don ai, me ia ditë kush punët e tija?”
Kështu, u mbyllë ajo bisedë, tue aprovue edhe Zefi, mendimin tem.
Mbas pak ditësh, pak para Krishtlindjës, më thonë, se Zefi kishte ardhë tek unë dhe, po, më priste tek dera jashtë…nuk kishte pranue me hy mbrendë se kishte punë…
Dola, e u përshëndetëm…në dorë kishte të mbështjellun në gazetën “Zëri i Popullit” një shishe…”Kjo asht për ty, të solla një shishe raki me e pi ti, dhe ta mbështolla me gazetë të lajmit të vrasjes Mehmet Shehut, që, posa e kam marrë vesht, më ka shkue mendja tek ti, dhe, thashë me vedi, sa mirë më çoi Zoti me e bisedue me ty, mendimin që kishe me shkrue letrën për té, kur ai kështu ia ban shokve të vet kriminela…po, mue çka më kishte ba?… Ma mirë një mik si ti, se një çiflik….” dhe, iku, as nuk pranoi me hy mbrendë se, nuk donte me mu përzi në kilen e rakisë që më kishte sjellë peshqesh…
Në vitët ’70, kam njohtë një burrë në Tiranë, i cili kishte njohtë Enver Hoxhën kur ishte i ri aty nga vitët ’30, dhe, kur lexova nga artikulli i z.E.Prifti, aty ku, citonte z. Agim Musta, i cili asht shumë i saktë në shkrimin e tij për diktatorin komunist, mbasi thanja e Tij, asht e përputhun plotësisht me thanjen e mikut tem ZG të asaj kohë, që ka njohtë Enverin kur ai studjonte në Francë, dhe, shpjegonte që, posa vinte në Tiranë, qendra e tij asht kenë dyqani i Dem Xhepës, në Pazarin e vjetër të Tiranës, karrshi dyqanit të njohtunit tem. Njëditë Demi ishte ngatrrue keq me një mik të vetin, i quejtun Ali Qoraliu, sëpse, ky, i kishte kërkue Enverit me shkue në shtëpinë e tij, mbasi “miqësia” me Demin sikur e kishte ftoh me Aliun, i cili, po i bante ftesën. Mbas shkuemjes së Enverit prap në Francë, zotnia ZG kishte pajtue Demin me Aliun me mjaft vështirsi, mbasi Demi kishte vendosë me e vra Aliun për punë të Enverit. Aliu ishte pushkatue në vitët e para mbas 1944, sëpse fliste haptë për marrëdhanjet pasive të Enverit me té, tue tregue me emna edhe të tjerët që kanë pasë mardhanje me “udhëheqësin tonë”, ndërsa, Demi, ka jetue pak ma gjatë, mbasi tregohej ma i rëzervuem në biseda për té. Ndërmjetësi ZG, tregonte për shuma të mëdha napolonash ar që Enveri, kishte marrë si dhuratë nga Dem Xhepa aso kohe…
Rreth viteve ’80 ZG, më ka tregue që kishte lexue librin e Enverit “Me Stalinin” dhe, aty kishte vërejtë se Enver Hoxha, kishte fillue me falisë nga mendja, mbasi në liber Enveri, shpjegon me gojen e vet: “…kur ishte në banesën e Stalinit në Kremlin…. ky i fundit, nxori jashtë të gjithë përsonelin e shtëpisë dhe ndej vetëm me Enverin..”.Aty, tregon si u knaqën dhe mujtën me kuptue mirë butësinë e dashninë e madhe për njeni tjetrin …Unë e tham me bindje se në kjoftë që Enver Hoxha ka thanë ndonjëherë të vërtetën, aty në atë moment që ka përshkrue qendrimin e tij vetëm për vetëm me Stalinin, ai nuk ka gënjye asnjë fjalë. Konkluzioni asht krejt i kjartë. Një udhëheqës aziatik, pranë të 70-tave, i njohtun si kriminel dhe pa asnjë virtyt shpirtnor, nxjerrë jashta shtëpisë së vet të gjithë përsonelin e shërbimit bashkë me përkthyesa dhe qendron me një “djalë” të rinj 40 vjeçar, të “bukur” siç, cilësohej në Pazarin e Tiranës… dikur, pa ditë as gjuhë as kurrfarë mjeti komunikues dhe,…kuptohën e merrën vesht njeni me tjetrin për bukuri…madje, Stalini i tregon vizitorit të vet edhe banjot, dhomat e gjumit dhe e fton me u çveshë…tue i varë ai vetë rrobat e bukra të “gjeneral armatës” në vendin e caktuem… Kjo vërteton se, kur gjaku gjenë gjakun e vet (të pistë), ai asht mjeti ma i mirë i lidhjes…mes dy bishave me të njajtat vese. E, po të merrnin vesht bishat se me ke i kam krahasue unë, copa copa do të më shkynin sa të më shihnin, se as ato, nuk kanë në gjakun e tyne instinktet e ndyta të këtyne dy qenjeve…Ishte ndërmjetsia e Josifit të Kroacisë, që çoi në Pallatin e carve të Kremlinit, djalin e Bylym bashit të Gjinokastres me prejardhje nga Kaukazi, tek Josifi i Gjeorgjisë!…
Me siguri, Tito e njihte të tillë me kohë nga “miqët e vjetër të atij tarikati, të njohtun me këto cilësi të pista, Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi, që zgjodhën E.Hoxhen si të tillë në vitin 1941, për me drejtue partinë komuniste shqiptare…”
Shqiptarët kanë një thanje: “Ia përngjet miqësia miqësisë, tre breza përpara!”…
Ja, pra, me fakte, në dorën e kujt kishin ra miljona e miljona njerëz të mbarë botës!
Por, mos harroni, se edhe kjo miqësi ishte nën “maskën” e Partive motra… “shokve të armëve”, “internacionalizmit proletar”, qellimëve të njajta dhe të përbashkta që buronin nga një plagë komuniste e qelbun dhe, që, shpërthenin me dufin ma mizor mbi turmat e mëdha të popujve të robnuem me një terror të pashoq! Ishte pikërisht, ajo kohë kur Stalini, i kishte hjekë “maskën” kapitalistëve dhe po atë kohë “zbuloi” fëtyrën e “vërtetë” të Titos, tue i hjekë “maskën” e spijunit në shërbim të imperializmit anglo – amerikan… dhe, po, i tregonte “shokut” Enver… në banjo, pa br… si “ndërtohet” socializmi, ose ma mirë me thanë, sësi ruhet kolltuku?…
At Konrrad Gjolaj në librin e tij “Çinarët”, fq. 216, shkruen:
“Ka pas thanë Lenin: Andrra ime asht të shndrroj Rusinë në një burg të pakufishëm. I vetmi në botë që ka mujtë me realizue dëshirën e Leninit, asht kenë Enver Hoxha, që e ka qeverisë këte popull si shaka, tue hangër klyshët e vet e, tue shkye njerëzit e pafajshëm për andjet e tija të ndyta, në të gjitha normat e moralit njerzor.
Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (që nuk e kuptoj si i ka shpëtue): Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studenta në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky, ishte i regjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshëroje të bëje kur të mbarosh shkollën? – Foto, iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë, i përgjigja, profesor! Mbas pak, u kujtova ta pyes edhe unë ate, po, ti Enver, çfarë do bëhesh? Ai u përgjigj – “TERRORIST”!…Edhe sot nuk e di sësi nuk më shpëtoj nga dora piruni që isha duke ngrënë…e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën…”. Thanja e Prof. Fundos i ven kapakun të gjithave!…
Ndoshta, edhe për cilësitë e tija ka me ardhë koha dhe kanë me i shkrue njerëzit, ashtusi për të gjithë shokët e tij dhe pasardhësin që i ka trashigue fronin me të gjitha ato cilësi të paraardhësit të vet, por krahas atyne të zezave që ai ka mendue dhe ka realizue mbi kurrizin e Popullit Shqiptar, duhet vue në dukje edhe një shërbim “pozitiv” që ai ka krye:
Sikur, ai, të mos kishte hangër si shaka klyshët e vet, mendoni se çfarë fatkeqësije do t’ishte sot në Shqipni, që këtyne mostrave që po qeverisin tashti, me i “ndihmue” edhe rreth 100 kriminela të tjerë, që, do të vazhdonin me kenë në udhëheqje, sigurim, ushtri, ndër ministri e sa e sa labirinte ku, janë edhe sot, pasardhësit e tyne “të përsekutuar”…
Profesor Petro Fundo, në bisedë e cilësonte kështu Enver Hoxhën:
“Një terrorist i lindur aqsa imoral!…” dhe, biseda mbyllej prej Profesorit, me përkufizimin e Tij, aqsa matematik dhe shkencor e filozofik, të cilin e ka vërtetue Shqipnia:
“Diktatorët si ay, vazhdojnë me sunduar edhe pas vdekjes!”….

Fritz RADOVANI
Melbourne, Gusht 2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Krimet komuniste shqiptare,Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Une do bëhem terrorist..!” tha, Enver Hoxha…

  1. SIFI

    06/03/2013 at 05:40


    BEJNI NJE SHKRESE DHE KADARESE ME KETO SHENIME SE MUNDET TI “KUJTOHEN” DHE ATIJ NDONJE HISTORI E TILLE. SKA MUNDESI DICKA TO TI KUJTOHET DHE ME SIGURI TO TE JETE E “VERTET”. HE MORE BURRA SHKRUANI PER ENVERIN NE PARIS SE SKEMI BUKE ME NGRENE SOT DHE KETO GJERA NA INTERESOJNE SHUME. UN PER SOTE E HAROVA URINE EDHE PAPUNESINE. JU FALEMNDERIT PER KETE GJE. DICKA BONI DHE JU PER KET POPULL TE SHKRETE……. ME ARGETONI JASHT MASE…..

  2. SIFI

    06/03/2013 at 05:32


    PO CFAR FANATZIE KENI MORE AMAN….. HOLLIVUDIN E KEMI LENE ME VITRE BMRAPA…… PO NUK JU VJEN TURP NJEHERE QE KETO “DOKUMENTE” KAQ SHUME ME RENDESI NA I KENI MBAJTUR FSHEHUR KAQ VITE??? PO SI S’JU KUJTUAN ME PERPARA KETO GJERA? APO S’JU LININ TE FLISNIT NE KOHEN E XHAXHIT? SA TEROR KENI HEQUR DHE JU TE SHKRETET…… JENI ME TE VERTET “HERONJ” QE MBIJETUAT NGA AJO KOHE, QE TE KEMI DHE NE SOT “FATIN E MADH” TI MESOJME KETO GJERA, TE NA HAPEN EDHE SYTE QE NA KA MBAJTUR MBYDHUR KOMUNIZMI. BRAVOOOOOO…..

  3. ora

    31/05/2012 at 18:24


    vetem nje FRITZ ,me shpirt te gjyptuar,munde te shkruajme gjuhen e gabelit….JE I NJOHUR SI BAJGE.ORA

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.