Tre krerët e institucioneve shqiptare që dolën mbi parlamentin shqiptarë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2400
Besoj se tashmë jemi njohur të gjithë me arrogantët qe drejtojnë 3 institucione të larta të Republikës së Shqipërisë që dolën hapur kundër komisionit hetimor të përbërë nga deputetët e parlamentit shqiptar për të hedhur dritë mbi institucionet që nuk funskionuan me 21 Janar 2011 dhe ky ishte turpi i radhës ku edhe njeherë i treguam botës që klasa politike shqiptare nuk zbaton Kushtetuten e vendit të saj.

Mirpo të kishte një President Republike, një Kryeprokurore dhe një shef të shërbimit informativ shqiptarë që injorojnë hapur dhe me një arrogancë të pashoqë parlamentin apo përfaqësuesin e popullit në këtë mënyrë s’kishte ndodhë ndonjëherë. Një fjalë e urtë popullore thotë “ka gjithmonë një herë të parë”.

Le ti bëjmë një përmbledhje reagimeve që këta shkelës të vullnetit të popullit evituan komisionin hetimor parlamentarë:

Topi: Nuk shkoj në Komisionin Hetimor

Kreu i shtetit është prononcuar dje përmes këshilltarit të tij juridik Spiro Peçi, për të shprehur qëndrimin, një ditë përpara mbledhjes së parashikuar të komisionit, ku u thirr të merrte pjesë. Fillimisht Presidenti ka shprehur vlerësimin e tij për kërkesën e ardhur nga Komisioni. “Kërkesa në fjalë e Komisionit Hetimor, pa përmendur objektin e saj që në vetvete përmban elementë, që realisht pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë, për aq kohë sa po ky Komision me shkresën e datës 31 janar 2011, thërret Presidentin e Republikës për t’u paraqitur në Komision në orën 17.30 të datës 3 shkurt, me qëllim realizimin e një seance pyetjesh, lidhur me objektin e hetimit të këtij Komisioni Hetimor”, tha në komunikimin me mediat këshilltari i Presidentit, Spiro Peçi. Sipas tij, kërkesa e Komisionit, që Kreu i Shtetit të paraqitet përpara deputetëve, shkel ligjet në fuqi të vendit. Konkretisht, ai iu referua nenit 162 të Kodit të Procedurës Penale, që flet për marrjen e dëshmisë së Presidentit dhe të nëpunësve të shtetit. “1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionet e Kryetarit të Shtetit. 2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose dhe të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre”, thuhet në dy paragrafët e parë të këtij neni. Sipas Peçit, “Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur, ashtu siç kërkon komisioni hetimor, por jo vetëm kaq. Atij,m në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë. Në këto kushte edhe njëherë, duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar, në respekt të ligjit, Presidenti i Republikës do të përcaktojë mënyrën dhe kohën e realizimit për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor”.
Panorama

Pergjigje: I kujtojmë presidentit se është thirrur për të përcjellë informacion dhe të dhëna si titullar i vetëm i këtij institucioni në bazë të  nenit 14, shkronja B e ligjit 8891 të datës 02/05/2002 për organizimin dhe funksionimin e komisioneve parlamentare. Është një detyrim ligjorë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndaj nënshtetasve shqiptarë siç parashikohet në nenin 15, pika 2 e ligjit 8891 të datës 02/05/2002 për organizimin dhe funskionimin e komisioneve parlamentare nëpërmjet vizitave faktmbledhëse.  Ai shkeli ligjin dhe mohoj vullnetin e popullit për të cilët ai është president.

Ina Rama braktis komisionin: Hetimi, kompetencë e Prokurorisë

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, braktisi dje seancën e komisionit parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, duke deklaruar se s’mund të japë shpjegime për hetime të nisura. Kryeprokurorja mbajti një fjalë hyrëse, nga ku u shpreh se puna e këtij komisioni është e paligjshme, referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese sipas saj, pasi ka të njëjtin objekt pune me Prokurorinë.
Më pas, zonja Rama u largua por deputetët e pranishëm e akuzuan atë për mosrespektim të detyrimit kushtetues për të dhënë llogari në Kuvend, madje i bënë publike edhe pyetjet që kishin përgatitur. Anëtarët e Komisionit hetimor bënë të ditur gjithashtu se, do ta thërrasin sërish Prokuroren e Përgjithshme në një seancë tjetër dëgjimore.

Eduard Halimi: Znj. Kryeprokurore, ju kemi thirrur për të na dhënë çdo informacion që e cilësoni të çmuar, në lidhje me objektin e hetimit të këtij komisioni hetimor. Më pas anëtarët e komisionit, do t’ju drejtojnë juve pyetje.
Ina Rama: Jam thirrur sot prej jush në këtë seancë pyetjesh, në zbatim të nenit 14, germa “b” e ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore” me cilësinë e titullarit të institucionit, pra në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Jam këtu sot, para jush, pikërisht në respektim të Kushtetutës, ligjit e institucioneve të vendit tim. Sipas kuadrit kushtetues e ligjor, Prokuroria është konceptuar si organ i pavarur, që në ushtrimin e funksioneve të saj i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në nenin 8 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” është parashikuar se “Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq në emër të shtetit…”. Nuk lejohet njoftimi për çështje konkrete, me përjashtim të çështjeve të dërguara me vendim të Kuvendit.
Eduard Halimi: Zonja Kryeprokurore, ju kemi thirrur për të na thënë informacione me këto që ju kemi kërkuar dhe jo informacion mbi jurisprudencën që ka Shqipëria.
Ina Rama: Zoti Halimi, ju lutem…
Eduard Halimi: Ju jeni juriste dhe të gjithë jemi juristë, por ju lutem na përcillini informacion tuaj si drejtuese e një institucioni. Nëse keni ndonjë informacion për të na thënë, në rast të kundërt do t’u drejtohem kolegëve të bëjnë pyetjet. Jo informacion për jurisprudencën se të gjithë juristë jemi dhe jo të keqkuptohemi. Ju lutem vazhdoni me pikën e rendit e ditës, dhënie informacioni nga titullari i institucionit komisioni hetimor, siç parashikohet në nenin 14 pika 2 të ligjit. Informacion ju lutem.
Ina Rama: E kuptova shumë mirë zoti Halimi. Por më lejoni të parashtroj atë që kam përgatitur për komisionin. Prokuroria shqiptare është duke kryer hetimet e saj për ngjarjet e ndodhura në datën 21 janar. Këto hetime po zhvillohen në mënyrë të gjithanshme, objektive dhe profesionale. Veprimtaria hetimore, e drejtuar nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, është orientuar si drejt hetimit të përfshirjes së strukturave shtetërore të ngarkuara me sigurinë e institucioneve publike dhe të rendit publik, ashtu edhe në drejtim të hetimit të ushtrimit të dhunës, nxitësve e organizatoreve te saj. Çdo ngjarje kriminale, e cila ka ndodhur ne datën 21 janar, është objekt i hetimit penal të Prokurorisë dhe vetëm në përfundim të hetimit të kësaj çështjeje, Prokuroria Shqiptare do të ketë një konkluzion përfundimtar, mbështetur në rezultatet e një hetimi të plotë. Ndaj, më duhet të vërej se çdo çështje që komisioni parlamentar është duke hetuar rreth këtyre ngjarjeve, është në mënyrë integrale e lidhur me hetimin penal të fakteve që po heton vetë Prokuroria. Në këto kushte, për shkak të pasjes së çështjes nën hetim dhe kufizimit ligjor që parashikon ligji “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”…
Eduard Halimi: Më falni një sekondë, se është diçka me interes për të gjithë. Ju po thoni që jeni duke hetuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore për parandalimin e ngjarjeve më 21 janar?
Ina Rama: Unë kërkoj që të më dëgjoni deri në fund të fjalës sime. Unë vetëm kaq kërkoj.
Eduard Halimi: Ne kemi kohë boll për t’ju dëgjuar.
Ina Rama: Në këto kushte, për shkak të pasjes së çështjes nën hetim dhe kufizimit ligjor që parashikon ligji “për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, për të njoftuar Kuvendin për çështje të veçanta, ju bëj me dije se nuk mund tu përgjigjem pyetjeve tuaja në funksion të objektit të hetimit të këtij komisioni. Më duhet të respektoj ligjin dhe jam e vendosur ta bëj këtë gjë. Ky është një qëndrim në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit. Ju falënderoj për vëmendjen (bëhet gati të largohet).
Eduard Halimi: Uluni zonja Kryeprokurore. Ju kam njoftuar edhe në mënyrë shkresore se objekti i këtij komisioni nuk ka të bëjë fare me çështjet penale që ju po hetoni dhe që na keni informuar. Objekti i këtij komisioni është hetimi i veprimtarisë së institucioneve. Nuk besoj se ju keni filluar ndonjë çështje për veprimtarinë e institucioneve. Në pikën 3 thuhet se nëse Prokuroria ka nisur një çështje penale, pra për veprimtarinë e institucioneve shtetërore, atëherë sigurisht që komisioni hetimor do ta shikojë këtë çështje. Pyetja ime është kjo nëse ka ndonjë çështje që ju keni filluar dhe ka lidhje me hetimin parlamentar pra me hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, jo të veprimeve të dhunshme, por për veprimtarinë e institucioneve. Nëse ka një çështje të tillë, na e thoni edhe neve, ta marrë vesh edhe publiku dhe të sqarohemi. Kjo është pyetja që pres përgjigje.
Ina Rama: Kjo është një pyetje për të qartësuar pozicionin tim rishtas për atë që thashë. Ne kemi filluar hetimet për ato çështje në mënyrë të detajuar, ua kemi informuar në materialin me shkrim sot brenda afatit që na kishit përcaktuar. Sigurisht që presim rekomandimet e këtij komisioni, për t’i parë ato me shumë seriozitet, qoftë sipas ligjit të Prokurorisë, qoftë sipas ligjit për komisionet hetimore. Ajo që unë ju bëra prezent është se Prokurori i Përgjithshëm në kushtet kur ka një çështje nën hetim, nuk mund t’i ushtrohet një seancë me pyetje, sepse ngjarjet që ne po hetojmë në kuadrin e një procedimi penal janë të njëjtat ngjarje që ju po hetoni në kuadrin e një hetimi parlamentar. Më falni por nuk mund të vazhdoj më.
Eduard Halimi: Të gjithë kolegëve do t’u lutesha që në pyetjet që do t’i drejtoni, asnjëra të mos jetë për çështjet në hetim.
Ina Rama: Zoti Halimi, unë tani po largohem. Ky është qëndrimi që unë mbaj në emër të institucionit që përfaqësoj. Faleminderit.
Eduard Halimi: Doni të largoheni? Doni ta marr këtë si mosbashkëpunim me komisionin hetimor parlamentar?
Ina Rama: Ta merrni kështu siç e lexova unë dhe e bëra të qartë.
Eduard Halimi: Është në të drejtën tuaj zonja Kryeprokurore. Faleminderit. (Ina Rama largohet)

Pyetjet e deputeteve
Fatos Hoxha
: Unë dua ta pyes Kryeprokuroren ku e gjen kurajën dhe ku e gjen mbështetjen ajo dhe të përgjigjet ku ta gjejë të arsyeshme. Të kundërshtojë në mënyrë kaq flagrante institucionin më të lartë të vendit. Të ma japë përgjigjen si të dojë përgjigjen.
Eduard Halimi: Unë do ta pyesja Prokuroren e Përgjithshme në lidhje më gënjeshtrën që zonja prokurore e përgjithshme bëri para ambasadorit amerikan. Do të doja ta pyesja se cila është e vërteta dhe motivet që Prokurorja e Përgjithshme mashtroi e gënjeu publikun shqiptar në praninë e një ambasadori mik. Do të doja ta pyesja për shkeljen e një marrëveshje të iniciuar nga një marrëveshje nga një ambasadë mike. Do të doja ta pyesja edhe në lidhje me informacionet e Ministrisë së Brendshme, në lidhje me keqadministrimin e procesit penal, sepse ka pasur një deklarim të fortë dje nga minsitri i Brendshëm, se prokurorët i marrin plumbat në xhep. Do të doja ta pyesja edhe për komunikimet që ka pasur me eksponentë të opozitës, nëse ka kapur edhe me institucionet.
Fatos Hoxha: Pyetjet e mia konsistonin me disa pamje që ka parë i gjithë populli, jo në bulevard, por në sulmin ndaj Kryeministrisë. Do të doja të dinte si do t’i vlerësonte këto pamje. Do ta pyesje, nëse kishte një marrëveshje që e tha Kryeministri dhe pse u prish. Nëse ishte konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republikës dhe çfarë i kishte sugjeruar ai. Nëse ishte konsultuar me kryetarin e PS-së Edi Ramën, para marrëveshjes dhe pas prishjes së saj.
Viktor Gumi: Së pari, ne nuk jemi një mjedis fakultativ, por në një mjedis detyrimi ligjor. Referuar edhe eksperiencave të tjera parlamentare, nëse Prokuroja gjykonte se nuk mund të jepte përgjigje për një çështje konkrete, mund të mos jepte përgjigje, por në asnjë mënyrë demonstrativisht të largohej dhe të refuzonte bashkëpunimin.
Panorama

Përgjigje: I kujtojmë kryeprokurores Ina Rama se ajo dështoj në krye të institucionit më të lartë të akuzës shqiptare pasi e nënshtroj këtë institucion duke kërkuar ndihmën e FBI-së amerikane dhe duke i vënë një njollë të zezë kompetencave hetimore të prokurorëve dhe hetuesve tanë. Prandaj nuk ka asnjë arësye që arroganca e saj të tolerohet nga shteti shqiptar.

Bahri Shaqiri tallet me komisionin hetimor.

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar të ngritur  për ngjarjen e 21 janarit, sepse anëtarët e tij nuk janë të pajisur me një dokument i cili u lejon ta marrin në pyetje.
Me këtë dokument, në formën e një certifikate, janë të pajisur të gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku kreu i SHISH dhe raporton.
Kjo certifikate jepet nga vetë Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njëkohësisht nga vendet anëtare të NATO-s, përmes të cilës verifikohet së anëtari nuk ka qenë apo nuk është pjesë e agjenturave të huaja.
Pikërisht ky dokument i ka dhënë të drejtën zotit Shaqiri që të refuzojë ftesën deri në një moment të dytë, ku anëtarët e këtij komisioni të marrin “ok” e strukturave përkatëse.
Top Channel

Pergjigje: Kujdes sepse po dilni kundër vullnetit të popullit, jeni thjesht një shërbim informativ që mbaheni nga taksapaguesi kështu që bëj punën tuaj të informimit për mbrotjen nga rreziku politikë që i kanoset popullit shqiptar.

P.E/Proletari.Com





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Analizë,Çështja 21 Janari 2011,Parlamenti shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.