Tiranë, racizëm ndaj romëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6665
Tiranë-45 familje të komunitetit rom që jetonte pranë stacionit të trenit në Tiranë, janë dëbuar me dhunë nga vendbanimet e tyre dhe më pas barakave u është vënë flaka.

Romët tregojnë se jane dhunuar e dëbuar për katër netë me radhë nga civilë të armatosur. Ata thonë se kanë bërë denoncim, por policia nuk ka ndërhyrë.

Madje, burime policore thonë se banorët kanë ikur vetë si pasojë e një konflikti.

“Atë natë ne ishim në gjumë, ata erdhën dhe u futën në barrakë. Unë u çova kur shoh tropojanë me hekura dhe me armë. Tropojani më gjuajti me shkelma”, tregon një nga banoret e dhunuara.
“Erdhën ata djem dhe na rrahën e na dogjën barrakën. Ne s’kemi pasur asnjë sherr më parë”, thotë një banor tjetër.

Deklaratat e tyre përputhen me atë të bërë nga një dëshmitar, i cili pohon djegien e barakave të romëve.
“Unë kam dëgjuar që i kanë kërcënuar natën me automatik dhe i kanë dëbuar që këtej. Më pas barakat ua kanë djegur”, thotë ai.

Romët më pas janë shpërndarë në periferitë e Tiranës dhe në periferi të qyteteve të tjera si në Elbasan. Një organizatë britanike që mbështeste integrimin e këtij komuniteti ka denoncuar zhdukjen e banorëve dhe është vënë në kërkim të tyre.
Top Channel






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/03/2011. Filed under Romët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Tiranë, racizëm ndaj romëve

  1. Roberti

    11/03/2011 at 09:16


    prapa këtyre akteve gjenocidit ndodhen banda e kryetarit të bashkisë dhe kryetari i PS Edvin kristaq Rama, i cili i duhen të lira ato toka për të ndërtuar pallate 32 katëshe të kodoshave të tij që u ka marrë 20 %.
    Edvini ka rrahë dhe nxjerrë përjashta me robëdëshamër nënën Anetë, 4 gra, i ka zhveshur lakuriqë njërën nëpër plazhet e botës, ka mohuar djalin e tij duke ja faturuar të jatit Kristaq Vangjel Rama ish antar i KQ të PPSH, ish deputet i diktaturës se e kishte djalin e tij grueja e tij me babën. Pas 13 vjetve e njohu edhe këtë me presion e bëri.
    Prandaj mos të lodhen anglezët dhe as shqiptarët sepse parat që u ka marrë ndërtuesve pa i ndërtuar pallatet i kërkojnë t’ja marrin shpirtit.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.