Thirrje popullit shqiptar që të ketë kujdes nga protestat politike

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4423
JU BËJMË THIRRJE TË GJITHË SHTETASVE SHQIPTAR QË TË DISTANCOHEN NGA POLITIKA DHE POLITIKANËT SHQIPTAR.

Në bazë të dhënave që disponojmë kemi informacione që tregojnë rrezikun që i kanoset çdo shtetasi shqiptar në protestat që vijnë nga opozita, duam që të bëjmë këtë thirrje për të gjithë atë pjesë të popullsisë që s’ka lidhje me politikën dhe politikanët qofshin të kuq apo blu, që të distancohen dhe mos ti përgjigjen thirrjes së tyre për të dalë në protesta sepse do të lëndoheni dhe vriteni pa pasur asnjë faj dhe asnjë përfitim vetjak apo kombëtar.

Politika aktuale shqiptare është politika e krimit dhe e vrasjes së të pafajshmëve. Kujdes nga militantët politikë sepse do ju kërkojnë t’ju tërheqin nëpër protesta dhune dhe do ju përdorin siç ndodhi me 21 Janar.

Kujdes se preteksti i çdo proteste duket i drejtë por pas saj fshihet pushteti dhe padrejtësia.

Kujdes se Vota e popullit nuk mbrohet nga politika por nga populli vetë. S’ka protesta për mbrojtjen e votës nga politika pasi është ajo që e manipulon.

Kujdes nga çdo lider politikë pa dallim djathtas apo majtas, asgjë nuk ka për popullin e thjeshtë por gjithçka bëhet për karriget dhe kontrollin e pushtetin me të cilën po miliarda fishojnë pasurinë e tyre duke monopolizuar çdo gjë të popullit.

Kujdes nga thirrjet për demostrata. Lërini të protestojnë vetë politikanët dhe ta mbrojnë vetë politikanët karrigen e tyre dhe mos të ndodhë  mbi shpinën tonë.

Proletari.Com ua bënë këtë thirrje pasi ne jemi bijtë e popullit të thjeshtë që punojmë dhe luftojmë me pendë për tu mbrojtur nga armiku kryesor i popullit që është POLITIKA.

KUJDES       KUJDES       KUJDES





SHQIPËRIA ËSHTË AKOMA NËN DIKTATURËN E KOMUNIZMIT PLURALIST

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/05/2011. Filed under Komunikatë Shtypi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

6 Responses to Thirrje popullit shqiptar që të ketë kujdes nga protestat politike

  1. Patrioti

    11/06/2011 at 12:09


    Përgjigje Z.Ardi
    Që në titull bëhet thirrje për kujdes jo për mos protestë dhe këtu ju zotri denigroni mesazhin e proletarit.
    E dyta. Mund të na thoni cila nga “protestat” në këto 20 vjet është drejtuar nga vetë populli??? Të gjitha të manipoluara dhe manovruara nga politika. Politika ka korruptuar dhe sindikatat dhe shoqatat e ndryshme si për shembull atë të përsekutuarve. Mos vallë mendoni se ajo që u bë me 21 Janar ishte një protestë??? Në qoftë se mendoni një gjë të tillë atëherë është shumë normale që thirrja jonë do ju duket antishqiptare pasi gjithmonë armiqtë e popullit kanë quajtur antishqiptar Fishtën,Nolin,Ermenjin,Gurakuqin, Mjedën, Migjenin, Nënë Terezen, Skënderbeun etj. Kështu që dhe ne duam të jemi në listën e këtyre “antishqiptarve” dhe jemi krenar që nga vetë antishqiptarët të quhemi të tillë sepse kjo do të thotë që thirrja jonë frikson me të vërtetë antishqiptarin dhe antipopullin. Sepse populli shqiptar e ka ditë gjithmonë se kush ja bënë gropën dhe sot ai këtë gjë e kupton dhe kjo frikëson shumë hapësgropësit shqiptar.
    Ju falenderojmë për komentin tuaj. Sepse tregon edhe njeherë që fjala e proletarit është ajo e dalë nga gjiri i popullit.
    Me respekt Stafi

  2. Ardi

    10/06/2011 at 01:32


    A ka thirrje me patetike,me antishqiptare,me anticivilizim sesa thirrja per te mos bere proteste? Na thuaj mor zoteri cfare duhet te bejme per te hequr kete qelbesire qe qeveris shqiperine,cfare duhet te bejme per te mbojtur trojet qe rrezikojme te humbim 100 vjet pas pavaresise,cfare duhet te bejme per te ndaluar korrupsionin absurd dhe te paimagjinueshem qe behet me rruget e kombit ,cfare duhet te bejme kur marrim vesh se Sacra Corona Unita eshte ne ministrite tona,cfare duhet te bejme per kete administrate qe eshte mbushur me militante totalish injorante dhe te pashprese, cfare duhet te bejme kur shikojme se si qellohen natyrshem me plumb ne koke bashkeatdhetaret tane qe guxuan te ngrejne zerin,cfare duhet te bejme kur zevendes/kryeministri nuk can koken fare dhe pse i kane dokumentuar korrupsionin…dhe cfare duhet te bejme kur shikojme se si bizneset e rradhes te paligjshme te femijeve te kryeministrit shkaktojne dhjetra te vdekur (e kam llafin per Gerdecin) dhe te gjithe kokat qe duhet te mbanin pergjegjesi jane akoma me te qete se me pare..me thuaj cfare duhet bere ? pa ju futur pastaj problemeve te varferise ,ekonomise ,gjyqesorit.. si ka mundesi qe askush nga ju qe mendoni ne menyre “alternative” pra qe i fusni te tere ne nje thes nuk e kupton qe ketu kemi te bejme me nje deshtim total,gjithperfshires dhe jashtezakonisht evident te qeverisjes te kesaj qeverie dhe s’kemi pse perfshijme ketu njerez te tjere vetem per tu dukur si me interesante. S’me besohet qe ka akoma hutaqe mendore kaq te medhenj sa qe s’dine akoma kujt tja hedhin fajin dhe thone :”ja e ka politika ne pergjithesi se te gjithe njesoj jane “. Ketu fajin e ka vetem nje njeri (dhe pleherat qe e ndijekin kuptohet) dhe mos e hiqni kete ide vetem pse jeni te lodhur..

  3. Atdhetari

    07/06/2011 at 18:18


    Turpi ndodhet ne gjithe opinionin gazetaresk qe s’ben asgje ne kete drejtim. Proletarit i lumte se vertet ka njerez kundra rrymes se llomit ku ka perfunduar elita shqiptare. Vetem ky sit ka arrire te na hapi syte duke na treguar haptazi te verteten qe fshihet pas kravates se kriminelave demokrat e socialist. Vazhdo keshtu Proletari. Turpi i mbetet atyre qe e bejne çdo dite duke “protestuar” gjoja per voten ne rruget e Shqiperise…

  4. almero

    06/06/2011 at 17:20


    SHQIPËRIA ËSHTË AKOMA NËN DIKTATURËN E KOMUNIZMIT PLURALIST
    A mund ta shpjegoni kete deklarate tuajen? E thene nga “dikush” tjeter s’do ishte ndonje gje e vecante, po e thene nga proletari …. ose kete faqe e kane hapur ballistet e bijte e tyre ose sejmenet e ahmet zogut ose ose … verjani vete emrin.
    C’jane keto qendrime e thirrje pa bosht, pa nje analize te vertete, si trakte te hedhura ne ere. Eshte turp per ate qe merr guximin te shkruaje ne kete fare feje, eshte e padenje per emrin e dhe llojin e blogut a faqes, quajeni c’te doni.
    Turp, turp, turp!

    ps. (per admin) te shohim sa te paanshem jeni ne filtrim; a do e lini nje ze te kundert te degjohet ne faqe.

  5. Baçi

    22/05/2011 at 17:08


    Uroj qe ta lexojne kete sa me shume shqipetar dhe do te shikojme se si do te ndryshojne dhe politikanet po te mos ju vemi ne mbrapa. Do te behen si neper bote qe te vijne mbrapa qe tju japesh voten, sepse tani jemi ne qe i ushqejme ata te tallen me ne.

  6. arturi

    19/05/2011 at 17:01


    Thirrja është e fortë sepse ka qartësi në vetëdijen e përmabjtjes të saj. Protestat politike janë varri i interesave të qytetarit të thjeshtë, pasi e pëson dhe sikurse e keni theksuar forcon mbi gjakun e qytetarit interesat mafioze të politikanve pushtetmbajtëse si e kuqe ashtu dhe bluja.
    Ju falenderoj për Thirrjen që të mos molepset, qëlbësohet prej mikrobit venerian të protestës populli i shumë-mashtruar.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.