Thaçi paralajmëron aksione të reja në veri të Kosovës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2233
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi paralajmëroi se së shpejti mund të ketë aksione të reja të njësisë speciale ROSU në veri të vendit.

“Do të kemi ballafaqime tjera me paramilitarë, huliganë e kontrabandistë, në mënyrë që ligjshmëria dhe kushtetuta e vendit të shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, citon Thaçin e përditshmja kosovare Exoress.

Komentet, kryeministri I Kosovës I bëri gjatë një vizite të përbashkët me presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi në njësinë elite të policisë të Kosovës në Vrellë të Sllatinës.

Thaçi fajësoi Beogradin për trazirat në veri, ndërsa tha se nuk do të ketë kthim prapa.

Presidentja Atifete Jahjaga duke iu drejtuar pjesëtarëve të ROSU, tha se ata janë nderi dhe krenaria e vendit.

“Ju ngjallët respektin e tërë vendit, kurse punës suaj i përkulemi ne dhe populli i Kosovës”, u shpreh ajo duke garantuar se për policin e vrarë Enver Zymberi, kriminelët do të marrin dënimin e merituar.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/08/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.