Terrorizmi, ngrihet njësia speciale e hetimit financiar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2605
Thuajse e gjithë veprimtaria në llogaritë bankare të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin e vendit do të jetë e mbikëqyrur nga afër. Ndryshimet e propozuara së fundmi nga qeveria në ligjin “Për Parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, detyrojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare jobankare që të raportojnë të gjitha llogaritë bankare të klientëve të tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila do të krijojë një arkiv qendror të dhënash mbi pronarët e llogarive si dhe aktivitetit që kryhet në to.
Propozimi sapo ka ardhur në Kuvend dhe pritët të diskutohet në komisione, ndërsa pas hyrjes së ndryshimeve në fuqi pritet të dalë edhe një udhëzim i ministrit të Financave për procedurat që do të ndiqen më pas për zbatimin e tyre.

Ligji aktual parashikon raportimin në rastet e dyshimeve për aktivitete të organeve të tilla si tatimet, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, doganat dhe OJQ-të, ndërsa në propozimet e reja qeveria synon të fusë në listën e organeve të cilat duhet t’i ofrojnë të dhëna Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave prokurorinë dhe gjykatat. Në mënyrë të veçantë, këto organe duhet të raportojnë të dhëna që kanë të bëjnë me aktivitete të dyshimta për financimin e terrorizmit duke mos përjashtuar edhe rastet e pastrimit të parave. Për sa i përket transfertave monetare, subjektet bankare dhe ato jobankare duhet të raportojnë pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave çdo transfertë më të madhe se 1.5 milionë lekë si edhe të gjitha transfertat jo në para fizike me vlerë më të madhe të 6 milionë lekë.

Njësia e hetimit

Ekzekutivi parashikon edhe ngritjen e një strukture të posaçme pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila do të merret kryesisht me hetimin e rasteve të dyshimta për financimin e terrorizmit. Njësia do të funksionojë si një strukturë e posaçme hetimi dhe do të ushtrojë detyrat e policisë gjyqësore për hetimin e veprave penale, siç janë financimi i terrorizmit apo parandalimi i pastrimit të parave. Ndryshimet në veprimtarinë e DPPP-së përfshijnë edhe mënyrën e marrjes së informacionit. Ligji i jep të drejtën kësaj të fundit që të sigurojë informacion për vepra siç janë pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit në çdo lloj formë, por duke mos cenuar ligjin. Madje në raste të dyshimta, ky autoritet mund të kërkojë heqjen e licencës për subjektet që dyshohet se janë duke kryer pastrim parash ose financojnë terrorizmin. E njëjta masë parashikohet edhe në rastet kur subjektet kryejnë kundërvajtje administrative duke mos identifikuar apo monitoruar klientët e tyre në lidhje me veprimtarinë që ata kryejnë në rastet kur ajo ka të bëjë me vepra penale.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/09/2010. Filed under Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Terrorizmi, ngrihet njësia speciale e hetimit financiar

  1. shaqir nallbani

    27/09/2010 at 01:42


    Mirë që vëhet nën kontroll pasuria ndër bankat, por frika është te manipulimet që i bëjnë organet e specializuara për arsye fetare si dhe ato partiake dhe për brrylat e grupazheve për xhelozi.
    Keq është të katandiset edhe ky ligjë sikurse shume ligje që zbatohen për faqe të zezë.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.