Tarifat e studimit në universitetet shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2609
Propozimet e fakulteteve per rritje te tarifave vjetore te shkollimit, nuk kane gjetur fryme pozitive ne qeveri. Kryeministri Sali Berisha tha dy dite me pare se, tarifat do te mbeten te njejta me vitin e kaluar, duke mbajtur keshtu, nje premtim elektoral, ne favor te studenteve. Kesisoj, te gjithe ata qe ulen per here te pare ne auditoret e universiteteve publike, do te paguajne nje takse shkollimi te perballueshme. Tarifat Ne krye te listes, si dega me e shtrenjte vazhdon te qendroje “Regji Filmi” tek Akademia e Arteve, me nje takse vjetore prej 80 mije lekesh te reja, ndersa me te lirat jane deget e mesuesise ne universitetet e rretheve. Nderkohe qe nga kjo tarife shkollimi perjashtohen 9 kategori sociale si dhe studentet e shkelqyer. Tarifat paguhen cdo vit akademik dhe ndryshojne jo vetem nga njera dege tek tjetra, por edhe per te njejten dege ne universitete te ndryshme. Ndryshimi i tarifave ne varesi te deges dhe universitetit eshte argumentuar nga qeveria me faktin se sa fitime i sjell kjo diplome studentit pas perfundimit te studimeve te larta. Keshtu, pervec “Regjise”, qe eshte me e shtrenjta, kostoja me e larte e studimeve eshte ne Universitetin e Tiranes dhe ate Politeknik. Keshtu, ne Universitetin e Tiranes, Farmacia, Stomatologjia, Shendeti Publik, Fakulteti i Drejtesise dhe ai i Shkencave Sociale, kane nje tarife vjetore shkollimi prej 30 mije lekesh. Te njejten tarife vjetore do te kene edhe Arkitektura tek Politekniku, si dhe te gjitha deget e tjera te Akademise se Arteve. Ndersa me te lirat jane te gjitha programet e studimit ne Universitetin e Korces, te Gjirokastres si dhe “mesuesia” ne Elbasan qe kushtojne vetem 12 000 ne vit. Ne Universitetin e Tiranes tarifat me te lira aplikohen te Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe ate te Gjuheve te Huaja, vetem 15 mije leke ne vit.

Perjashtimet sikurse mesohet, kandidatet qe do te fitojne te drejten per te ndjekur nje program studimi, te ciklit te pare, ne vitin akademik 2010-2011, dhe qe vijne nga keto shtresa sociale, si: te verber, te shurdher, invalide, paraplegjike dhe tetraplegjike, studente me aftesi te kufizuara, femije rome, ballkano-egjiptiane apo femije te policeve te rene ose te plagosur, per shkak te detyres, e te ish-te perndjekurve politike, perjashtohen nga tarifa e shkollimit. Nga kjo tarife vjetore shkollimi perjashtohen edhe studentet e viteve me te larta, qe vijne nga keto shtresa sociale. Si cdo vit, perjashtohen nga detyrimi per te paguar taksen vjetore te shkollimit edhe 5 studentet e vitit te pare, me rezultate me te larta ne plotesimin e kritereve te pranimit (piket e fituara ne sistemin merite-preference), ne programin e studimit perkates. Studenti i nenshtrohet vetem nje tarife vjetore shkollimi. Studentet perserites i nenshtrohen tarifes vjetore te shkollimit te vitit akademik, ne te cilin vazhdojne studimet. Tarifat vjetore te shkollimit per studentet, qe do te regjistrohen ne vitin e pare, ne programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te plote: Ne Universitetin e Tiranes: Per te gjitha programet e studimit, sipas fakulteteve perkatese: Ne Fakultetin e Shkencave Natyrore 15 000 leke Ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja 15 000 leke Ne Fakultetin e Drejtesise 30 000 leke Ne Fakultetin e Shkencave Sociale 30 000 leke Ne Fakultetin e Mjekesise, ne programet e studimit ne: “Farmaci” 30 000 leke “Stomatologji” 30 000 leke “Shendet Publik” 30 000 leke “Mjekesi” 25 000 leke Ne Fakultetin e Infermierise 25 000 leke.

Ne Fakultetin e Histori-Filologjise 20 000 leke. Ne Fakultetin e Ekonomise 25 000 leke. Ne Universitetin Politeknik te Tiranes: Ne programin e studimit: “Arkitekture” 30 000 leke “Inxhinieri ndertimi” 25 000 leke “Inxhinieri elektronike” 20 000 leke “Inxhinieri telekomunikacioni” 20 000 leke “Inxhinieri informatike” 20 000 leke Per te gjitha programet e tjera te studimit 15 000 leke Ne Akademine e Arteve: Ne programin e studimit “Regji filmi” 80 000 leke Per te gjitha programet e tjera te studimit 30 000 leke Ne Universitetin e Sporteve: Per te gjitha programet e studimit 20 000 leke Ne Universitetin Bujqesor te Tiranes: Ne programet e studimit: “Drejtim fermash dhe agrobiznes” 20 000 leke “Ekonomi dhe politike agrare” 20 000 leke “Inxhinieri pyjesh” 20 000 leke “Inxhinieri e perpunimit te drurit” 20 000 leke “Finance-kontabilitet” 20 000 leke “Mjekesi veterinare” 20 000 leke Per te gjitha programet e tjera te studimit 15 000 leke Ne universitetin “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit: Per programet e studimit per “Mesuesi” 12 000 leke Per te gjitha programet e tjera te studimit 15 000 leke Ne universitetin “Eqerem Cabej” te Gjirokastres: Per te gjitha programet e studimit 12 000 leke Ne universitetin “Fan S. Noli” te Korces: Per te gjitha programet e studimit 12 000 leke Ne universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres: Ne programet e studimit: “Gjuhe letersi” 15 000 leke “Pune sociale” 15 000 leke “Psikologji” 15 000 leke “Drejtesi” 16 000 leke Per te gjitha programet e tjera te studimit 12 000 leke Ne universitetin “Ismail Qemali” te Vlores: 1. Ne programet e studimit: “Drejtesi” 20 000 leke ”Gjuhe-letersi” 15 000 leke Per te gjitha programet e studimit 12 000 leke Ne universitetin “Aleksander Moisiu” te Durresit: Per te gjitha programet e studimit 15 000 leke.
Koha Jonë

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/07/2010. Filed under Arsimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.