Taksa e re, makinat deri në 3 vjet, s’do të paguajnë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7256
Makinat me kilometrazh zero që do të regjistrohen si të reja në qarkullim, do të kenë privilegjin të mos paguajnë për tre vjet taksën vjetore që parashikon drafti i Financave për shitjen e makinave brenda vendit.Barrën më të madhe do ta kenë makinat e vjetra. Ky është një nga mekanizmat nxitës që Ministria e Financave ka vendosur të aplikojë për të rritur përdorimin e makinave të reja në vend dhe dekurajimin e përdorimit të makinave të vjetra që kanë vite në qarkullim. Ashtu sikurse ligji në fuqi, edhe ky draft ka në thelb një formulë e cila përfshin një pjesë të mirë të komponentëve të formulës ekzistuese, veçse impakti që mendohet të japë zbatimi do të jetë në kahun çlirues të tregut. Ministri Bode, dje gjatë Komisionit të Ekonomisë ku mbrojti ndryshimet në buxhet, i’u përgjigj edhe interesit të deputetëve për draftin e taksës së shitjes së makinave. Sipas tij, drafti i hartuar nga Ministria ka si synim penalizmin e makinave të vjetra. Ministri shtoi se drafti pritet që të konsultohet edhe me grupet e interesit para se të shkojë për votim, duke qenë se është një projektligj mbi të cilin ka muaj që punohet.

Çfarë ndryshon
Taksa e një mjeti do të jetë një taksë që do të paguhet një herë në vit gjatë kolaudimit dhe vlera e saj do të llogaritet në bazë të cilindratës, koeficientit fiks për llojin e karburantit që përdor dhe koeficientit sipas viteve të përdorimit. Pikërisht tek elementi i fundit është edhe “sekreti” i këtij drafti. Nëse aktualisht koeficienti për vitet e përdorimit është 0.5, ky koeficient pritet që të ndryshojë me tendencë rritjeje. Në mënyrë që të gjitha mjetet të trajtohen me ligj sipas veçorive që kanë është menduar që të bëhet diferencim te koeficienti për vitet e përdorimit për llojet e mjeteve. Për shembull, një autoveturë nuk do të ketë të njëjtin koeficient për vitet e përdorimit sikurse një autobus, kjo edhe për faktin e elementëve që i dallon këto mjete, si cilindrata, forma e përdorimit apo intensiteti i përdorimit dhe emetimi i karbonit që çlirohet në mjedis. Ministria e Financave ka menduar që në ligj të përfshihet e gjithë gama e mjeteve që qarkullojnë në vend, me përjashtim të atyre që nuk kanë cilindratë. Kjo kategori përjashtohet nga pagesa e taksës së llogaritur me formulën e menduar. Këtë herë, falë konsultimit me një sërë shembujsh të shteteve të ndryshme, Financat besojnë se kanë gjetur formulën që ka tre karakteristika. E para, dekurajon përdorimin e makinave të vjetra dhe inkurajon blerjen e të rejave, bëhet një vjelje efiçente e të ardhurave nga taksa kur kjo përfshihet brenda çmimit të karburantit, pasi një qytetar nuk mund të qarkullojë pa karburant në makinë dhe nga ana tjetër bëhet një diferencim i saktë për gjithë kategoritë e mjeteve dhe taksën që duhet të paguajë secili. Çdo qytetar do të paguajë me karburantin taksën e qarkullimit, duke vendosur kështu një raport të drejtë me përdorimin e rrugëve dhe parave që paguan për këtë shërbim.

25 leke
është koeficienti fiks për karburantin për makinat që përdorin naftën, kurse për makinat që përdorin benzinën ky koeficient është 20 lekë. Kjo llogaritet me elementët e tjerë të formulës për të dhënë taksën e mjetit.

22 për qind 
kanë rënë të ardhurat nga taksa mbi transaksionin e makinave të përdorura për periudhën janar-prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këta janë treguesit fiskalë të Ministrisë së Financave.

Formula e re
Cilindratë 

X
Koeficient fiks për llojin e karburantit(nafta 25 dhe benzina 20 lekë)
X
Koeficienti sipas viteve të përdorimit
(Aktualisht është 0.5, por do të ndryshohet dhe do të jetë i ndryshëm sipas llojit të mjetit p.sh., ndryshe për autoveturë, ndryshe për autobus)

Deputetët, “pro” heqjes së taksës së shitjes

Në kohën kur u konkludua se shkak për ngërçin në treg ishte ligji i zbatuar për shitjen e makinave të përdorura brenda vendit, shumica e deputetëve të maxhorancës mbështetën idenë e heqjes së taksës. Deputeti Jemin Gjana ishte ndër të parët që kërkoi që të rishikohej, ndërkohë që edhe deputetët Sherefedin Shehu apo Florion Mima u shprehën për rishikim në favor të gjallërimit të tregut.
Nertila Maho/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/07/2011. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.