Suedezi kanibal vrau dhe hëngri nënën e pesë fëmijëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3017
Kanibali 32 vjeçar suedez Isakin Jonsson ka qenë i dënuar për trajtim psikiatrik, pasi ai në nëntorin e fundit, pra në nëntorin e 2010-tës ka vrarë dhe ka ngrënë pjesë të trupit të dashurës së tij 40-të vjeçare e cila ishte nëna e pesë fëmijëve.

Vrasja brutale u krye në Skara të Suedisë qendrore në nëntorin e kaluar.

Zërat në kokë të 32-vjeçarit, Isakin Jonsson i thanë atij se ai duhet të pres kokën dhe ta haji të dashurin e saj.
Isakin Jonsson vrau të dashurën e tij Helle Christensen, 40-të vjeçare, duke e prerë me një thikë, një sharrë dhe një sëpatë.

Pastaj ai preu kokën e saj  dhe i hëngri pjesë të trupit të saj:
Ndër të tjera ai gatoi pjesët e kofshës e saj dhe parakrahët dhe pastaj ai hëngri pjesët e tjera të trupit të skuqura.

Isakin Jonsson u dënua me trajtim psikiatrik për vrasje të tmerrshme.

– Ai mendon se ajo që ndodhi është e trishtuar, por ai e ka të vështirë të ketë ndjeshmëri për familjen, “thotë avokati i suedezit kanibal, Salvatore Brandtler të gazetës suedeze Aftonbladet(Gazeta e Darkës).
Gjatë gjykimit prokurori u përpoq  të marrë  përgjigje prej kanibalit suedeze, për të shpjeguar pse ai ka vrarë dhe ngrënë të dashurën e tij. Por nuk ka pasur asnjë përgjigje në pyetjet e prokurorit.

– Aty është gjithashtu një gjë tjetër që unë pyes vehten në lidhje me këtë që kam bërë, por unë kam besim se mjekët do ta gjejnë shkakun e kësaj tragjedie. Sepse nuk kishte asnjë motiv, u përgjigj Isakin Jonsson.

Pas vrasjes brutale në nëntor të vitit të kaluar Isakin Jonsson telefonoi në numrin e telefonit 112 dhe i tha policisë për krimin që kishte bërë duke lënë të shokuar edhe vetë efektivët e policisë.

– Pyesja gjithmonë veten, se çfarë shije ka mishi i njeriut, tha kanibali suedez. Gjë qe shokoj policët që e morën në pyetje.
Kur u masakrua Helle  Kristensen ajo ishte nëna e pesë fëmijëve dhe bashkëjetonte me Isakin Jonsson që prej tetëmbëdhjetë muajsh.
Frandsen Line/B.T
Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/03/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Suedezi kanibal vrau dhe hëngri nënën e pesë fëmijëve

  1. Roberti

    10/03/2011 at 20:00


    Një ngjarje sensacionale, dramatike, nga më të padëgjuara.
    Kjo lloj historie po ka suksesë në Suedi sepse kujtoj se një djali i ri serbë i erdhën zërat sapo pa ministren e jashtme të ndjerë të Suedisë para pak vjetësh dhe vodhi një thikë të madhe, ku videot e dyqanit nuk reaguan për arsyet që i dijnë ata dhe menjëherë ky satan serbë i ri e gjuajti pas shpine në dyqan ministren, nënën e dy fëmijve me 20 herë derisa vdiq. Dhe për cudi nuk u dënua, por u la në spital ose në ndonjë kamp pushimi në Brazil.
    U analizua kjo vrasje për të pa sfondin e motivit që e shtyu kët kiler të pashpirt ndaj një femre dhe doli nga formimi ideologjik dhe religjioz i tij si serbë se shkaku i vetëm i kësaj vepre shnjerzore ishe se katolike dhe kandidate për tu bë kryeministre në Suedi. Nuk ndodh në vendet protestane në skandinavi të kenë poste katolikët.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.