Statusi/ PE miraton rezolutën për Shqipërinë, por Hollanda lobon kundër

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1267
BE ParlamentiParlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se “Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë”.

“Po dërgojmë një mesazh unanim ndaj Këshillit: Shqipëria meriton t’i jepet statusi kandidat. Avancoi axhendën e reformave dhe ka arritur një nivel të ri të pjekurisë politike përmes kalimit të duhur të pushtetit në paqe pas zgjedhjeve të qershorit”, shprehet menjëherë pas votimit në një njoftim për shtyp raportuesi Nikola Vuljaniç.  Rezoluta e Parlamentit Europian vlerëson se partitë politike dhe shoqëria shqiptare duhet të përmirësojnë frymën e dialogut dhe kompromisit. Në të vërehet se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria janë mbizotëruese dhe nënvizohet nevoja për refomat e sundimit të ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit të të gjitha niveleve, trafikut të drogës, armëve dhe qënieve njerëzore.  ”Një sistem drejtësie plotësisht i pavarur, efiçent, i drejtë dhe më shumë i parashikueshëm do të mund të kthente besimin e qytetarëve dhe biznesit ndaj gjyqësorit”, sipas eurodeputetëve. Në rezolutë kërkohet ndaj autoriteteve shqiptare që të merren me zbatimin e varfër të ligjit dhe ekonominë e gjerë informale, me politikat sociale dhe punësimin dhe të krijojnë një administratë të fortë publike.

Por ky mesazh pozitiv nga salla e Parlamentit Evropian nuk është i mjaftueshëm që Shqipëria të marrë statusin, pasi duhet të ketë një votë unanime të të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Pak e vështirë duket të merret një “po” nga Hollanda e cila jo vetëm është shprehur kundër, por po lobon dhe me vende të tjera të BE-së për një votë kundër Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Frans Timmermans, tha se është në kërkim të vendeve të tjera europiane që do të dilnin kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Timmermans tha se vendi ka përmbushur kushtet politike, por këto ende nuk janë zbatuar plotësisht. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës paralajmëron se edhe nëse gjithë vendet e tjera të BE do të jenë në favor të Shqipërisë, atëherë Holanda do të qëndrojë vetëm në pozicionin e saj.

“Të flasim për Shqipërinë. Statusi i vendit kandidat është një vendim dhe diskutim plotësisht politik. Arsyetimi nga shumica e Dhomës këtu për ate rajon eshte integrimi i mevonshem, afatgjate, ne strukturat euroatlantike, e kur flasim politikisht te gjitha ato vende jane kandidate. Kjo eshte diskutuar ne vitet 90 ne Zagreb e nuk ka asgje te re. Ato vende kane perspektive europiane, kjo nuk diskutohet e besoj askush nuk e kundershton, apo jo kolege? Çeshtja eshte a duam ta bejme ate gjest politik e t’u themi: tani jeni vend kandidat? Per t’jua dhene kete status, duhet te shohim cfare kushtet i kemi caktuar Shqiperise dhe si i ka plotesuar Shqiperia ato kushte, zgjedhjet, korrupsioni, e keshtu me radhe. Po te vijoj me pyetjen a ka ecur mire zbatimi i kushteve, atehere pergjigja ime eshte: “Hmmm, per kete , une kam nevojë per kohe, sepse ne nje kohe kaq te shkurter nuk mund ta vleresoj progresin e zbatueshmerise.Kete ia kam shprehur edhe Kryeministrit shqiptar: duhet te na tregosh qe edhe zbatimin mund ta besh realitet, por per kete na nevojitet kohe. Ky eshte qendrimi i qeverise holandeze. Se dyti, per kete teme qendrimi i Holandes nuk eshte i vetem para Keshillit. Ne dijenine time edhe disa vende te tjera kane te njejtin qendrim si ne, pra duam t’ua japim statusin, po jo tani. Na nevojitet nje kohe e caktuar per te vleresuar ecurine, per te vleresuar premtimet qe do te zbatohen, pra, po e shtyjme statusin. Kete qendrim mund ta paraqes para Keshillit ne Dhjetor”, tha Timmermans/Mapo

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/12/2013. Filed under Bota Aktuale,Shqipëria. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.