Spiuni anglez Kim Philby shkaktoi “katastrofën shqiptare”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 14673
Perëndimi në 1968: Kim Philby shkaktoi “katastrofën shqiptare”.
Dy gazeta të njohura gjermane të kohës skanojnë në thellësi veprimtarinë e spiunit më profesionist të Anglisë gjatë shekullit të shkuar, viktimë e të cilit ranë shqiptarët. Parë nga perspektiva e tyre në atë kohë, tashmë shumë vite pas dështimit të aksionit, rezulton se katastrofa më e madhe, të cilën duhet ta llogarisim në konton e bëmave të Philbyt, është pa dyshim, “fiaskoja shqiptare”.

Dy gazeta të njohura gjermane të kohës skanojnë në thellësi veprimtarinë e spiunit më profesionist të Anglisë gjatë shekullit të shkuar, viktimë e të cilit ranë shqiptarët. Operacioni “Shqipëria” – siç e cilëson (asokohe) gjermanoperëndimorja “Der Spiegel” në një numër të sajin në vitin 1968, çështje së cilës i bashkëngjitet duke e plotësuar me fakte e dëshmi të tjera një vit më vonë, edhe “Die Zeit” në vitin 1969 – ndodhi në një kohë kur Lufta e Ftohtë kishte arritur tashmë kulmin e vet.

Në këtë pikë të zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department po ravijëzonin të njëjtën ide, duke arritur në një qëndrim unik: Pse s’mund ta luftojmë dot ndikimin rus në atë vend, duke luftuar së bashku me “nacionalistët shqiptarë”? – Por gjithçka, siç dihet, rezultoi edhe sipas artikullit, një “katastrofë” e vërtetë në planin njerëzor, e cila hëngri kësisoj jetët e qindra shqiptarëve, që shkuan në atë botë pa e ditur se fajtori e kishte emrin Kim Philby.

Ndërkohë, në terma profesionalë, për shërbimet e fshehta anglo-amerikane, por edhe për politikanët e të dyjave vendeve, artikulli na përcjell idenë se e gjitha kjo përpjekje e pafat, ishte një “fiasko” e vërtetë. Parë nga perspektiva e tyre në atë kohë, tashmë shumë vite pas dështimit të aksionit, s’kishte më dyshim se “dëmi që Philby shkaktoi gjatë veprimtarisë së tij dyvjeçare në Uashington, nuk duhet nënvlerësuar” dhe se “politika e të ashtuquajturës ‘përzierja pozitive në punët e brendshme’ në vendet e Evropës Lindore, kishte rënë në një mosbesim të thellë”.

Thelbi i artikujve në të dyja rastet është veprimtaria e Philbyt dhe botimet që kishin zënë rrënjë për të, si në gazeta e revista, ashtu dhe në letërsi tashmë (deri në atë kohë – sipas tyre – mësojmë se ishin botuar tashmë tre libra për veprimtarinë e tij). Pjesa që neve na intereson, pra ajo ku flitet për Shqipërinë, është vetëm një pjesë e vogël në volumin që zënë në total të dy artikujt e lartpërmendur, të cilët duhet thënë se janë relativisht voluminozë, në terma të mirëfilltë gazetareskë.

Interesant dhe i pazbuluar më parë, duket të jetë edhe fati i pjesës së mbijetuar të shqiptarëve nga këto aksione të dështuara, për të cilët do të duhej të kujdeseshin organet kompetente britanike për t’u siguruar punësim e strehim.

Ndërkohë, shumëçka mësojmë nga artikujt në lidhje me atë se kush e frymëzoi nisjen e kësaj ndërmarrjeje, cilat ishin qëllimet, kush e përkrahu dhe kush e pengoi, si duhej realizuar dhe ku mbështetej realizimi i tij, deri në zbulimin e Kim Philbyt. Fakti i fundit përbën një moment më vete, të cilin e mësojmë duke lexuar artikullin e gazetës gjermane “Die Zeit” në vitin 1969. Po kështu, në të njëjtin artikull, na bëhet me dije edhe mënyra e jetesës dhe shtrati në të cilin u përgatit terreni për të rekrutuar dy kolegët e Philbyt, Burgess dhe McLean, të cilët gjithashtu i paraprinë arratisjes së Philbyt, duke ndërmarrë të njëjtin hap. Aty aludohet qartazi se ata ishin homoseksualë dhe se bënin dukshëm një jetë të shthurur, të cilën do të mund ta vazhdonin pa iu prekur qimja e flokut, nëse amerikanët nuk do t’i zbulonin.

Operacioni “Shqipëria” dhe gjithë ndërmarrja që lidhej me të, siç thekson edhe vetë artikulli (dhe siç e dimë të gjithë tashmë), gjithsesi përfundoi në një katastrofë të vërtetë, zhytur në një bilanc tragjik. Brenda një muaji, ishin rreth 150 luftëtarë guerilas (apo diversantë, siç i quante propaganda shtetërore asokohe) – thuajse gjyma e gjithë trupës – të vrarë apo të kapur rob e po kështu një numër i madh shqiptarësh vendas, të cilët u treguan të gatshëm e nuk treguan kujdes, ndërsa prisnin e strehonin guerilasit antikomunistë, duke besuar se kauza e tyre do të fitonte.

Në kuadër të ciklit “Shqipëria moniste në mediat perëndimore, 1945-1990”, të gjitha sa më sipër, më shtynë t’i rikthehem nga një këndvështrim tjetër sërish temës “Kim Philby”, veprimtarisë së të cilit dikur, ish-kryeministri karizmatik britanik, Tony Blair, iu kishte referuar, duke theksuar se: “Dështimi i aksioneve britanike në Shqipërinë e viteve ‘50, renditet si njëri ndër dështimet më emblematike të shërbimeve të fshehta britanike të shekullit të shkuar”.

Më poshtë artikulli i plotë:

Dëmi që Philby shkaktoi gjatë veprimtarisë së tij dyvjeçare në Uashington, nuk duhet nënvlerësuar. Katastrofa më e madhe, të cilën duhet ta llogarisim në konton e bëmave të Philbyt, është pa dyshim, fiaskoja shqiptare. Çështja “Volkov” në vitin 1945 mundi të korrigjohej me masa të shpejta, gjakftohtësi e me një “operim kirurgjikal”. “Fiaskoja shqiptare” – e cila do të niste të gatuhej pesë vjet më vonë – përkundrazi, ishte në tërësi një çështje që kushtoi shumë më tepër viktima e hëngri shumë kohë përgatitjeje.

Operacioni “Shqipëria” ndodhi në një kohë kur Lufta e Ftohtë kishte arritur tashmë kulmin e vet. Ajo ishte një përpjekje e Anglisë dhe e Amerikës, për të penguar ndikimin sovjetik në Shqipëri me ndihmën e një kryengritjeje popullore me luftë guerile. Për 17 vjet me radhë ky aksion i pafat mbeti si njëri ndër sekretet më të mirëruajtura nga të dyja palët në konfliktin që ka sjellë Lufta e Ftohtë. Për Perëndimin, kjo ndërmarrje do të thoshte një katastrofë, e cila u kushtoi jetën rreth 150 njerëzve. Për rusët ishte një shfaqje triumfi mbi fenomene, të cilat mund të përsëriteshin gjetkë në kufijtë e perandorisë së tyre.

Zona e pasigurt e kontrollit sovjetik në vitin 1949, tashmë e kishte emrin “Ballkan”. Në Greqi, rebelët komunistë ndodheshin në prag të greminës, Jugosllavia ishte prishur ndërkohë me Rusinë. Madje, edhe Shqipëria vlerësohej si jo fort e besueshme në lëvizjet e saj prej tyre. Qysh nga fundi i luftës në Shqipëri, rolin udhëheqës e kishin luajtur komunistët jugosllavë; tashmë ishin rusët, ata të cilët, për shkak të prishjes së Titos me Stalinin, nisën të dërgonin këshilltarët e vet në Tiranë.

Në këtë pikë të zhvillimeve, Foreign Office dhe State Department erdhën në të njëjtin përfundim: Pse s’mund ta luftonim dot së bashku – me ndihmën e nacionalizmit shqiptar – ndikimin rus në atë vend? – Ministri i Jashtëm britanik, Ernest Bevin, fillimisht ishte i vendosur kundër propozimeve të tilla. Por në Foreign Office kishte edhe një grup “të pabindurish” këmbëngulës, që rrihnin në të njëjtën pikë: organizimin e lëvizjeve kryengritëse antisovjetike praktikisht në të gjitha vendet e Lindjes evropiane të marra nga sovjetikët. Kjo ide u përkrah veçanërisht nga njerëzit e ndjeshëm të 515-s, para së gjithash, nga specialistët e moçëm të sabotazhit në rajonin e Evropës Juglindore, duke ndjekur devizën: “Politika është vazhdimi i luftës me mjete të tjera – apo ndoshta edhe me mjete të njëjta”.

Me ç’duket, grupi i përbërë nga njerëz e nëpunës të Foreign Office dhe specialistë të SIS-it, ranë shpejt dakord të vepronin së bashku me “shqiponjat” në Departamentin Amerikan të Shtetit. Bevin arriti të bindej për të lejuar ndërmarrjen e një “eksperimenti të nëndheshëm”; grupet e guerilasve antikomunistë duhej të depërtonin në Shqipëri, për të nxitur kryengritjet antisovjetike dhe për të mbështetur elementët që mund të luftonin nga brenda. Përgjegjës për koordinimin e aksioneve të fshehta britanike dhe amerikane ishte natyrisht njeriu ndërlidhës britanik në Uashington, Kim Philby. Ngaqë ai më parë kishte mbuluar në detyrë Turqinë, duke mbledhur kësisoj shumë përvojë, këshillat e tij u vlerësuan tej mase në planifikimin e aksioneve të fshehta.

Operacioni në fakt u përgatit shumë mirë. Qysh në verë të vitit 1949 u themelua një i ashtuquajtur “Komiteti për Shqipërinë e Lirë”, i cili bazën mbështetëse operative e kishte në Itali e që në atë moment nuk ishte gjë tjetër, veçse një organizatë e ngritur me synimin për të rekrutuar luftëtarë guerilas.

Në pranverë të vitit 1950, këta guerilas ishin tashmë gati për aksion. Në grupe të vogla, fillimisht, e pastaj të mëdha, ata u futën nëpër zona malore dhe kaluan në mënyrë ilegale kufirin shqiptar. Depërtuan fillimisht në vendet e tyre të njohura më parë dhe u përpoqën të provokonin edhe trazira atje. Nëse afrohej rreziku, ata tërhiqeshin sërish në male.

Ndërmarrja në fjalë, gjithsesi, përfundoi në një katastrofë të vërtetë. Rusët dukej se dinin çdo gjë qysh më parë me saktësi, duke pritur që guerilasit të parashutonin apo të zbarkonin në vendet e paracaktuara. Brenda një muaji, ishin rreth 150 luftëtarë guerilas – thuajse gjyma e gjithë trupës – të vrarë apo të kapur rob, e po kështu, një numër i madh shqiptarësh vendas, të cilët u treguan të gatshëm e të pakujdesshëm për të pritur e strehuar guerilasit.

150 të mbijetuarit u larguan drejt Greqisë – duke u bërë kësisoj edhe sikleti i radhës për qeverinë greke. Në Londër SIS-i u desh ta fuste në presion Ministrinë e Brendshme, për t’u siguruar 150 shqiptarëve (që mbartnin plot sekrete) udhëtimin drejt Anglisë. Ministria për Punët Publike mori përsipër edhe detyrën për të sistemuar shqiptarët me punë. E kësisoj, madje, sektori pyjor atje u dha nga një xhup lëkure e i punësoi si sharrëtarë kryesisht, kurse pjesa tjetër u sistemua në një fabrikë municionesh.

Hetimi i kësaj katastrofe u shty duke marrë shumë kohë për t’u trajtuar e arritur në përfundime. Amerikanët ishin të bindur vetëm përgjysmë se e gjitha kjo mund të vinte nga një tradhti. Dyshimet dhe evidencat e pakta, tek të cilat ata mund të mbaheshin, shkonin gjithsesi në drejtim të Kim Philbyt. SIS-i në Angli, ndërkohë e përjashtonte në masën më të madhe versionin “tradhti” si shkaktarin e katastrofës.

Sot është më se e qartë se përgatitja e “ndërmarrjes shqiptare”, ashtu sikurse edhe shumë informacione të tjera, të cilat ndërkohë u ishin përcjellë nga disa burime shërbimit amerikan e atij britanik, kishin rrjedhur drejt rusëve. Dhe kështu që në Angli, politika e të ashtuquajturës “përzierja pozitive në punët e brendshme” në vendet e Evropës Lindore, kishte rënë në një mosbesim të thellë dhe gjithashtu edhe në Amerikë ky lloj politike nuk u mbështet më fare për disa kohë dhe doli nga axhenda. (Revista “Der Spiegel”, 29.1.1968).

Kim Philby, në 1967: Humba diplomën, por ruajta bindjen

Kim Philby lindi në vitin 1912 në Indi, si i biri i një nëpunësi civil dhe gjeologu, John Philby, i cili më vonë u bë i njohur si një studiues i famshëm i botës arabe, duke u konvertuar madje edhe në Islam. Të dy, babai dhe i biri, mund të cilësohen si “rebelë socialë” të dalë nga Cambridge, universiteti i famshëm britanik. Philby (i vjetri), përpunoi madje një koncept ku ai dëshmonte qartë se mund të jetonte pa pasur nevojë për shoqërinë humane. Ndërsa Philby tjetër (i riu) e konvertoi besimin e tij politik në komunizëm, në vitin 1931 dhe jetoi në Moskë përgjatë gjithë 25 viteve të fundit të jetës së vet, nën shoqërinë e çmuar e të zgjedhur, përtej bashkëjetesës me gruan e tij të ligjshme, rusen Rufina. Në autobiografinë e tij me titull “My Silent War” (Lufta ime e heshtur), Kim Philby thotë se ai e braktisi Cambridge-n në vitin 1933: “Me një diplomë në xhep, me besimin se jeta ime duhet t’i përkushtohej plotësisht komunizmit. Qysh prej asaj kohe, unë e humba diplomën (në fakt, mendoj se ajo ndodhet në duart e MI5). Por unë ruajta bindjen time”. Kjo u shkrua në vitin 1967 prej tij, pesë vjet pasi ia doli të arratisej drejt Moskës për t’i shpëtuar persekutimit e ndëshkimit nga autoritetet britanike, të cilët tashmë e akuzonin atë me prova, për spiunazh.

“Die Zeit”, 1969: Si u zbulua “i treti”, Kim Philby?

Nëse s’do të kishte qenë ai, Shqipëria, sot partnere e NATO-s

Për Kim Philbyn janë shkruar ndërkohë dhjetëra artikuj gazete e shtypur tre libra. E për këtë ka pasur arsye të mjaftueshme: Kim Philby ishte spiuni më profesionist i Anglisë. Ai ishte më i miri në një kuptim tragjik për anglezët. Si një nëpunës lider në shërbimin e fshehtë britanik, ai ishte në fakt një agjent i sovjetikëve; dhe ky njeri i Kremlinit ishte caktuar kokë e këmbë të drejtonte, pra, edhe seksionin e mbrojtjes kundër spiunazhit. Pra, kjo ndodhi kështu: Aty ishte Kim Philby dhe ai sillej aq idiotësisht saqë biondja Patricia, sekretarja e oficerit ndërlidhës të mbrojtjes britanike në Stamboll, tashmë kishte arritur ta pikaste dhe e dinte se ai qenkësh një tradhtar! Aty gjendeshin shpesh edhe “burra me mustaqe” nga vendi i “skipetarëve”, të Karl May-it, dhe nëse ata nuk do të ishin dorëzuar nga Kim Philby para togave të mitralozave për t’u korrur një nga një si gruri para draprit, atëherë edhe Shqipëria me siguri që sot do të ishte një partner i NATO-s. Dhe ishin para së gjithash Guy Burgess dhe Donald McLean, ata që pinin më shumë uiski sesa Kim Philby dhe kurvëronin, e mos mendoni se e bënin këtë normalisht, me vajza, dhe spiunonin, për kurrkënd tjetër veçse për rusët; vetëkuptohet, duke rrezikuar ndëshkimin maksimal. Të gjitha këto i bënin duke qenë të atashuar si diplomatë anglezë. Nëse s’do të kishte qenë vetë Allen Dulles, bosi i shërbimit të fshehtë amerikan, në krye të tij, këta tipa sot e kësaj dite kushedi se ku do të ishin duke dëfryer në ndonjë cep prostitutash të Londrës Perëndimore, pa iu prekur qimja. Por ngaqë u hezitua për një kohë të gjatë për t’i arrestuar, ata ia dolën të arratiseshin për në Rusi. Dhe aty ishte sërish biondja Patricia; ajo ishte këmbyer ndërkohë me ta në një paradhomë të sallonit ku organizoheshin festa luksoze dhe për fat, ishte martuar me një oficer besnik britanik. Për të nuk kishte më asnjë dyshim: Kim Philby ishte “i treti!” Vetëm ai mund t’u kishte siguruar mbrojtje e ndihmuar në përmbushjen e planit të tyre, Burgessit dhe McLeanit. Në mënyrë të ngjashme u kishin lindur dyshimet edhe njerëzve të tjerë në Foreign Office, por tashmë ishte vonë. S’kaloi shumë dhe vetë Kim Philby u dërgoi të fala spiunësh ish-kolegëve të vet nga selia moskovite e shërbimit të fshehtë. Ai tashmë jeton atje si një agjent në pension, ndërsa ka mbushur 57 vjeç. (Gazeta “Die Zeit”, 11.7.1969).

Gazeta “Die Zeit”, 1969: Philby dhe shokët e tij, gjemb nga trëndafili

Në një fragment nga shkrimi i gazetës gjermane, “Die Zeit”, botuar në vitin 1969, hasim edhe në një tjetër vlerësim interesant, rreth asaj çka duhej trajtuar si vërtetë kritike e serioze në të gjithë këtë histori, përtej faktit se Kim Philby kishte bërë të dështonte plani “Shqipëria”. “Që Kim Philby paskësh qenë qysh nga viti 1934 agjent i rusëve, që ai ia ka dalë të pengojë një kryengritje antikomuniste në Shqipëri dhe që ai i mbulonte krahët spiunazhit sovjetik në çështjet atomike – në Uashington, kjo e gjitha është e qartë si drita e diellit”, – shkruhet në artikull, duke vijuar më pas: “…Por jo që të ishte kësisoj edhe fara e një fruti joproduktiv”. Aludimi është i qartë për shërbimin e fshehtë britanik e produktet që ai nxirrte, ndërkohë që kishte e ka edhe sot namin e njërit prej shërbimeve inteligjente më të mira në botë. “Por kjo lidhet edhe me produktin që mund të sillte në treg Universiteti po aq i famshëm, Cambridge. Kjo është çështja”, – shkruan “Die Zeit”. Më tej, artikulli thekson: “Tema e vërtetë është këtu verbëria e një shoqërie të mbyllur, e një klubi të mirëfilltë, për të cilin nuk mund të jetë ajo çka nuk duhet të jetë. Kim Philby, Guy Burgess dhe Donald McLean, i përkisnin asaj që në tërë kuptimin e fjalës ia vlen të cilësohet si “Establishment”. Ata ishin nxënës të Westminster apo të Etonit dhe studentë të Cambridge-it dhe veçanërisht gëzonin namin e të ashtuquajturave “familje të mira angleze”, le të themi, të prera apo të paracaktuara për të punuar në shërbimin e fshehtë apo të shërbenin në diplomaci. Ata nuk i frikësoheshin asnjë testi apo të bëheshin pre e ndonjë ndëshkimi disiplinor. Madje, dhe vetë ministri i Jashtëm betohej për Kim Philbyn”. (Gazeta “Die Zeit”, 11.7.1969).
Armand Plaka/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/11/2010. Filed under Agjent dhe Spiun. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Spiuni anglez Kim Philby shkaktoi “katastrofën shqiptare”

  1. eDUARTI

    26/10/2011 at 16:33


    Këta shok punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës.

    Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

    2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

    Ish-shofer i Kadri Hazbiut.

    Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë:

    «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

    3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

    Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës.

    Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari:

    «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

    4- Emri Baja, nga Kukësi, survejues i ambasadës amerikane në Tiranë.

    Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

    «Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

    Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

    «Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

    I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

    Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

    «Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

    Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

    Postuar nga: lili – 14/06/2011 – 09:06:22 –
    Vazhdojë të botojmë listën e komunistëve që aktualisht punojnë në ambasadën Amerikane në Tiranë dhe thënjet e tyre.

    Tiranë6- Selami Liço, nga Peshkopia.

    Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:

    «Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!»

    Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në “Bllok”.

    7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

    Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

    Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

    «Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

    Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

    8- Bashkim Male, nga Erseka.

    Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

    «Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

    Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

    «I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

    “Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

    10- Veli Varfri, nga Tepelena.

    « Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja», thekson Veliu me modesti.

    «Edhe sikur të mos quhej “Lug i Zi”, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

    Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit.

    11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

    Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj.

    «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja.

    I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar:

    «Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha.»

    13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

    Dëshira e tij më e madhe në jetë:

    «Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!»

    14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

    Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

    «Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

    15- Aleks Ndini, nga Korça.

    Shprehja e tij më e spikatur:

    «Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”»

    16- Peti Çala, nga Fieri.

    Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi:

    «Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument.»

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

    «Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen», është shprehur mes miqsh Xhagolli.

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

    I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

    «Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka.»

    Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

    «Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!»

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

    «Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver», ka thënë Fejziu me keqardhje.

    20- Mels Arapi, nga Vlora.

    Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet:

    «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

    21- Isa Lumani, nga Erseka.

    Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

    22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

    «Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm», ka profetizuar Shtepani.

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

    «Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!», i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

    24- Halit Haliti, nga Erseka.

    «Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi», është shprehur i përlotur Haliti.

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

    Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:

    «Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve.»

    Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:

    «Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së “imperialistëve amerikanë” në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”».

    26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

    Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

    Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

    Të gjith personat e listës janë me testa partie,20 prej tyre marrin dhe pinsion nga shteti janë mbi 60 vjeç.

  2. Bektashi nga Detroiti

    12/09/2011 at 13:14


    Ky Link i shkurtuar tregon te verteten e Kim Filbit

    https://www.proletari.com/?p=6016

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.