Skotland Jart arreston 6 algjerjan për atentat ndaj Papa Benediktit XVI

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2315
Arrestohen 6 algjerjan pasi dyshohen për atentat ndaj Papës.
Papa ndodhet në Britanin e Madhe nga e enjtja 16/09/2010 ku nisi udhetimin e tij prej katër ditesh për në tokën angleze ku do të takohet me personalitetet e larta të qeverisë dhe mbretëreshen Elizabeta.

Gjatë udhëtimit të tij me aeroplan dha një intervistë për gazetarët ku nënvizoj që kisha katolike nuk ka qenë shumë e kujdesshme, e shpejtë dhe e vendosur përsa i perket çështjes së pedofilisë e cila ka përfshire disa priftërinj katolik anglez dhe shtoj ndër tjera që ai e ndjen per detyre që ndaj këtyre fenomeneve jo vetëm të turpshme por dhe mëkatare për kishen katolike romane, të ndëshkojë rreptësisht çdo person që nën petkun e udhërrefyesit të Zotit abuzon.

Në mbasditen e djeshme Skotland Jart (Scotland Yard) arreston një grup prej 6 algjerjanësh të moshës 25-50 vjeçare pjestarë të “islamit fanatik” (punonin si pastrues në një firmë pastrimi) të dyshuar për atentat ndaj Papës gjatë vizitë së tij në Britanin e Madhe. Skotland Jard citon se është çdo gjë nën kontroll dhe vizitat e Papës mund të vazhdojnë sipas programit të përcaktuar. Shërbimet sekrete angleze demostrojn edhe njëherë gatishmërinë e tyre ndaj sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Burime nga Vatikani citojnë: Papa është i qetë dhe vazhdon udhëtimin e tij në Angli me takime dhe vizita me gazetare dhe personalitete të ndryshme angleze sipas programit të parashikuar.

Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/09/2010. Filed under Terrorizmi Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Skotland Jart arreston 6 algjerjan për atentat ndaj Papa Benediktit XVI

  1. shkelqimi

    19/09/2010 at 00:18


    Sipas agjensisë Ritzau rezulton se janë 5 pastruesa rrugësh të një firme pastrimi në Londër të moshave; 26, 27, 36, 40 og 45, që punojnë natën. Arrestimi ësht bë në orën 5:45 për dyshime të një plani shumë të sofistikuar terrori kundër Papës Benediktit XVI-të në Londër në dt. 16 shtator 2010, ku janë gjetur këtij grupi terrorist të huaj lëndë shperthyese, eksplozivi.
    Këta sipas policisë londineze nuk janë shtetas angleze.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.