Skllevër dhe Vandalë…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3549
Jetojmë në një kohë në të cilën vandalët të shtypin me këmbë dhe të trajtojnë si skllav…skllavëri njerëzish që duhet të punojnë dhe të bëjnë më shumë se kaq për një pagë minimale.
Nuk ka më respekt, dinjitet dhe mundësi të tregosh vlera…duhet të jesh vajzë e bukur, djalë me mbështetje, burrë me para apo grua me burrë me kontakte…mundësi të tjera nuk të ofrohen…

Pse kaq mllef? – do pyesni.

Mllefi e ka emrin Vjola
…një vajzë e re që nuk pushonte së qari në zyrën time pasi ishte pushuar nga puna vetëm dhe vëtëm se nuk i pëlqente të dashurës së shefit të saj…
Çudi me emrin “tregu i punës në Shqipëri”…Mjerim idesh dhe mungesë vizioni…pseudo-biznes që bëhet nga njerëz që vetëm biznes nuk dinë të bëjnë…

Vjola, është një vajzë shumë e mirë, një vajzë nga ato që të nderon me punën e saj…një vajzë trupvogël dhe që nuk vesh minifund në punë, një vajzë që nuk pi cigare dhe që nuk vesh taka super të larta në punë, që nuk harron detyrat që duhet të kryejë në një ditë pune…një vajzë për punë!

Unë dua të pyes lexuesit e këtij shkrimi:
Si do ja bëjmë me vandalizmin që na rrethon?
Kur do vijë dita, që secili prej nesh të denoncojë këtë dhunë?
Kur do mundemi të emancipohemi dhe të drejtohemi vetëm nga vlerat?
Përse shumica e të shtypurve heshtin dhe tremben?
Nëse heshtim, mendoni se do ketë ndryshim?

Skllavëri dhe skllevër përballë vandalësh që vetëm konsumojnë vlerat tona…të përdorin dhe të hedhin në rrugë pa pikë mëshire…të kërcënojnë të mos flasësh…të bëjnë të besosh që je thjesht një skllav dhe ashtu duhet të sillesh…të perëndojnë diellin pa aguar…

Ky nuk është treg pune, por treg skllavërimi në brigjet e pseudo-landit tonë…nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe rrugën e karrierës…nuk ka asnjë lidhje me misionin e rregullimit të tregut të punës…
fol po deshe hapur … se përjashtohesh dhe pastaj nuk ke më mundësi bashkëpunimi me firma që thjesht duan të shtiren si të emancipuara duke paguar një faturë të zhubrosur se gjoja rekrutuan me kompani rekrutimi dhe pastaj qajnë mbi shifrën qesharake që kushton sa një palë këpucë me takë për “shoqet” që u pelqen të provojnë veten në “out-placement service”
…Çudi-landi ynë…pseudobiznesmenë …vandalë…

Të gjithë ata që kanë probleme në punën e tyre, që trajtohen keq, që skllavërohen, që ofendohen, që hidhen tej si të ishin pa vlerë, pa shkak, por thjesht nga dëshira momentale e shefave, janë të lutur të shkruajnë historitë e tyre dhe ti dërgojnë në adresën elton@ilirjani.com .
Historitë e tyre do bëhen publike dhe do ruhet konfidencialiteti.

Le të luftojme sëbashku për të drejtat e punëmarrësve.
Për të drejtat tona!
Besoj se duke reaguar do mund të emancipojmë sado pak njëri-tjetrin… ndoshta edhe ata që të pushojnë nga puna “për qef”
Elton Ilirjani/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/12/2011. Filed under Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.