Skandali ‘Meta’, cilët janë personat që përmenden në video

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2340
Legjenda.
Data 01.03.2010

Ambienti
Zyra e ministrit të Energjisë Dritan Prifti
Personazhet kryesore
Dritan Prifti, ministër i Energjetikës, zv.kryetar i LSI-së
Ilir Meta, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar i LSI-së
Personat që përmenden në bisedë
Tur Hajdari, – një njeri që i ka dërguar SMS Metës dhe kërkon zgjidhje
Koli – Sokol Dervishi, sekretar i përgjithshëm i Metës në Ministrinë e Jashtme
Bekimi – Bekim H. Biznesmen i fushës së karburanteve. Jeton në Greqi
Gimi – Agim Rrapaj. Ish-funksionar i Ministrisë së Bujqësisë. I arrestuar dhe dënuar për korrupsion me projektin “2KR”. Sot biznesmen që kërkon të ndërtojë një hidrocentral në bashkëpunim me shtetasin Fatmir M.

Shpresa – Shpresa Beçaj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë. Ilir Meta thotë që e ka në dorë se i ka emëruar vajzën në Austri, në Ambasadën Shumëkombëshe në OSBE
Doktori, kryeministri Sali Berisha

Kërcënohet Dritan Prifti
Në kohën kur emisioni “Fiks Fare” transmetonte videon ku Ilir Meta i kërkonte Dritan Priftit që të miratonte afera korruptive, në telefonin e Priftit kanë mbërritur disa mesazhe kërcënuese. i kontaktuar nga “Shekulli”, Dritan Prifti ka konfirmuar vërtetësinë e videos. Ndërkohë Prifti ka pohuar se menjëherë i kanë mbërritur edhe kërcënimet e para. Bëhet fjalë për sharje dhe kërcënime familjare.

Kush është personazhi Agim Rrapaj
Agim Rrapaj, personazhi, i cili i ka premtuar Ilir Metës 7% të investimit në një hidrocentral dhe 700 mijë euro të thata në dorë është një personazh i njohur për drejtësinë dhe publikun shqiptar. Ai është bërë i njohur për skandalin e grantit japonez ku ka shpërdorur fondet duke u ndërruar destinacionin.
Në atë kohë ministri i Bujqësisë Jemi Gjana u shpreh: “Mbrojtja e turpshme e Agim Rrapajt, se gjoja u sakrifikua duke mbrojtur interesat e fermerëve për furnizimin me naftë pa akcizë, është një mashtrim i paskrupullt”.
Ish-drejtori i zbatimit të projektit të financuar nga qeveria japoneze, “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR”, Agim Rrapaj, është shkarkuar nga puna së bashku me 25 drejtorë të tjerë në strukturat qendrore e lokale të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, për abuzime të rënda miliona dollarëshe dhe arbitraritet në zbatimin e ligjit.
Agim Rrapaj, që ishte njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, është akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 1 milion dollarëve të grantit japonez, duke i xhiruar ato për OJQ-në e vet private.
“Me një vendim plotësues të datës 6 maj 2005, qeveria ‘Nano’ ka lëshuar në dorë të Agim Rrapajt, përveç fondeve të ‘2KR’, edhe 280 milionë lekë kosto lokale për gjoja furnizimin me naftë të fermerëve. Në të vërtetë, fondet janë përdorur gjatë muajve maj, qershor e korrik në rrugë tërësisht abuzive dhe për qëllime elektorale”, – deklaronte në atë kohë ministri Jemin Gjana.
Shekulli





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/01/2011. Filed under Korrupsion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Skandali ‘Meta’, cilët janë personat që përmenden në video

  1. qemal

    15/01/2011 at 01:52


    Ilir Meta është kap me presh në dorë. Ta mbaji fortë dhe ta haji me cetën e tij prej Skraparit.
    Meta erdhi me poste kaq të larta me anë të dhunës dhe jo me kontribute. Sa ishte kryeministër dhe minsitër dha shembull të shëmtuar për korrupsion. Ky ndikoi vetëm për ta ushqyer me anë të mafies, por kjo mafie që krijoi tashmë po e cmonton për brinjësh.
    Ky e ka vendin në qeli me mbi 20 vjet burgë. Pasurinë e vet nuk e ka pasqyruar sepse mafia qeveritare nuk ja ka kerkuar.
    Më vjen keq se po e hanë vetëm kallamin e mafies, duhet ta hajnë edhe Edvin Rama, me bandën e tij që kanë uzurpuar piramidën e PS-ës sikurse janë tre grupe tepër të rrezikëshme për partinë, për shoqërinë, për shtetin dhe për të ardhmen e Shqipërisë sikurse janë;

    – Bllokmenët e rinjë si trashëgimtarë të pronave, pasurive në miliarda të prindërve të tyre diktatorial të pandëshkuar nga ligji.

    – Banda e më të pasurve të Tiranës.

    – Banda e të rinjve G99 të Sorosit si antishqiptar të tërbuar

    Këto tre grupe i kanë lidhjet te presidenca, te gjykatat, te kryeprokuroria, te hetuesia, te Bashkia e Tiranës, te qeveria, te,………

    Po nuk u asgjësuan edhe këto banda populli dhe Shqipëria do të l¨¨engoji në varfëri, në kaos, në anarki, në gjakderdhje, në kthim prapa,….

    E keqja e mafies e ka shtëpinë te presidenca e Bamir Topit, te kryeprokuroria, te kryegjykatat, te Berisha, te ministritë, te kryebashkia e Tiranës, te kryeshtabet e partive,….te
    Po u arrestuan dhe të ekzekutohen këto grupe dhe krerë të mafies atëhere Populli dhe Shqipëria do marrë frymë lirshëm.
    Kjo është ëndërr utopike.
    Mjerë populli dhe kombi shqiptar!! Cfarë fati i zi po e ndjekë popullin shqiptar qysh me pushtimin otoman!!!!!!!!!

Komento