Skandali i rrallës i Edi Ramës, godet diplomatin shqiptar në OSBE, Egin Ceka. Reagon Ministria e Jashtme

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2641
Edi RamaKryetari i PS, Rama është përfshirë dje në një përleshje publike me një nga diplomatët, pjesë e Akademisë Diplomatike të Vjenës, ndërsa të pranishëm kanë qenë mbi 100 diplomatë. Rama ka qenë i ftuar në këtë takim për të mbajtur një fjalim. Fjala e tij ka qenë e zymtë për zhvillimet dhe realitetin në Shqipëri. Pasi ka ofenduar rivalët e tij politikë, ai është kthyer të ofendojë edhe diplomatët shqiptarë. Sipas tij shqiptarët jashtë vendit nuk mund të votojnë nëpër ambasada sepse ambasadat tona sipas tij vjedhin votat. Ky qëndrim i Ramës ka ardhur pas kërkesave të përsëritura të Kryeministrit Berisha, i cili i ka kërkuar PS që të votojë në Kuvend nismën për të lejuar votën e emigrantëve. Në përfundim të takimit, Egin Ceka, një diplomat shqiptar në misionin tonë në OSBE i ka kërkuar Ramës sqarime në lidhje me këto qëndrime fyese të tij. Rama nuk ka preferuar që të japë përgjigje për kërkesën e bërë nga diplomati Ceka, por e ka kapur prej veshi dhe si të mos mjaftonte kjo, e ka goditur më pas në kokë. Kjo ka sjellë një tensionim dhe sherr të hapur mes Ramës dhe diplomatit Ceka, i cili është pasuar me sharje dhe fyerje mes të dyve.

Prezent në këtë sherr skandaloz të kryetarit të PS kanë qenë të gjithë të pranishimit e Akademisë Diplomatike të Vjenës. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të ndërhyjnë për të ndarë kacafytjen e Kryetarit të PS me diplomatin. Kjo ka shkaktuar mjaft tension, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe diplomatë të huaj, të cilët janë skandalizuar nga sjellja e pretendentit për Kryeministër të vendit. Gjatë gjithë takimit me Akademinë Diplomatike të Vjenës, Rama ka qenë mjaft i acaruar. Ai ka pasur një debat edhe me një student nga Vlora. Ai e ka pyetur Ramën se: “për çfarë arsye duhet të të zgjedhim ty në 23 qershor dhe jo Berishën”. Përgjigja e Ramës ka qenë jashtë kontekstit të pyetjes dhe kjo ka bërë që studenti të përsërisë pyetjen e bërë në drejtim të Ramës duke i thënë se: “nuk i’u përgjigje pyetjes, çfarë ke ti më shumë se Berisha”. Në këtë moment Rama, i cili në takime të tilla nuk lejon të pranishmit që të bëjnë pyetje, është revoltuar dhe i ka kërkuar moderatorit të takimit që t’i marrë mikrofonin dhe të mos e lejojë që të flasë më. Situata e Ramës është tensionuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas daljes bllof të lojës së tij me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka humbur ekuilibrin dhe i është rikthyer konflikteve verbale dhe sherreve banale si ai i djeshmi në Vjenë. Edhe në takimin e zhvilluar dje, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Zannieri i ka kërkuar Ramës që të plotësojë vendet në KQZ, gjë të cilën Rama deri tani ka refuzuar që ta bëjë.

Reagon Ministria e Jashtme. Zv/ministrja Edith Harxhi: Rama, dhunë verbale ambasadorit Ceka, cenon imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë
Jam këtu përpara jush nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke iu përgjigjur interesimit të meidave shqiptare sot, për një incident të ndodhur në Vjenë, pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës. Ministria e Punëve të Jashtme, është njoftuar sot, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Shqipërisë pranë Misionin e OSBE-së z. Spriro Koci, mbi incidentin e ndodhur dje në Akademinë diplomatike të Vjenës gjatë një takimi të oraganizuar nga kjo Akademi. Zoti Edi Rama Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka qenë i ftuar në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë diplomatë shqiptarë, diplomatë të huaj dhe shqiptarë që jetonin në Austri.
Gjatë një bisede, është fyer imazhi i Shqipërisë disa herë. Në të njëjtën kohë një nga
diplomatët shqiptarë z. Egin Ceka, diplomat i ri energjik, prej disa vitesh diplomat në
ambasadën tonë në Vjenë, aktualisht në Misionin tonë në OSBE, i shkolluar jashtë, në
përfundim të takimit është afruar tek z. Rama për të biseduar rreth një pike që z. Edi
Rama e ka ngritur disa here: pengimin nga ana e tij për votën e shqiptarëve kudo nëpër
botë nëpërmjet ambasadave tona. Z. Rama ka potencuar gjatë bisedës së tij, që nuk
është e mundur vota e shqiptarëve për arsye të tejpolitizimit të përfaqësive diplomatike
shqiptare e pikërish z. Ceka duke u nisur nga dëshira e tij për të bashkëbiseduar dhe
për ta depolitizuar bisedën është afruar tek z. Rama për të diskutuar rreth kësaj temë
që shërbimi diplomatik shqiptar jo vetëm që nuk është politik, por në mënyrën më të
mirë të mundshme, do të mund të kthente një shërbim të tillë ndaj shtetasve shqiptarë,
pikërisht për të siguruar votën e tyre pranë ambasadave shqiptare. Në këtë moment
zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale,
më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve
Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishimit në sallë
dhe diplomatët e huaj që ishin prezent. Dhuna verbale ka vazhduar edhe më tej duke
i kërkuar z. Ceka që të dalë jashtë, madje duke përdorur edhe fjalë që nuk janë të
denja për asnjë qytetar shqiptar, aq më tepër për një kryetar partie karshi diplomatëve
shqiptarë.
Natyrisht Ministria e Punëve të Jashtme dënon shumë rëndë këtë akt, që është një akt i paprecedentë. Gjatë këtyre tetë viteve të fundit, nuk ka ndodhur asnjëherë një akt i tillë. Gjithësesi ky akt dënohet, sepse është një cënim jo vetëm i dinjitetit të diplomatëve shqiptarë, si shërbim i denjë i shtetit tonë, i cili mundohet të ngrejë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë, por dënon dhe dekërcënimin e imazhit të Shqipërisë që i bëhet sot për sot në botë. Fatkeqësisht kjo vjen në një moment mjaft delikat për politikën në të njëjtën kohë edhe si cënim që në mënyrë të drejtpërdrejtë kërcënon ashpër momente të vecanta të jetës së shqiptarëve. Natyrisht ne vazhdojmë ta dënojmë këtë akt pa fund dhe jam e sigurt që shërbimi diplomatik shqiptar, si edhe diplomatët shqiptarë bashkohen me mua dhe shumë të tjerë. Sot jemi pranë zotit Ceka”.
Gazeta55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2013. Filed under Aktualitet,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Skandali i rrallës i Edi Ramës, godet diplomatin shqiptar në OSBE, Egin Ceka. Reagon Ministria e Jashtme

  1. Drejtsia

    27/04/2013 at 12:17


    Si reagoi Rama pas kësaj?
    Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më tërhoqi me forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën. Nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë jetës sime një qëndrim i tillë, aq më tepër i një Kryetari partie. Kaloi çdo kufi të një njeriu normal. Aty unë i kam kërkuar llogari se cili je ti që guxon të ngresh dorën? Kërkonte që me provokimin e tij të më bënte dhe mua që të dilja nga sjellja ime. Në këtë moment tensioni, dëgjova se ai nisi të bërtiste duke thënë Provokator, provokator, provokator dhe tentoi të vijonte ushtrimin e dhunës. Në këtë moment janë afruar shumë të pranishëm që u futën mes nesh dhe ndërhynë për ta qetësuar atë.

  2. Drejtsia

    27/04/2013 at 12:17


    Si nisi debate mes jush dhe Ramës?
    Pikërisht në momentin që mbaroi fjala e publike e Ramës, ndërsa ishim në këmbë iu afrova dhe iu prezantova se cili isha dhe se çfarë pune unë bëja. Në këtë moment, ai regaoi menjëherë duke më thënë kush të ka dërguar. I thashë se nuk më ka dërguar askush, por vetëm doja t’i thoja mendimin tim. Në këtë moment ai bërtiti duke më thënë që të ikja nga ambienti dhe të dilja jashtë sallës. Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk mund të largohesha, pasi isha në një ambient tepër familjar si Akademia Politike e Vjenës.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.