Si dominuan grupet shqiptare në Europë e Amerikë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1515
Faktet e servirura nga media e shkruar italiane, angleze e amerikane, mbi zhvillimin e grupeve shqiptare kriminale të rrjetit mafioz. Harta e grupeve mafioze shqiptare
Si dominuan grupet shqiptare në Europë e Amerikë.
Grupet shqiptare kriminale janë shtrirë në të gjithë botën. Ata zotërojnë tregun e mishit të bardhë dhe të drogës. Fillimisht janë bashkuar me grupet kriminale italiane dhe më pas kanë mësyrë në rrjetet e tjera, duke arritur deri në lagjiet e pista të Broklin në Nju Jork. Pasi fituan siguri mes grupeve kriminale rivale, shqiptarët i braktisën miqtë e vjetër, kryesisht italianë, duke marrë frerët e trafikut në duar. Edhe pse për shumë shekuj, shqiptarët dhe sllavët nuk kanë shkuar mirë, tregu i drogës dhe prostitucionit i ka bashkuar fuqishëm. Në grupet mafioze më të fuqishme evropiane, ruse dhe ukrahinase nisën të bënin pjesë edhe shqiptarët.
Trafikimi i vajzave
Targeti i zgjedhur për prostitucion, kryesisht drejt Italisë ishin vajzat e shtëpive të fëmijës dhe ato që kishin vështirësi ekonomike. Grupet kriminale përdornin si karrem për të mashtruar vajzat, djem të rinj që i premtonin vajzave martesë, dhe më pas ato i drejtoheshin shtetit fqinj Italisë për një jetë më të mirë. Këtu vajzat i detyronin të dilinin në rrugë për të prostituar. Konsullata amerikane në Milano, raporton se në të shumtën e rasteve, vajzat janë minorene dhe të mashtruara. Ishin nxjerrë në rrugë pasi kishin pësuar një traumë psikologjike dhe dhunë fizike. Vajzat niseshin nga Vlora dhe i dorëzoheshin kolegëve të tyre italianë në Pulia. Prej këtej ato transportoheshin për në veri të vendit me taksi, trena ose kamionë. Shpesh kriminelët shqiptarë bashkohen me familjet e emigrantëve, për të mos rënë në sy nga policia. Shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë me grupet kriminale kosovare, që shesin minorenë për adoptim në vende të tjera si : Gjermania, Zvicra etj.
Shqiptarët, të dhunshëm
Në raportin vjetor të CIA dhe Konsullatës amerikane në Milano, tregohen raste dhune që janë përdorur ndaj vajzave që kundërshtojnë të prostituojnë. Sipas statistikave më shumë se 8 mijë vajza shqiptare janë prostituta në Itali, dhe më shumë se 30 për qind e tyre janë rreth të 18-ve. Shumë raste janë raportuar për vrasje makabre të kryera nga grupet shqiptare mafioze, sidomos kur vajzat tentojnë të ikin. Vajzat që kanë tutorë shqiptarë, kanë të stampuar një tatuazh simbol, që i përket grupeve kriminale shqiptarë. Në rastet kur ato mundohen t’ia mbathin ndëshkimi nuk bie vetëm mbi to, por edhe mbi pjesëtarët e tjerë të familjes që janë në Shqipëri.
Menaxherë të drogës dhe prostitucionit
Françesko Polela, shef i Divizionit Kombëtar të Investigimit në Itali, thotë se grupet kriminale shqiptare dhe italiane bashkëpunojnë në transportin e drogës, dhe trafikimit të grave dhe vajzave drejt Italisë, dhe më pas kalimin e tyre drejt vendeve të tjera si : Gjermania, Anglia, dhe Franca. Nëpërmjet Italisë, shqiptarët menaxhojnë dhe shesin gra dhe vajza për prostitucion dhe sasi të mëdha droge. Një vajzë shqiptare u shitet trafikantëve të mishit të bardhë grek ose italian me 10,000 dollarë. Për të lehtësuar biznesin e tyre, shqiptarët rekrutojnë në grupet e tyre kriminale persona që shërbejnë në anekse të veçanta për ta. Kështu, disa merren me transportin, disa të tjerë bindin vajzat për të shkuar në Itali, ku do të gjejnë parajsën e ëndërruar etj. Ekspertë të antimafias mendojnë se baza e grupeve shqiptare kriminale është një qendër refugjatësh në Belgjikë. Aty shqiptarët zotërojnë totalisht kontrollin e prostitucionit, veçanërisht në dy qytete në Antuerp dhe Bruksel, ndërsa trafiku i drogës ndihmohet nga mafia turke. Zona kontrollohet nga të rinj të devotshëm nga Franca, Maroku, Turqia dhe Kosova, që janë rekrutuar për të ndihmuar në shpërndarjen e drogës në lagje dhe rrugë, që kontrollohen nga vetë ata. Djem të tjerë kontrollojnë punën e vajzave prostituta, duke mos i lejuar ato që të shkojnë në polici ose të fshehin lekët.
Raporti vjetor i trafiqeve i mbajtur nga CIA
Sfida e shqiptarëve ndaj Cosa Nostra

“Jam vërtet pesimist për të ardhmen. Është vërtet e vështirë që Cosa Nostra (mafia italiane), të fitojë sërisht kontrollin, pasi mafia shqiptare e ka atë tashmë në dorë. Kanalet e trafikut janë të hapura vetëm për ata. Mafia shqiptare ka harruar marrëdhëniet e bisnesit me miqtë e vjetër italianë. Cosa Nsotra bën pjesë tashmë në një sistem lokal, ndërsa mafia shqiptare në një sistem mbarëkombëtar. Shqiptarët, fituan supermaci mbi Cosa Nostra kontrollojnë në qendër të Evropës, në Gjermani bisnesin e fuqishëm të drogës, prostitucionit, pijeve alkoolike dhe duhanit në bashkëpunim me mafien Ruse”.
Ian Burell, reporter i gazetës “The Independent”
www.forumishqiptare.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Shqipëria. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.