Shtëpitë automobilistike në krizë ndërrojnë pronarë…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4150
Shpesh befasohemi kur kërkojmë një auto për ta blerë të një marke/emri të njohur kur informohemi se kjo auto u prodhua në një vend tjetër nga prejardhja, dhe kur insitojmë të sqarohemi na del se ajo markë është shitur një shteti apo shtëpie tjetër automobilistike. Për ta sqaruar më mirë po fillojmë pa humbur kohë me automobilet që ndërruan pronarë në këto vite krize.

Jaguar SJAGUAR
Shtëpia e famshme angleze e themeluar në 1922 nga William Lyons dhe William Walmsley prodhojnë në 1945 Jaguarin e parë duke shënuar kështu fillimin e sukseshëm të këtij automobili. Por që në 1966 i shitet Korporatës Britanike të Motorave që më pas ja shet në bashkëpunim në 1990-tën kompanisë Ford duke ardhë në një rënie në vitin 2008 ku i shitet përfundimisht kompanisë indiane TATA Motors.

 

Land RoverLAND ROVER/RANGE ROVER

E prodhuar për herë të parë nga shtëpia automobilistike angleze në Amsterdam 1948 deri në 2000 që ju shit Fordit por që në 2008 u rishit dhe kësaj radhe indianëve të Tata Motors.

 

 

MINI – COOPERMini Cooper Gjenerata e parë mini e prodhuar për herë të parë në vitin 1959 nga Korporata Britanike e Motorave.

Modeli u realizua edhe me liçensë nën markat e shtëpive të tjera automobilistike. Në 2001 pasi blihet nga shtëpia e famshme gjermane BMW revizionohet me prodhimin qe shpejt mori sukses të Mini Cooper.

 

Volvo s60 polestar concept 2012Volvo
Korporata e autove Volvo suedeze e themeluar në 1927 , rregjistrohet si markë për herë të parë në 1915-tën. Fiton autonominë nga Grupit Volvo në 1999 duke ju shitur amerikanëve të Fordit. Në 2010 pas disa trataktivave blihet nga firma e famshme kineze Geely.

 

 

Saab 9-5 Aero TurboSAAB
E themeluar në 1937 si Svenska Aeroplan AktieBolaget(shoqëria suedeze e aeroplanave për aksion) si industri e specializuar në prodhimin e aeroplanave. Pas bashkëpunimit te fundit me Fiatin duke përdorur motorat multijet në 28 tetor 2011 në mënyrë të befasueshme shpallin shitjen e grupit SAAB nga Spyker Cars N.V ortakëve të tyre kinez  Youngman dhe Pang Da. Dhe duke vazhduar me deklarimin e falimentimit të SAAB-it përpara gjykatës suedeze me 19 dhjetor 2011 duke kaluar ne administrim të kontrolluar. Pas shumë peripecive të kësaj marke kaq të famshme fatmirësisht blihet nga suedezja  NEVS (Mjetet Elektrike Suedeze) dhe që së shpejti këtë auto do e shohim në tregun e makinave elektrike të gjeneratës më të fundit teknologjike.

Skoda Octavia RSŠKODA
Shtëpia autmobilistike çeke e themeluar në 1923 në Plzeň në ish republikën Ҫekosllovake sot Ҫeki. Pas luftës së parë botërore grupi Skoda zinte vendin parësor në industrinë metalurgjike gjatë perandorisë Austro-Hungareze.

Në 1928 prodhohet auto Skoda e parë.
Në 1991 shënohet blerja nga grupi gjerman me famë botërore Volkswagen.

Chrysler 300S (2012)CHRYSLER
Themelohet në 1925 nga Walter Crysler. Në 1998 blihet nga grupi Damler-Benz(ku bënte pjesë dhe Mercedez Benz) kjo dhe ndikon që gjermanët të fusin shumë nga pjesët e tyre në performacën e Chryslerit. Në 2007 Management Cerberus Capital që së bashku me 100 investues të tjerë blenë 80% por që në 2008 plani falimenton me krizën financiare industriale amerikane dhe ngadalësimit të industrisë së prodhimit të makinave. Këtu hyn grupi italian FIAT dhe dalëngadalë blen 60% të aksioneve duke binjakëzuar Fiat Lancia me Chrysler dhe Dodge për të arritur në ditën e sotme 1/01/2014 të blerjes 100% të Chryslerit nga FIAT
Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/01/2014. Filed under Automobili. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.