SHQIPTAR !

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1554
flamuri.jpgAty, po, t’huejët në shpirt e tru na i tredhen,
E pa kenë t’zott t’mendojmë ne me krye t’onë.
Na shkimen n’shpirt çdo ide e ndìesi kombëtare;
E ndêr e Atdhé, at-botë ne i dhâme per pare”

“Oh! at’here, kur n’shkollë zbutun shqyptari
N’mní t’ket marrun ej gjakun e dhunen,
E me dije t’ket kapun ej punen
Shqypnis fati do t’çilet tamam”.

Gjergj Fishta i madh! Janë dy strofa të shkëputura të tijat si dy dhimbje që e mundonin dhe e shtypnin me një forcë vdekjeprurëse. Si një shpërthim i del nga shpirti rënkimi për këtë truall që gjithmonë nën thundrën e të huajve të cilët kërkonin me çdo kusht ta coptonin e ta ndanin në kafshata pa kursyer dhunën, e edhe duke paguar, vetëm e vetëm ta shtinin në dorë. Duket se përveç dhimbjes Gjergj Fishta i madh ka dhe një lëkundje. Sikur vetë besimi ka filluar të shëmbet sepse shikon që shqiptari ka filluar të ligështohet dhe ideja e ndjesia kombëtare po fashiten dhe ai po sheh me një llahtarë të papërshkruar vetë nderin e Atdheut të shitet, prej vetë shqiptarëve.

Çfarë po ndodhte? Përse tërmeti i dhimbjes lëkundi themelet e besës dhe atdhedashurisë shqiptare?

Kaq poshtë po shkiste populli ? Pse?
Vargjet janë të rënda , janë si një goditje dhe duket sikur një njeri i përgjegjshëm si Fishta ka filluar të digjet porsi qiri e, sikur ndjen ato kërcitjet e fundit që tregojnë se gjithçka po rrëshket , vetë toka mëmë po avullohet, sepse diçka e keqe ka hyrë dhe po e bren nga brenda ashtu si krimbi mollën.Për Shqipërinë , mendojnë të huajt , sepse shqiptari shqiptari ..Shqiptari:.nuk mund të…mendojë.?..

Një humnerë e tmershme hapet papritur dhe duket si goja e stërmadhe e një bishe që është gati të përpijë Shqipëri e shqiptarë….
Heshtje. Dikush që sot i lexon këto vargje ka parasysh një gjendje të raskapitur por ironia e fatit, e nxorri Fishtën e madhe profet.

Nuk e përpinë të huajt Shqipërinë. Nuk mund ta nxinte truri i Fishtës së madh se, gjendja e krijuar do të shfrytëzohej prej lerrës shqiptare e Shqipërinë e bukur do ta gëlltiste komunizmi në thonjëza sepse, në të vërtetë e dërmoi krimi dhe kriminelët, Vaj medet nuk ishin të huajtë,
ishin …”shqiptarë”.

Po Gjergj! Kishe aq të drejtë e me atë të drejtë u trembe se po fashitej logjika e popullit.

Medet!

Nuk mund ta kuptoje se do të derdheshin hienat komuniste e do ta zhduknin krejt logjikën e mirë, për t’i hapur rrugë krimit dhe jo vetëm ta linin popullin pa logjikë, por ta grabisnin e ta sundonin më tepër e më mizorisht se ata të huaj të cilët ty o njeri i madh të tmeronin.

Sikur të kishe rrojtor edhe pak e të shihje ç’ndodhi në Shqipëri, nuk mund ta imagjinoj flakën që do të kishte dalë prej penës sate..

Por jam i sigurt edhe aty ku ishe nuk mund të mos e mësoje sepse t’i tundën eshtrat, Deri aty shkoi pabesia…Ti i gjallë tani në shekullin e ri ngrihesh me strofën e dytë e i flet shqiptarit po si profet e i thua se dija është e domosdoshme.

Nper gjuhë shqype bota mbârë ka me ju njohtë se ç’fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë, trima n’zâ, sikurse jîni…

Kjo strofë e tij po aq profetike sa edhe të parat na vesh me trimëri e krenari. Na thotë jo vetëm ta njohim vetveten por edhe ta vlerësojmë
atë dhe t’i tregojmë botës kush jemi dhe pse duhet të jemi krenarë.
Gjergj Fishta !Ti do të mbetesh gjithmonë i gjallë!

Ksenofon  M.  DILO/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/08/2014. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.