Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1674
Në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të akordojë një fond prej 400 mijë eurosh për komunën serbe të Graçanicës në Kosovë.
Deklarata e kryeministrit Berisha u bë në përfundim të takimit me një delegacion të përfaqësuesve politik të komunitetit serb në Kosovë, i kryesuar nga Sllobodan Petrovic.

Kryeministri saktësoi se komuna e Graçanicës do të përcaktojë projektet që do të financcohen nga ky fond modest. Nga ana e tij zoti Petrovic, i cili është kryetar i partisë liberale të serbëve të Kosovës dhe anëtar i krysisë së parlamentit të Kosovës, theksoi se me këtë gjest Shqipëria bëhet një shembull i mirë edhe për vendet e rajonit. Ai e vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në Tiranë, e cila nga kryeministri shqiptar u cilësua si historike.

Zoti Berisha u shpreh më tej për thellimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit dhe vullnetin për hapjen e një kapitulli të ri në këto marrëdhënie. Ai njoftoi se ndërkohë për punohej për të përgatitur edhe një vizitë në Tiranë të presidentit serb Boris Tadiç.

Zëri i Amerikës
23-12-2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës

  1. Arberit

    07/03/2012 at 01:54


    Zoti Bisha duhet te jape pa tjeter Dorheqje ne politiken Shqiptare.Ashtu si dhe Budallaj thaqi.mbasi te dy jane fatkeqesi kombetare,dhe injorant ne politik,dhe pasues te diktatures komuniste.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.