Shqipëria e ndarë në pesë pjesë të ballkanit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5834

Pjestim për pesë i Shqipërise natyrale.

Duket paksa paradoksal, por kjo është e vërteta e Shqipërisë Natyrale. Për shkaqe nga më të ndryshmet, Shqipëria Natyrale, populli i quajtur shqiptar sot po jeton në katër shtete dhe një protektorat. Këtu nuk përfshihet as emigracioni i pas 90-tës dhe as diaspora e shekullit të kaluar. Analiza na çon në pohimin se kemi të bëjmë me pjestimin e Shqipërisë natyrale në pesë pjesë, nga të cilët një pjesë është shtet, pjesa tjetër në pragun e ndërtimit të shtetit, pjesa e tretë ka fituar aftësinë e të qenit popull shtetformues, ndërsa pjesa e katërt dhe e pestë janë në fazën e statusit të pakicave kombëtare. Të gjitha këto pjesë të pjestuara kanë veçoritë e tyre. Por kanë përbashkësinë se janë të gjitha shqiptare.

Pjesa e parë : Shqipëria administrative

Kur racizmi serviret si demokraci dhe deshira per integrim si klandestinitet
Megjithse eshte 28 mije kilometra katrore toke dhe 30 mije kilometra katrore det Adriatik dhe Jon, kjo Shqiperi eshte shume, shume e madhe, gati stermadhe. Eshte me e madhe se sa ajo qethone te tjeret. Vetem ata qe nisen nga Vermoshi per te shkuar ne Konsipol e dine se 400 kilometra duhet ti pershkrujane per dy dite. Pra kjo Shqiperi eshte kaq e Madhe sa nuk ka nevoje per shpikjen e nje apelacioni tjeter. Dhe shqiptaret e kesaj Shqiperie po perpiqen ta «zvogelojne» ate duke e zhvilluar. Politikanet euroamerikane jane te gjithe antifashiste e megjithate kjo nuk i pengon qe ndaj politikaneve dhe qeveritareve shqiptare te operojne edhe me apelacione nazifashiste siç eshte termi «Shqiperi e Madhe.»
Megjithse shqiptaret e Shqiperise jane unikale ne respektimin ndaj pakicave, dhe nuk aplikojne ndaj tyre asnje element te Demokracise Selektive, ata kane akoma problemet e tyre lidhur me mireqienien, shtetin ligjor dhe integrimin europian. Ky shtet shqiptar i quajtur Shqiperi eshte i fundit qe po integrohet ne Europe, megjithse ka qene i pari ne zbatimin e porosive te BE dhe SHBA. I pari deri ne idolatri dhe i fundit gjithmone ne mosmirenjohje ndaj tij. Eshte gjeja me e lehte te gjesh dhjete apo 15 shqiptare qe te shajne vendin e tyre. Eshte shume e lehte qe te gjesh 2 apo 3 OJF qe ne kembim te parave te marresh shifra qe nxijne Shqiperine. Por realiteti eshte ndryshe: Integrimi i shqiptareve deri tani eshte integrimi i gomoneve. Gabimet e politikaneve dhe qeveritareve shqiptare nuk jane te pakta, por nuk jane thelbi, pavaresisht nga frekuenca e deshtimeve kalimtare dhe permanenca e te metave Thelbi eshte fobia ndaj tyre, te cilen fuqia e parase e paraqet si demokraci, ndersa deshiren integruese te shqiptareve e paraqet si klandestinitet. Njesoj si sentenca e Shekspirit qe thoshte se fuqia e bukurise (e parase) mund ta shndrroje nderin ne panderesi me shpejt se sa forca e nderit ta shndrroje bukurine ne shembyelltyre te tij. Shqiptaret jane para ngerçit politik te integrimit, por edhe politika europiane eshte para nje ngerçi. Por ai eshte ngerç moral : Sot Europa e Bashkuar ndodhet para realitetit qe pasurimi ekonomiko financiar eshte shoqeruar me varferimin etiko-moral qe perben parashenjen e veteshkaterimit. Ajo po prodhon kapital finaciar me bollek, por nuk po gjen rruget e prodhimit dhe te riprodhimit te kapitalit social dhe moral. Refuzimi i Kushtetutes Europiane ne France dhe Hollande ishte treguesi i qarte i ketij ngerci moral

Pjestimi i dyte: Kosova ose atje ku po ndertohet shteti

Kosova sot eshte protektorat nderkombetar. Nuk eshte e ndare si ne kohen e Luftes se Dyte boterore ne tre pjese. Por natyrisht eshte ndare ne disa Komanda qe veprojne nen drejtimin e KFOR-it dhe nje administrate nderkombetare qe quhet UNMIK. Problemi i shqiptareve te Kosoves qe jane mazhoritet ne marrdhenie me serbet dhe pakicat e tjera qe jetojne ne Kosove, eshte problemi i shtetit te tyre demokratik, i Kosoves demokratike qe ka brenda vehtes edhe pavarsine, por edhe respektimin e pakicave kombetare si qytetare te barabarte me shumicen. Shqiptaret ne Kosove kane nevoje qe mentalitetin tja pershtatin realitetit. Realiteti eshte se ne Kosove kemi te bejme me nje popull shqiptar por edhe me disa pakica etnike. Kesisoji i tille duhet te jete edhe mentaliteti i shoqerise kosovare. Qytetaret e Kosoves kane nevoje per nje Kosove reale ku ndertohet dhe konsolidohet nje shoqeri demokratike ku shumica shqiptare duhet te interesohet edhe per pakicat. Ndersa Kosova e sotme ne mjaft raste eshte nje Kosove virtuale: Serbet jetojne ne kete realitet, por mendojne se nje dite do kthehet prape ushtria dhe policia serbe dhe ata do jene ne rolin e Vojvodes. Ndersa shqiptaret vazhdojne te dekurajohen shpesh here nga mendimi se vertet mos kthehet prape ushtria dhe policia serbe si ne kohen e Milosheviçit. Rastet e ndodhura ne Leposaviq, Zubin Potok etj ku ish police dhe oficere te kohes se Miloshevicit u thirren per te garantuar sigurine e serbeve i japin baze faktike ketij dekurajimi dhe mosbesimi. Eshte pikerisht ky realitet virtual qe as shqiptaret dhe as serbet nuk kane besim tek njeri tjetri mbi bashkejtesen, integrimin etj etj. Eshte ky mentalitet qe vazhdon te shoqeroje edhe bisedimet mbi statusin e Kosoves qe kane filluar nga decentralizimi i cili ne mungese te Kushtetutes eshte teritorializim dhe pragndarje i Kosoves.

Pjestimi i trete ose Popull Shtetformues ne Maqedoni

Pa hyre ne histori, çeshtja e themelore e shqiptareve ne Maqedoni eshte e drejta e tyre per te qene popull shtetformues sepse ata jane popull si vete maqedonasit. Ky eshte edhe thelbi i Kryengritjes se UCK-se, i takimit te Prizrenit dhe ne fund i Marreveshjes se Ohrit. Perderisa pa shqiptaret nuk mund te ekzistoje edhe vete Maqedonia atehere ky formulim i hapur i Xhaferrit apo pak me i kamufluar i Ahmetit eshte thelbi i çeshtjes shqiptare ne Maqedoni. Shqiptaret ne Maqedoni nuk mund te mbeten bekshinjte e integritetit te Maqedonise. Askush nga shqiptaret e djeshem apo ata te sotem nku mban pergjegjesi perse Maqedonia eshte ndare ne tre pjese, ne ate te Pirinit, te Egjeut dhe te Vardarit. Por Por Pollogu nuk ka perse te kompensoje perjete Pirinin dhe Egjeun.

Pjestimi i katert ose Demokracia selektive nuk siguron liri dhe te drejta per pakicat kombetare

Ajo eshte çeshtje e lirive dhe te drejtave demokratike te pakicave ne shtete ku jane te tjeret mazhoritete. Aktualisht shqiptaret ne Luginen e Presheves nuk perfaqesohen ne parlamentin e Serbise sepse ata nuk arrijne dot pese perqind te votave sa eshte kufiri i ligjit serb per te hyre ne parlament. Ndersa ne Kosove per pakicat veprohet ndryshe, edhe po te mos arrijne te votohen, u jane caktuar 20 vende per pakicat ne parlament. Duke qene shume kohe nen regjimin e Milosheviçit, psikologjia e ketyre shqiptareve eshte akoma shume mosbesuese ndaj ndryshimeve, veçanerisht tani qe u eshte ringjallur edhe fantazma e paramilitareve serbe. Eshte detyre e mazhoritetit qe ne rastin konkret eshte populli serb qe me veprime te kultivoje tek shqiptaret e Lugines se Presheves bindjen se demokracia selektive mbi bazen e perkatesise etnike ka marre fund.

Pjestimi i peste ose shqiptaret bene Malin e Zi

Jane shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre ne Malin e Zi. Ne regjistrimin e fundit ata rezultuan ne 7 perqind te popullsise. E veçanta e problematikes shqiptare ne Mal te Zi eshte dalja e saj me me vonese ne skenen politike rajonale dhe europiane per shkaqe tashme te ditura. Mal i Zi i drejtuar nga Gjukanovici u rebelua ndaj Milosheviçit dhe si per Malin e Zi ashtu dhe per bashkesine nderkombetare problemet e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe veçanerisht te pakicave kaluan ne plan te dyte. Por tashme problemet kaluan dhe lirite dhe te drejtat e shqiptareve kane dale me ne pah.
Problemi i lirive dhe te drejtave demokratike te shqiptareve nuk mund te mbulohet me me fantazmen e Miloshevicit, por as me rrudhosjen e tyre vetem ne Ulqin. Ne pavarsine e Malit te Zi, votat e shqiptareve ishin vendimtare aq sa mund te thuhet se shqiptaret bene edhe Malin e Zi . Prandaj ka ardhur koha te bejne edhe vehten e tyre.

E perbashketa per pese pjestimet ose Takohemi ne fillim ne Shqiperine Natyrale
E perbashketa e pare eshte se megjithse e pjestuar per pese, shqiptaret kane ruajtur trungun e tyre te perbashket te Shqiperise natyrale.
E perbashketa e dyte eshte kufiri dhe kufizimet. Shqiptaret kane ne kufi vetem shqiptare. Shqiptaret ne Shqiperi kane ne kufi shqiptaret e Kosoves, shqiptaret e Kosoves kane ne kufi shqiptaret e Maqedonise dhe te Presheves apo te Malit te Zi. Sg´hqiptaret ne Shqiperi kane ne kufi shqiptaret e Tuzit apo Plave Gucise apo ata te Struges apo ata te Dibres se Madhe.
E perbashketa e trete eshte se i gjithe ky univers shqiptar ka pranuar fjalorin politik te shekullit te 21-te qe ka te beje me integrimin. Brenda kesaj kuptimesie jane integrimet ndershqiptare si pjese perberese e integrimeve europiane.
E tek nocioni integrim fillon presioni demokratik mbi shqiptaret. Atyre u thuhet qe te kaperxejne integrimet ndershqiptare dhe te pranojne vetem integrimet europiane. Eshte nje nonsens, eshte nje thyerje boshti. Te detyruar nje shumice politikanesh te shqiptareve pranojne te thone se shqiptaret e Kosoves, te Shqiperise, te Maqedonise etj duhte te presin sa te takohen ne Europen e Bashkuar. Ndersa nje pakice, te padetyruar por per shkak te mentalitetit se me mire eshte te jesh banor se te jesh popull, jane stimulues te pjestimit per pese.
E nderkaq, tek vete shqiptaret qe nuk jane as shumice-politikane dhe as pakice-politikane, por qytetare te thjeshte proeuropiane po ngjizet per dite e me shume mendesia se : Takohemi ne fillim ne Shqiperine Natyrale dhe pastaj ne Europen e Bashkuar.
Koço Danaj/Lajme.Net

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/06/2010. Filed under Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.