Shpallja e pavarësisë së Kosovës e ligjshme me të drejtat ndërkombëtare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2572
Kush janë vendet që votuan pro dhe kundër në GJND.
E drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë vendimi i shumëpritur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo vetëm nga Kosova dhe Beogradi por edhe më gjerë.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK.

Në favor të Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë:
Hisashi Owada – Japoni, president i GJND-së
Thomas Buergenthal nga SHBA,
Christopher Greenwood nga Britania e Madhe,
Ronny Abraham nga Franca,
Bruno Simma nga Gjermania,
Kenneth Keith nga Zelanda e Re,
Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania,
Antônio A. Cançado Trindade nga Brazili,
Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia,
Bernardo Sepúlveda – Amor nga Meksika,

Kundër kanë votuar
Peter Tomka – nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia,
Leonid Skotnikov nga Federata Ruse,
Abdul G. Koroma nga Sierra Leone,
Mohamed Bennouna nga Moroku.

Katër vendet të cilat kanë votuar kundër nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Por mosnjohja e realitetit të ri në Kosovë, nuk i ka penguar dy vende (Brazilin dhe Meksikën) të votojnë në favor të Kosovës.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/07/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Shpallja e pavarësisë së Kosovës e ligjshme me të drejtat ndërkombëtare

  1. lavderim

    24/07/2010 at 04:00


    Ilir Meta me mungesën në Hagë hyri si hero në historinë e Serbisë PDF Print E-mail
    Written by Gazeta Sot
    E Premte, 23 Korrik 2010 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkëlqeu në historinë e Serbisë me mungesën e tij në seancën e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare

    të Drejtësisë në Hagë, kur u dha vendimi për Kosovën. Në Hagë ishte i pranishëm, siç ishte paralajmëruar homologu serb i Metës, “miku im Jeremiç”, siç e quan ai rëndom. Por prania e Shqipërisë në seancë ishte reduktuar në drejtorin Mal Berisha nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe në ambasadorin shqiptar në Holandë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë duhet të ishte i pranishëm në Hagë dhe kishte të drejtë të ishte. Çdo vend anëtar i OKB që dëshironte, mund ta ndiqte seancën gjyqësore në nivelin që dëshironte vetë. Shqipëria ishte dashur që ta ndiqte seancën gjyqësore në të njëjtin nivel përfaqësimi me Serbinë, për të theksuar vullnetin e Shqipërisë për pakthyeshmërinë e aktit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia.
    Por Ilir Meta nuk shkoi në Hagë, ashtu siç i takonte të bënte, se vajtja e tij në Hagë nuk do t’ i pëlqente ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiç. Mungesa e ministrit të Jashtëm shqiptar në Hagë ishte i vetmi satisfaksion që pati Serbia nga ky gjyq. Ilir Meta kishte rastin të bënte një gjest që do të shënohej në historinë e kombit shqiptar, por ai zgjodhi të bënte një gjest që do të regjistrohej në historinë e Serbisë, nëse në të do të shënoheshin shërbimet që joserbët tradhtarë të kombeve të tyre i kanë bërë Serbisë.
    Në vitin 2002, në kohën kur Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe priste të merrte postin nr. 2 në Qeverinë “Nano” që do të krijohej në verë, ai filloi të hapë fjalë se po hynte në qeveri për të qenë negociatori shqiptar për çështjen e Kosovës. Madje Ilir Meta e infiltroi këtë tezë edhe në shtypin e Kosovës, siç qe rasti i editorialit të botuar në revistën “Java” në prill 2002 “Një negociator shqiptar për Kosovën”. Tash po del qartë se Ilir Meta në fakt do të kishte qenë një negociator “serb” për Kosovën.
    Njeriu i cili i ka veshur vetes atributin e protagonistit në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, me mungesën e tij në Hagë dha të kuptojë se ai më tepër është zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, se ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Opozita shqiptare ka detyrimin historik që të kërkojë një interpelancë me ministrin Meta që ky të japë shpjegime se përse mungoi në seancën e shpalljes së vendimit në Hagë. Duket qartë se Ilir Meta priste një tjetër vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe mezi po priste që ta uronte mikun e vet Jeremiç për suksesin e Serbisë.
    Ilir Meta, pasi nuk shkoi në Hagë, u detyrua që ta përshëndeste nga Tirana vendimin e gjykatës, por edhe këtu u tregua i neveritshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Serbinë. Kur duhet të kishte folur për të kundërtën, për rëndësinë e bashkëpunimit të Serbisë me Kosovën, se është Serbia e mikut të tij Jeremiç ajo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por Ilir Meta nuk mund ta bënte këtë se ai ka konflikt interesi në marrëdhëniet me Serbinë, pasi Ilir Meta para se të jetë një politikan është një biznesmen dhe madje biznesmeni më i madh shqiptar që ka partneritet tregtar me Serbinë dhe biznese në Serbi.
    “Tradhtia i solli fatkeqësi” thotë Shekspiri tek “Makbethi”. Ilir Metës qartësisht i solli fatkeqësi tradhtia kombëtare që bëri duke mos shkuar në Hagë, se pikërisht në ditën kur do të jepej vendimi për Kosovën në Hagë, në Tiranë një tjetër gjykatë dha një vendim asgjësues për Ilir Metën, duke e lënë në burg sekretarin e tij personal të arrestuar me kërkesën e drejtësisë amerikane, si trafikant droge. Të dy vendimet gjyqësore, ai në Tiranë dhe ai në Hagë, qenë dy plumba për Ilir Metën. Me vendimin e Hagës Ilir Meta u godit si tradhtar i kombit, ndërsa me vendimin e Tiranës u godit si kapo faktik i një karteli ndërkombëtar droge.
    Ku është Lëvizja “Mjaft” pranë opozitës që të shkojë dhe të protestojë para Ministrisë së Punëve të Jashtme, pse jo dhe para shtëpisë superluksoze të Ilir Metës në lagjen trendy bllok, për skandalin e mungesës së tij në Hagë? Pse nuk thërret opozita në interpelancë Prokuroren e Përgjithshme dhe t’ i kërkojë se përse nuk thirret Ilir Meta në Prokurori që të pyetet në lidhje me sekretarin e vet personal. Nëse drejtësia amerikane është e interesuar vetëm për bëmat e sekretarit të Ilir Metës në Amerikë, drejtësia shqiptare duhet të jetë e interesuar edhe për bashkëpunimin e tij me Ilir Metën se dihet që çdo njeriu i tij i paguan atij 50% të të ardhurave nga aktivitet e kundërligjshme të çdo lloji. Vetë Ilir Meta është shndërruar në një rentier të një megaskeme korrupsioni, duke vjelë të ardhura nga të emëruarit të tij, që nga Leshkoja i avionëve, dhe deri tek Petrit Vasili i morgut, se të shëndetësisë nuk mund ta quash. Partia e Ilir Metës po zbulohet gjithmonë e më tepër që të jetë një organizatë kriminale, ku ai që nuk merret me trafik droge, merret me shitblerje abuzive aksionesh e pronash publike, me tenderë të kundërligjshme, me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.
    Opozita e majtë duhet ta përqendrojë goditjen tek Ilir Meta dhe të mos shpenzojë kohë dhe energji me Dritan Priftin. A nuk e di opozita se nuk ka prokurori dhe gjykatë në botë që të marrë të pandehur dhe të dënojë një invalid me gjysmë truri si Dritan Priftin? Në çdo vend të botës ku ka shtet juridik prokuroria dhe gjykata do t’ i përgjigjeshin çdo denoncimi për një njeri të tillë se një njeri i tillë nuk duhej të bëhej ministër. Përgjegjësinë për Dritan Priftin e ka Ilir Meta dhe Berisha si dhe deputetët që ngritën kartonin që ai të bëhej ministër.
    Një njeri si Ilir Meta, niveli intelektual i të cilit është stopuar tek filmi “Beteja e Sutjeskës”, të cilin e ka të nevojshme ta shikojë po aq sa xhaketën e vet jeshile si xhybe dervishi, dhe që kur e shikon ngazëllen me trimërinë e serbëve në luftën e Sutjeskës, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 2010. Njeriu i cili në karrigen e vet në mbledhjen e qeveris dhe në zyrën e vet në ministri, është peng i sekretarit të vet personal në qeli, një pohim i të cilit e çon drejt e në qelinë ku është sekretari i tij, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe nënkryetar i qeverisë. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme një njeri si Ilir Meta, i cili i ka kërkuar kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës besën se nëse sekretari i tij personal në birucë bën disa pohime, që do të bënin që Ilirit t’ i ndalohej lëvizja jashtë vendit, në pritje të procedurave për të shkuar në qelinë e sekretarit të tij, atëherë Berisha duhet t’ i japë një orë kohë gjatë së cilës policia nuk do ta ndalojë të largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ku i besuari i tij Leshkoja ka marrë si përforcim edhe Kol Baren e Lalë Hekrit për këtë operacion delikat. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë një njeri si Ilir Meta i cili që ditën që u arrestua sekretari i tij personal i thotë Hysni Burgajt “shef”. E të mendosh se Ilir Meta është recidivist në këto afera se kur ishte herën e parë Ministër i Punëve të Jashtme në 2003, dy njerëz që kishin marrë vizë italiane në një listë të çuar nga ministria me firmën e tij, sikur qenë bodyguardë, u arrestuan si trafikantë droge. Kur ishte kryeministër, shoferi familjes së tij, të cilin ai e kishte emëruar edhe shofer të njeriut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestua në Morinë me një ngarkesë droge. Dhe kjo është vetëm maja e dukshme e ajsbergut. Njeriu cili del në politikë me sloganin “Koha për veprim”, na jep të kuptojë gjithmonë e më tepër se veprimet kryesore të tij janë trafiku drogës. Njeriu cili del në fushata elektorale me sloganin “E kuqja do të fitojë”, na jep të kuptojnë se e ka fjalën për ngjyrën e lulëkuqeve nga të cilat nxirret opiumi dhe hashashi.
    Ilir Meta duhet të bojkotohet dhe të izolohet nga diplomacia e huaj në Tiranë, në mënyrë që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika. Ambasadorët perëndimorë në Tiranë duhet të çojnë raportet me të dhënat e vërteta për bëmat e tij në kancelaritë përkatëse, ndryshe do të besojmë se disa prej tyre janë në borderonë sekrete të Ilir Metës, i cili ka pasur një bordero për diplomatët e huaj në Tiranë që kur ka qenë kryeministër. Nuk është e rastit që dëshmitar në martesën e tij ka qenë ambasadori zviceran kur dihet që Zvicra është vendi më konsekuent në botë sekretit bankar që mbulon paratë e pista. Por llogaritë kryesore bankare të Ilir Metës duket se janë në Beograd, atje ku janë bizneset e tij kryesore. Për Beogradin Ilir Meta është “Njeriu ynë në Tiranë”.

  2. lavderim

    24/07/2010 at 03:23


    Paloka: Edvin Kristaq Rama u dha urdhër mediave të tij të censurojnë vendimin e GJykates Nderkombetare per Pavaresine e ligjeshme te Kosoves!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka dënoi dje qëndrimin e turpshëm të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama lidhur me vendimin historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një prononcimi mediatik, deputeti demokrat Paloka e cilësoi si një veprim të ulët daljen të shtirur publike të Edi Ramës pak minuta pas shpalljes së vendimit për ta përshëndetur kur më pas urdhëroi mediat që ai kontrollon për ta bërë këtë lajm të padukshëm përsa i përket publikimit dhe pasqyrimit të tij. “Dua të denoncoj një fakt mbi kryetarin e Partisë Socialiste, i cili dje bëri sikur e përshëndeti fillimisht këtë vendim historik, por ndërkohë pas disa orësh në darkë kur dje shqiptarët po festonin, dhe në Tiranë hidheshin fishekzjarrë, urdhëroi të gjitha gazetat e tij, që lajmin më të rëndësishëm për shqiptarët ta kthenin në lajm të padukshëm”, u shpreh deputeti Paloka. Gjithashtu, deputeti demokrat tregoi për ilustrim gazetën “Zërin e Popullit”, organ i Partisë Socialiste, ku lajmi i vendimit për Kosovën, është krejt i padukshëm. Deputeti Paloka uroi dhe një herë shqiptarët për ditën e madhe, vendimin e madh që u mor dje për Kosovën, një nga vendimet më historike, për të gjithë shqiptarët jo vetëm për kosovarët. Në fund të fjalës së tij deputeti Paloka uroi që Serbia, ndryshe nga Edi Rama, t’i njohë vendimet e Gjykatës dhe të zbatojë vendimin që Gjykata Ndërkombëtare mori dje për Kosovën. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vulosi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pas shpalljes së këtij vendimi e gjitha klasa politike shqiptare përcolli urimet më të përzemërta shtetit dhe popullit të Kosovës. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama megjithëse bëri një përshëndetje të vakët ndaj kësaj ngjarjeje historike, bëri të pamundurën që përmes mediave që ai kontrollon të spostonte këtë lajm të rëndësishëm në shërbim të interesave të tij të ngushta personale e politike.
    /www.rilindjademokratike.com/RD
    24 korrik 2010

  3. lavderim

    23/07/2010 at 18:16


    Dita e enjtes te dt.22 korrikut ishte nje Beteje e fituar ndaj shtetit serb, ndaj rraces sllave ne bote dhe ndaj aleateve shpirteror ortodokse ne bote, qe dihen ne mbare Europen.
    Me cuditen vendet islamike si Maroku dhe Sierro Leone, qe deshmuan ne histori dhe para botes ndjenje armiqesore ndaj popullit shqiptar. Keto dy shtete islamike te shitura per interesa para botes sllave treguan se per keto vende Liria dhe e drejta e Pavaresise se popullit te Kosoves nga armiku i perjetshem sllave Serbia nuk i duhen te gezojne.
    Turpe i perjetshem per keto dy vende dhe per vendet sllave, qe nuk njohin te drejta e nje popullit, por vetem gjenocid sikurse deshmuan prej vitit 1913.
    Prandaj i bej thirrje popullit kosovar qe eshte gati shumica islame, qe te mos dashurojne popujt ne baze te fese islame, por ne baze te vlerave demokratike. Populli i Kosoves duhet te shmange nga kultura e saj nga paragjykimet fetare, nese vazhdon do te thote qe nuk heqe dore nga mentaliteti osman, qe e la permes shpates, rrenimeve, grabitjeve,, ,…duke vendose fene islame vetem me shpate, me djallezira, me dhurate, me falje toka, me te githa menyrat nga me shnjerezore.
    Paragjykimi fetar i njeriut dhe i shteteve duhet shmange, pasi rasti i Njohjes se Kosoves deshmoi se kush ishin vendet islamike, qe deshmuan nje armiqesi te madhe ndaj popullit islamik kosovar,pasi jane nen sundimin ekonomik e politik te botes sllave me ne krye te xhandarit te botes islame qe eshte Rusia apo ish Bashkimi Sovjetik.
    Nxjerrni mesime historike popull i Kosoves sepse gjithmone do te zhgenjeheni ne gjykime ndaj vlerave reale te botes. Feja le te mbetet ne privatesine e njeriut dhe jo te mbisundoje ne gjykime te cdo fenomeni apo subjekteve ne shoqeri. Prekeni realen me vetedije dhe jo me verberine mesjetare qe i la osmanllia me shpate tokes kosovare dhe mbare asaj shqiptare.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.