Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Deklaratë për shtyp

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2247
Shoqata Antikomuniste e Ish të Përndjekurve Politikë DemokratëNe, anëtarët e Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, të mbledhur sot më datën 28 mars 2013, pasi dëgjuam miratimin në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të tre kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese, në emër të të gjithë të përndjekurve politikë anëtarë të shoqatës tonë, paraqesim pikëpamjet tona të mëposhtme:

Shprehim indinjatën tonë të thellë për faktin që Presidenti i Republikës, në kundërshtim me premtimin që na bëri në takimin që patëm me të në muajin janar 2013, se nuk do të dekretonte kurrë kandidatura me prejardhje nga regjimi komunist që kanë kryer krime në atë kohë, dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër  antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.

Por ne shprehim gjithashtu indinjatën tonë edhe për miratimin e këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar atë si një fyerje që i bëhet të përndjekurve politikë të Shqipërisë në veçanti dhe gjithë popullit shqiptar në përgjithësi. Përshëndesim vendimin e zotit Enkelejd Alibeaj që, duke i qëndruar besnik parimeve demokratike të shtresës së cilës ai i përket, abstenoi në votim.

Me keqardhje konstatojme se ky nuk është rasti i parë që kryhen veprime të tilla nga Presidentët e Republikës dhe një pjesë e tyre të miratuara edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mund të përmendim këtu dekorimet dhe emërimet në organet e larta të drejtësisë të vrasësit të poetit Havzi Nela apo atyre të revoltave të Spaçit dhe Qafës së Barit që shkaktuan shtatë të ekzekutuar dhe dhjetra të ridënuar. Ne këto kushte na lind e drejta t’u pyesim:

– Si ka mundësi që një Projekt-Ligj të paraqitur mbi një vit më parë nga Qeveria për disa shtesa në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2013 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist” që bën fjalë për dëmshpërblimin e të dënuarve politik që jetojnë dhe janë mbi 85 vjeç, mbi heqjen e nenit të terrorizmit, mbi zgjatjen e kohës së pushkatimit pa gjyq qysh më 25 tetor 1944, mbi zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave e të tjera, nuk gjeni kohë për miratimin e tij, kur Komisionet e Kuvendit kanë kohë që e kanë miratuar?

Përse nuk hartoni një Projekt-Ligj të ri lustracioni për pastrimin e figurës së personave zyrtarë? Përse nuk zbatoni pikat e miratuara nga ju në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 mbi “Ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist?

Lidhur me sa më sipër ju bëjmë thirrje të gjithë deputetve të Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë, atyre që rrjedhin nga shtresa e të përndjekurve politikë të hedhin poshtë dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës. Në të kundërt ne do të rishikojmë qëndrimin tonë në lidhje me marëdhëniet me partitë politike.

Mos harroni se jemi përpara zgjedhjeve të përgjthshme.

 

Anëtarët e Kryesisë kombëtare

  1. Simon         Mirakaj                16. Vladimir        Kosturi               31. Nihat         Tërshana
  2. Lili              Ndoci                     17. Fredi               Babani                 32. Shyqyri      Toska
  3. Gjergj         Marku                   18. Aziz                Ndreu                   33. Petrit         Çepele
  4. Fatbardh     Doko                   19. Avni               Xhomaqi             34. Cane         Agaj
  5. Selami         Morina                20. Mark              Alija                     35. Kastriot      Ajdini
  6. Reshat        Kripa                    21. Agron             Fama                    36. Shpresa    Merdani
  7. Sejdi           Peka                      22. Qamil             Merlika                37. Lumturi     Grabova
  8. Mehdi         Kraja                    23. Edi                  Belishova            38. Mark         Mustafa
  9. Sherif          Kaloshi               24. Liliana           Herri                     39. Sefedin     Xara
  10. Asllan         Allamani             25. Pullumb       Demo
  11. Ibrahim       Vasjari               26. Qerim            Hysenbegasi
  12. Eqerem       Shehu                 27. Avni                Agaj
  13. Bilbil           Cami                     28. Llambro        Nesturi
  14. Seit             Prishta                  29. Vladimir       Kosturi
  15. Fenelon       Hoxha                30. Jorgo              Masho





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/05/2013. Filed under Komunikatë Shtypi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Deklaratë për shtyp

  1. Libo

    27/01/2015 at 15:11


Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.