Shoku Bamir Topi – Mjaftë me gjyqtare, hetuesa te regjimit komunist!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4184

Stop propozimeve te ish gjyqtarve kriminel te komunizmit ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe te Gjykates Kushtetuese shoku Bamir Topi!
Shoku Bamir Topi u zu me presh ne dorë me daten 24 maj 2010 nga Parlamenti dhe Shoqata e te Persekutuarve dhe te burgosurve Politike.
Firmose Dekrete me doren e djathte per jurista te ish diktatures komuniste per te risjelle ne skene strukturen njerezore komuniste qe edhe te bahet pengese institucionale per Mos – hapjen e Dosjeve Sekrete per cilindo person juridik ne Pallatin e Drejtesise dhe me doren e majte dekoron te Persekutuarit dhe te burgosurit politik.
Nje fakte i ri diskretituese per presidentin Bamir Topin.
Shume irrituese dhe teper incidente tjeter i rende ndaj demokracise ishte kur dolen para ekranit te TVSH-es Shoqata e te Perndjekurve, e te burgosurve Politike akuzonin publikishte presidentin per vazhdimin e propozimeve per Gjykaten Kushtetuese gjyqtar me integritet kriminal sikurse shokun Vangjel Kosten, si nje nga ish gjyqtaret me te eger te sistemit komuniste, qe me punen e tij denoi me pushkatime, me tortura shume e shume njerez, qe ende i vuajne pasojat e krimeve te tija te perbindeshme. Me neveri te madhe e hodhi Dekretin e presidentit Topi – Vota e deputeteve te parlamnetit ne daten 24 maj te 2010. Kjo shoqate pershendeti Parlamentin – krahun e djathte per mosmiratimin e e Dekretit te presidentit per Vangjel Kosten.
Nuk e kuptohet ende sesi ky soj njeriu qe doli nga emnimi i Partise Demokratike(PD) ne krye te shtetit te veproi perhere ne kesi rastesh kundra idealeve te PD-es me kaq guxim dhe hapur edhe pas 20 vjetesh te Rrezimit te Komunizmit ne Shqiperi?
A ecen me akrepin e sahatit mbare apo mbrapshte ky njeri?
Kush ja jepe keto te drejta ketij njeriu qe te risjelle ne krye te organeve te larta te drejtesise njerez me sfond te zi, njerez te ish diktatures komuniste sikurse ishte shoku Vangjel Kosta ne daten 24 maj 2010, ne nje kohe ku e gjithe vendet ish komuniste e kane te ndaluar nje akte te tille normative?
Te thuash se eshte i çmendur, apo me devijacione psiqike? Jo! Po perse e ben kete veprim te shemtuar? A e udhezon Ramiz Alia apo Edvin Kristaq Rama qe e ka mbushe parlamentin me djemte e familjeve te ish diktatures komuniste?
Duhet t’i tregoji popullit si dhe asaj pjese te madhe qe vuajten neper burgje, u persekutuen per Lirine Shprehjes prej diktatures komuniste – shkaqet dhe motivet qe e inkurajojne presidentin Topi te kreyje keso veprimesh institucionale kaq antidemokratike dhe antikushtetuese me risjelljen e klases se vjeter e te kalbur komuniste ne krye te Organeve te Drejtesise edhe pas 19 vitesh demokraci.
Presidenti Topi ne nje ane dekoron, dekreton ish kriminela jurista e ne anen tjeter hedhe dekorata bakerhanesh ne gjoksin e te Persekutuarve e te burgosurve politike, perqafohet dhe u rrahe shpinen me prapaskena.
Turpe i madh per te persekutuarit dhe te burgosurve politike qe shkelin presdiencen dhe pranojne bakerhanet e Ramiz Alise te vendosur nga dora e shokut B.Topi!
Ishte shume shokuese, kur nje i persekutuar deklaroi para ekranit te TVSH ne Emisionin e Lajmeve te ors 20:00 te dt.24 maj 2010 me mbiemrin Hoxha per ambasadorin Uidhers qe merre ne mbrojtje presidentin Topi per veprime te tilla qe bien ndesh ne moralin e tij dhe ne integritetin si ambasador i nje shtetit si Amerika qe perfaqeson Demokracine ne Bote duke fyer hapur dhe flagrante Plagen qe ende rrjedh vuajtje dhe gjak te nje pjese te madhe te popullsise te burgosur e te persekutuar nga rregjimi komuniste. Ky ambasador eshte i njohur per nderhyrje ne punet e shtetit shqiptar dhe ne propogandimin e vlerave te shoqerise jo-shqiptare Nuk ka askush te drejte te marre ne mbrojtje sidomos perfaqesite huaj klasen e vjeter kriminale si dhe ata persona si presidenti qe vazhdon pa u ndal ne risjelljen ne organet e larta te Drejtesise te njerezve me vepra kriminale komuniste. Deri kur do te mahnise Shqiperine me keso veprash anakronike shoku Bamir Topi?
Me dt.25 maj 2010
Redaksia Proletare
Copyright Proletari.Com

***

Fakti – Edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese pa mandat
Gjykata Kushtetuese ka aktualisht në përbërje të saj vetëm 3 nga 9 anëtarë që duhet të ketë realisht. Ata janë Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha.
Kjo pasi tre ditë më parë mandati i mbaroi edhe Xhezair Zaganjorit, Petrit Plloçit dhe Admir Thanzës, të cilët janë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.
Ndaj Presidentit Topi do t’i duhet të nisë sërish konsultimet për të zëvendësuar këta 3 gjyqtarë, por edhe për të propozuar një emër të ri në vend të Vangjel Kostës, i cili u rrëzua nga deputetët e mazhorancës të enjten e kaluar në Kuvend.
Ndërkaq, dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedej të votuar nga mazhoranca, nuk e kanë bërë ende betimin.
Për shkak të grevës së urisë së socialistëve dhe zhvillimeve në Strazburg opozita nuk ka komentuar kalimin e dekreteve të Presidentit për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Rikthimi i tyre në Kuvend do e aktualizojë këtë çështje, pasi një nga 6 pikat e grevistëve të urisë ishte edhe konsensusi mes pozitës dhe opozitës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.
Kuvendi dha pëlqimin pak ditë më parë për dy nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti Topi, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht ligjvënësit demokratë, votuan për Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja, ndërsa rrëzuan propozimin për Vangjel Kostën, duke e argumentuar këtë me të kaluarën e tij si i përfshirë në dhënien e disa dënimeve politike gjatë nomenklaturës komuniste.
Sipas përfaqësuesve të mazhorancës, në vëmendje të kreut të shtetit këtë radhë duhet të jetë dhe pastria e figurës së zyrtarëve që ai do të propozojë për anëtarë të rinj të Gjykatës kushtetuese.
24-05-2010 / Gazeta 55

***

Kushtetuesja, SHBA: Rrëzimi i Vangjel Kostës nga Kuvendi, i dyshimtë

Ambasadori amerikan në Tiranë sot nuk ka folur vetëm për krizën politike por edhe për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku mazhoranca rrëzoi kandidatin e propozuar nga Presidenti Topi për në Gjykatën Kushtetuese. “Vangjel Kosta është një gjyqtar me karrierë dhe m’u duk i pakuptimtë mos miratimi i tij në parlamenti”, tha John Withers gjatë takimit me gazetarët në Institutin e Medias në Tiranë. “Unë e ndoqa votimin në parlament dhe nuk arrita t’a kuptoj se pse nuk u votua dekreti i Presidentit. Argumenti për mosmiratimin e tij m’u duk i dyshimtë”, tha Withers. Kuvendi rrëzoi më 20 maj një nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

24/05/2010/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/05/2010. Filed under Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Shoku Bamir Topi – Mjaftë me gjyqtare, hetuesa te regjimit komunist!

  1. ciu

    05/06/2012 at 18:16


    Pëllumb Pëllumbi 17 vjeçari i vrarë në kufi – Shkodër
    [Përkthej]
    Print Friendly Print Get a PDF version of this webpage PDF
    Lexuar 803

    SHKODER – Përkujtohet vrasja e 17-vjeçarit në ‘90 në kufi
    Përkujtohet në Shkodër 16 qershori, dita që përkon me vrasjen në kufi të 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi. I riu po tentonte 19 vjet më parë të kalonte kufirin në kërkim të një jete më të mirë, por ai u ekzekutua në mënyrë barbare nga persona që i qëndronin ende besnikë regjimit. Familjarë, të afërm, por edhe drejtues të pushtetit vendor ishin të pranishëm në përkujtimin e kësaj dite. Këshilli Bashkiak i Shkodrës mori vendimin disa vite më parë, duke e shpallur 16 qershorin si ditën kombëtare të së vrarëve në kufi nga regjimi komunist. Pikërisht 19 vjet më parë, atëherë kur klima politike ishte zbehur disi dhe kur mendohej se njerëzit që tentonin të kalonin kufirin nuk do të vriteshin më në vijën ndarëse, forcat e kufirit vranë në mënyrë mizore me breshëri plumbash një adoleshent. Ai po tentonte të largohej nga Shqipëria, por dëshira e tij nuk u realizua.

    Nuk do të harrohet lehtë 16 qershori i vitit 1990 për qytetarët e Shkodrës. Në mëngjes herët, një kamion tip GAZ i Degës së Punëve të Brendshme mbante mbi karrocerinë e tij dhe me sponda të hapura trupin e masakruar të 17-vjeçarit. Ata e shëtitën në të gjithë qytetin, duke mbjellë terror e frikë tek njerëzit. Trupi i pajetë i adoleshentit më pas u dërgua pranë familjes për t’u varrosur. Por revolta e shkodranëve atë ditë ka qenë e madhe, revoltë që u shfaq në orët e pasdites pas varrimit të tij. Me qindra të rinj mbajtën në krahë arkivolin me trupin e Pëllumb Pëllumbit, duke ecur në rrugët e Shkodrës në këmbë, duke protestuar e hedhur parulla kundër regjimit të Ramiz Alisë.
    Në ceremoninë përkujtimore të organizuar dje ishte i pranishëm edhe babai i adoleshentit të vrarë në kufi, Nikolin Pëllumbi. Ai kujtoi me dhimbje ditën kur i sollën trupin e të birit të masakruar me plumba. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet përkujtimor, ai rikujtoi edhe njëherë tjetër kohën e viteve ’90-të ku në tentativë për të kaluar kufirin humbën jetën dhjetëra të rinj e të reja shkodrane. Në kërkim të një jete më të mirë, ata u ekzekutuan nga rojet kufitare. “16 qershori i vitit 2009 shënon 19 vjet nga vrasja në kufi e martirit të demokracisë Pëllumb Pëllumbit”, u shprehën në përkujtimoren e djeshme përfaqësues të pushtetit vendor. Ajo që binte në sy ishte mungesa e përfaqësuesve të majtë në këtë ditë përkujtimore. Shkodra është i vetmi qytet që ka krijuar shoqatën antikomuniste dhe i vetmi, që përkujton çdo vit këtë datë të njohur si dita e vrasjeve mizore në kufi.

  2. ardian

    31/05/2010 at 11:26


    Kembana bie per te gjithe fshatin.

    Kupa po derdhet…!

    Perseri, ky i papergjegjshem ka emnue edhe dy komunista ne Gjykaten e Larte.
    Me keto veprime po e demton rende sistemin e ri demokratik me provokime te shpeshta si PD-en, te Persekutuarit…., dhe demokracine ne tanesi me akte qe bien ndesh me Rezolutat e Europes ndaj ish nomenklatures se larte komuniste. Ky pnjeri po demostron arsenalin e tij te eger kunder demokracise, ne risjelljen e institucioneve te nalta klasen kriminale, qe ushtroi gjenocid mbi nje pjese te madhe te popullsise dhe pagabue ndaj nje populli te tane.
    Ku dhe perse e perserite ket veper te shemtuem? Ku e gjen forcen, perkrahjen, frymezimin, udhezimin?
    Kosi ma uje nuk mban, prandaj duhet veprue ndaj ketij njeriu te papergjegjshem;
    Duhen te ndermerren procedura demokratike si revolta e te persekutuarve, studenteve, brezit te ri si organizatat e rinise demokratike per te protestue fuqishem para presidences duke e demaskue dhe kerkue doreheqje per perseritje te akteve antidemokratike.

    Gjykata e Lartë, mazhoranca ‘rrëzon’ kandidaturat e Topit
    Shekulli Online | 31/05/2010 |

    TIRANË- Megjithëse nuk është shkruar në asnjë ligj, kriteri politik, ashtu si në rastin e Vangjel Kostës, rrezikon seriozisht edhe dy dekretet e tjera të Presidentit të Republikës Bamir Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për kandidaturën e Vexhi Muçmatës dhe atë të Sokol Çomos të cilët pritet që për shkak të karrierës ose për bindjet e tyre politike të marrin votën kundër të mazhorancës së djathtë. I vetmi që ka marrë pëlqimin paraprak të shumicës së djathtë është kandidatura e Medi Bicit, pavarësisht se dy vite më parë po kjo mazhorancë e rrëzoi gjatë votimit për të njëjtën detyrë.
    Rrëzimi
    Pavarësisht deklaratave të ashpra të përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme në botë lidhur me zbatimin e kriterit politik në vlerësimin e kandidaturës së Vangjel Kostës për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, shumica qeverisëse është e vendosur që ta zbatojë sërish atë edhe për dy nga dekretet e reja për në Gjykatën e Lartë. Megjithëse ende nuk ka një vendim zyrtar grupi demokrat, burime të sigurta pranë tij kanë bërë të ditur se filozofia e ndjekur në rrëzimin e kandidaturës së Kostës do të përdoret edhe për kandidaturat Sokol Çomos dhe atë të Vexhi Muçmatës të cilët janë dekretuar nga kreu i shtetit për anëtarë të Gjykatës së Lartë. I sigurt bëhet rrëzimi i Çomos i cili pavarësisht se nuk ka lidhje me sistemin e mëparshëm dhe për rrjedhojë nuk ka zhvilluar aktivitet profesional në atë regjim, do të votohet kundër për shkak të profilit të tij politikë. Siç bëri të ditur edhe dy ditë më parë deputeti demokrat Eduart Halimi, mazhoranca e djathtë nuk do të pranojë të votojë asnjë kandidaturë që ka preferenca të hapura politike, apo që ka qenë emëruar në poste politike. Kështu, duket se e shkuara si zëvendësministër drejtësie gjatë qeverisjes socialiste do të penalizojë Sokol Çomon. I rrezikuar duket edhe Vexhi Muçmata, por jo për shkak të bindjeve politike, por për shkak të së shkuarës së tij profesionale. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe Muçmataj, ashtu si Kosta, mund të rrëzohet si kandidaturë pasi një pjesë të karrierës së tij profesionale juridike e ka pasur gjatë sistemit komunist, pra para viteve 90. Për rrjedhojë nga PD-ja thuhet se edhe Muçmataj ka marrë pjesë në procese politike.
    Bici
    E vetmja kandidaturë që ka gjetur mbështetjen e mazhorancës nga tre dekretet e miratuara së fundmi nga kreu i shtetit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, është ajo e Medi Bicit. Të njëjtat burime konfirmojnë se deputetët e djathtë do ta votojnë pro Bicin, pasi ai vjen nga shtresa e ish- të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunistë. Por pavarësisht se nga vjen ka qenë pikërisht kjo mazhorancë që e rrëzoi kandidaturën e Bicit dy vite më parë, kur edhe atëherë presidenti Topi e dekretoi po për Gjykatën e Lartë. Rrëzimi i atëhershëm i kandidaturës së tij nga Kuvendi, solli reagimin e fortë të shtresës së ish- të përndjekurve dhe të vet Presidentit, të cilët e cilësuan të padrejtë vendimin e mazhorancës në disfavor të tij. Por mazhoranca u justifikua atëherë se rrëzimi i kandidaturës së Bicit kishte të bënte me procedurat e ndjekura nga presidenti dhe se s’kishte të bënte me vet atë si person. Kështu duket se kësaj radhe, mazhoranca ka rastin të vendosë në vend marrëdhëniet e saj me shtresën e ish-përndjekurve.

    Vexhi Muçmata
    I lindur në vitin 1955, Vexhi Muçmata është diplomuar për drejtësi( ne vitin 1980) dhe aktualisht mban gradën shkencore “Master”. Muçmata ka mbajtur detyra dhe poste të shumta në organin e akuzës si dhe në KLD. Për disa muaj gjatë vitit 1992 Muçmata ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit të hetuesisë së kryeqytetit dhe më pas deri në 1995, ka kryer detyrën e Drejtorit të Policisë Hetimore. Në vitin 1995 ai është emëruar zëvendësprokuror i Rrethit në Tiranë, detyrë që e ka kryer deri në 15 tetor të vitit 1997. Më pas, Muçmata është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, duke qëndruar deri në vitin 2002 kur mori postin e kreut të Prokurorisë së Tiranës. Në fillim të viteve 90 Muçmata ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (1993 deri në vitin 1997). Aktualisht Muçmata është prokuror në kryeqytet.
    Sokol Çomo
    Sokol Çomo i lindur në vitin 1972 është kandidatura e dytë e dekretuar prej Presidentit Bamir Topi për anëtar të Gjykatës së Lartë. 38-vjeçari që aktualisht kryen detyrën avokatit në Tiranë është diplomuar jurist në vitin 1994. Ai ka një karrierë të pasur në fushën e drejtësisë. Një vit pas diplomimit, pra që nga viti 1995 deri në tetor 1998 ka punuar si gjyqtar në Tiranë. Në tetor të vitit 1998 është bërë pjesë e kabinetit qeveritarte (te PS-es) si zëvendësministër i Drejtësisë, post të cilin e ka mbajtur deri në viti 2000. Në fillim të vitit 2000 është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës dhe vetëm disa muaj më pas kryetar i saj. Çomo ka qenë anëtarë i KLD-së dhe aktualisht është anëtarë i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Që nga viti 2001 është pedagog i jashtëm i Procedurës Civile në Shkollën e Magjistraturës.

  3. shkelqim

    28/05/2010 at 07:15


    E pai magjinueshme se si presidenti Topi, ky kopuk, qe i vendosur te mos njohe demokracine, ende vazhdon ne menyre te perseritur ne dekretimin e ish komunistave ne krye te institucioneve e drejtsise.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.