Shkodër, 100 familje rome mbeten të pastreh

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5646
Shkodër, u dogjën cadrat, romët apel për ndihmë.
Banorët romë që kanë mbetur pa strehë pasi pasditen e së hënës barakat e tyre u dogjën, kërkojnë ndihmë për të përballuar këtë situatë. Pa strehë, pa rroba e pa punë, romët apelojnë për ndihmë për këdo që e ka një mundësi të tillë, kryesisht për shtetin , ndërsa shprehen se askush nuk e ka bërë këtë deri më tani. Në paraditen e së martës, bashkia e Shkodrës ka dërguar një sasi rrobash për këto banorë, por romët , në shenjë proteste më së shumti i kanë shqyer . Kjo pasi sipas tyre, janë sjellë xhakovento si dhe çizme të cilat nuk u hynë në punë, pasi tani është verë, dhe këto ndihma janë sa për të kaluar rradhën.

“Jemi vetëm me rrobat që kishim në trup dhe asgjë tjetër. Më janë djegur së paku 25000 lekë të reja mall. Fëmijët nuk kanë as çfarë hanë dhe as çfarë veshin. Natën e kaluam jashtë” thotë duke qarë një grua rome .

Sipas kryetarit të Unionit të Romëve të Shqipërisë , Skender Veliu, ka ardhur momenti që pushteti vendor e qëndror të mendojë seriozisht për këta 100 familje që kanë ardhur këtu nga zona të tjera të vendit . “Ne jemi dashamirës, prej nesh nuk i vjen e keqe kujt. Nuk grabisim, lypim dhe as nuk vjedhim. Ajo pasuri që iu dogj këtyre fatkeqëve ishte e vënë duke grumbulluar e shitur letra, hekurishte e kanaçe”

Për atë që ka sjellë bashkia, mesazhi është dhe më i keq thotë Veliu. Këta sot kanë nevojë për rroba emergjente dhe ushqim . Sipas tij shteti nuk mendon fare për këto familje. Ai u shpreh se ne do t’I drejtohemi kryeministrit dhe cdokujt tjetër për ndihmë, ndërsa tashmë kanë marrë premtimin për ndihma nga një fondacion shqiptar dhe një francez.
Anila Dushi/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/07/2010. Filed under Romët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shkodër, 100 familje rome mbeten të pastreh

  1. shaqir nallbani

    20/09/2010 at 22:30


    Romet dihen janë pakice kombtare, si e tille asht nje pasuri kombetare. Mbrohet me ligje dhe ka te drejta te barabarta romet.
    Eshte e veshtire dhe e kapitulluese për regjimin komuniste në politikën e integrimit te romeve në jetën shoqërore shqiptare. Por kjo nuk do të thotë se romët janë të pa-integrueshëm, por janë politika diskriminuese që ndjekë qeveria qendrore dhe lokale ndaj tyre vazhdon akoma edhe në kët shekull të ri. Turpë për kulturën e Bashks Shkodrës dhe jo të kulturës së Shkodrës sepse në Shkodër jetojnë shumë mirë romët në mjedisin social.
    Detyrimi ligjor për t’i sistemuar romët nuk esht miresi, por detyrim urgjent. Mirësi ësht te zbatosh ligjin. Ata nuk duan meshire, por vetem barazi si krijesa te Zotit.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.