Shefi i ORL, Prof. Pjerin Radovani: Zhurmat, probleme me dëgjimin dhe shëndetin mendor

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5802
Shefi i shërbimit të ORL-së, Prof. Pjerin  Radovani, shpjegoi pasojat negative nga zhurmat. Është e patolerueshme, asnjë vend i BE-së nuk e lejon këtë fenomen Zhurmat sjellin pasoja negative mbi shëndetin. Ato shkaktojnë probleme jo vetëm me dëgjimin, por edhe mbi shëndetin mendor. E ndërsa qytetarët po vuajnë çdo ditë e më shumë stresin e ndotjes akustike, strukturat përgjegjëse nuk po marrin asnjë masë për të evituar këtë problem. Shefi i shërbimit të ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Dr. Pjerin Radovani, në intervistën për gazetën “Shekulli” shpjegon pasojat negative që shkaktohen nga zhurmat. Ndërkohë, ai bëri apel që të merren masa emergjente ndaj këtij problemi, pasi është detyrë e institucioneve që të marrin mas ndaj këtij fenomeni.

ProfesorvDoktor Radovani, tashmë zhurmat në shumë zona të banuara janë kthyer në fenomen ditën dhe natën. A kanë pasoja negative mbi dëgjimin?

Zhurmat, në mënyrë ta padiskutueshme sjellin pasoja negative mbi shëndetin. Ndotja akustike ka qenë problem që në kohërat e luftës kur plasën lëndë plasëse, më pas, zhvillimi i industrive solli problematikë sa u takon zhurmave. Sot po vëmë re një fenomen tjetër, që janë lokalet e natës, pub-e, disko dhe plot aktivitete të tjera që janë bërë të padurueshme për qytetarët e Tiranës dhe qytete të tjera. Akoma më problematike është fakti kur këto zhurma janë të vazhdueshme ditën dhe aq më tepër në orët e natës, kur organizmi i njeriut kërkon një qetësi të plotë pas një ditë me aktivitet që ka patur.
Dua të theksoi se pasojat që shkaktojnë zhurmat tek dëgjimi nuk janë të menjëhershme, por ato vijnë në mënyrë graduale, deri sa pacienti, kur paraqitet tek mjeku, është shumë vonë, pasi dëgjimi i tij është dëmtuar në ata shkallë sa nuk kemi çfarë të bëjmë ndaj tij. E thënë në gjuhën mjekësore, në fillim zhurmat prekin tonet e larta dhe më pas tonet e ulëta, duke sjellë në mënyrë graduale probleme thelbësore për dëgjimin.

Ndotja akustike, përveç dëgjimit, a shkakton probleme të tjera mbi shëndetin?

Padyshim që po. Dua të theksoj se nuk është vetëm dëgjimi që dëmtohet nga zhurmat, pasi ndotja akustike sjell edhe probleme të tjera, si lodhje të shëndetit mendor, stres dhe pse jo, nëse kjo ndotje akustike është e vazhdueshme dhe e pandërprerë, sjell edhe depresion. Mund t’u sjell një shembull të thjeshtë në lidhje me këtë. Në bankoprovat e aviacioneve, punonjësit që merren me këtë punë, punojnë vetëm 15 minuta në ditë dhe plus kësaj, kanë edhe trajtime speciale pikërisht për këtë periudhë kohe që punojnë për 15 minuta, pasi puna e tyre bëhet në zhurma shumë të larta dhe kjo është cilësuar si punë e rëndë. Krahasoni me këtë shembull një banor që është i ekspozuar non stop ndaj zhurmave, sidomos gjatë orëve të natës. Pra, pasojat mbi shëndetin janë më se të qarta.

A ka ligj në vendin tonë që i mbron qytetarët nga zhurmat dhe si reagojnë vendet e tjera ndaj këtij fenomeni?

Për fat të keq, në vendin tonë, kuadri ligjor nuk është i plotësuar sa i takon ndotjes akustike. Por, si të mos mjaftonte kjo, as strukturat përgjegjëse nuk marrin masa ndaj këtij fenomeni, që është vërtet shumë problematik. Nga specializimet dhe eksperienca që kam mundur të përfitoj nga kolegët e mi të vendeve të Evropës, mund t’u them se në këto vende të gjitha subjektet që janë burim zhurmash ndërtohen jashtë zonave të banuara, madje ato duhet të jenë të izoluara mirë që të mos shkaktojnë ndotje akustike. Pra, mund t’u them se ndotja akustike është një kriter për të hyrë në Bashkimin Evropian. Çdo shtet duhet t’u sigurojë qetësi banorëve. Mund të përmend se në Zvicër apo Gjermani, pas orës 10 të natës nuk ka të hapura as lokale nate, të cilat janë thjesht bare pa zhurma, por që kanë grumbullime njerëzish, pa le të mendojmë lokale të zhurmshme në mes të natës në këto vende. Mund t’u përmend edhe Greqinë që e kemi këtu afër. Ata vërtet janë të dhënë pas jetës së natës dhe kanë shumë lokale të tilla, por të gjitha janë jashtë zonave të banuara. Mendoj se ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për këtë problem edhe në vendin tonë, pasi ka të bëjë me shëndetin e banorëve.
Yllka Lezo/KlinikaRadovani.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/05/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shefi i ORL, Prof. Pjerin Radovani: Zhurmat, probleme me dëgjimin dhe shëndetin mendor

  1. ida

    30/04/2012 at 09:45


    ju lutem kam nevoje per doktorin mun te kem nje kontakt telefoni? faleminderit

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.