Shba-Rusi rrezik boterore per arsenalin berthamor qe disponojne

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2506
Arsenali i armëve bërthamore i SHBA dhe Rusisë.
Doktrina ngre ankesa për mungesën e një arkitekture të fuqishme ndërkombëtare të sigurisë dhe përpjekjet për vendosjen e epërsisë ushtarake. Ndër to nuk numërohet vetëm modernizimi i armëve atomike, por edhe zhvillimi i teknologjive të larta ushtarake, armatosja strategjike në fushat joatomike, ngritja e një sistemi të njëanshëm raketash, stacionimi i elementëve të mbrojtjes nga  raketat në Evropën Lindore, militarizimi i kozmosit. Lista bën të qartë për kë po flitet, po flitet për SHBA-në. Ajo shihet si burimi kryesor prej nga vjen rreziku për Rusinë. Po ashtu, “zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në kufijtë e Rusisë,” është i papranueshme.

E çuditshme është që NATO-ja cilësohet faktor i rëndësishëm i kërcënimeve kundër Rusisë, por dhe si partnere strategjik për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare. Dmitrij Suslov shpjegon: “NATO është një sfidë e vështirë për Rusinë. Aleanca është një partner i rëndësishëm për Rusinë, sepse përpunon zgjidhje të çështjeve që janë të rëndësishme për sigurinë e Rusisë, përshembull në Afganistan. Përveç kësaj NATO është shtyllë e rëndësishme e arkitekturës euro-atlantike të sigurisë, i pëlqen apo jo Rusisë. Dhe nëse Rusia dëshiron të marrë pjesë në një sistem të tillë, atëherë duhet të punojë në marrëdhëniet e saj me NATO-n.”

E njëjta gjë vlen edhe për SHBA-në, me të cilën Rusia kërkon të matet. Megjithëse SHBA shihet nga njëra anë si burim rreziku, Rusia bën përpjekje për të arritur partneritet të barabartë me Amerikën për të bashkëpunuar në përmirësimin e regjimeve Non-Proliferations (që nuk kanë nënshkruar paktin për mosshpërndarjen e armëve bërthamore) dhe luftimin e terrorizmit.
Autor : Nikita Jolkver / Aida Cama
Redaktoi : Vilma Filaj – Ballvora
Deutsche Welle

***

Si e shpëtuan Shtetet e Bashkuara Rusinë





George Seldes, një nga gazetarët më të mëdhenj të Amerikës, në librin e tij “Dëshmitar i një shekulli”, ka shkruar për takimet, intervistat, bisedat me njerëz të shquar të shekullit të njëzetë, me politikanë si Lenini, Hitleri, Musolini, Tito etj., me artistë dhe shkrimtarë si Sara Bernardt, Isadora Dunkan, Sinkler Ljuis, Heminguej, D’Anuncio, Teodor Drajzer etj.

Një pjesë nga libri i tij, e cila rrëfen se si SHBA-ja e ndihmoi Rusinë të shpëtonte nga uria masive e viteve 1922-’23, George Seldes
Aty nga viti 1922, sovjeto-rusët nuk ishin më të zotët që ta fshihnin faktin se në tokën e tyre kishte uri dhe se mijëra apo ndoshta dhjetëra mijëra njerëz po vdisnin urie. Shpjegimi më logjik për ta mbajtur të fshehtë ishte ky: fshatarësia, e cila zakonisht rriste drithërat që ushqenin qytetet, tani nuk pranonte më ta bënte këtë gjë, sepse e urrente regjimin bolshevik dhe ligjet e tij të reja, kështu ata prodhonin vetëm sa për veten e tyre, duke e lënë popullsinë e qyteteve të vdiste.
Thirrjet e para për ndihmë erdhën nga Maksim Gorki dhe eksploratori norvegjez Nansen, të cilët patën treguar për kushtet në Samara, që ishin tmerrësisht të parrokshme nga mendja njerëzore, ata jepnin shembuj me raste kanibalizmi.
Kur regjimi bolshevik nuk mundi më ta fshehë urinë – thashethemet në Berlin flisnin për të vdekur që tani ishin miliona në numër – iu bë thirrje Herbert Huverit që të shpëtonte fëmijët e Rusisë, siç pat bërë dikur duke shpëtuar popullin e Belgjikës. Huveri menjëherë dërgoi ndihmësin e tij të parë, Uolltër Limën Braunin, që të takonte diplomatin sovjetik Litvinov në qytetin neutral të asaj kohe, Riga, të Lituanisë.

Deri në këtë kohë, fundi i vitit 1922, Rusia Sovjetike nuk pat dhënë viza për të gjithë gazetarët, përveç komunistëve dhe miqve udhëtarë, por një nga kushtet që Administrata e Ndihmës Amerikane – e njohur shkurtimisht në Rusi si “Arrah” – kërkoi para se të vinte në Riga, ishte që korrespondentët amerikanë, pavarësisht qëndrimit të tyre politik apo të gazetave të tyre, duhej të shkonin lirisht në Moskë dhe në zonat e uritura për të raportuar veprimtarinë e Arrah-ut.
Gjithçka vijoi natyrshëm, ndodhi që shumica e përfaqësuesve amerikanë në konferencën e Rigës dhe nga fundi i gushtit 1922 në Moskë e në krahinat e urisë, ishin korrespondentët e Berlinit. Disa gazeta dërguan reporterët e tyre nga zyra e Parisit.
Brauni, njeriu i Huverit këmbënguli që shtypi të ishte i pranishëm, madje edhe në takimin më të rëndësishëm politik me Litvinovin. Përfytyroni habinë tonë, apo ndoshta tronditjen, për të dëgjuar një përballje thuajse armiqësore, në të cilën shoku Litvinov do të përpiqej të vendoste rregullat, sipas të cilëve Rusia do të pranonte ushqimin për të shpëtuar miliona fëmijë të saj.

Zoti Braun ishte një amerikan i kulluar: i çiltër, miqësor, i hapur. “Për të shpëtuar fëmijët tuaj,” – e dëgjova Braunin t’i thotë Litvinovit, – “ne do t’ju dërgojmë sa më shpejt të mundemi sipas mjeteve të transportit, miliona tonë ushqime, miell, qumësht pluhur, kakao, oriz; ne do t’ju dërgojmë spitale dhe ambulanca nëse do t’ju nevojiten, do t’ju dërgojmë mijëra njerëz të rinj të shkëlqyer dhe ish-oficerë të ushtrisë të stërvitur për të drejtuar transportimin dhe shpërndarjen…”
Ndërsa Brauni shqiptoi këtë të fundit “Ne do t’ju dërgojmë”, Litvinovi e ndërpreu me një britmë: “Jo! Jo! Jo!”
Uolltër Limën Brauni mbeti i ngrirë. Ne të shtypit nuk u ngurtësuam, por thjesht u habitëm. Në Berlin patëm dëgjuar atë që pjesa më e madhe e botës mendonte se ishin histori të pabesueshme mënyrat se si punonte sistemi sovjetik dhe zyrtarët sovjetikë, por asgjë nuk ishte më e papritur se sa kjo hedhje poshtë e një ndihme prej ndoshta pesëdhjetë milionë dollarësh.

Ndërsa Zoti Braun mundi vetëm të pëshpërisë një “Përse?” në mënyrë habitore, ne të shtypit filluam të bërtasim, duke i bërë pyetje të vrazhda zotit Litvinov. Ai u përgjigj se dinte gjithçka rreth qeverisë amerikane se si e pat përdorur ushqimin në Hungari për të përmbysur regjimin komunist të Bela Kunit. Për më tepër, ai nuk donte ish-oficerë të asnjë lloji që të vizitonin Rusinë Sovjetike, edhe sikur ata të vinin si punëtorë të thjeshtë për të ndihmuar.
Ndihma u shty. Fëmijët vdiqën. Brauni telegrafoi për udhëzime. Shtypi amerikan e sulmoi Litvinovin, sepse kish kafshuar dorën që donte ta ndihmonte. Por në të vërtetë u bë një marrëveshje. Zoti Braun na thirri dhe na tha se mund të shkonim në Rusi pa viza speciale në pasaportat tona e do të ishim të lirë të udhëtonim ngado dhe të raportonim për urinë e ekspeditën e ndihmës.
Treni i parë nga Riga për në Moskë mbartte mbi vete kryesorët e byrosë së Berlinit të shumë gazetave amerikane dhe shërbimeve të lajmeve, veçanërisht Xhim Hau i Asoshiejted Pres, Groudenc i Shtypit të Bashkuar, Xhorxh Popov i Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve, Sem Speuok i Uorlld të Nju Jorkut. Njeriu i Nju Jork Tajmz-it ishte Uolltër Duranti i Parisit.
Na udhëzuan të vendoseshim në Hotel Savoja, një bujtinë e vogël pranë Kremlinit dhe kishim dhoma të caktuara në katin e dytë e të tretë. Por Fllojd Gibonsi na e hodhi të gjithëve në Moskë. Morëm vesh se tani ai ndodhej në Samara, qyteti në zonën më të goditur nga uria.

Fllojdi kish fluturuar nga Parisi dhe pastaj nga Berlini me aeroplanë të zënë me qira. Ai i pat dhënë një ultimatum Litvinovit: një vizë për të vajtur menjëherë në Rusi ose përndryshe do të fluturonte dhe do ta qëndronte avionin e tij mu në mes të Sheshit të Kuq e kështu do të shkaktonte skandal. Ultimatumi bëri punë.
Fllojdi gjeti në Samara tre a katër “journalists” që kishin vajtur para tij – ata qenë persona me një farë rëndësie në Partinë Komuniste Amerikane dhe ata ose nuk donin të nxirrnin hollësira lidhur me urinë, ose mendonin se ishte e panevojshme të përpiqeshin, duke i mëshuar faktit se të gjithë punonjësit e zyrave postare dhe telegrafike – merrej me mend sikur kishin vdekur nga uria.
Fllojdi, me mënyrën e tij të zakonshme e të shkathët të Çikago Tribjun, vazhdonte të mblidhte e të shkruante lajme. Pastaj, duke kapërcyer përmbi trupat e burrave, grave dhe fëmijëve, që shtriheshin të vdekur nëpër rrugë, ai vajti drejt zyrës së postës të Samarës, ku gjeti një njeri ende të gjallë, por gjysmë të vdekur nga uria.
Fllojdi menjëherë bëri marrëveshje me të. Së pari, e furnizoi me ushqime dhe punonjësi i telegrafit që atë ditë dhe për disa ditë të tjera m’i telegrafonte të gjitha rrëfimet e Fllojdit mbi urinë aty ku ndodhesha në Moskë, në Hotelin Savojë.
Unë përnjëherësh i telegrafoja ato sërish për në Londër. Shefi ynë në Londër, Stilli, i telegrafonte ato në Çikago dhe nga Çikagoja ato i dërgoheshin çdo kombi në botë që lexonte gazetat.

Ditën e pestë të Gibonsit në Samara, unë mora një njoftim nga Çikagoja, ku e përgëzonin atë vetë “që kish shkundur nga vendi cilindo brenda katër ditëve me ngjarjen më të madhe të vitit.”
Fllojdi tani u kthye në Moskë, më caktoi mua zyrtarisht korrespondentin e tij rus dhe më dërgoi në Samara, duke më udhëzuar që të shmangia censurën ndaj çdolloj marifeti të profesionit.
Në kohën që m’u krijua mundësia për të vajtur në Samara – rreth një muaj më vonë – atje nuk kish më njerëz të shtrirë të vdekur nëpër rrugë, Arrah funksiononte mrekullisht dhe çdo amerikan trajtohej si mirëbërës. (Në Moskë burokracia përpiqej të bënte të pamundurën që të tjerët të besonin se nuk kish fare uri dhe se nuk kish asnjë ndihmë amerikane që po shpëtonte miliona jetë.)
Udhëheqësit e qeverisë bolshevike, plotësisht injorantë ndaj idesë së Eduard Bernejs, e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara dhe tash e njohur si “marrëdhëniet me publikun” u largoheshin në vend që të kërkonin kontakte me “reporterët kapitalistë.”
Kur mora një telegraf prej kolonelit Mkormik, ku më thoshte INTERVISTO TROCKIN, atëherë e kuptova se ai ishte njeriu më i vështirë për t’u takuar. Më e mira që munda të bëja, ishte të intervistoja shefin e tij të shtabit, gjeneralin Dalienov.
Tema e intervistës me gjeneralin sot nuk ka ndonjë rëndësi – diçka lidhur me Ballkanin – por një gjë më bëri përshtypje. Kur po largohesha, i thashë: “Si mundeni ju oficer carist, të mbështesni regjimin bolshevik?”
“Sepse jam rus,” – u përgjigj gjenerali Dalienov.
Ky ishte shpjegimi i tij i vetëm.
Në nëntor të vitit 1922, Republikat Socialiste Federative Sovjetike festuan përvjetorin e pestë të Revolucionit Bolshevik dhe forcat e armatosura parakaluan përmes Sheshit të Kuq, Trocki i nderonte me dorën tek balli.
Meqenëse censori rus nuk i pat ndaluar fotografitë, eca në hapësirën midis Trockit e atyre që po marshonin dhe ia drejtova atij aparatin tim “Laika”. E pata blerë këtë aparat në Koblenc, në dhjetor të vitit 1918.
Ai përdorej me një film me dymbëdhjetë poza, e unë shpresoja, gjithnjë si amator, që të më dilte një fotografi e mirë. E dija se shkrepja e parë ishte prishur, më dhanë një të shtyrë sa gati rashë përtokë. Edhe ai që më shtyu mbante një aparat fotografik.
Ai më foli me të egër rusisht, pastaj gjermanisht. Unë iu përgjigja se isha një korrespondent i huaj amerikan dhe se kisha të drejtë të bëja foto. Fotografi rus më ulëriti se askush veç tij nuk kish të drejtë, ai e kishte monopolin. Ai filloi të më shtynte jashtë nga sheshi.
Trocki e dëgjoi ose e pa pështjellimin. “Was ist hier los?” tha ai, “Çfarë po ndodh këtu?”
“Herr Trocki,” fillova unë, pastaj befas ia ktheva në anglisht, duke i kujtuar komandantit të Ushtrisë së Kuqe ditët në kafenenë e Avenjusë së Dytë në Nju Jork, “unë jam një gazetar amerikan dhe po përpiqem t’ju fotografoj dhe ky njeri thotë se është monopoli i tij. Unë mendova se në sistemin komunist e keni shfuqizuar kapitalizmin dhe të gjitha monopolet…”

Trocki buzëqeshi, qeshi, pastaj iu kthye me inat monopolistit rus dhe i bërtiti diçka të tillë si “Mbathja.” Më tej, duke buzëqeshur sërish, ai u kthye nga unë dhe tha: “Çfarë fotosh dëshironi? Si doni të qëndroj?”
I thashë të vazhdonte të nderonte dhe bëra njëmbëdhjetë shkrepje njëra pas tjetrës, si ushtrinë, marinën, artilerinë duke parakaluar pas njëra tjetrës.
Ditën tjetër filmi im nisi udhën për në zyrën tonë të Londrës në qesen diplomatike të Administratës së Ndihmës Amerikane. Të njëmbëdhjetë pozat dolën të përsosura dhe për pesë ditë radhazi unë pata reportazhin e jashtëzakonshëm.

Stilli në Londër ia shiti një foto gazetës Tajmz të Londrës për dhjetë paund, asokohe vlente pesëdhjetë dollarë. Fotot e tjera, të drejtën e autorit të tyre e kishin fotografët e P & A, ndihmës të Çikago Tribjun, u shitën anembanë botës. Ata bënë sikur nuk dinin gjë për premtimin që u pat bërë Fllojd Gibonsi bashkëpunëtorëve të tij se do t’i shpërblente për fotografitë.

Është një nga ironitë më të mëdha të historisë që shumë nga burrat, të cilët udhëhoqën Rusinë Sovjetike në këta vitet e fundit – Brezhnjevi, Kosigini, Podgorni, Susllovi, Shelepini, Gorbaçovi, kokat udhëheqëse të Byrosë Politike, kokat udhëheqëse të KGB-së (vijuesja e re e ÇEKA-s së vjetër), të gjithë udhëheqësit e Partisë Komuniste, të cilët sot janë të gjallë, ia detyrojnë jetët e tyre gjashtëdhjetë milionë dollarëve – dollarë të vërtetë të vitit 1922 – që Shtetet e Bashkuara shpenzuan për ushqim. Në fillim ne ushqyem fëmijët që nga bebet e porsalindura deri tek ata të moshës pesë apo gjashtë vjeç, pastaj dhjetëvjeçarët.

Është përllogaritur se Shtetet e Bashkuara shpëtuan jetët e të paktën gjashtë milionë rusëve gjatë viteve 1922 dhe 1923. Dhe falë Stalinit, nuk gjendet asnjë fjalë rreth ndihmës amerikane në Enciklopedinë e Madhe, ose në ndonjë libër apo revistë të botuar në Rusinë Sovjetike.
Meri Lalaj | 06/08/2009

Përmbledhur Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.