SHBA: Arrestohen 10 agjentë rusë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2324
Zyra Federale e Hetimeve, FBI, ka arrestuar dhjetë persona, nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit. Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në rrethet e politikë-bërësve amerikanë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve. I akuzuari i njëmbëdhjetë, që u ka bërë pagesat dhjetë të arrestuarve, është në arrati.

Por, Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se informacionet rreth arrestimit të tyre janë kontradiktore. Zëdhënësi i diplomacisë ruse tha se po analizohen akuzat e ngritura nga SHBA-të, derisa shërbimi rus i zbulimit nuk dashi të komentojë rreth arrestimeve.

Ligji federal ndalon personat që të punojnë si agjentë të qeverive të huaja në territorin e Shteteve të Bashkuara, nëse paraprakisht nuk njoftohet Sekretariati për Drejtësi.

Arrestimet thuhet se janë rezultat i hetimeve disavjeçare. Siç njofton AP, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka zbuluar një measzh të shërbimit sekret rus për dy të akuzuarit që janë identifikuar si Riçard dhe Sintija Marfi.

Mesazhi thotë: “Jeni dërguar në SHBA për një periudhë më të gjatë. Arsimimi juaj, llogaritë bankare, makina, shtëpia – të gjitha i shërbejnë një qëllimi – të përmbushet misioni juaj kryesor, përkatësisht të gjenden dhe të zhvillohen lidhje në qarqet e politikës amerikane dhe të dërgohen informacione të fshehta”.

Havi Kler, ekspert për spiunazhin amerikan dhe rus në Universitetin Empori, thotë se është befasuar nga numri i personave të arrestuar dhe se kjo mund të çojë në konkludime të caktuara.

“Sigurisht, ky është një operacion shumë i madh, është befasues”, thotë ai.

Por, fakti se ka pasur arrestime, tregon se ata nuk kanë imunitet, thotë Kler.

“Këta njerëz nuk kanë imunitet. Ata janë të lidhur me diçka ilegale dhe nuk do të kenë mbrojtje diplomatike”, thotë ai.

Hetimet treguan se agjentët, me identitet të rremë, që nga viti 1990 kanë komunikuar me kode të fshehta dhe teknoligji të përparuara kompjuterike.
Radio Evropa e Lirë


Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/06/2010. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to SHBA: Arrestohen 10 agjentë rusë

  1. lavderim

    05/07/2010 at 01:14


    SHBA: Spiunët rusë, zbulohet identiteti i tyre i vertetë
    03/07/2010 |

    Dy prej 10 spiunëve të akuzuar rusë, që po mbahen në Shtetet e Bashkuara, kanë pranuar se janë shtetas rusë.

    Michael Zottoli dhe Patricia Mills, çift bashkëshortor me dy fëmijë, poashtu kanë pranuar se emrat e vërtetë të tyre janë Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva.

    Këta të dy, së bashku me të akuzuarin tjetër për spiunim, Mikhail Semenko, gjatë ditës së djeshme u paraqitën në një gjykatë në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara.

    Dhjetë personat e akuzuar për konspiracion për të vepruar si agjentë të paligjshëm të një qeverie të jashtme, mund të dënohen me pesë vjet burgim.
    ————————————

    Ndërkohë Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka shfaqur shpresën se arrestimet e agjentëve rusë në SHBA nuk do t’i dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Unë po shoh se policia juaj ka arrestuar disa njerëz, por mendoj se kjo është puna e tyre. Unë besoj se trendi pozitiv që kemi parë të zhvillohet në marrëdhëniet tona dypalëshe, nuk do të dëmtohet nga ngjarjet e sotme”, ka thënë Putin, gjatë takimit me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton.

    Ndërkohë sot Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e 10 personave të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Tetë nga të arrestuarit të dielën akuzohen për detyra me afat të gjatë spiunazhi në Shtetet e Bashkuara që punonin për Federatën Ruse. 11 njerëz akuzohen për përfshirje në celulën e spiunazhit, njërit ende nuk i dihet vendndodhja.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, Departamenti i Drejtësisë i përshkruan të akuzuarit, si ilegalë, synimi i të cilëve ishte amerikanizimi i mjaftueshëm në menyrë që ata të grumbullonin informata rreth Shteteve të Bashkuara për Rusinë.

    Në dokumente thuhet se agjencia ruse e zbulimit SVR u kishte ngarkuar atyre misionin që të krijonin lidhje me qarqet e politikës në Shtetet e Bashkuara.

    Arrestimet u kryen në Nju Jork, Nju Xhersi, Masaçusets dhe Virxhinia. Ndaj të gjithë të ndaluarve janë ngritur akuza për konspiracion për të vepruar si agjent të një qeverie të huaj pa njoftuar Prokurorin e Përgjithëshëm Amerikan. Po ashtu ndaj tetë të tjerëve janë ngritur akuza për pastrim parash.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.